17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 1125

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

0

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur me “Bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të rritura nga ato të planifikuara të vitit 2023, në vitin 2024.”

Pas konsultimeve dhe propozimeve, KPF-ja rekomandon Kuvendin e  Komunës që të shqyrtojë, diskutojë dhe miratojë këtë bartje të mjeteve.

Ky vendim synon të sigurojë një menaxhim të përshtatshëm të financave komunale për të ardhmen.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

0

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku mund të konfirmohet dhe fituesja e Serisë A.

Një përballje që krahas rivalitetit historik, vlen shumë më shumë për zikaltrit, të cilit do të merrnin yllin e dytë, pasi në rast fitore ndaj kushërinjve të urryer nga i njëjti qytet do të hipotekonin titullin numër 20.

Dueli premton spektakël, pse jo dhe goleadë pasi dicka të tillë e tregoi dhe në fazën e parë, ku zikaltrit fituan 5-1.

Kalulu, Pobega dhe Thiaw nuk janë në dispozicion të Piolit, me Kjaer në dyshim, ndërsa tek zikaltrit vetëm Cuadrado, por pavarësisht këtyre emrave, nuk pritet që skuadrat të kenë problem në rreshtim.

Kjo do të jetë përballja e 180-të në Serinë A mes Milanit dhe Interit, ku zikaltrit kanë fituar më tepër 70 sfida, 54 kuqezinjtë dhe 56 barazime mes tyre. Në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet Milani nuk ka fituar asnjë ndaj rivalëve të përbetuar, e dicka të tillë do ta kërkojë në mbrëmje, pasi kurrsesi nuk do ta lejonte Interin të festonte titullin përpara tifozërisë së djajve.

Lojtari nga i cili pritet shumë është Rafael Leao tek Milani, e në anën tjetër bomber Lautaro Martinez që me gjasa këtë sezon konfirmohet si këpuca e artë.

Si Pioli ashtu dhe Inzaghi e kanë vlerësuar maksimalisht ndeshjen, ndërsa në letër favoritë janë zikaltrit edhe pse në këtë pikë asgjë nuk është e sigurt.

Derbi i Madonninës do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

0

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova.

Siç kanë thënë për “Radion Evropa e Lirë” në Ambasadën britanike, ata janë në dijeni për arrestimin dhe po ofrojnë ndihmë konsullore.

Sadik Duraku nga Gjakova, Kosovë, i cili u arrestua në Serbi më 17 prill nën dyshimin se ka kryer krime lufte, është në paraburgim prej 30 ditësh, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe anëtarët e familjes së tij.

Sipas saj, Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd ka vendosur më 19 prill që Sadik Durakut t’ia caktojë masën paraburgim prej 30 ditësh.

Sadik Duraku nga Kosova, i cili ka nënshtetësi britanike, është ndaluar më 17 prill në pikën kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë në Batrovci, ka konfirmuar MJPD-ja.

Pas arrestimit të tij, autoritetet serbe e informuan atë se Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte po e akuzon atë me akuza se ka kryer krime lufte gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, tha MJPD-ja.

Bazuar në vendimin e arrestit të Policisë në Kikindë të datës 17 prill, Duraku dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile”, dhe se dyshohet se “së bashku me persona të panjohur gjatë vitit 1999, në zonën e komunave së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur, ngacmuar fizikisht dhe mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.

Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte nuk iu përgjigj pyetjes së “REL”-it për arrestimin e Durakut.

Sipas vëllait të Sadikut, Avdylit, këto akuza nuk qëndrojnë pasi para luftës në vitin 1999, Sadik Duraku jetonte me familjen e tij në Angli. Avdyli, po ashtu, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se gjendja shëndetësore e vëllait të tij, Sadikut, është “e rëndë”, pasi ai ka dy stenta në zemër.

Avokati i tij mbrojtës ka konfirmuar se administrata e burgut ia ka ofruar terapinë e duhur gjatë paraburgimit, ka njoftuar MPJD-ja.

Ministria ka bërë me dije se përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, ka dërguar kërkesë zyrtare në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të marrë informacione rreth arsyeve të arrestimit të Sadik Durakut, si dhe detaje tjera relevante.

“Ambasadori Jashari ka komunikuar edhe me përfaqësitë diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi, të cilat i ka njoftuar për rastin”, është thënë në njoftim.

Jashari u ka dërguar një kërkesë zyrtare autoriteteve serbe që në ditët në vijim t’i lejohet që ta vizitojë Sadik Durakun në paraburgim.

Më 17 prill, sipas autoriteteve të Kosovës, Serbia ka ndaluar mbi 1.400 qytetarë të Kosovës për më shumë se 20 orë në pikat kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.

Qeveria e Kosovës i cilësoi këto veprime si hakmarrje të Serbisë për mbështetjen e dhënë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i ka mohuar këto akuza, duke thënë se vonesat janë shkaktuar nga masat shtesë të sigurisë në kufi dhe se lëvizja e qytetarëve të Kosovës “nuk është e kufizuar”.

Më pas, Departamenti i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

0

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese.

Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të Artë, i cili do të udhëheqë ekipin deri në fund të sezonit futbollistik. Ai nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor 2024.

Cannavaro është një trajner i ri dhe i përgatitur me nivel ndërkombëtar, i cili tashmë ka pasur mundësinë të provojë aftësitë e tij edhe jashtë vendit. Klubi ka identifikuar përvojën e tij në fushë dhe ishte një figurë e përshtatshme për ta çuar ekipin drejt objektivit të shpëtimit.

Legjenda e Italisë do të prezantohet zyrtarisht përpara kamerave ditën e martë, në orën 13:00 në sallën e shtypit të stadiumit “Bluenergy”.

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

0

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij, u bënë homazhe dhe u vendosën lule, në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, ku edhe prehet trupi i dëshmorit.

Homazhe dhe nderime në përkujtim të dëshmorit Brahim Morina, bashkë me familjarë, kanë bërë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari, Vesel Krasniqi, drejtor të drejtorive komunale, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, bashkëluftëtar dhe qytetarë të shumtë.

“Gjaku dhe sakrifica e dëshmorit Brahim Morina dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, janë themeli i shtetndërtimit, prandaj, ne të gjallët, me respektin më të madh, i kujtojmë dëshmorët dhe duhet të punojmë në ndërtimin e komunës sonë dhe të vendit në përgjithësi”, ka thënë Kastrati.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

0

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”. 

Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese, ky emision përmes pamjeve të pullave postare bart mesazhet për rëndësinë e ambientit të pastër, rrezikun e ndotjes nga qeset plastike, si dhe formën edukative të përdorimit të materialeve të riciklueshme, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

“Mbrojtja e ambientit, në aspektin global, është pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tokë. Pjesë përbërëse e këtij emisioni është edhe Zarfi i Ditës së Parë, i cili do të qëndrojë në qarkullim postar deri në konsumimin e plotë”, thuhet në njoftim.

Tutje, Posta e Kosovës thekson se përmes Filatelisë së saj vazhdon me përkrahjen e të gjitha iniciativave për të mirën e qytetarëve, si dhe për promovimin e shtetit tonë nëpër botë.

Njoftimin e plotë mund ta gjeni këtu.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.

Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është nënshkruar nga rektorët e dy universiteteve.

“Në thelb të marrëveshjes është bashkëpunimi në mes të dy institucioneve në fushat akademike, projekte të përbashkëta, shkëmbimin e studentëve dhe stafit dhe ndarjen e përvojave”, thuhet në njoftimin e UPZ-së./PrizrenPress.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill – 19 prill 2024.

“Gjatë kësaj periudhe, autoritetet realizuan me sukses 47 urdhëra gjyqësore për vepra të ndryshme penale në bashkëpunim të ngushtë me Gjykatat Themelore”, njofton policia.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren është vendosur të vazhdojë punën e tyre të palodhshme për ekzekutimin e urdhërave gjyqësore ndaj personave që ende nuk janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.

Përfaqësuesit e policisë  janw  mirënjohës ndaj qytetarëve për bashkëpunimin dhe inkurajuan të gjithë ata që kanë informacion mbi personat e kërkuar nga autoritetet të kontaktojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digital “Lajmëro Policinë” ose përmes numrave të telefonit 192 dhe 029 244-355.

Ky sukses i policisë në realizimin e urdhërave gjyqësore theksohet si një hap i rëndësishëm drejt sundimit të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve në rajonin e Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

0

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill, por ai ndërroi jetë nga plagët e pësuara dy ditë më vonë.

Rrustemi u lind në Libohovë, në një familje atdhetare. I ati ishte Qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vazhdoi Normalen e Elbasanit dhe pastaj kolegjin e Shën Mitër Korone në Itali, kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës.

Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit. Më 1910 tentoi për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane, gjeneral Shefqet Turgut Pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke.

Gjatë veprimtarisë së tij, më 1910, ai punoi si mësues në Libohovë, në Tragjas të Vlorës më 1913, dhe Tepelenë e në Vlorë 1916-1918. Më 1918 me nismën e tij, u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate “Djalëria e Vlorës” dhe në krye të saj organizoi demonstratën e 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë.

Në pranverë 1919 në Shën Mitër krijoi “Lidhjen e Rinisë Shqiptare”, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, ndërsa më 13 qershor 1920 vrau në Paris Esat Pashë Toptanin. Gazeta e njohur franceze “Le Meiroir”, më datë 20 qershor 1920 publikoi një fotografi të panjohur deri me sot të Avni Rustemit.

Në këtë foto, ai shihet i torturuar barbarisht nga policia franceze pasi kishte kryer atentat ndaj Esat Pashë Toptanit. Megjithatë, Avni Rrustemi u lirua pas vetëm 6-muajve, shkruan KP.

Me rikthimin e Avni Rustemit në Shqipëri, veprimtaria e tij politike vjen duke u intensifikuar. Pikërisht, më dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi shoqërinë federata “Atdheu”, me kryetar nderi Avni Rustemi.

Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës “Atdheu”, në gusht 1922, përsëri me nismën e Avni Rustemit, më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike “Bashkimi”.

Avni Rustemi, nuk ishte vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Daljen e vendit nga prapambetja, Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. “Pa pavarësi ekonomike, – shkruan ai, – nuk mund të ketë pavarësi politike”.

Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fudullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit nga njerëz të vënë prej qeverisë së asaj kohe, ndaj tij kryhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë, ku vdes dy ditë më vonë. Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjes, që triumfoi më 10 qershor 1924.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

0

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post Malone, u bë kënga më e transmetuar në një ditë të vetme.

“Më 19 prill 2024, “Fortnight (feat.Post Malone)” e Taylor Sëift u bë kënga më e transmetuar e Spotify në një ditë të vetme”, thuhej në një postim në X nga platforma e transmetimit.

Swift shfaqi premierë videoklipin e përpunuar të “Fortnight” së bashku me albumin e ri. Ai vjen pasi albumi tejkaloi “Cowboy Carter” të Beyonce për debutimin më të madh për një album të vitit 2024.

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Swift së fundmi iu bashkua klubit të miliarderëve, sipas Forbes, kryesisht falë rekordeve të saj Eras Tour. Është raportuar se këngëtarja ka një pasuri prej 1.1 miliardë dollarësh.

Kujtojmë që Taylor Swift prej muajsh është në një romancë me Travis Kelce dhe duket se çdo gjë mes tyre po shkon më së miri.