14.9 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1143

S`ka rroga, ndërrimi i parë i punëtorëve të `Trepçës` bojkoton punën

0

Ndërrimi i parë i punëtorëve në Trepçë nuk kanë punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota, njofton RTKlive.

Disa prej këtyre punëtorëve i kanë marr vetëm 30 për qind të pagës. Ndërsa minatorët, përfaqësues të Sindikatës për pak pritet të takohen me kryeshefin e Trepçës për të sqaruar këtë situatë, njoftoi për RTKlive, Ibrahim Jonuzi, kryetar i Sindikatës së Trepçës.

Kujtojmë se për shkak të pagave, punëtorët e Trepçës edhe më parë kanë bojkotuar punën. Madje minatorët ishin ngujuar në galeri duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhet. E marrëveshja ishte arritur për marrjen e pagesave të rregullta mujore, ndërsa sa i përket kërkesës për sigurim shëndetësor dhe jetësor, minatorët janë pajtuar që këto çështje të trajtohen më vonë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

UCL/ Barcelona e Atletico, me nga një këmbë në gjysmëfinale

0

Dy skuadrat spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid, kanë arritur t’i fitojnë ndeshjet e para çerekfinale.

Barcelona nga disavantazhi arriti një fitore dramatike 3-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League (UCL) kundër Paris Saint-Germain – fitorja e parë e Blaugranas në Parc des Princes që nga viti 2015.

Barca kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes Raphinas, kurse Parisi arrita ta rrëzojë këtë për 3 minuta në pjesën e dytë.

Dembele dhe Vitinha shënuan për rezultatin 2-1.

Por, në skenë doli sërish Raphinha për të barazuar shifrat. E për rezultatin final u përkujdes Christensen i Barcelonës, kur në minutën e 77-të, pas një harkimi nga këndi, shënoi për rezultatin 3-2.

Në përballjen tjetër, mes Atleticos dhe Dortmundit u shënuan tri gola.

Dy gola i shënuan vendësit, spanjollët e Diego Simeones, në pjesën e parë, ndërsa Dortmundi, krejt çka mundi të bëjë ishte një gol nga Sebastien Haller në minutën e 81-të.

Katërshja e sontme do të përballen sërish të martën më 16 prill, për të siguruar biletën e gjysmëfinales.

Sot luhen dy ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, kryepërballja në Paris

0

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Kryepërballja kryesore e natës së mërkurës pritet të jetë ajo në mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Parc des Princes, duke filluar nga ora 21:00.

Një tjetër sfidë interesante do të jetë edhe ballafaqimi në mes Atletico Madridit dhe Borussia Dortmundit.

Loja do të luhet në stadiumin “Civitas Metropolitano”, duke nisur nga ora 21:00.

Përndryshe, të martën u zhvilluan dy ndeshjet e para çerekfinale ku pati super paraqitje si në takimin e Real Madridit me Manchester Cityn, që u mbyll me rezultat 3-3.

Njashtu edhe në takimin në mes Arsenalit dhe Bayernit, që u mbyll gjithashtu në barazim 2-2.

Te Liria s’ka festë, lojtarët s’morën rroga as për Bajram

0

Kur klubi i futbollit Liria kishte rënë në duart e Rahman Kiçes, në Prizren ishte shtuar shpresa dhe optimizmi se më në fund ky klub do të shihte dritë në fund të një tuneli.

Mirëpo, prizrenasve nuk iu doli siç e prisnin, pronari i ri i klubit.

Bardhezinjtë vjet u rikthyen në Superligë, por do të përshëndeten me të vetëm pas një viti qëndrimi në ligën elitare.

E tash, krahas rezultateve të dobëta, prizrenasit po përballen edhe me një problem, atë financiar.

Një burim brenda klubit i ka treguar “Gazetës Express” se lojtarët dhe stafi, dhe të gjithë atë që punojnë në klub, nuk kanë marrë rroga qe një kohë.

Madje, kanë mbetur mjaft të dëshpëruar se nuk u paguan as në këtë kohë, në prag të festës së Bajramit.

“Lojtarët dhe stafi nuk kanë marrë rroga qe dy muaj e gjysmë. Nuk u paguan as për Bajram, kjo është skandaloze. Tek Liria nuk ka festë, kryesia u arsyetua se po i priste paratë prej Federatës…”, thotë ky burim për gazetën.

“Por, është një dritë në fund të tunelit për kthimin e namit të Lirisë. Ka përpjekje që ky menaxher (pronari Kiçe) i papërgjegjshëm të largohet dhe klubin ta marrin biznesmenë dhe dashamirë të vërtetë që e duan klubin. Sepse ky e kishte veç për biznes. Janë disa iniciativa me mbështetjen e kryetarit të Komunës që klubi t’i merret pronarit aktual dhe t’iu jepet biznesmenëve me klauzola të qarta të funksionimit. E jo siç iu dha këtij, që në fakt iu fal pa asnjë marrëveshje dhe penalizim nëse dështon klubi”, shton ky burim.

“Ani pse ky i premtoi mbi 10 milionë euro investime në 10 vjetët e parë, Kiçe nuk ka paraqitur as garancion bankar. Kjo s’do koment”, nënvizoi ai.

Ky burim i “Expressit” zbulon se edhe më rëndë qëndrojnë punët tek ekipi i vajzave të Lirisë.

“Edhe më keq janë ekipi i vajzave, që janë qe 5 muaj pa paga, ndonëse pagat e tyre mujore janë nga 100 deri në 150 euro. Kjo është një katastrofë”, shtoi burimi i gazetës, duke u mos ndalur me kaq.

“Rezultatet e ekipeve të grupmoshave të reja janë shumë keq. Në Lidhjen Rajonale janë keq. Kadetët dhe juniorët ka dy vjet që kanë rënë nga Superliga dhe ekipi i parë është drejt rënies nga liga, s’ka shpëtim. Publiku prizrenas nuk e ka merituar këtë ‘menaxhim’ nga një kurbetçar që veten e quan menaxher lojtarësh. Ai e shkatërroi klubin.”

Sipas burimit në fjalë, javën e kaluar Asambleja Komunale ka debatuar për FC Liria, ndërsa në rend dite ka qenë suspendimi i një komisioni që e kishte për qëllim t’ia jepte klubit stadiumin “Përparim Thaçi” për një periudhë 10 vjeçare.

Ky komision ishte themeluar në tetor të vitit 2023 dhe fokusin e kishte tek Liria, por që, shton burimi i “Expressit”, shkaku i rezultateve të dobëta, komisioni në fjalë është suspenduar në Asamblenë e Prizrenit, ku kishte tone të ashpra për mënyrën e keqmenaxhimit nga pronari aktual, Rahman Kiçe.

“Gjithashtu, u kërkuan forma që klubi t’i merret atij dhe të ngjallet”, përfundoi burimi i gazetës.

Liria konsiderohet si njëri prej katër klubeve më të mëdhenj në histori të futbollit kosovar, por në këtë sezon nuk i shkuan punët mirë, fillimisht me rezultate, e tash po del që ka edhe probleme financiare. /Gazeta Express/

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në aksin Suharekë-Prizren

0

Një veturë është kapluar nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, në aksin Suharekë-Prizren. 

Indeksonline ka siguruar pamjet e djegies së automjetit, të tipit ”Mercedes”, ku shihet flakë dhe tym i madh.

Zjarrëfikësit kanë dalë në vendngjarje.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, IndeksOnline do të ju mbajë të informuar.

https://www.facebook.com/share/v/sizSyyEFatsJQeik/https://www.facebook.com/share/v/sizSyyEFatsJQeik/

Më poshtë, pamjet:  

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Berisha viziton Bashkësinë Islame të Prizrenit, uron besimtarët për Fitër Bajram

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Dega në Prizren, Zafir Berisha sot ka vizituar Bashkësinë Islame të Prizrenit për të uruar festën kryetarit dhe kryesisë së këtij institucioni.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditës përmbyllëse të muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, muajit të sakrificës të dashurisë dhe paqes mes njëri tjetrit të i’u urojm që sakrifica e Ramazanit t’iu kthehet në mirësi,dashuri dhe respekt për njeriun dhe atdheun.

Le të jetë kjo festë, momenti i unititetit dhe mirëkuptimit më të madh me njëri –tjetrin dhe të sherbej si një vlerë e domosdoshme për ne shqiptarët, për të punuar dhe vepruar për një të ardhmen sa më të mirë të brezave që vijnë pas nesh, dukë vënë interesat e përgjithshme mbi interes personale”, thuhet në urim.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fernandez nuk do të largohet nga Chelsea

0

Enzo Fernandez, ka thënë se nuk ka plane që të largohet nga skuadra e Chelseat.

Fernandez, mes tjerash thekson s e nuk është ende në formën që ka qenë me Argjentinën në Kupën e Botës.

 

“Chelsea ende nuk e ka parë versionin e vërtetë timin… më besoni, do të vijë. Unë jam duke punuar shumë për të arritur atje”.

“Dua të jem versioni im që keni parë në Kupën e Botës. Ndihem mirë, po përmirësohem… por ende nuk ndihem sikur jam 100 për qind. Unë jam ende duke u përshtatur dhe ende nuk ndihem plotësisht vetvetja, por po përpiqem të arrij sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të punoj shumë çdo ditë për ta bërë këtë”.

“Nuk ndihem sikur kam treguar potencialin tim, por përtej kësaj më pëlqen të jem në një klub aq të madh sa Chelsea, duke shijuar Premier League çdo fundjavë me tifozët që janë kaq të pasionuar. Më pëlqen të jem këtu te Chelsea”, ka thënë Fernandez.

Përndryshe, Chelsea ka paguar mbi 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Nënkryetari i Prizrenit viziton Këshillin e Bashkësisë Islame

0

Me rastin e Fitër Bajramit, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, drejtorë e asamblistë si dhe me bashkëpunëtorë të kabinetit vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit ku u pritën nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të KBI-së.

Gjatë kësaj vizite u përçuan urimet te të gjithë besimtarët e fesë islame duke u dëshiruar dashuri, mirëqenie dhe begati në familjet e tyre.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje në Prizren uron besimtarët myslimanë: Me fat Fitër Bajramin!

0

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë : “Me fat Fitër Bajramin!”.

“Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë dashuria mbi urrejtjen, toleranca mbi jotolerancën, paqja mbi dhunën, dhe solidariteti për më të varfërit e jetimët mbi indiferencën e diskriminimin.

Lutemi që Zoti t’ua pranojë agjërimin, lutjet e adhurimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të gjithë atyre që agjëruan. Urime Fitër Bajrami!” – thuhet në urim.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri