13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 1167

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

0

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.

Në orët e mëngjesit reshjet do të humbasin intensitet, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara.

Si pasojë e prezencës së lartë të pluhurit Saharian, reshjet do të përzihen me baltë.

Po ashtu, gjatë kohës kur nuk ka të reshura, mund të vërejm një dukshëri të kufizuar si dhe një zbehje të lehtë të qiellit, duke marrë një pamje të turbullt, sidomos gjatë intervaleve me kthjellime.

Era do fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-59 km/h!

Temperaturat minimale do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C. /MeteoKosova

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

0

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari Ekrem Kastrati.

Ai me këtë rast u shpreh shumë i kënaqur.

Kastrati e bëri edhe dorëzimi e çelësave tek familjet përfituese.

“Falënderoj Zotin që pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe vetëm një vit më pas, që kur nisa një bashkëpunim shumë të mirë me organizatën “Qatar Charity”, sot i kemi ndarë çelësat e shtëpive të ndërtuara dhe mobiluara tërësisht për 10 familje, që jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale”, tha i pari i Malishevës.

 

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

0

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve.

Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës në Ligën C, Grupi C2.

Në këtë grup pos këtyre dyjave, është edhe kombëtarja e Qipros dhe Rumanisë.

Kështu Dardanët e nisin këtë kampanjë të Ligës së Kombeve, në muajin shtator ndaj Rumanisë.

Përndryshe, Gjibraltari pas humbjes ka rënë në Ligën D.

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

0

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024.

Ai ka thënë se kundërshtari do ta njoftojë më vonë.

“Te dashur miq dhe shokë Ndeshja ime e radhes do te jete me 4 May 2024 Kundershtari do te shpallet me vonë”, shkroi Krasniqi.

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

0

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund të bëjnë iftar gjatë muajit të Ramazanit.

Në vitin 2017, një grup aktivistësh nga Prizreni filluan të lajmërojnë kohën e iftarit duke gjuajtur fishekzjarrë nga zona ku ndodhet topi i vjetër në kalanë historike të qytetit.

Detyrën për të vazhduar praktikisht këtë traditë pothuajse të harruar të Ramazanit, e cila më vonë u miratua nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, e mori veprimtari Varis Hashimi.

Hashimi ka tetë vite që para çdo iftari gjatë muajve të Ramazanit merr dy fishekzjarrë me vete dhe ngjitet në kala, pavarësisht kushteve atmosferike dhe ecjes së vështirë për në monumentin i cili daton që nga periudha romake, pjesë të së cilit u zgjeruan gjatë periudhës osmane.

fishekzjarre prizren iftari
Varis Hashimi ka tetë vite që para çdo iftari gjatë muajve të Ramazanit merr dy fishekzjarrë me vete dhe ngjitet në kala, pavarësisht kushteve atmosferike. Foto: AA

Në qytetin e Prizrenit, ku pothuajse pushon çdo aktivitet shoqëror në kohën e iftarit, nga të katër anët dëgjohen fishekzjarrët e lëshuar nga kalaja.

Hashimi shpjegoi për “Anadolu” ndjenjat e tij për këtë traditë, duke thënë se këtë detyrë e vazhdon me përkushtim në çdo Ramazan.

“Që nga viti 2017, vij çdo ditë dhe ndezë fishekzjarrët për iftar, pavarësisht motit dhe vështirësive. Ndihem shumë i lumtur dhe i veçantë”, tha ai.

fishekzjarre prizren iftari
“Që nga viti 2017, vij çdo ditë dhe ndezë fishekzjarrët për iftar, pavarësisht motit dhe vështirësive”, tha Hashimi. Foto: AA

Në Prizren, qytetin historik me mbi 30 xhami, Ramazani po kalon në një atmosferë ndryshe nga qytetet e tjera të vendit.

Në Prizrenin e shpallur edhe si Kryeqyteti Historik i Kosovës, ku zënë vend edhe shumë artefakteve të periudhës osmane, traditat e veçanta për muajin e Ramazanit janë ruajtur me shekuj. /Anadolu

Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot në 25-vjetorin e masakrës nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël, ndërsa thekson se në pranverën e vitit 1999, Serbia po realizonte planin gjenocidal “Patkoi” për shfarosjen e popullsisë shqiptare vendase në Kosovë.

“Në pranverën e vitit 1999, Serbia po realizonte planin gjenocidal “Patkoi” për shfarosjen e popullsisë shqiptare vendase në Kosovë. Në paraditën e 26 marsit, forcat e Serbisë sulmuan fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël. I detyruan gratë dhe fëmijët të largoheshin për në Shqipëri. Burrat dhe djemtë i ndaluan. Ua konfiskuan letërnjoftimet dhe artikujt me vlerë. Pastaj hapën zjarr me mitraloz mbi ta. Të shtënat zgjatën disa minuta”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Kurti në të njëjtin postim ka shkruar edhe për masakrën në Padalishtë të Skenderajt, vrasjet në Landovicë të Prizrenit e në Gjakovë.

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Nga ky rast nuk raportohet se ka ndonjë person të lënduar, por vetëm me dëme materiale.

E përfshirë në aksident ka qenë një veturë me tabela të Shqipërisë.

“Njësia e Autostrades është duke u marrë me rastin”, thanë nga policia.

 Marrëveshje për zhvillim ekonomik dhe inovacion në Prizren

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren për të bashkëpunuar në agjendën digjitale të Prizrenit.

Kjo marrëveshje synon të zhvillojë ekonominë, të ngritë biznese të reja Start-Up, të implementojë dhe funksionalizojë qendrën e Inovacionit, Ndërmarrësisë dhe Trajnimeve brenda Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.

Qëllimi i këtij memorandumi është të fuqizojë ekonominë e të rinjve nëpërmjet bashkëpunimit dhe mentorimit në hapësirat e përbashkëta. Projektin e quajtur “Fuqizimi ekonomik i të rinjve përmes bashkëpunimit e mentorimit në hapësirat e përbashkëta” synon të ofrojë mundësi bashkëpunimi, ndërveprimi dhe inkorporimi të të rinjve të Prizrenit me ekosistemin e inovacionit. Kjo do të realizohet përmes mentorimit në programet e edukimit jo-formal të MICP-së (Makerspace – Innovation Center Prizren), duke shfrytëzuar kapacitetet, resurset dhe hapësirat e përbashkëta që janë nën menaxhimin e MICP-së.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Osmani në Krushë të Madhe: Zërat e viktimave kumbojnë ende, po inaugurohet muzeu për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë

0

Në Krushë të Madhe në Rahovec është përkujtuar masakra e kryer 25 vjet më parë, më 25 mars 1999, e cila la rreth 250 viktima dhe rreth 60 të zhdukur që prej atëherë.

Në këtë fshat sot po inaugurohet një muze për këtë masakër, si “dëshmi e vendosmërisë sonë kolektive për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare me çdo kusht, për ta mbrojtur dinjitetin tonë e për ta mbrojtur shtetin tonë”. Kështu tha presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë përkujtimore, raporton Gazeta Express.

“Sot jemi këtu për ta institucionalizuar kujtesën tonë kolektive, për njërën nga masakrat më të tmerrshme të luftës së vitit ’99. Muzeu i mizorive është një testament i njërit ndër kapitujve më të errët të historisë sonë nga lufta e fundit. Ky muze është në funksion të formësimit të kujtesës sonë kolektive, nderimit të viktimave, e mbi të gjitha, në funksion të thirrjes sonë të përbashkët për drejtësi, e cila ende mungon”, tha Osmani.

Presidentja tha se “brenda këtij muzeu ruhen historitë e secilit nga viktimat, jo vetëm për brezin tonë, por për të gjithë brezat që vijnë pas nesh”.

“Zërat e viktimave akoma kumbojnë. Kërkojnë njohjen e vuajtjeve, nderimin dhe kujtimin. Me këtë muze ne po e bëjmë këtë, jo vetëm në përvjetor, por në secilën ditë”, tha ajo.

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

0

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s.

Rohde foli për masakrën që la rreth 250 viktima dhe rreth 60 të zhdukur që prej atëherë, ndërsa tha se qëndrojnë pas vendimit se intervenimi ushtarak i NATO-s “ishte gjëja e duhur”.

“Kjo si dhe masakrat tjera, vetëm treguan se kishte ardhur koha tashmë që NATO të ndërhynte për ta shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik i cili po ndodhte këtu”, tha Rohde.

Ambasadori gjerman kërkoi që autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë. “Shumica e atyre që i kanë kryer këto krime janë ende në arrati dhe krejt çka mund të them, është që kjo nuk do të duhej të lejohej”, tha ai.

Në fund, Rohde uroi që Kosova të anëtarësohet në BE së shpejti. “Shpresoj që Kosova bashkë me të gjithë fqinjët e saj, së shpejti do t’i bashkohet familjes europiane”, tha ai.