Home Blog Page 1126

Leverkuseni i Xhakës hesht Romën

0

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës.

Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis kryeqytetit të Italisë.

Leverkuseni i Granit Xhakës, pasi ditë më parë siguroi titullin e kampionit në Gjermania, është në rrugë të mirë që të rrëmbejë edhe trofeun e Ligës së Evropës, ligë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.

Të besuarit e Xabi Alonso-s bën paraqitje mjaft të mirë në duel me ‘romakët’, duke fituar ndeshjen dhe duke e bërë hapin e madh drejt finales së kësaj gare joshëse në Evropë.

Wirtz (28’) dhe Andrich (73’), shënuan nga një gol për fitoren e ‘Aspirinave’, të cilët ndeshjen kthyese në shtëpinë e tyre presin shumë më të qetë.

Ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër mes Marseille dhe Atalantës është mbyllur baras 1-1.

Mbemba (20’), realizoi golin për francezët e Mrasielle, derisa për skuadrën italian shënoi Scamacca (11’).

Skuadra finaliste do të vendoset në sfidën kthyese që do të luhet në Bergamo.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

0

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet.

Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë bërë bashkë pas dy vitesh.

Këngëtari i njohur do të shfaqet në ‘Talk ëith Afrona’ sipas një videoje që është publikuar në YouTube.
Foto: Screenshot/Instagram

Në video shihet fillimisht artisti shqiptar e më pas edhe blogerja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër.

“Mbas 2 vite. The Talk”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se ish-çifti do të sqarojë gjithçka e mbase edhe për marrëdhënien e tyre.

Pritet të shihet se çfarë kanë vendosur të ndajnë me publikun e fansat e tyre. /Telegrafi/

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

0

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi.

I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës.

30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm teksa ishte duke punuar.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bëre familjarët e të ndjerit.

Ndryshe edhe diten e djeshme një mërgimtar tjetër nga Vushtrria kishte humbur jetën në vendin e punës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

0

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare.

”Vdekja e tij ndodhi më 30 prill në Franklin, Tenesi”, tha gruaja e tij, Deed.

Shkak ishte kanceri.

Artisti fitues i Grammy-t pati një sërë hitesh instrumentale në vitet 1950 dhe ’60.

Ai arriti përsëri në listat në 1986 me një ribërje të këngës së tij ”Peter Gunn”.

Ai u quajt mbreti i twangut për stilin e tij të veçantë.

“Duane frymëzoi një brez kitaristësh në mbarë botën me tingullin e tij të pagabueshëm twang”, citohet të ketë thënë përfaqësuesi i Eddy nga faqja e internetit e ”Variety”.

“Ai ishte perëndia i parë i kitarës rock and roll, një qenie njerëzore me të vërtetë modeste dhe e pabesueshme. Ai do të mungojë shumë”, shtoi ai.

Eddy u lind në Corning, shteti i Nju Jorkut, në vitin 1936.

Ai filloi të luante kitarë në moshë të re.

Eddy ishte autodidakt dhe tingulli i tij i veçantë frymëzoi artistë nga ”The Beatles” tek ”Blondie”.

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer që përfshin shtatë dekada, ai shiti më shumë se 100 milionë disqe.

Jehona e zhurmës së tij dalluese të ngadaltë vjen me zë të lartë dhe të qartë te këngët ”Day Tripper”, ”Born To Run” apo ”Atomic”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia në Prizren sekuestron një pistoletë

0
Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër-kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku është gjetur një arme zjarri-pistolete e tipit ”Zastava” kalibër 6.35 mm dhe një karikator.
Bëhet e ditur se pas përfundimit te procedurave me njësitin e antidrogës, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar i dyshuari, i cili e ka pranuar se arma e zjarrit është e tij.

“Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës, arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari u lirua”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

0

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit.

Ai i ka përgëzuar ata për marrjen e besimit nga qytetarët.

“Duhet të kemi bashkëpunim sa më të frytshëm, për t’i shërbyer përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe interesave të tyre”,tha Totaj.

Drejtori i Administratës, Edin Shehu, e ka vlerësuar të suksesshëm këtë proces zgjedhor konform rregullores në fuqi.

Disa nga përfaqësuesit e zgjedhur, kanë parashtruar pyetje rreth disa çështjeve teknike dhe përfaqësim më të madh të grave në vendimmarrje.

Ndërkaq, anëtari i komisionit komunal në këtë proces zgjedhor, Eroll Shabani nga organizata “ Ec Ma Ndryshe”, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe ndihmë në aspektin teknik për drejtuesit e rinj të fshatrave dhe lagjeve. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesve të lokaliteteve dhe lagjeve, iu janë shpërndarë vendimet për përzgjedhjen e tyre, ndërsa ata kanë zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku është folur për rëndësinë e procesit të regjistrimit të popullsisë që po organizohet në vendin tonë.TV Prizreni

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Gjonaj të Hasit sot nis festivali “Hasi Jehon”

0

Në Gjonaj të Hasit sot (e enjte) në ora 19:00 nis edicioni i 35-të i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon 2024”, shkruan PrizrenPress.

Festivali do të zgjasë tri ditë 2, 3 e 4 maj, dhe mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Reshat Çoçaj”.

Në natën e parë paraqiten 7 ansamble, ndërsa, siç është traditë, festivalin e hap nikoqiri ShKA “Malësori”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj diskuton për mundësin e bashkëpunimit me Rotary Club “Prizren””

0
Kryetari Shaqir Totaj sot priti kryetarin e Rotary Club “Prizren”, Bujar Myftiun, sekretarin e klubit, Agron Didën dhe anëtarin Masar Gurgulen.
Diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit dhe klubit të njohur për kontributin e tij në projekte humanitare dhe të zhvillimit të komunitetit në qytetin tonë.

Aksidenti me tre të vdekur në autostradën e Prizrenit, aktakuzë për dy shoferët

0

Prokuroria Themelore në Prizren, kanë ngritur aktakuzë ndaj dy shoferëve A.S., dhe I.H, për shkaktimin e aksidentit në autostradë, ku vdiqën tre persona.

Rasti kishte ndodhur vitin e kaluar më 16 dhjetor, derisa dy të akuzuarit ishin duke bërë gara me veturat e tyre.

Kështu ata i goditën për vdekje tre këmbësoret që ishin duke e përcjellë garën.

Po ashtu nga ky aksident dy persona pësuan lëndime të rënda, derisa një mori lëndime më të lehta.

Të pandehurit, akuzohen se kryen vepren “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit A.S., dhe I.H., me datë 16.12.2023 rreth orës 22:30, në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren, saktësisht në kilometrin e pesëmbëdhjetë (15) të saj nga aksi rrugor ‘’Prizren-Veri’’ në drejtim të aksit rrugor ‘’Prizren Jug’’ ku shpejtësia e lejuar e lëvizjes është 120 km/h, në bashkëkryerje veprojnë në kundërshtim me Ligjin nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike, ashtu që i pandehuri i parë, A.S me automjetin A rreshtohet në shiritin e majtë të rrugës, derisa i pandehuri i dytë, I.H me automjetin B rreshtohet në shiritin e djathtë të rrugës dhe fillojnë zhvillimin e garës, me ç’rast duke lëvizur paralelisht me automjetet e tyre, me një shpejtësi dukshëm më të madhe në raport me shpejtësinë e lejuar, i akuzuari i parë humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin C, i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të autostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës, gjegjësisht viktimat: N.B., M.D., dhe L.S., dhe në të njejtën kohë u shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarve: M.Z., dhe B.P., si dhe lëndime të lehta trupore të dëmtuarit S.Z., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke ndjekur zhvillimin e garës së kundërligjshme”, thuhet në njoftimit e organit të akuzës në Prizren, transmeton Klankosova.tv

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

0

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League.

Në këtë fazë të garës së dytë më të rëndësishme në futbollin evropian do të jenë dy përballja tejet të forta.

Granit Xhaka me shokë do të ketë punë me Romën.

Mbetet të shihet nëse skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso do ta vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje.

Një tjetër lojë mjaft interesante, pritet të jetë ajo në mes të Marseille dhe Atalantas.

Dyja lojët nisin nga ora 21:00.