Home Blog Page 1139

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

0
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim në Kuvend është 300 milionë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend është 300 milionë euro.

“Janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po presin ratifikimin në Kuvend,” ka shkruar Murati.

Sipas tij, pritet që të dërgohet për ratifikim edhe marrëveshja me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë eurosh.

“Së shpejti do të dërgojmë për ratifikim edhe marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë 90 milionë euro. Pra do të bëhen 390 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare të cilat presin votën e deputetëve të Kuvendit.”

Teksa ka thënë se, përveç marrëveshjeve financiare, ka edhe të tjera si Konventa për Importin e Përkohshëm, marrëveshje për sigurime sociale, apo të tilla si Evropa Digjitale, marrëveshje këto të cilat, sipas tij, lehtësojnë të bërit biznes e e përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

0

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj.

Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një në Kosovë dhe tjetrën në Shqipëri për nder të 50 vjetorit të saj në skenë. Më anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë që më datën 8 Qershor do ta mbajë koncertin në Pallatin e Sporteve në Prishtinë ndërsa më 29 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Fejza falënderon bashkëpunëtoret e saj, miqtë, familjen si dhe adhuruesit e këngëve të saj.

“Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë. Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë. Jam munduar qe muzika ime te jete zëri i shpresës, guximit dhe përkushtimit të pathyeshëm të njerëzve tanë në kërkim të një të ardhme më të mirë. Çdo fjalë që kam kënduar reflekton luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit tim. Faleminderit që më keni dhënë fuqinë dhe inspirimin për të vazhduar këtë rrugëtim. Bashkë kemi ndarë lot e gëzime”, shkruan këngëtarja.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

0

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb.

Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë. Në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti ukrainasen Anna Borodina. Ndaj saj realizoi uazari të shpejtë e më pas konfirmoi fitoren me Ippon, me mbërthim.

Flaka Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo humbi në kohën shtesë nga kroatja Tihea Topolovec. Flaka i pësoi tri dënime.

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuzat për krime lufte

0

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Sylejman Selimin, ish-komandantin e UÇK-së nga akuza për veprën “krime lufte”.

Ky vendim, është marrë gjatë seancës së sotme. Po ashtu, nga akuza është liruar edhe Jahir Demaku.

Ndryshe, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku akuzoheshin për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, që parashihet dhe dënohet me nenet 22 dhe 142 të KPRSFJ (që momentalisht penalizohet me nenet 31 dhe 152 të KPRK).

Në aktakuzë thuhej se në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët dhe nenin 4 të Protokollit shtesë II dhe të gjitha rregullat e të drejtës ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë, të pandehurit në cilësinë e pjesëtarëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në bashkëkryerje kishin cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi nga lagja Shipol në Mitrovicë, i ndaluar në qendrën e ndalimit të Likovcit, duke e rrahur atë në mënyrë të përsëritshme, në një datë të papërcaktuar në muajin gusht ose shtator 1998.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Vata do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzues për përkushtimin ndaj atdheut, njofton Klankosova.tv.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

0

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë.

I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish sistemin represiv Milosheviqjan.

Bazuar në këtë fakt ai suspendohet nga puna në vitin 1981-91, në atë periudhë shërbente si mësimdhënës i gjuhës shqipe

Po ashtu dha kontribut për avansim të çeshtjës kombetare në Komunen e Suharekës dhe mbarë Kosovën.

Në vitin 1991 burgoset për shkak se doli kundër arsimimit me planprograme serbe.

Varrimi i Prof. Sahit Sahitaj bëhet me daten 25.04.2024 në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Sopijë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

0

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.

Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për tu shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore.

Gjysmëfinalet 2

E enjte

19:00 Sigal Prishtina – Trepça

Vjedhje në Suharekë

0

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të konsiderueshme.

Rasti është nën hetim nga autoritetet kompetente për të zbardhur ngjarjen dhe për të ndjekur autorët e kësaj vjedhjeje./PrizrenPress.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

0

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të ndiheni sikur sapo keni filluar kur vjen puna për të çliruar disa prej atyre demonëve që i keni mbajtur për një kohë të gjatë. Po ndryshoni dhe me shpejtësi. fundi i prillit vjen si një tsunami, cka nenkupton se jeni në procesin e transformimit të jetës suaj, dhe duke e bërë këtë, nuk jeni aq të durueshëm sa do të dëshironit të jeni kur vjen puna për të falur, harruar dhe thjesht për të ecur përpara.

Me një Hënë në Akrep, nuk mund të mos ndiheni se nuk ka asnjë mënyrë që të qëndroni teksa bëni gabime. Keni nxjerre mësime nga pesimi dhe dëshironi të provoni gjera të reja.

Ju do të kuptoni se gjithçka ka të bëjë me ritmin dhe se megjithëse është monumentale që keni filluar procesin e ndryshimit pozitiv, ka të bëjë ende me kohën. Mos nxitoni. Drejtimi qe keni marre është shumë më mirë se nga keni ardhur; ju i keni mësuar mirë mësimet tuaja. Tani, shkoni në nivelin tjetër; mos garoni. Gjithçka do të jetë mirë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

0

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata.

Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të viteve ‘80-ta.

Vata ndërroi jetë në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtrua ndaj tij nga serbët.

Në nëntor 2021 u përurua shtëpia-muze e heroit Fadil Vata, në vendlindjen e tij në Sallagrazhdë të Suharekës.