Home Blog Page 1128

Gabimi i Noes

0

Enver Sulaj

Sot bie shi mbi çatinë time
Dhe mbi qepallat tua të egërsuara
nga mërzia e stinës.

Diejt e përflakur janë zbehur sot
Vranësira ka hijezuar të papriturën e pritjen mizore.

Noe gaboi në projektin e tij
Në varkë s’do të duhej të ishte kapiten.

Prill, 2024

1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal

0
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “gjatë 12 muajve të fundit kemi dëshmuar kujdes të shtuar për gjendjen e punëtorëve në shoqërinë tonë. Inspektorati Qendror i Punës për të mbikëqyrur të drejtat e punëtorëve në vitin 2023, në krahasim me vitin 2020, ka trefishuar numrin e inspektimeve, duke realizuar 8,114 inspektime. Kemi dyfishuar buxhetin për Inspektoriatin i cili përgjatë viteve 2022 dhe 2023 përmes procedurave të rekrutimit ka dyfishuar numrin e inspektorëve të punës. Sivjet numri i inspektorëve arrin në 150 duke përmbushur kësisoj premtimin tonë për pesëfishim të numrit të inspektorëve të punës”.
“Filluam mandatin me masa që nxisin deklarimin e punëtorëve sikurse masa 1.2 e Pakos së Ringjalles Ekonomike. Sepse një punëtor i padeklaruar e pa kontratë, nuk mund të kërkojë as realizimin e të drejtave që i takojnë. E punën për deklarimin e punëtorëve e intensifikuam me nisjen e inspektimeve të përbashkëta të Inspektoratit të Punës dhe Administratës Tatimore të Kosovës ku vetëm dy muajt e parë janë deklaruar mbi 10 mijë punëtorë. Në proces është edhe rregullimi i deklarimit të punëtorëve sezonalë dhe në sektorin e amvisërisë, problem ky disa vjeçar, duke u siguruar kështu që të kemi pagesë të kontributeve pensionale dhe trajtim të dinjitetshëm në të gjithë sektorët e ekonomisë”, ka shkruar Kurti.
Më tej, Kurti ka thënë se Qeveria që ai drejton ka ndërmarrë një sërë masash të punësimit të cilat rezultuan në shtim të punësimit për 70 mijë vende pune në tri vitet e para të qeverisjes.“E krahas masave për punësim, morëm edhe masa për rritjen e pagave. Në sektorin privat subvencionuam rritjen e pagës për 17 mijë punëtorë, kurse në sektorin publik vitin e kaluar ngritëm pagat për 17% mesatarisht e sivjet edhe për 5% tjera. Për rreth 100 mijë punëtorë të sektorit privat miratuam edhe projektligjin që mundëson rritjen e pagës minimale, dhe zbatimi do të fillojë sapo ligji i votuar në Kuvend të Republikës të zhbllokohet nga Gjykata Kushtetuese”.

Kurti ka thënë se “Agjendën e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe punësimit do ta pasurojmë me ndryshimin e Ligjit të Punës dhe Punësimit përmes së cilave do të sigurojmë më shumë të drejta e më shumë mundësi për punësim dinjitoz”.

“Sot është dita kur duhet të tregojmë aktualisht por edhe të përkujtojmë punëtorët historikisht. Në antikitet dhe mesjetë nganjëherë caktoheshin ditët e lira për punëtorët dhe zejtarët. Gjatë Revolucionit Francez një ditë pune e muajit shtator u caktua si ditë feste. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shumë gjenerata 4 Korriku u festua edhe si Dita e Punës. Kjo praktikë filloi në vitin 1790 kur disa sindikata u bashkuan zyrtarisht me Shoqëritë Jeffersoniane Republikane-Demokratike që luftonin tendencat aristokrate të kohës. Të punësuarit besonin që vetëm duke u bashkuar përmes solidaritetit ashtu siç kishin bërë 13 kolonitë ata do të fitonin fuqinë kolektive për t’i tejkaluar sfidat drejt një të ardhme më të mirë. Në vitet 1820-1830, festimi i 4 Korrikut si ditë e punëtorëve u bë traditë – përmes saj synohej kompletimi i ngjarjes së Ditës së Pavarësisë më 1776, bashkim pra edhe në vendin e punës, dhe kundër tendencave të vjetra të punëdhënësve që trajtonin punëtorin si shpenzim që duhet kontrolluar. Festimi i 4 Korrikut si ditë e punëtorëve në këtë dritë zgjati deri më 1880 kur doli ngjarja e 1 Majit dhe Dita e Punëtorit”, ka shkruar kryeministri.

Ai ka thënë se është me rëndësi të kujtohet që punëtorët asokohe nuk gëzonin trajtimin njerëzor që e kanë sot.

“Punohej nga 10 deri në 16 orë në ditë, për shtatë ditë gjatë javës. Vendi i punës ishte i rrezikshëm e nuk ofrohej kurrfarë mbrojtje. Pagesa për punën e bërë ishte shumë e ulët. Ndryshimet që erdhën më vonë nuk erdhën si pasojë e gjenerozitetit të punëdhënësve ndaj punëtorëve. Ndryshimet erdhën përmes organizimit të punëtorëve të cilët punuan shumë dhe kaluan përplot sfida për t’u bashkuar e për të fituar aleatë në betejën e tyre për më shumë të drejta. Në këtë sekuencë kujtojmë rezistencën e punëtorëve në Çikago të cilët me 1 Maj 1886 hynë në grevë të përgjithshme me kërkesën për orarin 8 orësh të punës, kërkesë kjo që shihej si diçka absurde asokohe por që tashmë ishte bërë pjesë e një lëvizje botërore të punëtorëve. Greva kulmoi me ngjarjen në sheshin “Haymarket” në Çikago ku u vranë punëtorë e policë dhe u plagosën mbi 200 persona. Nga kjo ngjarje 1 Maji festohet botërisht si dita e punëtorëve”.

“1 Maji na mëson se vetëm të bashkuar në shoqëri dhe në vendin e punës mund t’i sigurojmë të drejtat tona e të punojmë për një të ardhme prosperuese për të gjithë. Ky mësim është i vlefshëm sidomos sot marrë parasysh makro agresionin në botë me pandemi, luftë, autoritarizma në ngritje dhe kriza ekonomike. Megjithëkëto, mikro agresioni i çështjeve të tjera që në përditshmëri prekin jetën dhe punën e punëtorit ka tendencë të shtyhet e të lihet anash dhe kjo nuk bënë të ndodhë. E shohim edhe në vendin tonë, nga njëra anë i jepet hapësirë dhe provohet të projektohet një interesim për çështje që lidhen me gjeopolitikë dhe fqiun autokratik, kurse në anën tjetër lufta e punëtorëve në sektorin privat kundër punëdhënësve oligark nuk paraqitet, shtypet e ndrydhet dhe mbahet qëllimisht e heshtur. Punëtorët në sektorin privat duhet të jenë në solidaritet me njëri-tjetrin dhe të organizohen nëpër sindikatat e tyre. Ne duhet të jemi aleatët e tyre të besueshëm e të gatshëm. Vetëm të bashkuar, me sindikata të fuqishme dhe me mbështetje të gjerë shoqërore dhe institucionale zmbrapsen tendencat e punëdhënësve oligark për të shfrytëzuar dhe heshtur punëtorët. Më shumë bashkim, më shumë organizim, më shumë fuqi!”, ka shkruar Kurti.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksion pranveror në Prizren, nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

0

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, nga sot do të fillojë aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme nga të gjitha amvisëritë.

Aksioni do të realizohet në datat 1-7 maj, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të komunës, ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

“Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt. Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave. Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit”, thuhet në njoftim.

Shërbimi bëhet vetëm dy herë në vit dhe është pa pagesë./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Protestuesit kërkuan dialog dhe rritje të pagave për së paku 30 për qind

0

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve. Marshi protestues nisi nga Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar drejt shesheve të Prishtinës, për tu ndalur para Qeverisë, ku krerët sindikalistë mbajtën edhe nga një fjalim.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se Qeveria e Kosovës po i ik dialogut me sindikatat.

“Kemi bërë shumë angazhime dhe kemi pasur gatishmëri që kërkesat legjitime të anëtarësisë dhe pensionistëve t’i bashkëbisedojmë me qeverinë dhe të angazhohemi bashkërisht për realizimin e tyre, por qeveria vazhdon ti ik dialogut dhe prandaj duke respektuar zërin e anëtarësisë jemi këtu në këtë protestë”, ka thënë Jashari.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të realizojë kërkesat e tyre, ndryshe ka paralajmëruar veprime të tjera sindikale.

Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtoreve të Sektorit Privat, ka thënë se kjo sindikatë i adreson kërkesat e tyre çdo ditë, mirëpo nuk ka ende asnjë zgjidhje.

“Para se të vinte në këtë qeveri, ky kryeministër na pat lodh. Zgjidhjen nuk po e kërkojmë te Qeveria por te liberalizimi i vizave, që nëse vazhdon kështu edhe dy vite kryeministrin nuk ka kush ta bartë me xhipa të zi sepse Kosovën defacto 150 mijë punëtorë e braktisën në tre muajt e parë të këtij viti”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, tka deklaruar se prania e tyre në masë të madhe, tregon për fuqinë që e kanë. Ai i bëri ftesë ekzekutivit që të angazhohet për dialog me sindikatat.

“Prania jonë këtu është dëshmi e besimit tonë në fuqinë e dialogut dhe angazhimit konstruktiv. Jemi mbledhur për të nxitur mirëkuptim për hapa të mëtutjeshëm. Qeverisë i bëjmë ftesë të hapur për tu angazhuar për dialog. Kërkesat tona lindin nga një dëshirë e përbashkët për punëtorët e arsimit, sektorit privat, dhe gjithë punëtoret në Kosovë”, ka theksuar Hykolli./RTK

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zhduket policja nga Rahoveci

0

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën.

Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga Policia e Gjakovës.

Ende nuk dihet asgjë për fatin e saj.

“Dje është raportuar por dyshohet që nga e diela në mëngjes nuk është në kontakt me askend, s’ka qasje as në telefon e as nuk është parë nga ajo kohë”, thanë nga policia/ Klankosova.tv

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

0

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës.

Quni në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka thënë se në raport me Serbinë gjatë luftës gjithmonë kanë krijuar epërsi.

“Ne brenda disa ditëve arritëm me i marrë objektet dominante strategjike nga ku e kontrollonim një hapësirë të konsiderueshme të terrenit, do të thotë drejtim të magjistrales Gjakovë-Pejë, kishim mundësi me forcën e zjarrit me altileri me godit caqet e ndryshme, kurse me prezencën tonë fizike pamundësonim forcat serbe me i rimarr pocizionet të cilat tanimë ishin në duart tona.

Gjithnjë me parashikime me idenë se operacioni ynë ka me motivuar te rinj dhe të reja që do të na bashkëngjitën dhe kështu edhe ndodhi”, ka pohuar Quni.

Ai tutje ka thënë se dita-ditës forcoheshin duke krijuar epërsi kundër forcave serbe,

“Në numër gjithherë ishim më të fortë, në teknik, me furnizime të reja dhe çdo ditë kishim përvojë më të madhe, më të konsoliduar më të disiplinuar dhe ai raporti në mes forcave tona dhe forcave serbe fillojë dukshëm me ndryshua, do të thotë ne krijonim epërsi. Gjithnjë me idenë se lufta fillon nga kufijtë perëndimorë, por do të përfundon në kufijtë lindor”, ka thënë Quni duke shtuar se ishin të përgatitur për luftë më të gjatë./Gazeta10

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

0

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk e di se ku ndodhet

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është nën hetime./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

0

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes pikës kufitare të përbashkët Shqipëri-Kosovë me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

Më herët, kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës. Qytetarët e Kosovës që kanë zgjedhur të udhëtojnë sot thonë se zbatimi i kësaj marrëveshje lehtëson ndjeshëm kalimet në kufi.

Ndërkohë, që në orët e para të ditës së sotme, pika doganore e Morinës është përballur me një fluks të madh udhëtarësh nga Kosova, të cilët udhëtonin drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e 1 Majit, por edhe për të kaluar disa ditë pushimi.

Vetëm në orët e para të ditës së sotme, nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri rreth 5 mijë shtetas të Kosovës dhe 3 mijë mjete të vogla e dhjetëra autobusë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Serbia arreston edhe dy kosovarë

0

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info. 

Mediat serbe kanë bërë të ditur se ata janë arrestuar në pikën kufitare të Shidit, pasi, siç pretendojnë ata, “zyrtarët kanë gjetur cigare të fshehura pa banderola në atë automjet”.

“Në këtë autobus, në një pjesë të fshehur, policia ka gjetur gjithsej 1.678 paketa cigare, në vlerë prej rreth 638.000 dinarësh”, thonë ata, raportojnë mediat serbe.

Të arrestuarit janë shoferi R.H. (51 vjeç) dhe konduktori R.A. (40 vjeç), transmeton Zeri.info.

Po ashtu thuhet se ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  


Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

0

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet.

2. Ji tolerant me njerëzit që kanë humbur rrugën e tyre. Injoranca, xhelozia, zemërimi dhe babëzia burojnë të gjitha nga një shpirt i humbur. Lutu që ata të gjejnë rrugën.

3. Kërkoje vetveten, ti vetë. Mos lejo që të tjerët të krijojnë rrugën tuaj për ty. Është rruga jote dhe vetëm e jotja. Të tjerët mund të ecin me ty, por askush nuk mund të ecë për ty.

4. Trajtoji mysafirët në shtëpinë tënde me nderime. Shërbeju ushqimin më të mirë, ofroju shtratin më të mirë dhe trajtoi me respekt dhe nder.

5. Mos merr atë që nuk është e jotja, as nga një person, komunitet apo kulturë. Nuk është fituar dhe nuk të është dhënë. Nuk është e jotja.

6. Respekto çdo gjë të vogël mbi tokë.

7. Ndero mendimet, mendimet, dëshirat dhe fjalët e njerëzve të tjerë. Le të shprehë secili vetveten.

8. Asnjëherë mos fol keq për të tjerët. Energjia negative që vendos në univers do të shumëfishohet kur të kthehet tek ti.

9. Të gjithë bëjnë gabime. Dhe të gjithë gabimet mund të falen.

10. Mendimet negative shkaktojnë sëmundje të mendjes, trupit dhe shpirtit. Praktiko optimizmin.

11. Natyra nuk është PËR ne, por një PJESË e jona. Kafshët, bimët dhe çdo krijesë tjetër, janë të gjitha pjesë e familjes së botës.

12. Fëmijët janë farat e të ardhmes sonë. Duhet të mbjellësh dashuri në zemrat e tyre, dhe t’i mbushësh me urtësi dhe mësime të vyera për jetën. Kur të rriten, jepu hapësirë të piqen.

13. Mos e lëndo zemrën e të tjerëve. Helmi i dhimbjes që shkakton do të kthehet tek ti.

14. Ji i ndershëm gjithë kohës. Ndershmëria dhe e vërteta janë testet e vullnetit të njeriut në këtë botë.

15. Ruaj ekuilibrin. Stërvit trupin për të fuqizuar mendjen. Pasurohu në shpirt për të kuruar dhimbjen emocionale.

16. Merr vendime të ndërgjegjshëm për atë që do të jesh dhe si do të reagosh. Ji përgjegjës për veprimet e tua.

17. Respekto hapësirën personale të të tjerëve. Mos prek sendet personale të të tjerëve – sidomos objektet e shenjta dhe fetare. Kjo është e ndaluar.

18. Ji i vërtetë, së pari me veten tënde. Nuk mund të ushqesh dhe ndihmosh të tjerët, nëse nuk ushqen dhe ndihmon veten së pari.

19. Respekto besimet e të tjerëve. Mos u përpiq t’u imponosh të tjerëve besimet e tua.

20. Ndaje pasurinë me të tjerët. Bëj bamirësi.