13.5 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1114

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

0

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në Madrid.

Gere dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva kanë vendosur tashmë që ta bëjnë Madridin shtëpinë e tyre, shkruan Marca.

Në intervistën e tij me Vanity Fair, aktori shprehu admirimin e tij për Spanjën, duke përmendur stilin e jetesës, ushqimin dhe ngrohtësinë e vendit.

Vendimi i tij për t’u transferuar në Spanjë u motivua nga dëshira për të qenë më afër familjes dhe traditave të gruas së tij.

“[Silva] ishte shumë bujare që jetoi gjashtë vjet në botën time kështu dua të bëjë të njëjtën gjë edhe unë”, tha aktori i njohur amerikan.

Prona 11 milionë-euroshe

Entuziazmi i Gere-s për Spanjën është i dukshëm në investimin e tij të fundit në një rezidencë luksoze në Madrid. Aktori ka blerë një pronë me vlerë 11 milionë euro në zonën ekskluzive të banimit La Moraleja, që ndodhet në komunën e Alcobendas.

Rezidenca luksoze është mbi 10,000 metra katrorë tokë, ka një shtëpi trekatëshe që është më shumë se 1,000 metra katrorë, një pishinë të nxehtë dhe një bodrum vere private.

Ai do të jetë ‘komshi’ me futbollistët e njohur si Sergio Ramos dhe Luka Modric. Rezidenca e tij është afër aktores Ana Obregon.

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë Celsius.

“Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Vetaksident në Prizren- Vetura godet pemën, lëndohet një person

0

Vetaksidentohet një veturë në qendër të Prizrenit. Si pasojë shoferi i veturës ka mbetur i lënduar.

Ai është përplasur me anësoret dhe më pas me një pemë.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka dhënë detaje për Insajderin.

Ai ka treguar se personi është duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Bëhet fjalë për vetaksident në qendër të Prizrenit, një person ka humbur kontrollin gjatë vozitjes së veturës dhe ka përfunduar duke goditur anësorësit, mbrojtësit e betoni dhe më pas ka goditur edhe një pemë”, ka thënë ai.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë

0

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën.

Lajmin për Gazetën Express e kishte  konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.

Pasi ka marrë ndihmë shëndetësore, shoferi i veturës do të jetë në mbajtje për 48 orë.

“Vozitës i veturës është ndaluar për 48 orë pas trajtimit mjekësor”, ka thënë Aliu në një tjetër prononcim për Gazetën Express.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

3:0 për Trepçën, kualifikohet në finale

0

Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 82:69 (24:19, 21:12, 18:18, 19:20).

Më i miri te Trepça ishte Brandon Edwards me 20 pikë e 12 kërcime, derisa te Sigal Prishtina, Donte Clark dhe Malcolm Armstead shënuan nga 16 pikë.

Trepça në finale e pret fituesin e ndeshjes Peja-Golden Eagle Ylli, ku rezultati momental është 1:2 për therandasit.

Dy personat e vdekur në aksident janë nga Prizreni

0

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës.

Dy personat e vdekur janë shoferi dhe pasagjeri i motoçikletes. Raportohet se personat e vdekur janë nga Prizreni.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Ndërsa bëhet e ditur se edhe shoferi i veturës është në gjendje të rëndë.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi ku ka ndodhur./ Marrë nga Insajderi

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?

0

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të tjera të suksesshme, duket se i ka hapur vetes një tjetër horizont jete, atë të besimit, duke kaluar në Islam, në kuptimin e të qënit tashmë një musliman praktikant.

Është hoxha i njohur i Tiranës, imam i xhamisë me emër të Rrugës së Kavajës, “Dine Hoxha”, pra Ahmed Kalaja, ai që ka postuar foto të Veleshnjës në xhami dhe me vete atë në krah, në një lloj përqafimi vëllazëror.

Veç pranimit frenetik të Islamit nga të rinjtë, brenda frymës së një masiviteti në përqafimin e këtij besimi, i vetmi monoteist që ekziston sot në botë, në Shqipëri e kudo, vihet re dhe një përfshirje në besim e njerëzve me status të lartë shoqëror, nga pothuajse çdo fushë. Rezart Veleshnja është vetëm një ilustrim i këtij fenomeni. /tesheshi

Suhareka dhe Ferizaj drejt Superligës së Kosovës pas fitoreve

0

Liga e Parë në të dyja grupet, A dhe B, po vazhdon, ku nuk po mungojnë problemet, ndërsa skuadrat që synojnë elitën kanë vazhduar me fitore në xhiron e 24-të.

Në Grupi A, Suhareka ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 2-1 në një ndeshje mjaftë interesante.

Trepça ’89 ka fituar ndaj Rahovecit, po ashtu me rezultat 2-1, ndërsa me të njëjtat shifrat fitoi edhe Dinamo që mposhti Drenicën.

Rilindja 1974 ka mposhtur Trepçën me rezultat 2-1, ndërsa pa gola u mbyll derbi lokal mes Phoenixit dhe Istogut.

Suhareka është lider me 50 pikë, pesë më shumë se sa Trepça ’89 që ka 45 pikë.

Dinamo është në vendin e tretë me 45 pikë dhe do të luftojë në xhirot e mbetura që të sigurojë një vend në play-off, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje.

Sa i përket, Grupit B, janë zhvilluar vetëm tri ndeshje, ndërsa janë mbyllur dy, pasi që janë përjashtuar Ulpiana dhe Vllaznia e Pozharanit.

Ferizaj ka shënuar fitore ndaj 2 Korrikut me rezultat 4-2, ndërsa Prishtina e Re ka barazuar me Ramiz Sadikun me rezultat 2-2.

Ndeshja mes Kikës dhe Vushtrrisë është ndërprerë pas sulmit ndaj gjyqtarit Rrezart Hasani, ku rezultati ishte 2-1 në të mirë të mysafirëve.

Flamurtari dhe Vjosa kanë marrë fitore me rezultat zyrtare 3-0.

Ferizaj aktualisht është lider me 57 pikë, tri më shumë se sa Prishtina e Re dhe do të luftojë në tri xhirot e mbetura për tu kthyer në elitë.

Ferizaj ka edhe dy ndeshje deri në fund, me Flamurtarin dhe Vushtrrinë, ku katër pikë i mjaftojnë të ngjitet në Superligën e Kosovës./Telegrafi/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

0

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, i cili bëri të ditur se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në konfirmim.