20.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

E mbjellë nga Naim Frashëri, pema e piperit në Sarandë

Pemë e madhe të piperit në zemër të Sarandës, e ka mbjellë me dorën e tij, Naim Frashëri… dhe këto nuk janë vetëm disa rreshta në librin e të ndjerit Moikom Zeqo. Sikur dëshmon eksperti Jashar Bello, përgjegjës i Gjelbërimit në Bashki, i cili ka konfirmuar se ajo që thuhej nga banorët në formën e një gojëdhene, është fakt. Pema është 145-vjeçare dhe është mbjellë në kohën kur, Naim Frashëri punonte doganier në këtë qytet.

Pavarësisht moshës, për ekspertin ajo është në gjendje jo shumë të keqe, por kjo nuk është meritë e institucioneve vendore në Sarandë, që janë kursyer në shërbimet që i kanë bërë, pavarësisht vlerës dhe rëndësisë së veçantë që ajo mbart. Disa krasitje, spërkatje i janë bërë si për ta mbajtur të gjallë e që të mos ketë fatin e “simotrës” së saj, që u pre pas viteve ’90. Bello rrëfen edhe veçantinë e kësaj peme, që edhe pse nga “zemra” i janë marrë edhe 5 rrënjë të tjera të mbjella te shëtitorja, ato arrijnë të lulëzojnë, por nuk bëjnë kokrra.

“Po, e drejtë! Kjo lloj peme dekorative është mbjellë nga Naimi, i cili ka punuar në doganën e Sarandës, rreth 145 vite më parë, përveç kësaj peme piperi, Naimi ka sjellë edhe buganvilen, që i themi lulja e Sarandës. Por, le të flasim për piperin që është një peme dekorative e rrallë. Këtu kanë qenë dy pemë, njëra është shkatërruar pas viteve ’90-të, siç ndodhi shkatërrimi në gjithë sferat e jetës, por shyqyr që jetoi kjo pemë. Ne kemi bërë ndërhyrje, krasitje dhe spërkatje, por edhe ndërhyrje të veçanta. Si pemë 145-vjeçare që është, është në gjendje jo shumë të keqe, por ka nevojë për shërbime që ne vazhdojmë t’i kryejmë. Ne do ta mirëmbajmë dhe shyqyr qe e kemi, se e është e rrallë. Nga kjo lloj peme, kemi mbjellë dhe 5 të tjera në shëtitoren e re që po bëhet, por nuk kanë vlerat e saj. Kjo lloj peme e mbyll ciklin biologjik tek kokrray, ndërsa pemët e reja nuk arrijnë të krijojnë kokrra, e mbyllin ciklin tek lulëzimi” – rrëfen eksperti.

Për të shkuar deri te kjo pemë, mund të orientohesh vetëm nga banorët e zonës, pasi nuk ka një tabelë që e identifikon atë, apo që rrëfen historinë e saj. Në pamje të parë, ngjan krejtësisht zakonshme, e gjendur qendër të qytetit bregdetar, në një vend të braktisur, aspak mikpritës… e lënë në harresë nga autoritetet vendore dhe për pasojë edhe nga turistët e zonës. Ajo, sot shërben vetëm si një vend strehim për përdoruesit e drogës…

Më Shumë

Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore, Totaj e shikon procesin nga afër

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar shkollën “Mustafa Bakiu” për ta inkurajuar dhe përshëndetur personelin mjekësor dhe nxënësit në kuadër të...

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në...

Lajmet e Fundit