13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 1103

Demaskimi i Deepfake Phishing-ut: Mbrojeni veten nga taktikat e reja të bazuara në IA

0

nga Dren Gërguri

Phishing-u nuk është fenomen i ri, është përdorë për dekada të tëra, për të hakuar ose për të depërtuar apo për t’u infiltruar. Sot, të gjithë po përpiqen të shkojnë në hap me evolucionin teknologjik. Edhe Phishers-at gjithashtu. Edhe këta po zhvillojnë teknikat dhe taktikat e tyre. Kohët e fundit, një taktikë e re është në dukje dhe kjo bazohet në gjeneratën e IA-së. Deepfake phishing-u është një taktikë e re që shton gamën e sfidave me të cilat do të përballemi tani e tutje dhe për të cilat duhet të jemi shumë të vetëdijshëm.

Deepfake është një manipulim audioviziv i bazuar në teknologjinë e inteligjencës artificiale. Video Deepfake të ndryshme janë publikuar në më pak se 10 vjetët e fundit. Megjithatë, kohët e fundit është bërë mjaft popullor Audio Deepfake. Aktualisht, aplikacione të ndryshme janë zhvilluar për të prodhuar “deepfake”, video ose përmbajtje audio. Pavarësisht zhvillimit të shpejtë të Inteligjencës Artificiale dhe rritjes së numrit të programeve që mundësojnë Deepfake, mungojnë programet dhe mjetet që ndihmojnë për mbrojtje nga manipulimet e mundshme që mund të kryhen falë Deepfakes.

Si funksionon Phishing-u i rrejshëm?

Deepfake mund të komprometojë sigurinë tonë, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. Phishers-at tani mund të përdorin “deepfakes” për të krijuar fotografi, video dhe audio të rreme. Programet që janë zhvilluar për argëtim, të tilla si aplikacionet që ju paraqesin në një moshë, gjini ose racë tjetër, kanë mbledhë të dhëna që mund të prodhojnë deepfakes të kujtdo e për këdo dhe, jo vetëm të personazheve publike, siç ka ndodhë deri më tani. Qasja e Phishers-ëve në ato të dhëna, u mundëson atyre të kryejnë sulme me përdorimin e Deepfakes për ta mbërri qëllimin e tyre, e që është manipulimi me njerëzit dhe rrezikimi i sigurisë së tyre. Përveç e-maileve dhe mesazheve, tani video-thirrjet dhe mesazhet zanore janë bërë të sofistikuara si rezultat i përfshirjes së teknologjisë dhe falsifikimit të thellë në Phishing. Pra, Phishers-at përdorin Deepfake gjatë një takimi online, fjala vjen, duke krijuar një person që nuk ekziston, ose duke përdorë fytyrën e dikujt tjetër për të manipuluar, siç ndodhi në Hong Kong, kur një person kishte paguar 25 milionë dollarë amerikan duke rënë pre e një deepfake mashtrimi, apo në Kinë, kur një person transferoi mbi 600 mijë dollarë. pa e kuptuar se ishte viktimë e një mashtrimi. Deepfake Phishing-u është përdorë gjithashtu në mesazhe audio dhe, tashmë ka programe që klonojnë zërin e kujtdo, siç është programi i zhvilluar nga Microsoft, VALL-E.

Si të zbutet/zvogëlohet rreziku nga Deepafke Phishing-u?

Në mungesë të programeve, kur bëhet fjalë për Phishing, zakonisht kërkesat e pazakonta për shuma të ndryshme parash duhet të ngjallin dyshime. Me deepfakes phishing, këto kërkesa mund të dalin edhe më bindëse. Megjithatë, ne të gjithë duhet të zhvillojmë aftësinë e gjykimit kritik dhe të mësojmë disa nga mënyrat për të gjetur anomali në një deepfake phishing. Ato mund të ndahen në lidhje me teknologjinë, por është gjithashtu e rëndësishme për të shkuar përtej teknologjisë.

Të lidhura me teknologjinë janë:

  • pjesë të ndryshme të fytyrës,
  • mospërputhjet e sinkronizimit të buzëve,
  • lëvizjet e trupit, dhe
  • ritëm jonatyral i zërit.

Përtej teknologjisë, është e rëndësishme që:

  • të jemi përherë të informuar, pasi ndërgjegjësimi mund të jetë çelësi për identifikimin e kërcënimeve të mundshme.
  • të jemi skeptik ndaj çdo kërkese për informacion të ndjeshëm si fjalëkalimet, detajet e kartës së kreditit, etj.
  • të jemi të kujdesshëm nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ose që ngre dyshime

Pra, suksesi në mbrojtjen kundër deepfake phishing-ut varet nga ne, nga interesi ynë për të vazhduar me zhvillimet teknologjike, të qenit i mirë-informuar për risitë e rreziqet, si dhe nga kujdesi ynë për informacionin personal ose profesional që ndajmë me të tjerët në internet.

Teknologjia e inteligjencës artificiale është një ‘tren i shpejtë’ që do të vazhdojë të sjellë në botë risi që do të na mahnitin, por në të njëjtën kohë edhe rreziqe ndaj të cilave duhet të kemi shumë kujdes. Përsosja e deepfakes e bën atë një mjet edhe më të rrezikshëm në duart e mashtruesve dhe manipuluesve. Vështirësia për ta zbuluar e shumëfishon këtë kërcënim. Në gjithë këtë, institucionet dhe organizatat duhet të punojnë me stafin për të qenë të vetëdijshëm për këto risi dhe rreziqe dhe të jenë të përgatitura për të mos besuar apriori, pavarësisht videove, fotografive apo mesazheve audio që mund të jenë mjaft bindëse, por që, gjithmonë duhet të verifikohen paraprakisht.

Ylli në finale

0

Pas një ndeshje shumë interesante dhe drame në fund, Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 84:88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), për tu kualifikuar në finale të “Play-off”-it.

Më i miri te Peja ishte Deandre Davis me 16 pikë e pesë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli, sërish u dallua Alonzo Verge JR me 25 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Kështu Ylli kaloi në finale, ku do të përballet me Trepçën që ka eliminuar Sigal Prishtinën 3:0 në gjysmëfinale.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

0

Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare.

Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për qytetarët që duan të hyjnë në territorin e Shqipërisë.

Vendimi për kalimin e kufirit në këtë mënyrë u zgjat nga tre në nëntë muaj të vitit për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve të të dyja vendeve.

Një gjë e tillë është mirëpritur nga udhëtarët shqiptarë nga Kosova që vizitojnë Shqipërinë.

“Tani përderisa jemi një komb dhe themi se jemi një komb e jemi shqiptarë, do të duhej që të hiqeshin gjithmonë këto kontrolle se vetëm na i heqë kolonat”.

“Ky është një lehtësim i madh si për Kosovën edhe për Shqipërinë”, u shprehën disa prej tyre.

As për të hyrë në Kosovë, deri më 31 dhjetor, udhëtarët nga Shqipëria nuk do kenë nevojë të paraqesin dokumentin e identifikimit para policisë kufitare të Kosovës.

Zgjatja e periudhës së vendimit për kalimin pa kontrolle është mirëpritur sidomos nga shtetasit e Shqipërisë që udhëtojnë çdo ditë në Kosovë.

Ata shprehen se “duhet të mos ketë kufi fare”.

“Udhëtojmë shpesh dhe nuk do të duhej të kishte fare kontrolle”, tha një prej qytetarëve që po kalonte të shtunën nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare të Kosovës, që menaxhon me pikëkalimet me Shqipërinë, për tre ditët e para të muajit maj, në Kosovë kanë hyrë mbi 47 mijë persona, e nga vendi kanë dalë po ashtu mbi 47 mijë persona. /tch

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Suhareka inkuadrohet në Superligë

0

Suhareka është shpallur kampion në Grupin A, duke ju bashkuar FC Ferizaj si dy skuadrat që inkuadrohen në Superligën e Kosovës për sezonin e ri 2024/25.

Qysh në vitin e krijimit të kësaj skuadre, Suhareka siguron elitën e futbollit kosovar. Ajo sot ka fituar si musafir i Drenicës me rezultat 1:0 me golin e Mevlan Zekës. 

Kryesia e klubit që drejtohet nga Rrustem Aliaj, ka bërë një punë të madhe duke investuar e duke sjellur lojtarët me eksperiencë si Mevlan Zeka, Yll Hoxha, Viktor Kuka e disa të tjerë, dhe ka bërë që therandasit të arrijnë këtë sukses historik për klubin.

Suhareka me fitoren e fundit, shkoi në kuotën e 56 pikëve në pozitën e parë në Ligën e Parë të futbollit në Grupin A, dhe tashmë i bashkohet në Super Ligë, F.C. Ballkanit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  


Iu gjetën mbetjet 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj

0

Sot në Piranë varroset trupi i Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani.

E për të nderuar figurën e tij, shkoi edhe deputeti Driton Selmanaj.

Ai për Ukën tha se ishte patriot i madh dhe se e donte shume Piranë dhe Kosovën.

Ndër të tjera Selmanaj shton se kriminelët duhet të dalin para drejtësisë që kryen akte të tilla.

“Bashkë me bashkëpuntorë, sot nderuam figurën e patriotit nga Pirana, Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. Trupi i Bacit Ukë është gjetur pas 25 viteve, dhe sot ne e nderuam figurën e tij me respektin më të madh”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kjo është 24 vjeçarja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit

0

Një grua ka humbur jetën dje në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren.

Ajo në spital ishte pranuar në gjendje të rëndë.

Familjarët e të ndjerës, kanë publikuar njoftimin mortor, ku shprehen të mërzitur për vdekjen e 24 vjeçares.

“Me pikellim te thelle ju njoftoje se nusja ime Elif ndroj jete Allahu e shperblefte me xhennet ate dhe beben do te na mungoje pergjithmone”, shkroi një e afërme e saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, tha për Insajderin se viktima është një 24-vjeçare dhe se ishte shtatzënë.

“Po ka qene shtatzënë, dje me date 03.05.2024 është dërguar në repart në gjendje të rënduar shëndetësore, e edhe pas trajtimit nga mjekët viktima ka ndërruar jetë. Viktima është nga Prizreni e lindur në vitin 2000”, tha ai.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetaksident në rrugën Qafë Duhël – Suharekë, kamioni bie poshtë rrugës

0

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Suharekës, raporton Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën Qafë Duhël të Suharekë, ku nga pamjet shihet se një kamion ka thyer barrierat e rrugës dhe ka përfunduar jashtë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një auto-bartës, që po ndihmon për largimin e kamionit nga vendi ku u shkaktua aksidenti.

Për të lënduar ende nuk dihet.

MKRS në ditën përmbyllëse të festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor që sjell trashëgiminë e pasur folklorike

0

Në Gjonaj të Hasit po mbahet (2-4 maj) edicioni i 35-të i Festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një komunikate ka deklaruar se festivali folklorik “Hasi Jehon” mbetet vendtakim kulturor e artistik i shoqërive të ndryshme nga trojet shqiptare, i cili sjell para publikut trashëgiminë e pasur kulturore folklorike.

Në komunikatë po ashtu thuhet se çdo vit sjellin program të pasur artistik kulturor.

“Meloditë muzikore tradicionale, veshjet, këngët e vallet nga të gjitha trojet shqiptare e karakterizojnë festivalin.

Në hapje mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përfaqësues të shoqërive kulturo-artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, nga mërgata dhe artdashës.

Kryeministri në fjalën e tij hapëse u shpreh se “Hasi Jehon” ka sfiduar vështirësitë dhe është forcuar nga aspekti i cilësisë, duke bërë kështu që ta marrë epitetin e një prej festivaleve më të rëndësishme të folklorit burimor të trojeve ku jetojnë shqiptarët”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti u premtoi përkrahje në mënyrë të vazhdueshme për ansamblet, projektet e veçanta, studimet, botimet e aktivitetet e ndryshme në të gjithë Kosovën, në nivelin qendror dhe atë lokal.

Festivali “Hasi Jehon 2024” është përkrahur nga Ministria e Kulturës ndërsa sonte është dita përmbyllëse e tij.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes një 60 vjeçar në Prizren, pësoi sulm në zemër

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një hotel.

Bëhet fjalë për një 60 vjeçar me kombësi boshnjake, që vdiq pas një sulmi në zemër.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se mjekët e kane konstatuar vdekjen e viktimës dhe se ishte bashkë me bashkëshorten e tij nga Novi Pazari.

Rasti është cilsuar si vdekje e dyshimtë.

“Me date 04.05.2024 rreth orës 11:46 policia është informuar se në Rrugën “Milan Shuflaj” në Prizren, konkretisht në një hotel një person ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka arritur patrulla policore, eprorët dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren Në vendin e ngjarjes ishte ekipi mjekësor i Emergjencës te cilët kane konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është M. A. I lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia Boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër. Personi i cili ka ndërruar jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi pazari, Republika e Serbisë. Viktima e rastit ishte mysafir i hotelit që nga data 1 Maj 2024. Në vend ngjarje kanë dal edhe Për rastin janë informuar hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni si dhe Me urdhër të prokuronit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa hapet rast “Vdekje e dyshimtë”, tha Bytyqi për Sinjalin.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri