Home Blog Page 1138

Moti sot: Shi dhe vranësira

0

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-39 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren – Tetovë

0

Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat të ashpër mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe deputetëve të grupit parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli e Artan Abrashi, në seancën e mbajtur të enjten (sot).

E gjithë përplasja nisi pas deklaratës së deputetit Shala, i cili adresoi një serë kritikash lidhur me këtë projekt.

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Sipas tij, marrëveshja për ndërtimin e tunelit përmban tetë nene të shkruara keq dhe të paqarta.

Ai e quajti të dyshimtë edhe mënyrën si parashihet të realizohet projekti.

“Më habit marrëveshja sepse një investim kaq kapital i ka tetë nene të cilat janë të shkruara keq e të paqarta. Kjo marrëveshje përcakton mënyrën dhe metodologjinë e një projekti dhjetëra milionësh. Gjithçka u lihet dy grupeve të punës. Në asnjë nen të marrëveshjes nuk kemi qartësi juridike. Për më keq, as zgjedhjen eventuale të kontesteve nuk e definon. Nuk ka auditim. Jashtëzakonisht e dyshimtë mënyra se si ka me u realizu ky projekt”, ka thënë Shala.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Në kundërpërgjigje deputeti nga GP i LVV-së, Haxhi Avdyli akuzoi PDK-në se me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ka bllokuar mbi 300 milionë euro.

“Derisa PDK ka vendim partiak që nuk merr pjesë në votime të marrëveshjeve dhe i bllokon ato, del kolegu ynë e na i shet këto- jo neni, projekti, tuneli, krejt kjo është demagogji. Prandaj i bëj apel qeverisë të lobojnë në BE për heqje të sanksioneve ndërsa Shala të loboj në partinë e tij t’i heq sanksionet me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Janë mbi 300 milionë euro që i ka blloku PDK-ja”, tha ai, raporton Kallxo.com.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Edhe deputeti i LVV-së, Artan Abrashi tha se ishin të kota arsyetimet e deputetit Shala.

“E habitshme se si pamë këso arsyetimesh të paqëndrueshme nga partia që e mban pushtetin në Prizren për një projekt që është aspiratë historike e qytetarëve që jetojnë aty. A e din sa mundi është harxhu me e bind palën maqedonase për këtë projekt”, tha ai.

Edhe për këtë deklaratë, deputeti Shala pati një kundërpërgjigje.

Ai tha se “është për me ndërtu rrugën, por jo me vjedh”.

“Me projekte kapitale nuk vidhet. Në projekt e keni nis rrugën pa e dit ku është tuneli. Ku e keni projektin, ku e keni studimin, bazën ligjore? Nuk e dini as ku keni me hy në tunel. A e dini çka po bëni ju? Kjo është për prokurori. A e dini ku jeni ka shkoni? Jo me vjedh në emër të tunelit”, tha ai.

Më 13 gusht 2023, kryeministri Albin Kurti përmes një videoje të publikuar në Facebook ka thënë se bashkë me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë diskutuar edhe për rrugën Prizren-Tetovë.

Sipas tij, në bazë të parallogaritjeve, kostoja e këtij projekti infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro.

“Prej tyre afër 150 milionë euro janë për tunelin 6.4 kilometërsh përmes malit të Korfit (Vërtopit), e që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai i Kalimashit. Ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik”, ka shkruar ai.

Në shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës dhe ajo e maqedonase nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e rrugës që do ta lidhte Prizrenin në jug të Kosovës me Tetovën në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

0

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për tu kualifikuar në finale i nevojitet edhe një fitore.

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë gjatë gjithë çerekut të parë në epërsi dhe e fituan këtë pjesë 28:21, derisa në periudhën e dytë, prishtinasit kishin epërsi deri në dhjetë pikë, kurse pjesa e parë përfundoi 48:40.

Por, në pjesën e dytë u rikthyen mitrovicasit, duke ngushtuar epërsinë, derisa dramë u zhvillua në fund, kur Sigal Prishtina, dy minuta nga fundi po fitonte 85:81, por mitrovicasit në momentet vendimtare u treguan më të vëmendshëm dhe me pesë pikë radhazi e fituan ndeshjen 85:86, duke avancuar në serinë gjysmëfinale 2:0.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Donte Clark shënoi 17 pikë e pesë asistime për vendasit, kurse te mysafirët u dallua Darnell Edge me 28 pikë, katër kërcime e tetë asistime.

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

0

 

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte zgjatur takimi i drejtuesit ekzekutiv të Kosovës i ka folur për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë se sa për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.

“Realiteti është se është kryeministër i Kosovës dhe duhet më tepër me u marr me çështjet tona, të Kosovës, sepse shqiptarët në Republikën e Maqedonisë e kanë lidershqipin e vet”, u shpreh ai për TV Arbëria, transmeton Nacionale.

I pari i Komunës së Prizrenit, foli edhe rreth çështjes së korrupsionit, për të cilën tha se është çështje shumë e ndjeshme.

“Aty ku ka zhvillim, kapital ka ekonomi, korrupsioni është i paevitueshëm, ajo që na duhet me e bë është me e menaxhu korrupsionion me e pru në një nivel të ulët”, tha Totaj.

Videon mund ta gjeni këtu.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

0

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre në Paris

“Trupi i Esat Pashë Toptanit është varrosur në varrezat serbe në Paris. Nga 13 qershori 1920 deri në mesin e viteve 1922 trupi i Esat Pashë Toptani qëndroi në morg dy vjet, duke qenë në pritje për t’u kthyer për t’u varrosur në Shqipëri. Mbas refuzimit nga politika shqiptare u bë varrosja në varrezat civile në Paris. Në 1934-ën me rastin e 15-vjetorit të mbylljes së Luftës së Parë Botërore, zhvarroset nga varrezat civile dhe varroset në varrezat e aleatëve të Luftës së Parë Botërore, në një memorial, që ishte ndërtuar, ku ishin varrosur një pjesë e mirë ushtarësh serbë, sepse Serbia kishte humbjet më të mëdha ushtarake, por kishte dhe nga kombësisë e tjera. Gjithë miti që e kanë marrë serbët e kanë varrosur atje është i rremë, është thjeshte politikë.”, tha studiuesi në DritareTV./K.C/dritare.net

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

0

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, në kategorinë deri në 52 kilogram.

Jo më kot është e para e botës në kategorinë e saj, dhe këtë e dëshmon në çdo garë që merr pjesë.

Distria e nisi nga raundi i dytë garën në Kroaci, ku u përball me ukrainasen Anna Borodina, të cilën e mposhti me dy Waza-ari, për të kaluar në çerekfinale.

Në 1/4 e finales kishte punë me kroaten Ana Viktorija Puljiz, por që krenaria jonë dëshmoi edhe një herë formën fantastike, duke e rrëzuar atë me Ippon në Tatami, për ta fituar ndeshjen.

Pas fitores ndaj kroatës, Krasniqi siguroi gjysmëfinalen, aty ku u takua me garuesen nga Spanja Ariane Toro Soler, të cilën fillimisht e përplasi në tokë për një Waza-ari, duke e vendosur atë në presion, dhe nga presioni i madh spanjollja mori tre shido, për t’u eliminuar nga gara.

Me fitoren ndaj Soler, Distria Krasniqi siguroi një medalje për Kosovën, duke arritur në finalen e madhe, ku u përball me italianen Odette Giuffrida, e cila është në vendin e pestë në botë në këtë kategori.

Përballja finale shkoi në Golden Score, por Distria dominoi gjatë tërë kohës, duke çuar drejt dy ndëshkimeve kundërshtaren e saj në kohën e rregullt.

Kjo i ndihmoi shumë asaj që me të filluar Golden Score e fitoi ndeshjen me një pikë për t’u shpallur kampione e Evropës në Xhudo, në kategorinë deri në 52 kilogram.

Për Distria Krasniqin, kjo është medalja e dytë e artë në vitin 2024, pasi kishte fituar në shkurt Paris Grand Slamin, ndërsa në mars mori medaljen e bronztë në Tbilisi Grand Slam./Nacionale

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

0

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Kjo ngjarje shënon një festë të traditës dhe trashëgimisë së qytetit, duke sjellë në pah rëndësinë dhe përjetësinë e kulturës lokale, shkruan “PrizrenPress”.

Vizitorët patën mundësinë të shijonin dhe të blejnë produkte vendëse artizanale, veshje kombëtare, gatime tradicionale dhe shumë të tjera.

Aktivitetet e organizuara gjatë gjithë ditës në qytetin muze e bënë këtë ngjarje tërheqëse për të gjithë, duke shtuar numrin e vizitorëve që vazhdimisht rritet.

Prizreni vazhdon të jetë një pikë referimi për të përjetuar thellësinë e traditës dhe kulturës së tij./PrizrenPress.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

0

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit të vdekjes së tij.

Çitaku ka theksuar se heroi Vata kishte guxim që ta ëndërroj lirinë.

“Në nderim të heroit Fadil Vata, i cili pati guxim ta ëndërroj lirinë dhe e pati forcën e mendjes që të punojë deri në vetëmohim për të.  Lavdi!”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

“Vizitova Krushën e Madhe, e njoha në audiencë zonjën Hoti…”/ Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

0

Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur masakrat e tmerrshme që janë bërë nga shteti i Serbisë në Kosovë.

“Kosova do të kujtojë 25 vjet të vrasjeve masive më të tmerrshme gjatë konfliktit. Në Mejë, një fshat në Kosovë, rreth 300 burra dhe djem u nxorën nga kolona e refugjatëve dhe u ekzekutuan. Shumë jetë të tjera u shkatërruan atë ditë. Takova të veja dhe nëna të pikëlluara, dhe disa janë ende duke pritur për eshtrat e të dashurve të tyre. Kam vizituar Krushën e Madhe, fshatin e të vejave dhe sot në audiencë e njoh zonjën Hoti. Në fshat, të gjithë meshkujt e moshës 13 vjeç e lart, më shumë se 100 prej tyre, u vranë”, ka thënë Zhbogar gjatë fjalimit të tij në OKB, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, ndaj kësaj ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka raportuar dje Telegrafi.

Pas takimit, Vuçiq ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve.

Kështu ka thënë kryeministri slloven, Robert Golob, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, reagimi i Golob erdhi pasi Vuçiq tha një ditë më parë se “nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, duke komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.

Për këtë ka reaguar edhe Tanja Fajon, ministre e Jashtme e këtij shteti.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë pas diskutimit në Këshillin e Sigurimit është ofenduese dhe e papranueshme për Slloveninë. Kërkojmë shpjegim dhe falje. Kjo deklaratë nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira miqësore. Sllovenia e refuzon një nivel të tillë diskutimi publik. Deklaratat e Presidentit të Serbisë janë të pavërteta dhe janë fyerje për mbarë popullin”, ka deklaruar Fajon.

Ndryshe, të hënën është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku presidentja e vendit, Vjosa Osmani u paraqit së bashku me katër heroinat, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.

Paraqitja e katër heroinave në këtë mbledhje fillimisht u kundërshtua, ku për këtë bëri një reagim edhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ato nuk janë pjesë e stafit diplomatik, transmeton Telegrafi.

Kundërshtimi për pjesëmarrjen e katër heroinave nuk e ndali presidenten Osmani, e cila në fjalimin e saj, i bëri thirrje Vuçiqit që të kërkon falje katër heroinave.

“Viktimat e atij regjimit (Millosheviçit) janë këtu, Vuçiq merr pak kohë e kërko falje. Tregoju të gjithëve nëse ke një shenjë të vogël të humanitetit që ka mbetur në ty”, ishte shprehur Osmani.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri