17.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1144

Sulmoi fizikisht fëmijën e fqinjit, policia arreston të dyshuarin në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi ka sulmuar fizikisht fëmijën e fqinjit.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 18:13 në Prizren.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Presidentja Osmani uron qytetarët për Fitër Bajram: Solidariteti ndërnjerëzor, trashëgimi e jona e çmuar

0

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit, duke thënë se solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.

“Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!

Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë.

Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!”, shkruan presidentja. /Telegrafi/

Kryeministri Kurti uron qytetarët për festën e Fitër Bajramit

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës për festën e Fitër Bajramit.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se mëshira e mirësia le të jenë normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve.

“Për hajër Fitër Bajrami!

Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet, miqtë dhe të dashurit tuaj në këtë ditë të Bajramit.

Kufizimet e përjetuara, le të bëhen ndërgjegjësim shtesë gjatë gjithë vitit për të mirat që kemi dhe të tjerët që kanë më pak. E mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve.

Me urimin që agjërimi dhe lutjet t’ju jenë pranuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë gëzimi dhe mbarësi përherë”, shkruan kryeministri Kurti.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

0

Pas muajit të shenjët të Ramazanit, miliona besimtarë myslimanë sot në mëngjesi iu drejtohen xhamive në mbarë botën për faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re. Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë dhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shumë besimtarë e përdorin këtë festë edhe si kohë për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment tejet shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj fesë.

Marketing

Kliko

https://www.facebook.com/100063472573487/videos/1820790821750667

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Lumbardhi merr rrugën për të Kaderi në Prizren me motor

0

Çifti i njohur Lumbardhi dhe Kaderi po e shijojnë romancën e tyre që pas daljes nga ‘Big Brother VIP Kosova’.

Një video që ka ngjall reagime të ndjekësve është edhe ajo ku shihet Lumbardhi me motor drejt Prizrenit.

“Kader u nisa për Prizren, bonu gati” ishte shprehur Lumbardhi.

Ndiqeni videon për më shumë.

Arrestohet edhe personi i tretë për një vjedhje në Suharekë, sekuestrohen qindra bizhuteri, një armë e një veturë

0
Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë ka arritur që ta arrestojë edhe të dyshuarin e tretë për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas policisë, arrestimi i personit të tretë është bërë me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur më 29 mars të këtij viti në fshatin Sopij të Suharekës.

“Aty ishte vjedhur stoli ari, një laptop, pushkë gjuetie si dhe 30 copë fishekë. Në lidhje me këtë rast, hetuesit policor me urdhër të prokurorit të shtetit kanë realizuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit të tretë J.T.”

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë 39 copë rrathë dore bizhuteri, 38 copë byzylyk  dore, 57 copë zinxhirë qafe dhe rruaza, 37 vath, varëse për qafë, 13 copë zbukuruese bizhuteri, 26 unaza gishti, 11 copë unaza argjendi, dy copë zinxhir argjendi për qafë , dy orë dore për meshkuj, 15 orë dore për femra, 3 radiolidhje për komunikim bashkë me dy mbushës”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një veturë e tipit Golf 5, i cili dyshohet se është përdorur në rastin e kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Kliko linkun

https://fb.watch/rlfd1uG06g/

 

 

25 vjet nga Beteja e Koshares, Haradinaj: Thyerja e kufirit Kosovë – Shqipëri ishte ditë gëzimi për të gjithë shqiptarët

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin qendror “Beteja e Koshares”.

Ai ka thënë se fitorja në Koshare nuk ishte vetëm fitore morale, ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim edhe për zonat e luftës në brendësi të vendit.

“Sot Kosova shënon një ndër ditët më të rëndësishme të shtetësisë së saj, Betejën e Koshares dhe ditën e miratimit të Kushtetutës. Lufta jonë çlirimtare kishte disa momente vendimtare, prej të cilave edhe beteja në Koshare. Thyerja e kufirit Kosovë – Shqipëri, ishte ditë gëzimi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për luftëtarët e UÇK-së në vija të frontit. Fitorja në Koshare nuk ishte vetëm fitore morale, ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona lufte në brendësi të vendit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar të rënët e kësaj beteje të 25 viteve më parë.

“Në 25-vjetorin e saj, i kujtojmë me respektin më të lartë heronjtë; Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe të gjithë të rënët, që me guximin dhe gjakun e tyre shënuan njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës sonë për liri”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për Kushtetutën e Kosovës e cila sot shënon përvjetorin e saj.

“Në po të njëjtën datë kur nderojmë luftën tonë çlirimtare dhe heronjtë e saj, shënojmë edhe Ditën e Kushtetutës. Republika e Kosovës ka Kushtetutë moderne e të avancuar që është shkruar mbi parimet më të larta të njerëzimit duke lartësuar të drejtat e njeriut, garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave si dhe është garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë – gardiane e fortë ndaj çdokujt që rrezikon sistemin tonë me qasje autoritare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se në këtë përvjetor të Ditës së Kushtetutës, Kosova ka një qeveri e cila vazhdimisht e ka shkelur atë.

“Sot, në 16-vjetorin e shënimit të Ditës së Kushtetutës kemi një qeveri që vazhdimisht ka shkelur Kushtetutën, qoftë përmes nxjerrjes së vendimeve anti-kushtetuese apo mospërfilljes së saj. Andaj i bëj thirrje qeverisë që të tërhiqet nga sjelljet anti-kushtetuese dhe ta ruajnë sigurinë juridike të shtetit”, ka përfunduar Haradinaj.

Policia gjobit Blerandon, shkeli rregullat e komunikacionit

0

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, është gjobitur nga policia.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram. Ai ka treguar se është gjobitur pasi ka shkelur rregullat e komunikacionit, njofton Klankosova.tv.

“Bravo, duhet me më dënu”, tha Blerando në videon me dy pjesëtarë të policisë të cilëve ua shkroi edhe emrat.

“Më mirë me mrri vonë se hiç”, shkroi tutje këngëtari.