Home Blog Page 1084

Malisheva: Arrestohet një femër, dyshohet se sulmoi fizikisht familjaren e saj

0

Një femër është arrestuar në Malishevë.

Ajo dyshohet se të hënën e kishte sulmuar fizikisht dhe psiqikisht familjaren e saj.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Video

https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Plagosja në Gjonaj të Hasit, tre të arrestuar lidhur me rastin

0

Tre persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen që ndodhi më 22 maj, në fshatin Gjonaj të Hasit, ku u plagos një person nga arma e zjarrit dhe një tjetër u lënduar nga një mjet i fortë.

Kliko videon

https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631

Në këtë rast u raportua se kishte pasur përleshje mes dy familjeve atë ditë.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtjem njofton raporti 24 orësh.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Goditet me veturë zyrtari policor në Prizren

0

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se e ka goditur me veturë një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur të marten në Prizren rreth orës 12:35.

Kliko videon

https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631

Arsyeja që ka çuar deri tek kjo ngjarja nuk është bërë e ditur në raportin 24 orësh.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqipton 2.119 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2119 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 41 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 26 persona.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: Me diell dhe vranësira – temperaturat deri në 24 gradë

0

Këtë të mërkurë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira ku gjatë ditës parashihet të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të jenë nga 21 deri në 24 gradë.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 15-35 km/h.

Kliko video

https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mos e qaj nënëloke djalin

0

Refki RESHITAJ:

Mos e qaj Nënëloke djalin,
Mos qaj trimin luftëtarin.
Ai ra në fushë t’ mejdanit,
Duke i dalur zot vatanit !

Jo, s’po e qaj, s’ jam nënëshkreta.
Për këtë ditë përkunda djepa.
Veç një brengë n’zemër e kam,
S’pata djalë tjetër me u dhanë !

Jo, nënëloke,thanë luftëtarët.
Djemë për ty janë t’gjithë shqiptarët.
Të gjithë ata që sot u vranë
Tërë Kosovën nënë e kanë !

Të gjithë ata që duan lirinë’
Nënat i kanë n’ gjithë Shqiptarinë !
E sheh sot sa shumë t’kem ardhë,
Për djalë tuajin jem krenarë !

U prek nëna nga këto fjalë
Iu ngri loti në qepallë.
Lamtumirë, o bir i lokës
T’ qoftë i lehtë dheu i Kosovës !

Kliko videon

https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631

S’ka vija të kuqe për PDK-në, thotë Haxhi Avdyli i Guxo-s

0

Deputeti i Guxo-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se vijat e kuqe nuk janë të mira në politikë, kështu duke nënkuptuar se nuk ka vija të kuqe për PDK-në, pasi sipas tij, të gjitha janë parti shqiptare.

Por, Avdyli ka thënë se VV-ja nuk do të ketë nevojë për PDK-në, pasi së bashku me ta (Guxo-n) dhe Alternativën do t’i arrijnë mbi 50 për qind.

Video

https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631

“Mendoj që nuk janë të mira vijat e kuqe në politik, prapë së prapë…”, ka thënë Avdyli, teksa ka theksuar se zgjedhjet është mirë të mbahen në vjeshtë e jo në dimër.

“Ne me partnerët e koalicionit me VV-në që kemi një bashkërendim në shumë tema, edhe në këtë drejtim e shpërndarjes së Kuvendit, kemi një dakordim bashkë me VV-në dhe mendon që janë faktorë, sepse ne duhet ta përkrahim shpërndarjen Kuvendit në këtë kohë. Janë edhe çështjet praktike, duke përfshirë edhe zgjedhjet e fundit kanë qenë një kohë shumë të ftoftë, si më thënë që është shkurti, janari. Nuk është se nuk mund të bëhen, por fushata njëmujore është e lodhshme, por edhe zgjedhjet në atë periudhë. Ne parapëlqejmë si parti GUXO që zgjedhjet të jenë në vjeshtë, në një kohë të përshtatshme”, ka shtuar Avdyli në një lidhje direkte në “Debat Plus”.

Ai ka shtuar se qeveria nuk duhet të dorëhiqet pasi “nuk ka arsye”, dhe në zgjedhje të parakohshme duhet të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.

“Sukseset e kësaj qeverie dhe ministrave tonë në kuadër të qeverisë janë të mëdha dhe veçanërisht në shtrirjen e sovranitetit dhe reformat e ndryshme sektoriale”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“The Door”, si e gjallëron muzika jetën e njerëzve me nevoja të veçanta

0

“The Door” është një orkestër e përbërë nga 20 muzikantë të jashtëzakonshëm nga Shkodra, të cilët kanë performuar në festivale në Shqipëri dhe Evropë.

Rrugëtimi i tyre ka qenë i gjatë dhe sfidues, por historia e tyre tregon se si muzika transformon jetën e artistëve me nevoja të veçanta.

Ata ishin pjesë të hapjes së Javës së Evropës në Shkodër.

“The Door”, si e gjallëron muzika jetën e njerëzve me nevoja të veçanta

Një mbrëmje vere në Lillehammer, Norvegji, një grua me një fustan të kuq po shijonte muzikën, kur një burrë e ftoi të kërcenin.

“Ishte mbrëmja pas koncertit që patëm atje. Dukej si një përrallë: dritat, muzika, buzëqeshjet, emocionet dhe lumturia në sytë e tyre. Ata kërcenin në pistë dhe ne i vështronim. Nuk do ta harroj kurrë atë imazh; ishte një nga çastet më të mira të punës sime. Pikërisht atë çast e kuptova se gjithçka që kishim bërë ia vlente”.

Për Kastriot Facin ky është kujtimi më i çmuar gjatë gjithë viteve që punon me “The Door”, një grup muzikantësh me nevoja të veçanta në Shkodër.

Gruaja që kërcente ishte Silva Pjetrushi, një person me sindromën Down dhe një nga muzikantet e grupit. Ishte vallëzimi i saj i parë.

“Të gjithë muzikantët në grup kanë nevoja të veçanta. Ata nuk flasin shumë, por nuk është e vështirë të lexosh në sytë e tyre gëzimin që ndiejnë nga muzika apo aktivitetet shoqërore”, thotë Faci, drejtuesi organizativ i grupit, i cili ka një kujtesë të qartë të gati 20 viteve më parë, kur njerëzit me nevoja të veçanta nuk kishin fare mundësi.

“Sot flasim për pengesa të thyera, por dikur situata ishte shumë më e rëndë. Stigma ishte e dukshme, ashtu si edhe paragjykimi. Qëndrimi i komunitetit nuk ishte kaq pozitiv apo i hapur sa sot. Duke qenë se përballeshin me dhunë verbale, shpesh mbeteshin të izoluar, ndaj kishin edhe vështirësi në të folur apo në komunikim. Pas mbarimit të shkollës, ata thjesht “kyçeshin” në banesat e tyre, pasi nuk kishin ku të shkonin. Sot, rreth 20 muzikantë të moshave të ndryshme kanë një jetë të re. Ata janë pjesë e një komuniteti, pjesë e një grupi muzikor. Ata udhëtojnë, luajnë muzikë në koncerte dhe takojnë njerëz”, thotë Faci.

Si nisi gjithçka

Grupi u themelua rreth 20 vjet më parë, sipas shembullit norvegjez dhe me kontributin e tyre. Në vitin 2005, Faci i kërkoi Bepin Vjerdhës, artist dhe mësues muzike, ta ndihmonte në këtë nismë. Ata shkuan në shkollën speciale “3 Dhjetori” në Shkodër dhe pasi panë se si të rinjtë ndiqnin ritmin, energjinë, buzët dhe dhëmbët e tyre, zgjodhën disa nga ata që tregonin forcë fizike dhe talent për t’u bërë pjesë e bandës së veglave frymore.

“Arti dhe muzika janë të vështira për çdo artist. Na duheshin shumë prova, shumë punë, orë të gjata dhe shumë durim. Për të qenë pjesë e një bande frymore, tre elementë janë të rëndësishëm: forca trupore, buzët dhe ritmi. I mësova të ndiqnin ritmin dhe si ta mbanin instrumentin, por nuk ishte gjithmonë e lehtë. Kishte një moment që doja të largohesha, por Faci më bindi të mos e bëja. Tani jam krenar për atë që kemi bërë. Së bashku mësuam të luajmë muzikë dhe të ecim përpara”, shpjegon drejtori muzikor i grupit, Bepin Vjerdha.

Banda frymore ka qenë pjesë e disa koncerteve dhe festivaleve në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, që nga Kosova e Mali i Zi deri në Norvegji. Zakonisht bëjnë prova dy herë në javë, por para koncerteve punojnë më shumë. Repertori i tyre përfshin muzikë klasike dhe popullore, që nga Beethoven deri tek arti vendas, por të gjitha partiturat muzikore rishikohen ose orkestrohen nga Vjerdha. Një pjesë e re muzikore ka nevojë për gati një muaj prova, por në fund, grupi “The Door” mund t’i luajë të gjitha notat.

Ndërsa Java e Evropës këtë vit kremtoi gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut, muzikantët me nevoja të veçanta hapën programin në Shkodër. Muzika e tyre vjen me frymën e tyre. Me çdo frymëmarrje në skenë, ata tregojnë se sa mund t’i japin shoqërisë.

“Dikur të izoluar dhe krejt vetëm, tani ata e kanë pranuar talentin e tyre dhe e kanë zhvilluar atë. Ata kanë nevoja të veçanta të ndryshme, por të gjithë, pavarësisht moshës, mendojnë si fëmijët”, thotë Faci, duke kujtuar të gjitha përrallat e vogla që mund të përjetojmë me pak përpjekje për t’u dhënë të gjithëve të njëjtat mundësi, sepse “The Door” ishte fillimisht vetëm një ëndërr apo një derë për të ardhmen./ATSh

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Spitali i Prizrenit pezullon operacionet e planifikuara, shkak mungesa e një ilaçi

0

Spitali i Prizrenit ka pezulluar operacionet e planifikuara (elektive) për shkak të mungesës së “Fentanil”-it, ilaç që përdoret kryesisht si qetësues dhimbjesh (analgjezik).

Ndërkaq, operacionet urgjente po kryhen me sasinë e vogël të “Fentanil”-it, i cili është produkt medicinal shumë herë më i fortë sesa heroina e morfina.
 
“Duke pasur parasysh faktin se nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) jemi furnizuar me sasi të nevojshme për të kryer rastet urgjente, operacionet elektive për momentin janë shtyrë deri në furnizimin e rregullt me ‘Fentanil’” – tha drejtoria e Spitalit për KALLXO.com.