Home Blog Page 100

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

0

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën dhe kontributin e tij në shërbim të njerëzimit, besimit dhe atdheut.

Në një postim, Haxhiu theksoi se vendi po i jep lamtumirën “një meshtari, por edhe një figure që në momentet më të vështira të historisë sonë u bë muri mbrojtës për jetën dhe dinjitetin njerëzor”. Ajo vlerësoi se veprimtaria e Spaqit është dëshmi e një përkushtimi të plotë ndaj njeriut dhe vlerave themelore. “Për 33 vite meshtarie, Don Kelmendi shërbeu si udhërrëfyes në kohë paqartësie, mbështetje në kohë frike dhe zë i qëndrueshëm i së vërtetës”, ka deklaruar ajo.

Duke rikujtuar rolin e tij gjatë luftës në Kosovë, Haxhiu theksoi se në pranverën e vitit 1999, në Gllogjan të Pejës, Spaqi hapi dyert e kishës “Shna Ndou”, e njohur si “Kisha e Shpresës”, ku strehoi qindra qytetarë të dëbuar me dhunë.

“Më 4 prill 1999, nën kërcënimin e armës, iu kërkua të ndajë komunitetin katolik prej atij mysliman, por ai u përgjigj se këtu nuk ka as katolikë dhe as myslimanë, por vetëm civilë të pambrojtur”, thuhet në fjalën e saj.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Sipas saj, ky qëndrim ishte dëshmi e një karakteri të ndërtuar mbi vlera të forta kombëtare dhe njerëzore.

“Plot guxim, Dom Kelmendi e artikuloi një të vërtetë themelore: se para se të jemi të ndryshëm, jemi njerëz dhe jemi të një vendi”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo vuri në pah edhe shembullin e bashkëjetesës ndërfetare që ai promovoi, duke përmendur rastet kur kambanat e kishës përdoreshin për të lajmëruar iftarin dhe syfyrin për besimtarët myslimanë gjatë luftës. Haxhiu shprehu mirënjohjen institucionale për jetën dhe veprën e tij, duke shtuar se figura të tilla nderohen duke vazhduar vlerat që kanë lënë pas.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Po e përcjellim në amshim një meshtar dhe patriot që jetën e tij e vuri në shërbim të të tjerëve”, ka përfunduar ajo, duke u shprehur ngushëllime familjes, Kishës Katolike dhe të gjithë atyre që e njohën.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

0

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë të Prizrenit janë zhvilluar homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij, ku morën pjesë familjarë, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë të shumtë.

Në këtë përvjetor përkujtimor, kuvendari Arianit Berisha kujtoi xhaxhain e tij si një figurë me vlera të larta njerëzore dhe atdhetare, duke falënderuar të gjithë të pranishmit për respektin dhe pjesëmarrjen në këtë ditë të rëndësishme.

Në emër të familjeve dhe shoqatave të dala nga lufta, foli edhe Xhevit Berisha, i cili shprehu mirënjohje të veçantë për familjen Berisha dhe kontributin e saj ndër vite në çështjen kombëtare.

Profesor Xhemajli Berisha u arrestua në klasë, para nxënësve të tij, dhe më pas u dërgua në burgun e Prizrenit, ku u torturua në mënyrë ç’njerëzore. Më 6 prill 1989, në moshën 31-vjeçare, ai ndërroi jetë si pasojë e torturave të rënda, vetëm tri ditë pas arrestimit.

Figura dhe sakrifica e tij vazhdojnë të mbeten simbol i qëndresës dhe përkushtimit për liri. Homazhet e sotme rikujtuan edhe një herë rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që dhanë jetën për atdheun./TV Prizreni/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

0

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve.

Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë xhiro dhe që ishte i jashtëzakonshëm ishte Scott Bamforth i Golden Eagle Yllit.

MVP i Ligës Unike dhuroi njërën nga paraqitjet më të mira këtë edicion. Ndaj Borës kishte 38 pikë, katër kërcime e tetë asistime, duke pasur indeksin 45, raporton PrizrenPress.

MVP
Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 38 pikë, 4 kërcime, 8 asistime, 45 indeksi

Top

Cesare Edwards (Peja) 29 pikë, 14 kërcime, 2 asistime, 38 indeksi
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 23 pikë, 6 kërcime, 8 asistime, 32 indeksi
Jalen Riley (Bashkimi) 27 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 30 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 18 pikë, 10 kërcime, 5 asistime, 26 indeksi

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

0

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë kombëtare dhe solidaritetit ndërfetar gjatë luftës në Kosovë.

Ky nderim atij iu bë “Post mortem”, nga Presidentja Vjosa Osmani, pasi ai vdiq të enjten e kaluar.

Derisa sot, homazhe bëri ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në Velezhë të Prizrenit, atje ku edhe do t’i jepet lamtumira e fundit.

Në librin e zisë ajo shkroi:

“Shpreh mirënjohjen më të lartë institucionale për të ndjerin Dom Kelmend Spaqi. Jeta dhe vepra e tij do të mbeten udhërrëfyes për shumë gjenerata. Trashëgimia e tij do të nderohet përherë. Ngushëllime familjes, qytetarëve dhe Kishës Katolike”, shkroi ajo.

Kush ishte Dom Kelmend Spaqi?

Prifti katolik, Dom Kelmend Spaqi, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kishte strehuar me qindra shqiptarë myslimanë në kishën e Shna Ndout.

“4 prilli, i kanë marrë 12 burra, edhe i kanë marrë me i pushkatu. Kam shku pas tyne, dhe iu kam pri, edhe ‘ose edhe mu, ose asnjë’, dhe i kam kthy në kishë. Edhe sot nuk mundem me besu se si kam mundur në atë kohë me i marrë serbit automatin prej dore e me i thanë, ti s’ki zemër me e vra kta”, është rrëfimi i vetë priftit Kelmend Spaqi për kohën e luftës, kur kishte strehuar qindra shqiptarë në kishën e tij.

“Ndaj tha ti besimtarët tu, le të rrinë në kishë, myslimanët jepani ne, e dimë ne çka bëjmë me ta. U thashë, ‘jo kurrë e përjetë, nuk i ndaj’. Nuk ka këtu as katolikë as myslimanë, ka njerëz të pafajshëm. Bëni çka të doni, kjo është nga unë”.

“Pushkatomni më së pari mu, e krejt stafin këtu, atëherë mundeni me i prek këta”, rrëfente Dom Kelmend Spaqi.

Siç kishte raportuar asokohe edhe media e madhe britanike, “Sky News”, ai nuk kishte lejuar që forcat paramilitare serbe të hynin në kishën e tij.

“Në dalje të Pejës sot, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme guximi. Prifti katolik lokal në fshatin Gllogjan u dha strehë qindra shqiptarëve myslimanë, teksa paramilitarët serbë po afroheshin. Duke i ruajtur ata brenda kishës së tij, Ati Kelmend Spaqi refuzoi t’i lejonte serbët të hynin te ta, duke thënë se të gjithë kanë një Zot. Përfundimisht, ai u desh t’i paguante paramilitarët për t’ua shpëtuar jetën atyre. ‘Jam njeri i Zotit’, na tha ai neve. ‘Kam mësuar ta dua armikun tim’”, raportonte atë kohë, “Sky News”.

Pos kësaj, Prifti Dom Kelmend Spaqi, në kohën e luftës, meqë nuk kishte xhami afër fshatit Gllogjan, ai bashkë me udhëheqësit tjerë të kishës, vendosën ta lajmërojnë iftarin dhe syfyrin me anë të kambanave të kishës.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi dominon Pejën: 6 ndeshje, 6 fitore për portokallezinjtë

0

Bashkimi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Pejës në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq përballje direkte, raporton PrizrenPress.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pejë, portokallezinjtë triumfuan me rezultat 90:95, duke konfirmuar epërsinë e tyre ndaj verdhezinjve dhe formën e shkëlqyer në këtë fazë të kampionatit.

Me këtë fitore, Bashkimi ka siguruar përfundimisht vendin e dytë në renditje, ndërsa Peja mbetet në garë për pozitën e katërt, që do të vendoset në xhiron e fundit të sezonit të rregullt./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Alley Oop në Suharekë

0

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3×3 do të mbahet në Suharekë.

Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori” nga ora 10:00.

Në këtë turne do të marrin pjesë deri në 10 ekipe seniore me lojtarë nga Theranda (deri në 4 lojtarë), raporton PrizrenPress.

Fito çmimin prej €300 dhe siguro pjesëmarrje në turneun e nivelit republikan.

Dërgo informacionet: Emri i ekipit dhe qyteti, Kapiteni (emri, mbiemri, data e lindjes, masa e fanellës, numri i telefonit): si dhe për 4 lojtarët e tjerë, në: [email protected], deri më 13 prill, ora 17:00.

Lojtarët e ProCredit Superligës nuk kanë të drejtë të paraqiten.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

0

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë.

Drini i Bardhë kaloi i pari në epërsi me golin e Ragip Thaqit, duke dhënë sinjal për një ndeshje të fortë në Pozheran, raporton PrizrenPress.

Megjithatë, vendasit reaguan fuqishëm dhe përmbysën gjithçka me dy gola të Taulant Ajetit dhe një gol të Lorent Rafunës, duke siguruar fitoren 3:1.

Pas ndeshjes, Vllaznia dedikoi fitoren për futbollistin Enes Beqiri dhe falënderoi tifozërinë për përkrahjen e madhe gjatë gjithë takimit./PrizrenPress.com/