15.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1172

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

0

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të.

Kurti ka lindur më 24 mars 1975.

Ditëlindja e tij lidhet edhe me një ngjarje historike të Kosovës, ditën kur nisën edhe bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe, në vitin 1999-të 24 vjet pasi lindi ai.

Albin Kurti, ka një aktivitet të pasur sa i përket rezistencës kundër okupatorit serb.

Ai iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi.

Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë.

U arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999.

Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Albin Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe.

Për shkak të presionit ndërkombëtar, ai u lirua më 7 dhjetor 2001.

Më 23 prill 2003, Albin Kurti diplomoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.

Në qershor 2005, bashkë me aktivistë të tjerë të Rrjetit të Aksionit për Kosovën (Kosova Action Network) e avancuan atë në subjektin Lëvizja Vetëvendosje.

Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë.

Kurti gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014.

Në tri palë zgjedhjet e njëpasnjëshme parlamentare në Kosovë, më 2017, 2019 dhe 2021, Kurti ka qenë kandidati i partisë për kryeministër. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe 2019, Kurti dhe partia e tij fitoi numrin më të madh të votave.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Vetëvendosje fitoi 50.28 për qind të votës popullore, e që është rezultati më i mirë që një parti e ka arritur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Albin Kurti ka publikuar mbi 550 artikuj, dhe është ftuar të prezantojë në universitete të ndryshme të njohura brenda dhe jashtë vendit.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate.

 

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

0

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës.

Proton Cable Prizreni do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit.

Prizrenasit do të luajnë në “Play-out”, kurse therandasit synojnë gjysmëfinalen e “Play-off”-it. Basketbollistët prizrenas numërojnë shtatë fitore e 19 humbje, ndërsa ata therandas 17 fitore e nëntë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Vëllaznimit dhe Istogut.

Kuqezinjtë kanë 11 fitore e 15 humbje, ndërsa istogasit një fitore e 25 humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.

Osmani: Më 24 mars të ’99-ës aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës

0
Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar aleancën veri-atlantike, NATO-n dhe ushtarët e saj për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën.

Sot në 25-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, Osmani është shprehur falënderuese edhe ndaj shteteve të aleate të Kosovës që vazhdojnë ta mbështesin vendin edhe sot.

“25-vjet më parë për Kosovën filloi shpresa, më 24 mars të vitit 1999 aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi i atëhershëm gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe së bashku me shumë e shumë shtete të tjera partnere arritëm që Kosova më në fund të bëhet e lirë, e atë ditë do ta shënojmë më 12 qershor, atë të çlirimit”.

“Kjo ditë e shpresës së madhe u shndërrua në një partneritet të fuqishëm dhe ta palëkundur ndërmjet Kosovës dhe botës demokratike, aleanca që edhe sot vazhdojnë prandaj edhe sot janë shoqëruar nga ambasadorët pran shtete që qëndruan pranë nesh edhe sot që po përballemi me sfida të shumta, për ta forcuar Kosovën edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë Osmani.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

0

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave.

Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë dërguar në adresë të Insajderit tregojnë vetura që kalojnë me shpejtësi në atë zonë.

Një banor i asaj zone ka shprehur shqetësimin se fëmijët janë të rrezikuar nga këto vozitje që po bëhen.

Sipas tij, banorët e lagjës i kanë bërë kërkesë Policisë së kosovës që të vendosin “policë të shtrirë”. Pas aprovimit nga ana e institucionit të sigurisë, sipas tij, më pas iu është refuzuar kërkesa.

“Qysh vozitin (tuj ba gara) Komunen e Malisheves Fshati Drenoc mehalla e Lacav edhe kurr policia nuk dalin mi kontrollu kemi lajmru shum her kemi ban kerkes per me vendos polic t vdekun masi na kan lshu kerkesen pas disa orve prap na kan refuzu vozisin sipas deshires me shpejtsi t madhe gjat dites edhe gjat nates Fmia jan t rrezikum nonstop”, ka thënë ai në kushte anonimiteti. /Insajderi.org/

 

25 vjet nga ndërhyrja historike për paqen në Kosovë

0

Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë presidenti Clinton.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

0
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të arrijë fronti i ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellur destabilizim të fuqishëm.

Fillimisht pritet intensifikim i reshjeve të shiut, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh në zona të caktuara, më pas në orët vijuese të mbrëmjes si dhe gjatë natës, përpos reshjeve të shiut, lokalisht do të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës, përfshirë edhe disa zona të ulëta.

Era do fryjë nga jugperëndimi gjatë ditës, ndërsa vonë në mbrëmje me kalimin e frontit të ftohtë, do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.

Sipas MeteoKosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C

Pas 26 vjetësh zbuluan se nuk kishte vdekur, stërnipi i Isa Boletinit tregon si i shpëtoi ekzekutimit nipi 19 vjeçar

0
Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, foli në detaje rreth historisë së familjes së tij, kryesisht për pasardhësit e kësaj familje.

Ai zbuloi në ndër historitë më të rënda që kjo familje u përball.

Bëhet fjalë për njërin nga nipërit e Isa Boletinit, Mujë Boletinin, i cili si 19-vjeçar u vendos në rënd për t’u ekzekutuar. Por, fati i Mujës ishte i shkruar ndryshe.

Mujw Boletini fatmirësisht i shpëtoi plumbit, por humbi familjen e tij për rreth 26 vjet.

“Unë e kam zgjedh një rast ekskluziv që sot ta tregoj. Është fjala për Skënder Boletinin, pra nipin e Isa Boletinit, i cili ka qenë djali i Mujë Boletinit. Atë arritën komunistët ta arrestojnë në Urë të Ibrit, ka qenë diku rreth 19-vjeçar, dhe e dërgojnë me e pushkatu në Tivar. Kur mbërrijnë në Tivar, qysh është rendi i pushkatimit, ky ka qenë i ri, dhe kur fillon rafalli, plagoset dhe bie në agoni dhe të tjera kufoma bien mbi të”, tregoi Gazmendi në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova.

Gazmendi thotë se Mujës i kishe ardhë vetëdija dikur në mbrëmje, me ç’rast kishte parë edhe një tjetër person që i kishte shpëtuar vetëm me plagosje ekzekutimit të menduar.

“Ai tha se kanë arritur me barkë nga deti malazez me dalë në Itali. Në Itali në atë kohë, kryetar i Kryqit Ndërkombëtar ka qenë Pajaziti, dhe e ka marr e ka sistemuar dhe më vonë ka punuar si mirëmbajtës në bazë ushtarake në Gjermani”

“Familja për Skënderin e kanë ditë që është  i vdekur”, thotë Gazmendi i cili tregon ekskluzivisht se si familja Boletini e kuptuan pas rreth 26 vjetësh që Muja i kishte shpëtuar ekzekutimit, rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni në vegzën në vijim.

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

0

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën “Edit Durham” në Prizren.

Banorët thonë se janë ankuar vazhdimisht, por shtylla nuk po zhvendoset. Shtylla elektrike e vendosur shumë afër kësaj shtëpie banimi, ka ngjallur frikë tek banorët.

Drejtoresha për emergjenca dhe shpëtim në komunën e Prizrenit thotë për RTK se ky nuk është rasti i vetëm, por institucionet përgjegjëse nuk përgjigjen.

“Ne si drejtori i kemi dërguar KEDS-it e-mail, mirëpo asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje konkrete apo direkte në bazë të shkresave që i kemi bërë. Prap do ti drejtohem me një e-mell zyrtarë KEDS-it që të ndërmarrin masa derisa nuk është bërë vonë”, tha Ramize Sinanaj Shala, drejtoreshë për emergjenca dhe shpëtim.

Zyrtari për marrëdhënie me publiken pranë KEDS-it Lulzim Krasniqi, përmes një përgjigjie me shkrim tha se ekipi përkatës i KED-sit do të dalë në vendin e ngjarjes dhe varësisht prej nevojave, KEDS do të veprojë.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Trepça bindëse ndaj Bashkimit

0

Klubi basketbollistik Trepça ka shijuar fitoren e 20-të radhazi, duke mposhtur këtë herë Bashkimin me rezultat 92:78 (37:23, 9:25, 23:13, 23:17).

Mitrovicasit janë duke vazhduar ta dominojnë ligën në basketboll, ku nuk dinë çka është humbja që nga muaji nëntor i vitit 2023.

Edhe në këtë sfidë, Trepça ishte e jashtëzakonshme me Bashkimin që kallëzoi lojë më të mirë vetëm në çerekun e dytë.

Trepça e nisi për mrekulli duke e mbyllur me 14 pikë epërsi çerekun e parë (37:23). Pas kësaj mysafirët u këndellen duke e fituar çerekun e dytë me rezultat 9:25 dhe ngushtuar rezultatin e përgjithshëm në 48:46.

Mirëpo, vendasit nuk lejuan assesi gabime. Pas një pushimi të shkurtër rikthyen dominimin në çerekun e tretë me rezultat 23:13 dhe pastaj e vulosën bindshëm fitoren në çerekun e fundit me rezultat 23:17, apo përfundimtari 92:78.

Kjo ishte fitorja e 20-të rresht e Trepçës, ku si zakonisht më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 27 pikë, shtatë topa të kthyer e dy asistime, kurse të Bashkimi u dallua Umipig me 22 sosh.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

‘O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin

0

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan nga Tirana në nëntor 1946, pothuajse u burgosën të gjithë. Disa u dënuan me vdekje e, të tjerët me burgime. Ata duhej të pohonin se kryenin detyra agjenturore.

Marrë nga Memorie.al

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan nga Tirana në nëntor 1946, pothuajse u burgosën të gjithë. Disa u dënuan me vdekje e, të tjerët me burgime. Ata duhej të pohonin se kryenin detyra agjenturore. Njëri nga të dënuarit, në procesin ku u dënuan me vdekje, Adem Dërhemi, Vahid Maçi, Njazi Bimi dhe Xhemal Farka, ishte edhe Faik Hajdari nga Përmeti. Ai u arrestua më 4.1.1947 dhe u dënua me 20 vjet burgim.

Në një letër dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, ai rrëfen hetuesinë e tij. Faiku, kish lindur në Përmet. Në kryeqytet erdhi në vitin 1940. Në janar 1943, së bashku me disa shqiptarë të tjerë, shkuan në Itali për kurse profesionale. Në kapitullim të Italisë, u zunë nga karabinierët dhe u burgosën. U lirua nga anglo-amerikanët.

Në kthim u bashkua me partizanët e Shkodrës, në gusht 1944, madje më 29.11.1944, me formimin e Brigadës së XXVII Sulmuese, në ishte pranuar anëtar i PKSH-së. Në hetuesi u pyet nga: Muço Saliu, Raqi Zavalani, Niko Bimli. Biografinë ia kish thënë disa herë, por ata donin “takimet” me Antoni Stivensin (të misionit amerikan), “kontratat”, etj.

Pjesë nga letra e Faik Hajdarit:

“Pas tre ditësh e filluan me tortura. Gjithnjë i rezistoja. Kapiten Muçua e nëntoger Raqi, më thoshin se; o do të vdisja; o do të flisja. Këtu ke tre rrugë më thoshin: ‘O do flaç, o do vdeç, o do çmendesh, por ne të bëjmë të këndosh si bilbil, të nxjerrsh qumështin e nënës, që ke pirë’.

Unë gjithnjë rezistoja, por më kot. Torturat sa vinin shtoheshin për çdo ditë. Në pyetje më merrnin dy-tre herë në ditë. Ata më torturonin duke më rrahur, sa s’dija se ku isha. Pastaj më çonin në nevojtore. Më linin në këmbë, pa bukë, pa gjellë, pa ujë. Lakuriq në muajin janar e shkurt 1947, me ujë të ftohtë, etj.

Në këtë mënyrë zgjata 68 ditë. Gjatë kësaj kohe, u bëra si i çmendur, s’dija se ç’flisja. Oficerët hetues, kapiten Muçua e nëntoger Raqi, e gjetën rastin të shkruanin ato që donin prej meje e si i donin ata. Pas 68 ditësh fillova të flas gjëra të paqena. Të gjitha këto akuza të padrejta u detyrova t’i pranoja nga torturat.

Një ditë, kur m’i kënduan atë që kishin shkruar i mohova të gjitha duke thënë se s’janë aspak të vërteta, por i kam pranuar nga druri. Nga inati, kapiteni filloi përsëri drurin, të cilin e vazhdoi një muaj derisa u detyrova t’i pranoj. Me rastin e Bajramit në nëntor 1945 kisha ardhur me leje në Tiranë.

Kapiten Muço dhe nëntoger Raqin, më thoshin se kisha ardhur për të takuar Stivensin. Më pyesnin ku i çoja informatat dhe çfarë angazhimi kisha marrë me shokët e mi, Ramazan Ballata, Shefqet Kavaja, Osman Shkalla, Nikoll Bruka. Se informatat, ia jepnim shoferit, Masar Sojlit.

Më thoshin se i dinin këto të gjitha, por donin t’i dëgjonin prej meje. “Fol more i poshtër, apo kërkon të vdesësh si hero i Fultzit”. Unë i thosha që nuk dija gjë, ata më thoshin; ‘s’ka s’di gjë’. Gjatë kësaj kohe, korrenti bashkë me drurin vazhdonin. U detyrova të pranoja gjëra të paqena. Më thanë:

“Dëgjo këtu, se mos i mohoç përsëri se të marrim shpirtin. Ti je budalla, ne as duam, as kemi qëllim të të dënojmë, por duam të demaskojmë amerikanët. Prandaj pranoi se vetëm kështu do të bëç punën e mbrojtjes”. Unë u thosha të më sillnin letra t’i firmosja e shkruaja në to, sa të donin e ç’të donin, por jo më thoshin ata, do flisja e do shkruaja vetë.

Kapiteni më thoshte se po nuk i bëra këto e dija se çfarë më priste. Këto duhej t’ia thoja edhe shokëve, se kishim dërguar informata. Mirëpo gjeta rastin dhe i shkrova Ramazan Bellallës te dera e birucës, se më kishin detyruar të nënshkruaja gjëra të paqena, me anën e shkopit, por ai të mos pranonte, por po nuk duronte torturat, t’i pranonte. Në gjyq do thoshim të vërtetën.

Kur e mori vesh këtë kapiten Raqi, më lidhi këmbët e më la dy muaj lidhur ditë e natë, me një të katërtën e bukës dhe më tha të lëshoja një deklaratë, se çfarë i kisha thënë Ramazanit. Deklaratën ia lëshova kështu: “Ramazanit i kam thënë që prano, se të ngordhin në dru si mua”.

Nëntoger Nikua, donte të më ndërlikonte edhe me Kolë Kuqalin, tha se kemi bërë mbledhje, në shtëpinë e tij. Por atje unë shkova për ta ngushëlluar, për djalin e vrarë, të cilin e kam pasur shok. Donte të më lidhte edhe me Loni Adamin, Neni Radovickën, Spiro Ruçon…!

I rezistova të vërtetës, 21 ditë me radhë. Më merrte dy herë në ditë në pyetje. Më bënte këto tortura: jelekun, rrahje, më jepte ¼ e bukës, më linte pa bukë dy herë në 4 ditë, më lidhte me duar prapa me pranga në derën e birucës.

Nëntoger Nikua, erdhi pas gjyqit dhe më tha pse nuk pranova procesin. I thashë s’mund të pranoja atë, që s’ishte e vërtetë dhe që e shkruat ju me anën e dajakut. Atëherë nga inati më rrahu.