Home Blog Page 1056

Abrashi: Të mbretëron dashuria mbi urrejtjen

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi, ka vizituar Bashkësinë Islame në këtë qytet, ku ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë dashuria mbi urrejtjen, toleranca mbi mungesën e tolerancës, paqja mbi dhunën, dhe solidariteti për të varfërit mbi indiferencën dhe diskriminimin”, tha Abrashi.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame për Kurban Bajramin

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, nënkryetarin Kujtim Gashi, drejtorët e asamblistës dhe bashkëpunëtorët e kabinetit, vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit për festën e Kurban Bajramit.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

Ata u pritën nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorët e KBI-së.

“Kjo festë e veçantë na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj të tjerëve. Le të jetë kjo ditë një moment për t’i forcuar lidhjet tona me familjen dhe miqtë. Me fat, Kurban Bajramin, qofshi të bekuar me shëndet dhe mirëqenie!” u shpreh Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zafir Berisha: Kurban Bajrami, festë e respektit dhe solidaritetit

0

Kryetari i NISMA Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për të shprehur respektin për festën e Kurban Bajramit.

Ai theksoi se festa duhet të shërbejë si një moment i vetëdijesimit për të respektuar dhe vlerësuar njëri-tjetrin, si dhe për të solidarizuar me ata që kanë nevojë.

Berisha gjithashtu shprehu dëshirën që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet dhe dashuri për të gjithë./PrizrenPress.com/

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Urimi i Totajt për festën e Bajramit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka uruar besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit.

Ai ka dëshiruar që kjo ditë të sjellë paqe, begati dhe lumturi në familjet e çdo komuniteti që jeton në komunën e Prizrenit, duke i uruar secilin në gjuhën e tyre.

“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve të fesë islame! Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, begati dhe lumturi në familjet tuaja. Paçi shëndet, dashuri dhe sukses në çdo hap që bëni.”, shkruan Totaj në Facebook.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1506 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 13 persona.

Kurti uron festën e Bajramit, bën thirrje për solidaritet dhe mirënjohje

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij, Kurti ka bërë thirrje për falënderim dhe për ndarjen e atyre që kanë më shumë nevojë.

“Me fat Bajrami! Gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë. Për të qenë falënderues për bekimet tona dhe për t’i ndarë me ata që kanë më shumë nevojë,” ka thënë kryeministri.

Ai ka bërë thirrje për përbashkim rreth thirrjes për vepra të mira.

“Për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e përbashkim rreth thirrjes për vepra të mira. Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë”, ka shkruar Kurti.

“Le të jemi zemërgjerë, jo vetëm me të mirat materiale, por edhe me kohën, dashurinë dhe mbështetjen tonë. U shtoftë solidariteti ndër ne. Sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne,” ka përfunduar Kurti.

Mesazhi i Tërnavës për Kurban Bajram: Është detyrë e jona që ta duam, ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun tonë

0

Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se shprehja e atdhedashurisë në lutjet e përditshme është një ndjenjë e natyrshme sepse është një dhuratë e pashtershme.

Ai theksoi se kryerja e haxhit dhe therja e kurbanit janë dy rituale kyçe të cilat i japin domethënie festës së Kurban Bajramit

“Prandaj është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë. Është detyrë që të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend, por edhe Kurban Bajrami është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën. Këtë e arrijmë duke kryer vepra të mira, duke zgjatur dorën për të varfëritë dhe nevojtaret”, tha ai.

“Bashkërisht mund të bëjmë edhe më shumë në rritjen ekonomike, rritjen e standardeve për një jetë më të mirë në Kosovë në mënyrë që të zvogëlojmë migrimin e popullatës tonë nëpër vendet e botës. Në anën tjetër shohim që nataliteti ka rënë, se Kosova dhe vendet e tjera shqiptare po zbrazën në përmasa të madhe, qiftet e reja nuk bëjnë më shumë se një apo dy fëmijë. Ftojë çiftet e martuara që të kenë më shumë fëmijë ngase edhe këtë ia kemi borxh Kosovës sonë. Të mos frikësohen çiftet e reja për riskun e familjes ngase risku është moment i Zotit. Të mos bëhemi shkaktar për mbylljen e foshnjoreve, çerdheve, shkollave e xhamive, ngase do të na gjykoj e ardhmja e vendeve tona”, tha ai. /kp/

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Falet namazi i Kurban Bajramit, ftesë për vepra të mira e solidaritet

0

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste, u mbajtë në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Myslimanët në tërë botën, ashtu edhe në Kosovë, sot po kremtojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve.

Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se shprehja e atdhedashurisë në lutjet e përditshme është një dhuratë e pashtershme. Ai kërkoi vepra të mira dhe zgjatje dore për të varfëritë dhe nevojtarët, si dhe unitet në të gjitha fushat dhe në çdo vend.

“Është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë. Është detyrë që të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend, por edhe në Kurban Bajram, sepse ky është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën”, tha ai duke shtuar se këtë e arrijmë duke kryer vepra të mira, “duke zgjatur dorën për të varfëritë dhe nevojtarët.

Myftiu Tërnava, me këtë rast, ftoi çiftet e martuara që të kenë më shumë fëmijë ngase edhe këtë, sipas tij, ia kemi borxh Kosovës tonë.

Ndryshe ritet për këtë festë nisën me faljen e namazit të sabahut që u bë në ora ora 4:19 minuta.Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit,  me faljen e namazit të sabahut e mbajti Hetem ef. Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban-Bajramit është falur në orën 5.34 dhe i priu kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se sot pritet të ketë rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

0
Muaji qershor për shumicën e qytetarëve të vendit është i spikatur për shkak se pikërisht në këtë muaj vendi u çlirua nga Serbia. E, kësaj radhe do të dëgjojmë rrëfimin për një fotoreporter nga Prizreni që përjetësoi pamjet e momentit të çlirimit të qytetit të tij, bashkë me hyrjen e trupave të NATO-s.

Prizreni, njëri ndër qytetet më të vizituara në Kosovë në periudhën e luftës nuk e kishte një pamje të tillë.

Para 25 vjetësh kur edhe u çlirua, qyteti i dytë më i madh në Kosovë mbizotërohej nga tanket dhe forcat serbe, deri kur hynë trupat e NATO-s, saktësisht ato gjermane.

Shumë njerëz i kishin përjetuar të gjitha ato momente nga afër, por dikush kishte kontribuar që edhe ato situata të ruheshin në film e fotografi.

Pikërisht atë periudhë, fotoreporteri, Nafis Lokvica kishte dalë në qendër të Prizrenit për të përjetësuar përgjithnjë çlirimin e këtij qyteti.

Ai nuk i harron kurrë ato momente.

“Në një pjesë tek lumi afër Shatërvanit ishin grumbulluar serbët, ne shqiptarët kemi qenë në anën tjetër. Serbët janë bërë gati me vetura që të largohen, ne kemi qenë këtu, ka pas pak konflikte por kemi pas fat që në Prizren ka ardhur KFOR-i gjerman. Gjermanët kanë qenë shumë korrekt”, ka thënë fotoreporteri, Nafis Lokvica.

Madje ai kishte qenë dëshmitar i një takimi të refugjatëve shqiptarë që po ktheheshin në Prizren dhe ushtarëve pushtues serbë që po largoheshin nga toka tashmë e çliruar.

“Serbët pritën urdhrin se çka me bo dhe pas disa orëve kanë fillu me shku, çka ka qenë diçka shumë interesant dhe bash ato incizime i kam ishte kur një grup i refugjatëve që kanë qenë në Shqipëri ktheheshin në Kosovë, derisa serbët po largoheshin”, ka thënë Lokvica.

Këtë vit më, 12 qershor, ashtu si në shumicën e qyteteve të Kosovës janë bërë 25-vjet që kur qyteti i Prizrenit gëzoi lirinë./ RTV Dukagjini