Home Blog Page 101

I jepet lamtumira e fundit ushtarit të UÇK-së Bajram Ramë Sylejmani në Guri të Kuq

0

Në fshatin Guri i Kuq të komunës së Rahovec, iu dha sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Ramë Sylejmani, në praninë e familjarëve, bashkëluftëtarëve, miqve dhe qytetarëve të shumtë.

Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili mbajti një fjalim lamtumire në nder të të ndjerit, duke vlerësuar lart jetën, veprën dhe sakrificën e tij gjatë periudhës së Lufta e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Në fjalimin e tij, Latifi tha:

“Të pikëlluar familjarë të të ndjerit Bajram Sylejmani, shokë, miq dhe ju bashkëluftëtarë të tij, vdekja është një proces natyror që nuk mund ta shmangim, por jeta, veprat dhe kujtimet që lëmë pas na bëjnë të pavdekshëm ose njeriu harrohet e humbet gjurmët në kohë e hapësirë.

Ushtari i UÇK-së, Bajram Ramë Sylejmani ishte ndër ata djem e burra të Gurit të Kuq që u rreshtua në anën e duhur të historisë dhe e kreu me nder e përkushtim detyrën ndaj atdheut. Në kohën kur këtij vendi i duhej krahu i burrave për t’i dalë zot, Bajrami ishte ndër ata që qëndroi në njërën nga pikat e zjarrit më të nxehta, në Kramovik, ku pati shkëmbim zjarri me armikun gati çdo ditë. Dhe të jesh në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, aty ku jeta e vdekja vareshin në fije të perit, vërtetë që nuk është gjë e vogël.

Ndonëse dikush mund ta konsiderojë kontribut modest, megjithatë nëse të gjitha këto kontribute mblidhen bashkë e përbëjnë thelbin e vetë rezistencës, kjo nënkupton mobilizim dhe kundërvënie ndaj të keqes së madhe me të cilën po përballej populli ynë.

Lufta e UÇK-së është ndër aktet më madhore të historisë tonë më të re, mbase është akti më sublim i kombit shqiptar. E në këtë vorbull të historisë, kur fati ynë ishte në peshojën e fatit historik, Bajrami me bashkëfshatarët e tij ishte aty ku e thirri zëri i atdheut. Prandaj, kujtesa jonë do të jetë e gjatë për të.

Sot, kur po i japim lamtumirën e fundit i kujtojmë vuajtjet e tij në duart e xhelatëve serb, të cilët e torturuan dhe dëmtuan rëndë shëndetin e tij. Mirëpo, ishte çmimi që shqiptarët duhet ta paguanin për ta ndjerë aromën e lirisë.

Ai sot po varroset në tokën e të parëve, të larë me djersë e gjak, në tokën për të cilën luftoi, qëndroi e vuajti. Të gjitha këto që thamë përbëjnë tërësinë e jetës dhe veprave të Bajram Sylejmanit, të cilit ne sot i jemi mirënjohës për kontributin atdhetar e njerëzor.

Nderimi që po ia bëjmë këtij burri është detyrë njerëzore e institucionale, sepse vlerësimi i kontributeve të njerëzve përbën terësinë e angazhimeve, jo vetëm të një individi, por të një grupi shoqëror, dhe banorët e Gurit të Kuq e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre atdhetar në ditët më të vështira. Prandaj, në emër të shokëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve i bëj thirrje familjes së tij, miqve e dashamirësve të familjes Sylejmani, që ta përballojnë me dinjitet humbjen e tij. Ngushëllimet tona shkojnë edhe për bashkëluftëtarët dhe bashkëvuajtësit e Bajramit.

Qoftë i paharruar kujtimi e nderimi për Bajram Ramë Sylejmanin! U kujtoftë përherë dhe i qoftë dheu i tokës për të cilën ai punoi e luftoi!” /PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Suhareka përkujton dëshmorët dhe martirët e Greikocit dhe Vraniçit

0

Kryetari i Suhareka, Bali Muharremaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatrave Greikoc dhe Vraniç, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe respektit të përhershëm për të rënët.

“Sot i kujtojmë dhe i nderojmë dëshmorët dhe martirët e fshatit Greikoc. E përjetshme qoftë lavdia e tyre”, ka shkruar ai, raporton PrizrenPress.

Në një tjetër mesazh, ai ka shtuar: “Dëshmorët e këtij vendi nuk janë vetëm pjesë e historisë, por frymëzim i gjallë për çdo hap që hedhim sot. Ata na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë. Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Vraniçit”./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Liria fiton derbin e Prizrenit

0

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në Ligën e Parë.

Ndeshja nisi e balancuar, me pjesën e parë që u mbyll pa gola, ku të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në lojë, raporton PrizrenPress.

Megjithatë, në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi. Liria dominoi plotësisht ritmin e lojës dhe konkretizoi epërsinë me katër gola, ku protagonistë ishin Silvio Zogaj dhe Dijar Nikqi, që realizuan nga dy herë secili.

Kjo fitore i sjell Lirisë 53 pikë dhe e ngjit në vendin e pestë të tabelës, duke e mbajtur në garë për zonën që siguron ngjitjen në Superligë.

Në anën tjetër, Prizreni mbetet në fund të renditjes me 14 pikë, duke vazhduar të përballet me vështirësi në luftën për mbijetesë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

0

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit.

I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti ishte pjesë e brezit të aktorëve që kontribuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal. Ai u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me dashuri.

Përveç skenës së estradës, Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për jetën artistike dhe kulturore të Pogradecit. Ilir Shkurti do të kujtohet gjithmonë si një artist i talentuar dhe një shpirt i gjallë që solli buzëqeshje dhe ngrohtësi në skenën e qytetit të tij.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

0

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh paqeje, shprese dhe ripërtëritjeje shpirtërore.

Në urimin e saj, QRTK thekson se kjo festë e shenjtë simbolizon ringjalljen dhe vlerat universale të solidaritetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet njerëzve.

“Pashkët na kujtojnë rëndësinë e paqes, dashurisë dhe harmonisë në shoqëri, si dhe nevojën për ruajtjen e këtyre vlerave të përbashkëta kulturore e shpirtërore”, thuhet në urimin e institucionit.

Në fund, QRTK Prizren uroi shëndet, begati dhe harmoni në familjet e të gjithë besimtarëve që kremtojnë këtë festë të madhe./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

0

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase vjen në këtë përballje me formë të mirë gjatë sezonit, duke regjistruar 18 fitore e 8 humbje, dhe kërkon të vazhdojë serinë pozitive për të mbetur në garë për pozitat e larta të tabelës.

Nga ana tjetër, Peja me 11 fitore e 15 humbje synon të reagojë para tifozëve të saj dhe të ndalë ritmin e kundërshtarit, në një ndeshje që pritet të jetë e fortë dhe me intensitet të lartë nga fillimi deri në fund./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

0

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga ora 17:15, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase vjen në këtë takim me epërsi në seri, pasi ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 57:66, duke treguar organizim të mirë në të dyja fazat e lojës dhe duke ruajtur kontrollin gjatë gjithë sfidës.

Nga ana tjetër, Peja 03 kërkon reagimin para publikut vendas dhe synon të barazojë serinë finale, duke u mbështetur në përkrahjen e tifozëve në “Karagaçi”.

Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe vendimtare për rrjedhën e mëtejshme të finales./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

0

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “Përparim Thaçi”, raporton PrizrenPress.

Në renditjen aktuale, Liria ndodhet në vendin e gjashtë me 50 pikë dhe mbetet në garë për objektivin e ngritjes në renditje dhe afrim me zonën që dërgon në Superligë, ndërsa Prizreni është në fund të tabelës dhe po lufton për mbijetesë në Ligën e Parë.

Ndeshja pritet të sjellë rivalitet të madh lokal, pavarësisht mungesës së tifozëve në tribuna.

“Një qytet. Një derbi. Një betejë.” është mesazhi i këtij takimi./PrizrenPress.com/