31.8 C
Prizren
E martë, 23 Korrik, 2024

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Muaji qershor për shumicën e qytetarëve të vendit është i spikatur për shkak se pikërisht në këtë muaj vendi u çlirua nga Serbia. E, kësaj radhe do të dëgjojmë rrëfimin për një fotoreporter nga Prizreni që përjetësoi pamjet e momentit të çlirimit të qytetit të tij, bashkë me hyrjen e trupave të NATO-s.

 

Prizreni, njëri ndër qytetet më të vizituara në Kosovë në periudhën e luftës nuk e kishte një pamje të tillë.

Para 25 vjetësh kur edhe u çlirua, qyteti i dytë më i madh në Kosovë mbizotërohej nga tanket dhe forcat serbe, deri kur hynë trupat e NATO-s, saktësisht ato gjermane.

Shumë njerëz i kishin përjetuar të gjitha ato momente nga afër, por dikush kishte kontribuar që edhe ato situata të ruheshin në film e fotografi.

Pikërisht atë periudhë, fotoreporteri, Nafis Lokvica kishte dalë në qendër të Prizrenit për të përjetësuar përgjithnjë çlirimin e këtij qyteti.

Ai nuk i harron kurrë ato momente.

“Në një pjesë tek lumi afër Shatërvanit ishin grumbulluar serbët, ne shqiptarët kemi qenë në anën tjetër. Serbët janë bërë gati me vetura që të largohen, ne kemi qenë këtu, ka pas pak konflikte por kemi pas fat që në Prizren ka ardhur KFOR-i gjerman. Gjermanët kanë qenë shumë korrekt”, ka thënë fotoreporteri, Nafis Lokvica.

Madje ai kishte qenë dëshmitar i një takimi të refugjatëve shqiptarë që po ktheheshin në Prizren dhe ushtarëve pushtues serbë që po largoheshin nga toka tashmë e çliruar.

“Serbët pritën urdhrin se çka me bo dhe pas disa orëve kanë fillu me shku, çka ka qenë diçka shumë interesant dhe bash ato incizime i kam ishte kur një grup i refugjatëve që kanë qenë në Shqipëri ktheheshin në Kosovë, derisa serbët po largoheshin”, ka thënë Lokvica.

Këtë vit më, 12 qershor, ashtu si në shumicën e qyteteve të Kosovës janë bërë 25-vjet që kur qyteti i Prizrenit gëzoi lirinë./ RTV Dukagjini

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Spitali i Prizrenit nesër organizon Akademi Përkujtimore në nderim të Dr. Vlora Ukimerit

Nesër, Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren do të organizojë një Akademi Përkujtimore në nderim të Dr. Vlora Ukimerit, mjeke specialiste neonatologe, për...

Prizren: Gjuan me armë në aheng familjar, ndalohet për 48 orë

Policia e Kosovës njofton se sot përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në një aheng familjar në qytetin e Prizrenit ka të shtëna...

Lajmet e Fundit