Home Blog Page 1161

Prizren/ Ushtarët ukrainas certifikohen për deminim nga FSK-ja

0

Gjatës ditës së sotme në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Lidhja e Prizrenit” në Prizren është mbajtur ceremonia e diplomimit të kontingjentit të parë të deminierëve ukrainas.

Trajnimi gjashtë javor i grupit të parë të personelit Ukrainas në fushën e EOD-së, u realizua nga instruktorët FSK-së, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM).

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova qëndron e vendosur krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera demokratike në mbështetje të luftës së drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit të paprovokuar dhe të padrejtë rus.

Ndërsa Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, tha se populli i Kosovës e kupton më së miri rëndësinë e luftës dhe çmimin e lirisë.

“Populli ynë më mirë se kushdo tjetër e kupton rëndësinë e luftës tuaj ndaj agresorit dhe çmimin e lartë që ka liria. Prandaj jemi të dedikuar krah për krah me aleatët tanë që të ndihmojmë popullin e Ukrainës në përpjekjet e tyre për liri, njëjtë siç na kanë ndihmuar dhe kanë qëndruar pranë nesh aleatët në kohët e vështira, ku edhe sot po e vazhdojmë rrugëtimin së bashku”, tha ai.

Komandanti i FSK-së falënderoi ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen profesionale të FSK-së.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin: Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Hovenier i cili u shpreh mirënjohës dhe i lumtur për këtë sukses.

“Jam i nderuar që jam me ju sot, ku po shënojmë një të arritur të jashtëzakonshme të përfundimit të këtij kursi, që shënon edhe njëherë përkushtimin dhe vendosmërinë e Kosovës për të mbrojtur shtetin e Ukrainës nga sulmi brutal i Rusisë”, tha ai.

Falënderues për këtë mundësi u shpreh edhe koloneli Ukrainas që ishte pjesë e kursantëve i cili fjalën e tij e filloi me një minutë heshtje në nderim të të gjithë të rënëve në mbrojtjen e vendit.

“Ky kurs ka një rëndësi të lartë për ne, pasi që do na ndihmojë që jo vetëm të pastrojmë territorin e vendit tonë nga mjetet e pashpërthyera por edhe të shpëtojmë jetë të popullit tonë”.

Forca e Sigurisë së Kosovës në koordinim me aleatët ndërkombëtarë do të vazhdojë të ofrojë kontributin e saj, me kapacitetet njerëzore dhe logjistike për t’i dalë në ndihmë Ukrainës në qëllimin e saj për të siguruar paqe.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Lumbardhi dhe Kaderi shkojnë ta shohin Vedat Muriqin në stërvitje të Mallorcas

0

Çifti Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj prej disa ditësh ndodhen në Spanjë.

Përveç kohës së mirë që po kalojnë së bashku, ata janë përfshirë edhe në disa aktivitete.

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2 ditën e sotme (e enjte) kanë qenë prezent gjatë stërvitjeve të Mallorcas dhe Vedat Muriqit.

Ata me gjasë do të ndjekin nga afër të shtunën ndeshjen e Mallorcas me Real Madridin, një shpërblim që u fitua në BBVK nga Salihu.

Lumbardhi ndërkaq u shpall edhe fitues i edicionit të dytë të këtij reality shou.

Ai u njoh me bukuroshen nga Prizreni në po këtë format, ku edhe nisi romanca e tyre e dashurisë.

Lumbardhi kujtojmë që ka fituar plot 144 mijë euro nga Big Brother. /Telegrafi/

Kryetari i Prizrenit viziton selinë e OKB’së

0

I pari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në ShBA, ishte edhe në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Qëllimi i kësaj vizite, siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, ishte për t’u njohur nga afër me mënyrën e funksionimit të Asamblesë së Përgjithshme dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën adresohen çështjet e rëndësishme globale të paqes, sigurisë dhe të zhvillimit, raporton PrizrenPress.

“Kryetari Shaqir Totaj, gjatë vizitës në SHBA-të, ishte edhe në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për t’u njohur nga afër me mënyrën e funksionimit të Asamblesë së Përgjithshme dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën adresohen çështjet e rëndësishme globale të paqes, sigurisë dhe të zhvillimit”, njofton Komuna e Prizrenit./ PrizrenPress.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

FSK pranon kamionë ushtarak gjerman në vlerë 2.7 milionë €

0

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë bërë me pesë kamionë ushtarak sot pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mjeteve në vlerë prej 2.7 milionë eurove nga Republika Federale e Gjermanisë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka cilësuar këtë donacion si mundësi për ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të FSK-së.

“Mbështetja me operimet ushtarake të FSK-së është vetëm njëra nga fushat ku Gjermania kontribuon ndjeshëm për sigurinë e vendit tonë”, ka thënë Maqedonci.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka thënë se ky donacion është një hap tjetër gjerman si mbështetje ndaj Kosovës.

“Kjo është një ndihmë për logjistikën në fushën e transportit në përgjithësi. FSK ka patur 10 kamionë dhe tashmë i kemi 15 kamionë”, ka deklaruar ambasadori.

Ky donacion ka ardhur në kuadër të investimit gjerman të vitit të kaluar prej 3 milionë e 800 mijë euro.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Bashkimi synon barazimin e serisë ndaj Yllit

0

Skuadra e Bashkimit nuk do ta ketë aspak misionin e lehtë në mbrëmje kur të përballet me Golden Eagle Yllin në kuadër të serisë çerekfinale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prej orës 18:00, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, luhet përballja e dytë e kësaj serie, në të cilën Ylli avancon me rezultatin e përgjithshëm 1:0.

Bashkimi e humbi duelin e parë javën e shkuar në Suharekë dhe tani po synon ta mposht Yllin për të dërguar serinë në ndeshjen e tretë dhe vendimtare.

Skuadra që shënon dy fitore në çerekfinale, do të avancojë në serinë gjysmëfinale ku i pret përballja me kampionen në fuqi, Pejën. Ylli është më afër gjysmëfinales, pasi shihet favorit edhe në ndeshjen e dytë në Prizren kundër Bashkimit. Përderisa Ylli do të jetë i kompletuar për këtë ndeshje, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Bashkimin.

Ekipi nga Prizreni do të jetë pa fundorin amerikan Isiah Umipig, i cili për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e parë ka përfunduar sezonin para kohe. Sezonin e rregullt, Ylli e përfundoi në pozitën e tretë kurse Bashkimi doli i gjashti.

Tek ekipi nga Prizreni po shpresojnë edhe në përkrahjen e fuqishme të tifozëve për ta mposhtur Yllin dhe për ta barazuar serinë në 1:1.

Në çerekfinalen tjetër të plejofit po përballen Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi. Aktualisht, rezultati është 1:1 dhe ndeshja vendimtare, e cila do ta përcaktoj skuadrën gjysmëfinaliste do të luhet javën tjetër në Prishtinë.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Freeman: Ne, njerëzit jemi më të shqetësuar për atë që kemi se për atë që jemi

0

Disa thënie të Morgan Freeman:

Mënyra më e lehtë për të pasur një humbje të garantuar është të heqësh dorë.

Derisa ndihesh si një viktimë, atëherë do të jesh një.

Falja liron shpirtin, largon frikën.

Ne, njerëzit jemi më të shqetësuar për atë që kemi se për atë që jemi.

Njëherë dëgjova një njeri të mençur duke thënë se nuk ka njeri perfekt, vetëm qëllime perfekte.

Nëse dëshiron të shohësh një mrekulli, bëhu ajo.

Sfidoje veten, është mënyra e vetme që të bën të zhvillohesh.

Kurrë mos lejo krenarinë të jetë principi juaj drejtues, lejo që arritjet e tua të flasin për ty.

152 vite nga lindja e Asdrenit, autorit të Himnit të Flamurit

0

Aleksandër Stavre Drenova i njohur si Asdreni ka lindur më 11 prill 1872 në Drenovë të Korçës, dhe ishte njëri nga poetët me të njohur shqiptarë.

Asdreni, të cilit i kanë vdekur prindërit derisa ishte ende i ri, u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani më 1889. Ai bëri punë të ndryshme dhe kaloi një jetë me vështirësi.

Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX. Në krijimet e para poetike, të cilat i përmblodhi në librin “Rreze dielli” (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisë së Naim Frashërit, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke.

Vepra më e rëndësishme e Asdrenit, “Ëndrra e lotë” (1912) shquhet për pasurinë e motiveve, frymën demokratike dhe nivelin e denjë artistik. Në krijimet e këtij vëllimi poeti demaskoi ashpër pushtuesit e huaj, i këndoi heroizmit të masave popullore në kryengritjet e armatosura të viteve 1911-1912, fshikulloi parinë frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrës ndaj atdheut («Zëri i kryengritësve», «Krerëve tradhëtorë», «Çpërblimi»).

Te ky vëllim u përcaktuan tiparet themelore të krijimtarisë së Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi për problemet shoqërore, notat e ligjërimit të gjallë. Ajo shënoi një hap në kalimin nga romantizmi te realizmi në letërsinë shqiptare. Në krijimtarinë e Asdrenit motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore, në shumë vjersha gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës, është gjithashtu autor i Himnit të Flamurit, një himn kombëtar për të gjithë shqiptarët.

Ngjarja që pasoi, shembja e shtetit të lirë kombëtar, shkaktuan tek poeti një dëshpërim të thellë, që u shpreh në krijimet e periudhës 1914-1920 («Shqipëria më 1914» etj.). Në gjysmën e parë të vitit 20, nën ndikimin e lëvizjes demokratike, poezia e Asdrenit përjeton një hov të ri. Në një sërë veprash të kësaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore për drejtësi shoqërore.

Në heroin e poemës “Burri i dheut” (1920), Asdreni mishëroi përfaqësuesin e vegjëlisë që derdhi gjakun më 1920 për dëbimin e pushtuesve italianë dhe për një të ardhme më të mirë. Në këtë periudhë poeti shkroi një radhë vjershash të rëndësishme si «Hymni i festës», «Fisnikët e Shqipërisë», «Republika shqiptare», në të cilat demaskoi forcat e vjetra shoqërore dhe antipatriotike, që përvetësuan frytet e sakrificave të masave popullore në luftën për çlirim dhe nisën të sundojnë vendin sipas interesave të tyre. Dështimi i Revolucionit Demokratikoborgjez të qershorit 1924 e forcoi frymën e pesimizmit dhe të fatalizmit në krijimtarinë e Asdrenit (Psallme murgu, 1930, dhe një varg krijimesh poetike të viteve 30).

Herë-herë poeti u përpoq të çlirohej nga ndikimet moderniste: në poemën «Trashëgimi» (1935) kritikoi qeverinë për krizën ekonomike e cila në atë kohë kishte përfshirë thuajse mbarë rruzullin. Vëllimin e vet të katërt Kambana e Krujës nuk e botoi dot me gjallje. Në vjershat e viteve të fundit të jetës përshëndeti ngadhënjimin e revolucionit popullor në Shqipëri.

Poeti, publicisti dhe patrioti shqiptar, Asdreni, vdiq më 1947 në Bukuresht, Rumani.

Në ditën e Bajramit, një burrë nga Suhareka arrestohet për dhunë në familje

0

Rastet e dhunës në familje nuk janë ndalur as me rastin e ditës së Bajramit.

Gjatë 24 orëve të fundit, një burrë nga Suhareka është arrestuar për dhunë në familje.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton PrizrenPress.

Njoftimi i Policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR /DHUNË NË FAMILJE

Suharekë / 10.04.2024 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasiqe dyshohet se ka sulmuar viktimat kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Në Prizren, sot mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas

0

Sot, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, do të mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 13.00, përcjell PrizrenPress.

“Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjermania sot i dhuron automjete FSK-së

0

Sot në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me automjete nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 10:30.

“Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri