Home Blog Page 1137

“Beteja 3” në fundjavë

0

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës.

Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë, shkruan PrizrenPress.

GJYSMËFINALET III
E shtunë
19:00 Peja – Golden Eagle Ylli
E diel
19:00 Trepça – Sigal Prishtina

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të shkaktuar në gypin fi 300 mm nga firma “Eskavatori” do të paraqitet problem me furnizim të ujit të pijes në këto Lagje:

Lagjja ‘Bazhderhane’
‘Petrova’
Lagjja ‘Nënë Tereza’

Ekipet operative janë duke punuar në sanimin e këtij defekti dhe me rastin e sanimit, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Gjithashtu, KRU “Hidroregjioni Jugor”, Njësia e Malishevës, ju njofton se sot nga ora 10:00 deri në ora 17:00 do të ketë ndërprerje të energjis elektrike sipas njoftimit të KEDS-it, për shkak të punimeve të planifikuara në tensionin e lartë, kjo ndërprerje do të vazhdoje për dy muaj me reduktime.

Si pasoj e kësaj do të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për të gjithë konsumatorët në Njësinë e Malishevës në përjashtim të atyre që furnizimi kryhet me gravitet.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

0

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili këtë vit shënon edicionin e 68-të. 

Kube LED të lëvizshëm, dysheme LED, drita, video dhe teknologjia e skenës do të kombinohen për të krijuar disa variacione spektakolare në arenë, ndërsa skena vendoset pikërisht në mes të audiencës, në formë kryqi, duke krijuar një përvojë unike 360 gradë që audienca dhe shikuesit do të përjetojnë në maj, shkruan Eurovision.tv, transmeton Zeri.info.

Brenda “Malmö Arena”, skena ndodhet mes 2.168 pajisjeve ndriçimi, ku secili prej tyre ka një burim LED ose lazer. U deshën 4 javë paraprogramim për të marrë dritat në gjendjen përfundimtare në të cilën janë sot.

Prandaj, LED është një komponent kryesor për të gjallëruar skenën në të gjithë lavdinë e saj. Ka rreth 1000 metra katrorë ekran LED brenda dhe mbi skenë. Vetëm LED i dyshemesë së skenës ka një madhësi prej 186 metrash katrorë, ndërsa ekrani LED i sfondit është i matur në 340 metra katrorë.

Do të ketë një ekip me 6 persona menaxhues të skenës në Malmö për tre netët që do të transmetohen drejtpërdrejt. Për t’i ndihmuar ata, ekziston një ekuipazh shtesë i skenës prej 36 personash.

Ata do të kenë vetëm 55 sekonda për ta vendosur skenën në pozicionin e përsosur për secilën nga 37 këngët, duke i vendosur rekuizitat e kërkuara në skenë, ndërsa njëkohësisht do të largojnë rekuizitat e mëparshme. Këto lëvizje janë koreografi dhe prova me kujdes, ashtu si çdo gjë tjetër në Live Show të Eurovizionit të 68-të.

Talentët krijues që qëndrojnë pas konceptit janë Florian Wieder, disenjatori i Prodhimit dhe Fredrik Stormby, disenjatori i përmbajtjes së dritës dhe ekranit.

Kujtojmë se Eurovisioni këtë vit mbahet më 7 ,9 dhe 11 maj në Malmo të Suedisë.

Shqipëria do të garojë e dyta në natën e dytë gjysmëfinale dhe do të përfaqësohet nga Besa Kokëdhimma, me këngën “Titan”.

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

0

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak të asaj se sa shumë ndjeu se e humbi identitetin e saj në atë kohë, ajo as nuk e mendon të njihet me dikë të njohur.

“Sepse nuk dua të njihem thjesht si e dashura e dikujt. E di që jam shumë më tepër se kaq”, tha Fox, 34 vjeçe. “Dhe ndihem sikur kjo u ndodh shumë grave në këtë industri. Ato janë po aq të mira sa partneri i tyre ose mund të bëjnë një karrierë të tërë duke qenë partnere të një djali”.

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

Fox, e cila po lançon një shfaqje të re me arkitektin e famshëm të stilit Law Roach të titulluar “OMG Fashun” në E!, tha se ajo duhet të bëjë një emër për veten. “Unë e kam vendosur veten dhe dua të vazhdoj të vendos veten primare”.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Guardiola: Gara për titull është e hapur

0

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me fitoren e thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni.

“Jap shumë merita sepse e njoh kundërshtarin me të cilin përballemi. Brightoni ka qenë duke luftuar me shumë mungesa këtë sezon. Edhe pse ata ende luajnë me guxim dhe nuk dorëzohen kurrë, ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, ka thënë Guardiola.

“Por është një rezultat i mirë për ne, shumë i mirë. Ne shënuam katër gola, ky është çelësi. Ne folëm si ekip që nëse nuk do të kishim topin do ta vuanim. Lojtarët e bënë shumë mirë. E thashë më parë, atë që kemi bërë në të kaluarën, nuk do të thotë se do ta bëjmë në të ardhmen. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje, ne e dimë se diferencat janë shumë të ngushta. Duhet të fitojmë secilën ndeshje. Çdo ndeshje ne jemi më afër”, ka shtuar Guardiola.

I pyetur nëse titulli tani luftohet vetëm mes Manchester Cityt dhe Arsenalit për titull, Guardiola është përgjigjur: “Nuk është. Ajo që ndodhi me Liverpoolin, dy humbje radhazi, mund të ndodhë me Arsenalin, mund të ndodhë me ne. Ajo që është e rëndësishme është që ne ende jemi atje. Ka shumë lojëra për të luajtur”.

 

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

0

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit TT bashkë me nëntë (9) copë fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Vetëm në muajin mars, diaspora i dërgoi 112 milionë euro në Kosovë

0

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 64.46 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 23.34 për qind dhe bankat me 15.20 për qind.

Derisa, dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13 milionë euro, ndërsa për tre muaj ishin 284.07 milionë euro, njofton Klankosova.tv

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 314.83 milionë euro, duke shënuar rritje prej 2.11 milionë euro krahasuar me shkurtin e 2024-së.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.87 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 74.14 milionë euro.

BQK njofton poashtu se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit mars 2024 janë rritur për 9.26 milionë euro, duke arritur vlerën e 564.49 milionë eurove.

 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

0

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum.

Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e filtrit është e konsiderueshme.

Rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se më 25.04.2024 rreth orës 10:00 nga banorët e fshatit është njoftuar se në lumin e fshatit mungon filtri (kurthi) i vendosur i cili shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Sipas ankuesit vlera e tij është e konsiderueshme. Rasti ne procedure hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

0

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, ceremonia do të mbahet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00.

Gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024” është realizuar nga data 22-26.04.2023, me pjesëmarrjen e FSK-së dhe shteteve partnere.