13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1168

Ambasadori Malaj: Dhimbja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës mbarë

0

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se masakra e Krushës së Madhe e ka lidhur mbarë botën në pikëllim dhe në vendosmërinë për të kërkuar drejtësi dhe paqe.

Malaj ka thënë nga Rahoveci se vrasjet e rreth 250 personave në Krushë të Madhe para 25 vjetësh ishin sulme mbi “thelbin e dinjitetit dhe lirisë njerëzore”.

“Këto nuk ishin vetëm sulme kundër individëve, ato ishin sulme mbi thelbin e dinjitetit dhe lirisë njerëzore. Dhembja dhe vuajtja e shkaktuar këtu preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë, botës mbarë, duke na lidhur së bashku në pikëllim, por edhe në vendosmërinë tonë për të kërkuar drejtësi dhe paqe”, ka thënë ai.

Ambasadori shqiptar ka thënë se në Rahovec ka shkruar edhe si bashkëqytetar i prekur thellë.

“Si ambasador i Shqipërisë në Kosovë, unë qëndroj para jush jo vetëm si përfaqësues i vendit tim, por si një bashkëqytetar i prekur thellësisht nga historitë e mbijetesës dhe humbjes që ruan ky muze”, ka thënë Malaj.

Malaj ka thënë se “Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë me njëra-tjetrën”.

“Ne ndajmë historinë, ndajmë kulturën dhe një frymë të palëkundur euroatlantike që asnjë fatkeqësi s’mund ta zvogëlojë”, ka thënë Malaj.

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

0

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje dhe mundëson që faktet historike mos të kontestohen. Ai këto komente i bëri në 25 vjetorin e njërës nga prej masakrave më të tmerrshme të luftës në Kosovë, asaj të Krushës së Madhe.

“Ky muze do t’i ndihmojë të gjithë atyre që vijnë ta shohin atë, ta mësojnë atë që ne tanimë e dijmë, të mos lajthitet se faktet historike janë të pakontestueshme”, ka deklaruar ai.

“NATO-ja veproi pikërisht për shkak të krimeve të tmerrshme si ky që kishte ndodhur këtu. Të njëjtën ditë, sekretarja e atëhershme e shtetit, Marilyn Albright tha: “e kemi të pamundur të negociojmë përderisa Millosheviqi shton numrin e forcave, i sulmon civilët dhe i djeg fshatrat në Kosovë”.

“Aksionet e NATO-s kanë synim të shtyejnë paqen dhe sigurinë në Evropë dhe t’i jap fund mizorive dhe krizës humanitare. Si aleancë ne u bëmë bashkë për të reaguar vetëm pasi i kishim shterrur të gjitha alternativat për të ndalur gjakderdhjen”, ka thënë Hovenier.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij dhe solidaritetin me familjet e viktimave në cilësinë e përfaqësuesit të presidentit amerikan në Kosovë.

Hovenier ka thënë se e kupton që familjet dhe të mbijetuarit e kësaj masakre kanë kërkuar themelimin e muzeut qe 25 vjet, teksa është shprehur krenar për kontributin amerikan në proces.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen krenare që i kemi mbështetur deri diku përpjekjet e juaja, përmes trajnimit të 30 kosovarëve për shkathtësi të intervistimit, etikë të historisë gojore dhe arkivimit si pjesë e historisë gojore të Bibliotekës Kombëtare me të mbijetuarit e masakrës së Krushës së Madhe”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Në mesin e disa rrëfimeve të masakrës, ai ka veçuar narrativën e ndërmarrëses Fahrije Hoti në filmin “Zgjoi” të Blerta Bashollit. “Edhe pse u përballën me gjithë ato tragjedi të tmerrshme, gra të Krushës e tejkaluan stigmën, diskriminim, u përballën me mërzinë e tyre dhe vendosën që të krijojnë një jetesë që është e lavdërueshme për çdo individ dhe është më e madhe se individi”, ka thënë ai.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Krushës së Madhe: Asnjëherë s’do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë.

Në këtë masakër janë vrarë 243 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Krasniqi ka thënë se asnjë nga autorët e këtij krimi makabër nuk kanë dalë para drejtësisë.

Ai ka thënë se kjo padrejtësi e madhe vazhdon të injoroj thirrjet dëshpëruese të familjeve të të vrarëve dhe mbarë popullit tonë.

“Sot dhe përgjithmonë, do të jemi në krahë dhe solidaritet të plotë me familjet tona që kanë humbur më të dashurit e tyre. Dhembja e juaj është dhembja e jonë. Lavdi martirëve të Krushës së Madhe”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Selmanaj synon shtrirjen e LDK-së në çdo familje të Prizrenit

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje te të gjithë anëtarët e partisë që të bashkohen për të nxjerrë LDK-në fituese  në Kosovë.

“Sot, e kemi për detyrë që të jemi bashkë, të hapemi, të zgjerohemi dhe të jemi unik rreth sfidave dhe fitoreve të mëdha të LDK-së, për Kosovën dhe Prizrenin.”

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

LDK-ja në Prizren ka shënuar përvjetorin e 34-të të degës së LDK-së në këtë qytet. Për të festuar themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, u organizua një ngjarje ku morën pjesë veprimtarë, aktivistë, veteranë dhe njerëz që kanë dhënë shumë për të mbajtur gjallë LDK-në dhe për të ndjekur interesat kombëtare të popullit të Kosovës.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Selmanaj thekson se edhe pas 34 vjetëve, ata vazhdojnë të jenë të fortë duke punuar me të njëjtin mision për Kosovën dhe Prizrenin.

“Shtrirja e LDK-së në çdo familje, në qytet dhe fshat është detyrë e jona. Ne ofrojmë platformën më të mirë për qytetarët tanë, prandaj rritja dhe fitorja jonë është e pashmangshme. Lidhja Demokratike e Kosovës u themelua nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, dhe synimi kryesor ishte krijimi i shtetit tonë, Republikës së Kosovës,” përfundon Selmanaj/PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  


“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Përurohet Muzeu i masakrës në Krushë të Madhe

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në përurimin e Muzeut të masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, raporton Ekonomia Online.

Muzeu përmban ekspozitën me 200 videointervista me të mbijetuarit e masakrës, 60 artefakte nga të vrarët, të zhdukurit e të mbijetuarit, narracione audiovizuele tematike mbi humbjen, dhimbjen, përjetimin e të mbijetuarve dhe rrëfime për mbijetesën pas luftës.

Më 25-27 mars në këtë fshat u masakruan mbi 200 civil e u dogjën mbi 800 shtëpi.

64 persona nga Krusha e Madhe vazhdojnë të jenë të pagjetur.

Masakra në Krushë të Madhe u bë një pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër Slobodan Milosheviçit dhe udhëheqësve të tjerë serb politikë dhe ushtarakë.

Hajnat futen në tri shtëpi në Rogovë, vjedhin mijëra euro dhe stoli ari

0

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur mbesin pa përkujdesje. Së fundmi, ka pasur plot raste, kur hajnat kanë kryer vjedhje nëpër fshatra, duke funksionuar si grup, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe mbrëmë, në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku hajnat u futën në tri shtëpi.

Sinjali mëson se në shtëpitë ku të dyshuarit janë futur, kanë arritur të vjedhin para të gatshme dhe stoli ari, duke shkaktuar dëme deri në 7 mijë euro.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rastet janë cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tri vjet nga vdekja e Cimës – përkujtohet me mall nga Adelina: U zgjova me dhimbjen e njëjtë si kur u ndave nga ne përgjithmonë

0

Janë bërë tri vite që kur u nda nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima.

Artisti i mirënjohur ndërroi jetë më 26 mars të vitit 2021, ndërkohë që ishte i shtruar në spital për shkak të COVID-1

Humoristi i shumë skeçeve televizive ka lënë një boshëllëk të madh te të gjithë ata që e njohën, posaçërisht te miqtë e familja.

Foto: Screenshot/Instagram

Në përvjetorin e tretë të vdekjes një dedikim për të nuk mungoi as nga vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi.

“U zgjova sot me dhimbjen e njëjtë si para tre viteve, kur u ndave nga ne përgjithmonë”, nis shkrimin Adelina.

 

“Bab kam shumë mall për ty. Sa shumë kam nevojë për një përqafim të ngrohtë dhe fjalët e tua plot jetë e humor. Të dua deri në frymë të fundit”, vazhdon shkrimi.

Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici etj. /Telegrafi/

Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë, nga forcat e regjimit gjenocidial të Serbisë.

Osmani ka thënë se edhe më e rëndë është dhimbja nga fati i pazbardhur i një pjese të anëtarëve të kësaj familjeje.

Sipas shefes së shtetit, drejtësia për viktimat dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm.

“Nga kjo masakër e tmerrshme, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, shpëtuan dhe janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb. Në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të heshtim asnjëherë” – ka thënë presidentja Osmani më 26.03.2024

Në masakrën e Suharekës u vranë 48 shqiptarë, duke përfshirë katërmbëdhjetë nën moshën 15 vjeç. 46 ishin anëtarë të familjes Berisha – të cilët ishin në shënjestër sepse ata kishin marrë me qira njërën nga shtëpitë e tyre për vëzhguesit e OSBE-së në Suharekë, të cilët siguruan një ndjenjë sigurie për shqiptarët vendas por u tërhoqën nga zona kur filluan bombardimet e NATO-s[

Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë mbi 13,500 persona.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur në Kosovë, 1,617 persona ende nuk janë gjetur që nga koha e luftës në Kosovë.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

0

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro.

Në krahasim me muajin janar 2024 është shënuar një rritje prej 60.40 milionë euro.

Ndërsa në dhjetor të vitit 2023, vlera e kredive bruto, sipas BQK-së, ka qenë 4.91 miliardë euro.

Në anën tjetër, vlera e depozitave të konsumatorëve nëpër banka në shkurt 2024 ka arritur në 6 miliardë euro. 26.60% e tyre janë të afatizuara.

Vetëm në muajin shkurt vlera e depozitave të reja ka qenë 78.70 milionë euro.

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë publike edhe vlerën e aseteve të bankave komerciale në vend si dhe kapitalin e tyre.

Aseset e bankave komerciale në shkurt 2024 kanë shënuar rritje për 29.90 milionë euro.

Vlera e përgjithshme e tyre arrin në 7.40 miliardë euro, nga 7.36 miliardë euro sa ishte në janar 2024.

E kapitali i bankave komerciale, sipas BQK-së, është 894.10 milionë euro.

Në dhjetor 2023 kapitali i tyre ka qenë 863.3 milionë euro./kallxo.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Abdixhiku nga Prizreni kërkon rindërtimin e besimit të LDK-së

0

Është shënuar 34 vjetori i themelimit të LDK-së në Prizren.

Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen LDK-së.

“Ditën përfunduam në Prizrenin e Lidhjes, në një takim tjetër madhështor, në shënim të 34 vjetorit të themelimit të degës sonë këtu. Urova kryetarin e degës Dritonin, dhe gjithë anëtarësinë tonë në këtë datë të shënuar historike”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

“Sot, nga këtu në Prizren e gjithandej Kosovës ju ftoj të rindërtoni besimin në Lidhjen Demokratike. Dyert tona janë të hapura për çdo të djathtë. Gjatë tre viteve të fundit kemi punuar mjaftë për të bërë secilin bashkë!”

“E shkuara jonë është lavdishme. Është e papërseritshme. Ajo sot na shërben si dritë ndriçimi në rrugën e pa shkruar përpara. E ardhmja jonë është e papërcaktuar. Ajo mund të shkruhet si vazhdimësi e një të shkuare të lavdishme, por mund të shkruhet edhe si një përmbysje e palavdishme.”

“Unë zgjedh të ardhmen e ndritshme. Atë që varet nga ne. Atë që vazhdon rrugën tonë identitare, të një shtetit të pavarur e sovran, të anëtarësuar në NATO dhe BE, e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Prizreni, duhet të zgjedhë këtë rrugë; si paraprirje e një ngritje rugoviste gjithëkombëtare, si një vulë e padiskutueshme e fitores sonë të madhe!Le të bëhemi bashkë. Le të qëndrojmë krah njëri tjetrit. Le t’i japim vetes një familje të fortë politike, e t’i japim Kosovës, fëmijëve tanë e gjeneratave të tjera, një të ardhme euroatlantike”.

.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri