Home Blog Page 1065

Nga një ëndërr e bukur, tek një realitet i madh

0

Duke ndjekur dokumentarin “The Bajraktari Journey”

Shkruan: Prend Ndoja, New York

Në një ambient të zgjedhur në Yonkesrs të New York-ut, ishin bashkuar shumë personalitete të larta të sferës politike, si dhe të artit e të kulturës shqiptare në Amerikë, gazetarë, fotoreporterë, kineastë etj. Ishim të bashkuar jo si dikur në të kaluarën tonë në tubime dhe organizime për lirinë e atdheut, por për të shikuar nëpërmjet dokumentarit “The Bajraktari Journey” jetën e të kaluarën e një familjeje me famë të madhe, familjes së Hajdar Bajraktarit.

Dokumentari, që është prodhim i shtëpisë kinematografike “Dyrrachium Produktion” na sjell të realizuar ëndrrën amerikane të familjes Bajraktari. Kjo familje, brez pas brezi, me pushkë dhe penë ka dalë në mbrojtje të Atdheut.

Të njëjtën gjë vazhdoi edhe Hajdari në SHBA. Por, për të siguruar një ndihmë sa më të efektshme ndaj Kosovës, ai veproi jo vetëm si biznesmen i suksesshëm, por edhe si një diplomat i mençur e aktiv, duke sensibilizuar jo vetëm shtypin e mediet në Amerikë, por edhe personalitetet më me influencë në jetën politike amerikane, që nga kongresmenët e senatorët e deri tek Presidentët e Shtëpisë së Bardhë. Në kontakte të përhershme me ta, duke i ftuar edhe në shtëpinë e tij, ai e vuri çështjen e lirisë së Kosovës në tavolinat më me shumë influencë, për çuarjen e kësaj çështjeje drejt zgjidhjes.

Tek shikoja filmimet, fotot, dokumentet e dëshmitë e shumta që na sjellin në ekran skenaristi e regjisori Dhimitër Ismailaj-Valona e drejtori i fotografisë Ben Wolf, në mendje më erdhi novela “Rrugët e fatit” e autorit të mirënjohur O’Henry. Në këtë novelë, në një moment të zhvillimit të subjektit të saj, autori e vë protagonistin në një kryqëzim prej tri rrugësh. Në dilemën se cilin drejtim të merrte, heroi i novelës zgjedh njërën prej tyre, e cila e çonte në një zgjidhje të jetës së tij. Por autori me mjeshtëri kthehet e na jap variantet se ç’drejtim do kishte marrë jeta e personazhit nëse do të kishte zgjedhur rrugët e tjera. Vetvetiu më lindi pyetja: “Ç’drejtim do të kishte marrë jeta e familjes Bajraktari, pas arratisjes nga Shqipëria, nëse nuk do kishte zgjedhur rrugën nga Italia në Amerikë me ndihmën e priftit Prek Ndrevashaj? Përsëri, përgjigjen do ma jepte dokumentari me dëshmitë e faktet e sjella përpara shikuesit, se familja Bajraktari kishte bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme, atë të realizimit të ëndrrës amerikane.

Hajdari, me kontributin e tij ndaj Atdheut, për disa dekada ishte shndërruar në një armë të fuqishme kundër Serbisë. Burimet e tij, si valë Drini në mullirin e kombit, nuk shterruan kurrë.

Të bashkuar, shokë e miq, të gjithë së bashku, me një nostalgji e shikonim dokumentarin kushtuar familjes Bajraktari. Nëpërmjet sekuencave e filmimeve që shpaloseshin në ekran, silleshin fakte e pamje që për shumë vetë nga diaspora ishin kujtime nga jeta reale e së kalurarës sonë. Dihet që Noli, Konica, Bajraktari dhe Joseph DioGuardi, janë ata që mbollën farën e lirisë në tokat shqiptare

Në dokumentarin “The Bajraktari Journey”, krahas qëndresës së një gjeneze prej shumë brezave ndaj pushtuasve, sillen edhe skena të rënda vuajtjesh. Krijonin mbresa e emocione të forta dëshmitë për largimin nga vendlindja të babait të tij me 6 anëtarë të familje përmes shteteve të Europës e deri në arritjen në Amerikë. Jeta e tyre ishte plot vuajtje në fillimet e para. Por për një kohë të shkurtër, së bashku me dajën e tij, Rrustem Geci, arritën nivele shumë të larta të prosperitetit ekonomik. E kjo, falë vullnetit, inteligjencies e aftësive të Hajdarit, që u bë një biznesmen i suksesshëm e me ndikim të madh jo vetëm tek bashkëkombasit e tij në mërgatë, por edhe në jetën politike e ekonomike amerikane.
Kur populli i Kosovës luftonte për jetë a vdekje kundër pushtuesit serb, Hajdari e bëri të pamundurën të mundur, duke ndihmuar për lirinë e atdheut. Dokumentari sillte përmes pamjesh e dokumentesh një varg ngjarjesh, vuajtjesh, shqetësimesh, shpenzimesh e sakrificash të mëdha. Ndër to ishin edhe ato ndihma të pakursyeshme, të cilat e forcuan qëndresën e Dukagjinit, duke bërë që ai të mos dorëzohej kurrë.

Një fakt i bukur dhe i rëndësishëm, i cili flet shumë për këtë familje, ishte ai kur, në vitet ’80-90, nëpër tubime mblidheshin të holla për t’i dërguar si ndihma në vendlindje. Atëherë tregohej se si Hajdar Bajraktari, e kishte shitur pasurinë e tij me vlera qindra miliona dollarësh, duke i vënë ato në shërbim të atdheut. Ky fakt e nxiste edhe më shumë sedrën e krenarinë kombëtare bashkë me ndjenjën e partiotizmit tek secili mërgimtar shqiptar. Dhe ata kërkonin të jepnin deri në dollarin e fundit për të ndihmuar çështjen e lirisë në Kosovë.

Për rolin e kontributin e Hajdarit, flasin në dokumentar edhe kongresmenë amerikanë, si Eliot Engel, mik i shqiptarëve e i dekoruar me çmime nderi në Shqipëri e në Kosovë.
Përjetimin e kronikës së jetës së kësaj familjeje në dokumentar e bëjnë më të këndshëm e mbresëlënës edhe zërat e folësve Jul Nënshati e Samantha Light dhe kolona zanore e kompozitorit Klodian Qafoku. Vlerë të veçantë dokumentare marrin edhe fragmentet nga librat e Muhamet Mjekut kushtuar familjes Bajraktari dhe fotot e fotoreporterit Dritan Haxhia. Të gjithë këta komponentë e bëjnë dokumentarin një realizim kinematografik me cilësi të lartë, që përçon mesazhe të bukura e njerëzore tek të gjithë shikuesit.
Pas shikimit të dokumentarit ishte organizuar një koktej për të pranishmit. Në një atmoferë të ngrohtë e vëllazërore pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhanë mendimet e tyre për vlerat e këtij dokumentari, nëpërmjet intervistave për disa televizione që ishin prezentë.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Broja: Dua që emri im të mos harrohet kurrë

0
Sulmuesi Armando Broja është një nga lojtarë më të mirë që ka Kombëtarja e Shqipërisë. Sulmuesi i Shqipërisë, në një intervistë për “Gazetta dello Sport” u shpreh se është krenar, që do luajë për kuqezinjtë. Broja shpreson, se do mund të shndërrohet në një ikonë.

“Jam shumë krenar kur luaj për Shqipërinë. Mund të bëhem një ikonë e të mos harrohem sa të jetë jeta… Kur karriera ime të ketë perënduar dua që emri im të mos harrohet kurrë! Këtë e bëj për Shqipërinë dhe babain”, ka thënë Boja.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Clark: Serbia s’do paqe, Kosova s’dëshiron pavarësi të nënshtruar

0

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-së kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, ka deklaruar se “Serbia s’do paqe, ndërsa Kosova s’dëshiron pavarësi të nënshtruar”.

Deklarata e Clarkut, ka qenë pasi është pyetur për paqen mes Kosovës dhe Serbisë në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Meqë mes dy vendeve aktualisht s’ka konflikt, Clarku situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur si “paqe të ftohtë”.

Sipas tij, “Serbia duhet ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën”.

Ndërkaq, i pyetur për një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, ai u shpreh se rreziku për dhunë vazhdon të ekzistojë.

“Mendoj se ka rrezik për dhunë. Vite më parë, kemi parë përpjekje për grushtshtet në Mal të Zi. Së voni, kemi parë sherr në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mohuar se ka marrë pjesë. Por, dikush në Serbi ka marrë pjesë, sepse lëvizja e forcave ushtarake ka qenë e organizuar dhe e urdhëruar”.

Teksa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, gjenerali amerikan theksoi se është çështje e brendshme politike dhe s’mund të komentoj.

“Unë kurrë nuk përfshihem në politikën e brendshme të vendeve… sepse kur nuk je qytetar, nuk jeton atje, nuk duhet të japësh komente. Ajo që dimë historikisht, është se komunitetet serbe kanë qenë të lidhura me Kishën Ortodokse, e kanë përdorur atë kishë si bastion dhe si pikë qendrore për rebelim, shtypje ose agresion”.

Si zgjidhje më të duhur të kësaj situate sesa Asociacionin, ai e sheh normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Unë mendoj se është më mirë për të gjithë në rajon nëse nuk e shtyjmë përpara Asociacionin, por në vend të tij punojmë që këto dy qeveri të Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike”.

Edhe për çështjen e dinarit, ai deklaroi se Kosova duhet të bëjë atë që është në interes të tyre.

“Kosova është një vend shumë i vogël dhe i brishtë. Mendoj se të vazhdohet t’i hapet rrugë ekstraterritorialitetit të Serbisë në veri të Ibrit, është jashtëzakonisht e dëmshme për të ardhmen e popullit në Kosovë. Andaj, udhëheqësit kosovarë kanë qenë të vendosur dhe e kanë kuptuar këtë”.

Ai ka thënë se për të dalur nga kjo situatë si rrugëdalje është që Rusia ta tërheqë mbështetjen për Serbinë.

“Rrugëdalje është mposhtja e Rusisë në Ukrainë. Rusia ta tërheqë mbështetjen për Serbinë”.

Clark, thotë se pozita e Serbisë aktualisht në rajon është si “agjente infektuese në rajon”.

“Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë. Sot, ajo shërben si agjente infektuese në rajon – në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe gjetkë”.

Më 12 qershor të vitit 1999, ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, kishte mbajtur një fjalim kushtuar Kosovës dhe çlirimit të saj.

Clark kishte thënë se 12 qershori ishte dita më e rëndësishme në të gjithë operacionin në kuadër të të cilit ishin të angazhuar për javë dhe muaj të tërë.

Ai i kishte falënderuar forcat e NATO-s për guximin dhe përkushtimin që treguan, duke cekur se edhe familjet e tyre ishin dhe do të mbeten krenar me ata.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj merr pjesë në programin e vizitorëve të Gjermanisë

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, me ftesë të Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, mori pjesë në programin njëjavor të vizitorëve të Republikës Federale të Gjermanisë. Në këtë program, nga të gjitha shtetet e Ballkanit, Kosova u përfaqësua nga Komuna e Prizrenit dhe ajo e Therandës, duke diskutuar për forcimin e rolit të komunave.

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit zhvilluan takime dhe vizita në lokacione specifike, duke shtjelluar strategjitë e nevojshme për përmbushjen e detyrave brenda Bashkimit Evropian.

Këto janë hapa të rëndësishëm drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit të thellë ndërkombëtar për Prizrenin dhe Kosovën në tërësi.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Gjatë qëndrimit në Berlin, Koln dhe Essen, delegacioni zhvilloi takime të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme Gjermane, në Zyrën e Kancelarit, si dhe në Asociacionin e Qyteteve Gjermane dhe Evropiane.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Ndër të tjerë, ata bashkëbiseduan edhe me z. Henrike Viehrig, Zëvendës Komisioner Evropian; z. Andrea Zuber, shef i Departamentit të Drejtësisë, Financave dhe Tatimeve; dhe z. Jannis von Oy, Drejtor i Njësisë për Marrëdhënie Dypalëshe me Shtetet e Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Blair: Mbaj mend refugjatët e Kosovës në kampe, më kërkuan ndihmë dhe iu ndihmova, s’pendohem kurrë

0

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair tha në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës se 25 vjet pas çlirimit, mbi të gjitha në kujtesën e tij kanë mbetur njerëzit në kampet e refugjatëve afër Shkupit që ishin mbushur me kosovarë të shpërngulur.

Blair tha se ajo kohë për të sjell shumë kujtime “të dhjetëra negociatave politike”, dhe të “angazhimit diplomatik” e “mendjemprehtësisë së vendimmarrjes në kohën e luftës”, raporton Gazeta Express.

“Por mbi të gjitha, kujtoj njerëzit që i takova, refugjatët e Kosovës në kampet afër Shkupit, duke dëgjuar historitë e tyre të shpërnguljes dhe fytyrat e tyre të dëshpëruara për ndihmë, duke më kërkuar nëse do të ndihmoja apo mund të ndihmoja”, tha Blair.

“Ne ndihmuam, dhe nuk u pendova kurrë”, tha Blair.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet një 27 vjeçar në Prizren për dhunë në familje dhe mospërfillje të gjykatës

0

Një 26-vjeçare nga Prizreni ka kërkuar ndihmën e policisë për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme që i janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj.

Sipas dëshmisë së saj, ajo ishte pajisur me një urdhër mbrojtjeje të lëshuar nga gjykata, por edhe kjo masë nuk e kishte ndalur të dyshuarin që ta sulmojë fizikisht.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Pas denoncimit, 27-vjeçari, i njohur si recidivist i dhunës në familje, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale “Mospërfillje e Gjykatës”.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

25 vjetori i çlirimit, Tony Blair mban sot fjalim në Kuvendin e Kosovës

0

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, sot do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ora 10:00.

Para seancës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Tony Blair, ish-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair.

Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ai, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.

Në shenjë admirimi për kontributin që ka dhënë, në Kosovë u është vënë emri i tij disa fëmijëve të lindur pas luftës, e të cilët tash janë në moshën 25-vjeçare.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

25 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe

0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 10 qershor 1999 ka lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit në Kosovë, pas 78 ditësh, kurse Këshilli i Sigurisë së OKB-së, po në të njëjtën ditë ka miratuar rezolutën 1244, ku janë dërguar 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës./KP

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

146 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0

Sot janë bërë 146 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.

Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke, andaj shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare.

Kryeministri Albin Kurti, do të marrë pjesë në tribunën e shënimit të kësaj dite në Prizren, në orën 11, ndërkaq në 12 ai do të marrë pjesë në manifestimin qendror të 145-vjetorit të kësaj Lidhjeje dhe të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës , në oborrin e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në përmbyllje të shënimit të 145- vjetorit të Lidhjes Shqiptare, Kurti do të bëjë homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit në orën 13.