13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 1104

Gruaja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare

0

Një rast i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, tha për Telegrafin se viktima është një 24-vjeçare.

“Po ka qene shtatzënë, dje me date 03.05.2024 është dërguar në repart në gjendje të rënduar shëndetësore, e edhe pas trajtimit nga mjekët viktima ka ndërruar jetë. Viktima është nga Prizreni e lindur në vitin 2000”, tha ai.

Më herët, policia konfirmoi rastin duke njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë se do të restaurohen Valavica dhe Mulliri në Bellobrad të Dragashit 

0

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe zyrtarë të tjerë komunal ka kryer një vizitë të rëndësishme në fshatin Bellobrad të Opojës së Dragashit.

Gjatë vizitës, ata vizituan Valavicën dhe Mullirin e këtij fshati për të vlerësuar gjendjen e tyre.

“Kolegët nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren janë angazhuar për hartimin e një projekti për restaurimin dhe konservimin e këtyre objekteve kulturore të rëndësishme. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me autoritetet komunale synon ruajtjen dhe promovimin e pasurive të trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm”, shkruan Hoxha në llogarinë e tij në Facebook./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 6 persona, ndriçimi dhe pije

Mund të jetë një imazh i 10 persona

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Reshjet e shiut – Policia del me apel për shoferët

0

Bazuar në ndryshimin e kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka apeluar për përshtatje të shpejtësisë, mbajtje të distancës dhe ngadalësim në rrugë të mbuluara me ujë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Peja apo Ylli – Sot mësohet finalisti i dytë i play-offit

0

Sot do të mësohet finalisti i dytë i play-offit, në Superligën e Basketbollit kosovar. Kampioni në fuqi, Peja është nikoqire e Golden Eagle Yllit.

Fituesi i kësaj ndeshje do të sigurojë finalen e madhe ku do të përballet me skuadrën e Trepçës, e cila e eliminoi Sigal Prishtinën. 

Seria gjysmëfinale është 2:2. Therandasit fituan dy ndeshjet e para, 84:87 dhe 92:86, por kampionët iu kundërpërgjigjën në dy sfidat e radhës, 98:86 dhe 80:81.

Ndeshja zhvillohet në palestrën ”Karagaçi” më fillim nga ora 19:00.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

0

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij.

Policia ka bërë të dituryshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Ngjarja ka ndodhur të premten./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Humb jetën një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit

0

Të premten në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më saktësisht në repartin e Gjinekologjisë ka ndërruar jetë një grua shtatzënë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Klankosova.tv

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Prizren zhduket një vajzë

0

Një vajzë në Prizren është zhdukur që nga data 30 prill.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e burrit të saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Policia bën të ditur se rasti është në hetime.

“30.04.2024 – 10:00.  Më 03.05.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalë nga shtëpia vajza e burrit të saj dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e sajë. Rasti në hetime”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

0

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor.

Sipas raportit 24 orësh, i njëjti ia kishte ofruar policit 5 euro “për një kafe”.

“DHËNJE E RYSHFETIT – PKK- Vërmicë 03.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, drejtues i një automjeti transportues (autobus), pasi i njëjti i kishte ofruar 5 € ryshfet zyrtarit policor ‘për një kafe’. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

0

Ndërmarrja “Guraziu” është specializuar në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes.

Pronari, Arton Guraziu, ka një përvojë prej 20 vjetësh.

Adresa e ndërmarrjes është Rr. “Ismail Kryeziu” në Prizren, dhe numrat e telefonit janë 049611210 dhe 044349893.

Mund të jetë një imazh i derë rrëshqitësePërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Mund të jetë një imazh i derë rrëshqitëse

Krasniqi sonte përballet me Silva

0

Haxhi Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të  përballen sot mbrëma.

Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë gjysmë të rëndë.

Përballja mes tyre është e planifikuar për 10 raunde. Meçi nuk është i vlefshëm për ndonjë titull në boks apo kualifikim për ndonjë titull.

Për Krasniqin do të jetë ky meçi i 61-të në boksin profesionist. Ai ka 53 fitore dhe shtatë humbje.

Për 37-vjeçarin do të jetë ky një meç emocionues, pasi ai më herët ka paralajmëruar pensionimin./PrizrenPress.com