Home Blog Page 1127

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

0

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për një tjetër opsion.

Bayern kishte diskutuar një marrëveshje me Rangnick që do të përfshinte largimin e tij nga posti te Austria.

Megjithatë, Rangnick synon të shohë kontratën e tij me Austrinë deri në skadimin e saj në 2026 dhe do t’i çojë ata në Euro 2024 këtë verë, sipas gazetës gjermane “Bild”.

Rangnick ishte zgjedhja e tyre e tretë për të zëvendësuar Tuchel-in pasi Xabi Alonso i Bayern Leverkusen dhe trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann, i cili dikur drejtonte Bayern-in, i refuzuan ata.

Bayern dhe Tuchel zbuluan në shkurt se ai do të largohej nga klubi në fund të sezonit, i cili ka qenë një vit i dobët.

Ndërsa Bayern është në gjysmëfinale të Champions League, ata nuk kanë arritur të fitojnë titullin e Bundesliga-s pas 11 triumfeve radhazi.

Ata gjithashtu u eliminuan nga DFB-Pokal nga ekipi i nivelit të tretë Saarbrucken. Albanian Post

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

0

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra – si arsimi apo shëndetësia – burrat gëzojnë pagë mesatare më të lartë.

I vetmi sektor ku gratë paguhen më shumë, është ai i transportit dhe magazinimit.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë që tregon se sa paguhen mesatarosht gratë e burrat në secilin sektor.

Bazuar në këtë infografikë, në ndërtimtari burrat paguhen 565 euro e gratë 486 euro, në tregtinë me shumicë e pakicë burrat paguhen 590 euro e gratë 447, në arsim burrat paguhen 698 euro e gratë 485.

Pagesa dallon edhe në sektorin e shëndetësisë dhe punës sociale, ku burrat paguhen 1 mijë e 48 euro, derisa gratë 457 euro.

Tek artet, argëtimi dhe rekreacioni burrat paguhen 569 euro, e gratë 444 euro, tek shërbimi burrat 752 euro e gratë 607 euro. Njëjtë është edhe në bujqësi, pylltari dhe peshkim, ku burrat paguhen 437 euro, e gratë 334 euro.

Dallim bën sektori i transportit dhe magazinimin, ku gratë paguhen më shumë. Në këtë sektor gratë paguhen 499 euro, e burrat 483 euro.

Burrat paguhen më shumë se gratë edhe në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, atë të informimit dhe komunikimit, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, aktivitetet e patundshmërisë, aktivitetet profesionale dhe shkencore, shërbimet administrative dhe mbështetëse, administrim publik dhe mbrojtje, industry nxjerrëse, industry përpunuese, furnizim me rrymë e gaz, furnizim me ujë e kanalizim si dhe në organizatat ndërkombëtare.

Këto të dhëna janë të muajit mars 2024 dhe janë marrë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

0

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij.

I shtrirë prej ditësh në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 52-vjeçari ka këmbën e thyer dhe disa rruaza të shtyllës kurrizore të krisura.

Ai u rrëzua derisa punonte në një skelë ndërtimi.

“Nuk e di se çfarë më ka ndodhur në atë moment. Isha shumë i lodhur. Mendoj se për shkak të lodhjes, edhe jam rrëzuar”, thotë Rexhepi.

Shërbimet që mund t’ia ofrojë QKUK-ja i merr falas, ndërsa të tjerat duhet t’i mbulojë vetë.

Kështu, ai pagoi një jelek për boshtin kurrizor, të cilin ia rekomanduan mjekët.

“Gjithçka është bërë e shtrenjtë… do të ishte mirë po të kishim sigurim shëndetësor nga shteti”, flet shkurt Rexhepi, pa dashur të japë më shumë detaje rreth pagesës që ka bërë.

Sikurse ai, pa sigurim shëndetësor, janë të gjithë qytetarët e Kosovës, përveç atyre që janë të siguruar përmes kompanive private, që ofrojnë sigurime të tilla.

Ka 17 vjet që është miratuar një ligj për sigurime shëndetësore, por çështja është zvarritur vazhdimisht.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se një projektligj i ri tani “i ka kaluar fazat e konsultimeve publike” dhe se “grupi punues është në proces të inkorporimit të komenteve”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Se kur do të mund të përfitojnë qytetarët prej tij, nuk është ende e qartë.

Nevoja për sigurim shëndetësor

Në fillim të kësaj jave, kur REL-i ishte në QKUK, takoi edhe Hajriz Jonuzin, i lënduar po ashtu në vend të punës.

Ai po e merrte veten pas një operacioni të gjatë që kishte pasur, për shkak të disa thyerjeve në trup.

“E kam lidhur materialin në vinç dhe kur ai ka nisur të shkojë lart – unë nuk e kam shikuar më – është këputur dhe më ka rënë sipër”, tregon Hajrizi momentin kur është lënduar.

Pa sigurim shëndetësor është edhe ai dhe thotë se ka shumë nevojë për të.

Sipas Inspektoratit të Punës në Kosovë, deri më tash këtë vit, në vende të punës janë lënduar 98 persona.

Vitin e kaluar, ky numër ishte 345 – prej tyre, 11 përfunduan me fatalitet.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Vesel Zhinopotoku, nga Inspektorati i Punës, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri më i madh i aksidenteve dhe vdekjeve në vendet e punës, regjistrohet në sektorin e ndërtimtarisë.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, thotë se shifrat e të lënduarve në punë janë, në fakt, më të larta se ato zyrtare.

Sipas tij, ka punonjës që heshtin, sepse punëdhënësit i joshin me kompensime financiare apo ngritje në pozitë.

Ai thotë se Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë – në bazë të të cilit punëdhënësi është i detyruar që t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për kurimin e të punësuarit që ka pasur lëndim në punë apo sëmundje profesionale – kryesisht nuk zbatohet.

Dy punëtorët e lënduar, me të cilët bisedoi REL-i, konfirmuan se, deri më tash, nuk kanë marrë ndonjë kompensim nga punëdhënësi.

Azemi shpreh shqetësimin se jo të gjithë të lënduarit në punë mund të marrin mjekimin e duhur, për shkak të, siç thotë, pamundësisë për t’i paguar vetë të gjitha shërbimet që u nevojiten.

“Në mungesë të Ligjit për sigurime shëndetësore, punëtoret nuk e ndjejnë veten të sigurt. Kjo është një arsye shtesë përse punëtorët po i braktisin vendet e tyre të punës, por edhe Kosovën. Në shtetet tjera po gjejnë siguri më të madhe, edhe në aspektin shëndetësor, edhe në atë financiar”, thotë Azemi.

Saga që s’merr fund

Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ndonëse në vitin 2007 u miratua ligji për këtë çështje, por asnjëherë nuk hyri në fuqi, pasi shefi i atëhershëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk e nënshkroi.

Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin vetë qeveritë e Kosovës ato që e tërhoqën ligjin, për shkak të implikimeve buxhetore.

Kuvendi i Kosovës arriti ta miratonte Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014, mirëpo as ai nuk u zbatua.

Zbatimit të tij u tha se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajsh për mbledhjen e fondeve, e cila do të niste nga 1 korriku i vitit 2017.

Atëkohë, Qeveria e Kosovës ndau 17 milionë euro, por, më pas, këto mjete u tërhoqën për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës.

Në fund të muajit të kaluar, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, tha se projektligji i ri ka përfunduar fazën e konsultimeve publike dhe se gjatë majit pritet të procedohet për miratim në Qeverinë e Kosovës.

Vonesat e viteve të fundit rreth këtij projektligji, ai i arsyetoi me, siç tha, angazhimet për parandalimin dhe eliminimin e pasojave të pandemisë COVID-19.

“Po, ka pasur vonesa, sepse kemi dashur të shkojmë me hapa të sigurt, që kur të bëhet ligji, të mos përfundojë prapë në sirtarë, pa u zbatuar fare”, tha Vitia në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Në Komisionin për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës – përgjegjës për procedimin e çështjeve që lidhen me shëndetësinë – ndajnë mendime të ndryshme sa u përket afateve në lidhje me këtë projektligj.

Kryetarja Fatmire Kollçaku, nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, shfaq besimin se projektligji do të arrijë për miratim në Kuvend gjatë muajit qershor.

“Por, ajo që duhet thënë është se ligji, kur të kalojë në Kuvend, nuk do të jetë menjëherë i zbatueshëm, sepse duhet të krijohet fondi. Megjithatë, qytetarët do të përfitojnë shumë nga sigurimi shëndetësor… Pritjet janë të mëdha, por do të shkohet hapë pas hapi”, thotë Kollçaku për Radion Evropa e Lirë.

Deputeti Shemsedin Dreshaj, anëtar i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e opozitës, përkatësisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është i bindur se nuk ka vullnet politik që kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Sipas tij, as qeveritë e kaluara, as e tanishmja nuk e kanë marrë seriozisht çështjen.

“Ne jemi shteti i vetëm në rajon që nuk kemi sigurime të mirëfillta shëndetësore… Nuk ka gjë më të shtrenjtë se shëndeti, andaj nuk mund të arsyetohet mungesa e Ligjit për sigurime shëndetësore duke thënë se ka kosto të lartë”, thotë Dreshaj.

Mungesa e sigurimit shëndetësor nuk është e vetmja sfidë që mundon punonjësit në Kosovë.

Sipas Inspektoratit të Punës, shumë prej tyre – sidomos në sektorin privat – ankohen edhe për orare të stërzgjatura të punës, paga të ulëta, mungesë kontratash, punë në fundjavë etj.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve që shënohet çdo 1 maj, punëtorët në Kosovë i gjen me pagë mesatare prej 520 eurosh dhe me minimalen që sillet nga 130 deri në 170 euro. /REL/

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vdes veterani i UÇK-së nga Dragashi, Osman Shala

0

Ka vdekur veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dragashi, Osman Shala.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga bashkëluftëtarët e tij.

“Sot ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Osman Shala, nga fshati Brezne.

Ngushëllime faniljes, bashkëluftetarëve dhe miqëve!”, thuhet në njoftimin e tyre.

 

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 19 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 32 persona, ndërkaq 24 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

0

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës.

Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Policia deklaron se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”, transmeton Klankosova.tv

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

0

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve.

Sipas Meteo Kosova, ato do të jenë të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, por ka mundësi të ketë edhe breshër, transmeton Klankosova.tv

“Po ashtu, do të ketë edhe koncentrime të pluhurit Saharian, me ç’rast të reshurat do të jenë të përziera me baltë. Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 55 km/h!”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21 gradë Celsius.

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

0

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli live në Instagram dhe prezantoi me ndjekësit të bijën Luna Mari Ejlli. 

Luizi tregoi se ia vendosën emrin Luna pasi ky emër i pëlqente shumë Kiarës, ndërsa Mari pasi dy gjyshet e çiftit quhen Maria. Gjithashtu Luizi tregon se ky emër i ka pëlqyer edhe prej aspektit fetar emri i Shën Marisë. Dashje padashje Luizi zbuloi se Kiara lindi me prerje cezariane.

“Unë kam botën tani në duart e mia! Për sa i përket djalit nuk kam asgjë kundra por edhe një vajzë tjetër nuk do të ishte keq jo për gjë por më ngjajnë mua vajzat. I ka pëlqyer Kiarës ndërsa Mari se është Shën Maria gjithashtu me këtë emër është gjyshja e Kiarës edhe gjyshja ime shumë rastësi. Thonë se kur vjen fëmija vjen mbarësia.”-thotë Luizi.

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

0

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët u përballen në “Signal Iduna Park”, në një sfidë dramatike.

Kjo përballje e cila  u zhvilluar në një atmosferë të ‘çmendur’ nga tifozët e Dortmundit, ka dhuruar një sfidë tejet interesante, anipse u shënuan vetëm një gol.

Fullkrug (36’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Dortmundin.

Të dy skuadrat krijuan raste të shumta, madje, PSG në pjesën e dytë dy herë qëlloi shtyllën, por assesi nuk ia doli që të paktën një herë të çoj topin në rrjetë.

Skuadra finaliste do të përcaktohet në ndeshjen kthyese që do të luhet në Paris.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

0

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në 2:2.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri prej 10:2, derisa më pas e ngritën epërsinë në 23:10, por verdhezinjtë nuk u dorëzuan dhe çereku i parë përfundoi 26:20.

Ylli në periudhën e dytë ngriti sërish epërsinë në 12 pikë, 32:20, por nga moment pejanët rikthehen, duke bërë përmbysjen në 35:36, e më pas u zhvillua lojë e barabartë, duke përfunduar në 47:46.

Super ndeshje u zhvillua në pjesën e dytë. Në periodën e tretë u zhvillua lojë e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi dhe luftë e madhe u zhvillua në parket, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 62:59.

Luftë e madhe u zhvillua edhe në dhjetë minutat e fundit, ku u zhvillua dramë deri në fund.

Vendasit dy minuta nga fundi po fitonin me shtatë pikë epërsi 79:70, por kampionët nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat në 80:79, ku patën edhe aksionin e fundit, ku Larry Thomas shënoi për 80:81.

Te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Alonzo Verge Jr me 32 pikë, dhjetë kërcime e 12 asistime, kurse te Peja më i miri ishte Justin Davis me 22 pikë e 11 kërcime.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Pejë, ku do të vendoset se kush do të kalojë në finale.

Në finale, tashmë është kualifikuar Trepça, që eliminoi Sigal Prishtinën 3:0 në gjysmëfinale.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri