Home Blog Page 1164

Lumbardhi merr rrugën për të Kaderi në Prizren me motor

0

Çifti i njohur Lumbardhi dhe Kaderi po e shijojnë romancën e tyre që pas daljes nga ‘Big Brother VIP Kosova’.

Një video që ka ngjall reagime të ndjekësve është edhe ajo ku shihet Lumbardhi me motor drejt Prizrenit.

“Kader u nisa për Prizren, bonu gati” ishte shprehur Lumbardhi.

Ndiqeni videon për më shumë.

Arrestohet edhe personi i tretë për një vjedhje në Suharekë, sekuestrohen qindra bizhuteri, një armë e një veturë

0
Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i hetimeve të stacionit policor në Suharekë ka arritur që ta arrestojë edhe të dyshuarin e tretë për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas policisë, arrestimi i personit të tretë është bërë me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur më 29 mars të këtij viti në fshatin Sopij të Suharekës.

“Aty ishte vjedhur stoli ari, një laptop, pushkë gjuetie si dhe 30 copë fishekë. Në lidhje me këtë rast, hetuesit policor me urdhër të prokurorit të shtetit kanë realizuar një urdhër kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit të tretë J.T.”

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë 39 copë rrathë dore bizhuteri, 38 copë byzylyk  dore, 57 copë zinxhirë qafe dhe rruaza, 37 vath, varëse për qafë, 13 copë zbukuruese bizhuteri, 26 unaza gishti, 11 copë unaza argjendi, dy copë zinxhir argjendi për qafë , dy orë dore për meshkuj, 15 orë dore për femra, 3 radiolidhje për komunikim bashkë me dy mbushës”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një veturë e tipit Golf 5, i cili dyshohet se është përdorur në rastin e kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Kliko linkun

https://fb.watch/rlfd1uG06g/

 

 

25 vjet nga Beteja e Koshares, Haradinaj: Thyerja e kufirit Kosovë – Shqipëri ishte ditë gëzimi për të gjithë shqiptarët

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin qendror “Beteja e Koshares”.

Ai ka thënë se fitorja në Koshare nuk ishte vetëm fitore morale, ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim edhe për zonat e luftës në brendësi të vendit.

“Sot Kosova shënon një ndër ditët më të rëndësishme të shtetësisë së saj, Betejën e Koshares dhe ditën e miratimit të Kushtetutës. Lufta jonë çlirimtare kishte disa momente vendimtare, prej të cilave edhe beteja në Koshare. Thyerja e kufirit Kosovë – Shqipëri, ishte ditë gëzimi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për luftëtarët e UÇK-së në vija të frontit. Fitorja në Koshare nuk ishte vetëm fitore morale, ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona lufte në brendësi të vendit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar të rënët e kësaj beteje të 25 viteve më parë.

“Në 25-vjetorin e saj, i kujtojmë me respektin më të lartë heronjtë; Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe të gjithë të rënët, që me guximin dhe gjakun e tyre shënuan njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës sonë për liri”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për Kushtetutën e Kosovës e cila sot shënon përvjetorin e saj.

“Në po të njëjtën datë kur nderojmë luftën tonë çlirimtare dhe heronjtë e saj, shënojmë edhe Ditën e Kushtetutës. Republika e Kosovës ka Kushtetutë moderne e të avancuar që është shkruar mbi parimet më të larta të njerëzimit duke lartësuar të drejtat e njeriut, garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave si dhe është garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë – gardiane e fortë ndaj çdokujt që rrezikon sistemin tonë me qasje autoritare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se në këtë përvjetor të Ditës së Kushtetutës, Kosova ka një qeveri e cila vazhdimisht e ka shkelur atë.

“Sot, në 16-vjetorin e shënimit të Ditës së Kushtetutës kemi një qeveri që vazhdimisht ka shkelur Kushtetutën, qoftë përmes nxjerrjes së vendimeve anti-kushtetuese apo mospërfilljes së saj. Andaj i bëj thirrje qeverisë që të tërhiqet nga sjelljet anti-kushtetuese dhe ta ruajnë sigurinë juridike të shtetit”, ka përfunduar Haradinaj.

Policia gjobit Blerandon, shkeli rregullat e komunikacionit

0

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, është gjobitur nga policia.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram. Ai ka treguar se është gjobitur pasi ka shkelur rregullat e komunikacionit, njofton Klankosova.tv.

“Bravo, duhet me më dënu”, tha Blerando në videon me dy pjesëtarë të policisë të cilëve ua shkroi edhe emrat.

“Më mirë me mrri vonë se hiç”, shkroi tutje këngëtari.

Vdes poetja Lindita Ahmeti

0

Lindita Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga babai i saj, shkrimtari Xhabir Ahmeti, në Facebook, në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit.

“Lajm i tmerrshëm. E humbëm edhe vajzën tonë të mrekullueshme Linditën para një gjysmë ore”, shkroi Ahmeti në orët e hershme të mëngjesit të 9 prillit.

Pas përfundimit të shkollës së mesme në Shkup, ajo vazhdoi studimet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Shkupit, ku u specializua në filologjinë klasike. Me një pasion të flaktë për letërsinë, ajo ligjëroi letërsinë antike në Universitetin e Tetovës dhe punoi në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Quni: Institucionet e sigurisë të jenë të vëmendshme karshi mundësisë së sulmeve nga Beogradi

0

Kosova dhe institucionet e sigurisë duhet të tregojnë vëmendje të veçantë karshi mundësisë së sulmeve nga ato kibernetike, hibride, asimetrike e deri të mundësitë për ndonjë ndërhyrje ushtarake të nxitura nga Moska për të krijuar vatra të reja të krizës.

Kështu tha në një deklaratë për Telegrafin deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Anton Quni.

Sipas tij, situata e sigurisë në Kosovë dhe mundësia për rrezikshmëri nga Beogradi kërkon analizë e studim ditor.

“Është një çështje që kërkon analizë e studim ditor, pasi dinamikat janë të tilla – çdo ditë ka risi. Filluar nga niveli global, marrëdhëniet e superfuqive në veçanti tendencat e Rusisë për një ekspansion jashtë territorit të saj, ekspansion ushtarak. Tani në rrafshin regjional në raportet tona me Serbinë, si aleate e projekteve globale të Rusisë, flasim për një rrezikshmëri, për një vëmendje të veçantë të cilën do duhej të tregonin institucionet e sigurisë, Qeveria e Kosovës karshi sulmeve të ndryshme filluar nga ato kibernetike, hibride, asimetrike e deri të mundësitë për ndonjë ndërhyrje ushtarake të nxitura nga Moska për të krijuar vatra të reja të krizës, poashtu që janë edhe në shërbim të politikave të Beogradit”, ka thënë Quni.

Deputeti Quni po ashtu tha se nëse flasim për ndonjë sulm konvecional ushtarak nga Serbia, mundësitë janë shumë të vogla.

Tutje Quni theksoi se institucionet e Kosovës tashmë janë të përgatitura për tu përballur me natyra të ndryshme që e rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

“Unë gjithmonë i referohem analizave që bëjnë institucionet tona të cilat kanë ekspertizë në këtë fushë. Nëse flasim për ndonjë sulm konvecional ushtarak mundësitë janë shumë të vogla. Nga fakti që Serbia nuk posedon material të mjaftueshëm për ta rrezikuar territorin e Kosovës, mund të ketë ndonjë ndërhyrje të kufizuar në kohë dhe në hapësirë. Po ashtu institucionet tashmë janë të përgatitura për t’u përballur me natyra të ndryshme që e rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin Republikës së Kosovës dhe gjithnjë duhet pasur parasysh se këtu janë KFOR-i me mandat të NATO-s dhe do të ishte një provokim i drejtpërdrejtë ndaj NATO-s”, deklaroi Quni.

Ndërkaq, ditë më parë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani kishte thënë se janë të gatshëm të reagojnë ndaj çfarëdo sulmi të mundshëm.

Elshani, gjithashtu deklaroi se liria e Milan Radojçiqit me grupin e tij, përbënë kërcënim për vendin, ndërsa informacione janë duke mbledhur nga kanale të ndryshme për gjendjen e sigurisë.

“Duke marrë parasysh që Milan Radoiçiq bashkë me njerëzit e tjerë të cilët kanë qenë në Banjska, janë larguar nga ai vend, normalisht që kjo paraqet rrezik dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm gjatë veprimtarive tona policore. Kemi informacione të ndryshme që pranojmë nga kanale të ndryshme, për veprimtari kriminale të ndryshme, por për neve është e rëndësishme të jemi të përgatitur”, thotë Elshani.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tash e disa muaj vazhdimisht ka kërcënuar direkt Kosovën, sidomos pas vendimit të fundit të BQK-së për dinarin.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar nga palët që të përmbahen nga retorika, të cilat mund të nxisin tensione. /Telegrafi/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Kuçi: Kushtetuta e Kosovës ndërtoi bazamentin e shtetit

0

Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën.

Ish-kryetari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Hajredin Kuçi, tha për RTK se Kushtetuta e Kosovës ka reflektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtet sovran dhe të pavarur, për ruajtjen e tërësisë territoriale, por edhe obligimet që Kosova i ka marrë në atë kohë në bisedimet në Vjenë.

Kuçi bëri me dije se në hartimin e saj janë marrë mbi 100 kushtetuta të tjera. “Ne kemi qenë të kujdesshëm të bëjmë krahasimet, kemi marrë mbi 100 kushtetuta të vendeve të tjera që i kemi krahasuar që nga preambula deri në dispozitat përfundimtare e kalimtare”, tha ai. Kuqi tha se kanë marrë edhe krahasime edhe nga Kushtetuta e Kaçanikut, për shkak të historisë.

Ndryshe Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të të njëjtit vit. Si akti më i lartë juridik në vend, Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Nëpërmjet Kushtetutës së saj, Kosova është definuar si një shtet i pavarur dhe sovran, me një sistem demokratik të qeverisjes dhe me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera themelore të shoqërisë. Kushtetuta e Kosovës gjithashtu mbron dhe promovon diversitetin kulturor dhe gjuhësor të vendit dhe siguron një ambient të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët e saj.

Kushtetuta e Kosovës, e cila në pjesë të madhe rrjedh nga pakoja e Ahtisarit, i dha të drejta specifike minoriteteve që jetojnë në Kosovë.

16 vjet pas miratimit të kushtetutës, Kosova vazhdon të përballet me sfida, por ka arritur të promovojë vlerat e saj kushtetuese, duke ndërtuar një shoqëri të lirë, demokratike dhe të hapur për të gjithë qytetarët e saj.

Për këto vite Kushtetuta e Kosovës ishte amendamentuar disa herë./ RTKlive

Hovenier: Jemi partnerë me popullin e Kosovës për vizionin e Kushtetutës

0

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në 16-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, deklaroi se SHBA-të janë krenare për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës deri në përmbushjen e vizionit të përcaktuar në kushtetutë për një Kosovë të lirë, demokratike e paqedashëse.

Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se SHBA-të janë krenare për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës deri në përmbushjen e vizionit të përcaktuar në kushtetutë për një Kosovë të lirë, demokratike e paqedashëse.

“Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë mishëruar në kushtetutën e tyre vendosmërinë për të ‘ndërtuar një të ardhme të Kosovës si vend i lirë, demokratik e paqedashës, që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët…’ Jemi krenarë për mbështetjen tonë teksa si jemi partnerë me popullin e Kosovës për ta arritur vizionin e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter të martën.

Liga e Kampionëve rikthehet me dy super çerekfinale

0

Liga më prestigjioze e futbollit evropian, Liga e Kampionëve rikthehet me super dy ndeshjet e para çerekfinale.

Sfida kryesore e së martës në mbrëmje do të jetë ballafaqimi i Real Madridit me Manchester Cityn.

Këto dy skuadra kanë dhuruar kënaqësi për dashamirësit e futbollit në dy vitet e kaluara, pikërisht në fazën e eliminimit.

Kjo gjë nuk pritet të mos ndodhë edhe sot, me dy ekipet që do të futin në fushë përbërjet më të mira.

Ndërsa, në ndeshjen tjetër Arsenali i bën konak Bayernit të Munichut, që është duke kaluar nëpër momente jo të mira.

Në anën tjetër, Topçinjtë janë në formë të mirë, dhe ani se përballjet e kaluara me kampionin aktual të Gjermanisë nuk u kanë shkuar si duhet – kjo gjë pritet të ndryshojë sot.

Përndryshe, të dy ndeshjet do të luhen duke filluar nga ora 21:00.