18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1173

AAK merr iniciativë për shkarkimin e Qeverisë Kurti, përgatit mocion mosbesimi dhe Rezolutë

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës. shkruan Gazeta Express.

Sipas komunikatës së AAK-së, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në dokument janë prezantuar vetëm një pjesë e efekteve të qeverisë së Kosovës gjatë këtyre tri viteve, qeverisje që e ka quajtur të dobët dhe stagnuese.

“Ky është dokumenti që e prezantuam e që reflekton vetëm një pjesë të defekteve tri vjeçare të kësaj qeverie të dobët dhe stagnuese”, ka thënë Tahiri./GazetaExpress/

MKRS-ja shpall thirrjen për art, kulturë dhe trashëgimi kulturore

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka shpallur thirrjen publike për projekt-propozimet në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore për vitin 2024.

Sipas njoftimit që MKRS-ja ka bërë në rrjetin social “Facebook”, qëllimi i kësaj thirrje është fuqizimi i skenës së pavarur kulturore, rritja e cilësisë së krijimtarisë artistike, identifikimi dhe mbështetja e talentëve të rinj, aktivizimi i tyre në vendimmarrje dhe aktivitete të fushës së artit dhe kulturës, rrjetëzimi dhe promovimi i produktit vendor kulturor si produkt konkurrues në tregun ndërkombëtar të industrisë kreative.

“OJQ-të dhe individët mund të aplikojnë në njërën nga kategoritë në vijim: 1. Mbështetje trevjeçare për zhvillimin organizativ dhe programor për OJQ-të e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore; 2. Programet njëvjeçare dhe organizimet tradicionale të fushës së artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore; 3. Projektet dhe ngjarjet e njëhershme në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore; 4. Projektet e krijuesve (artistëve) të rinj”, thuhet në postimin e MKRS-së.

Ndërkaq aplikimi me projekt-propozime me formularët zyrtarë duhet të bëhet nëpërmjet postës elektronike, kurse afati për aplikim përfundon me datën 18 prill 2024 në orën 23:59.

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

0

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen zyrtare të FFK-së ndër të tjera ka thënë se ekipi duhet të mësojë prej gabimeve dhe pret fitore ndaj Hungarisë.

“Ka qenë me rëndësi të nisim ciklin me fitore, qoftë miqësore por edhe ato zyrtare. Me rëndësi ka qenë të fitojmë sonte, pa marrë parasysh se taktikisht dhe me rezultat nuk ia arritëm qëllimit, pasi që u desht ta mbyllim ndeshjen me herët. As unë as Miloti nuk shfrytëzuam rastet. Kështu, do të mësojmë nga gabimet dhe mos t’i përsërim ato,” ka thënë fillimisht sulmuesi 29 vjeç i Dardanëve.

“Fitorja është fitore, është mirë të fitosh edhe në miqësore sepse rrit motivimin. Synojmë fitore edhe ndaj Hungarisë dhe kjo fitore e sontme ka qenë e rëndësishme në prag të ndeshjes ndaj hungarezëve,” ka shtuar ai ndër të tjera.

Muriqi ka qenë për 90 minuta në fushë sonte ndaj Armenisë në Jerevan. Futbollisti që djersit fanellën e Mallorcës në LaLiga, pret që më 26 mars në Budapesht, Kosova të bëj paraqitje edhe më të mirë sesa ndaj Armenisë.

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

0

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar.

Më pas trupi i Papingjit do të përcillet për në banesën e fundit. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dërguar një kurorë me lule në homazhet që po kryhen për Papingjin që u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Presidenti i përcolli ngushëllimet familjes përmes një telegrami ku shkroi ndër të tjera:

“Ne që u rritëm me muzikën e veshur aq mjeshtërisht nga vargjet e teksteve të tij, ëndërruam, medituam e reflektuam mbi to, do ta kujtojmë si poetin më të dashur. Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave, sepse ai nuk ra në kurthin e eksperimenteve kalimtare, por mbeti poeti besnik ndaj rëndësisë së fjalës”.

Jorgo Papingji, u nda nga jeta ditën e enjte, pasi prej ditësh ishte i shtruar në Sanatorium ku vuante nga një gjendje e rëndë shëndetësore.

Ai është ndër emrat më përfaqësues të muzikës së lehtë shqiptare, por edhe asaj popullore.

Papingji numëron me mijëra tekste të shkruara, 4000 poezi të mirëfillta, të përkthyer në melodinë e tingujve muzikorë.

Emri i tij është një emër i njohur në festivalet e muzikës së lehtë shqiptare, ku ka fituar mjaft çmime, por edhe mjaft i njohur për muzikën për fëmijë.

Papingji ka bashkëpunuar me këngëtarë si Luan Zhegu, Anila Bitri, Manjola Nallbani, Ledina Çelo apo Aurela Gaçe.

 

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Kroaci u shitën për 10 minuta

0

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor, dhe për vetëm disa minuta ka shitur të gjitha biletat për arenën ku do të mbahet koncerti në Pula.

Pak ditë pasi u bë e ditur se Dua Lipa do të mbajë një koncert në arenën e Pulas më 9 qershor të këtij viti, biletat u vunë në shitje këtë mëngjes dhe u deshën vetëm 10 minuta për të shitur të gjitha, shkruan Klix.

Çmimi i biletave për tribunat larg ishte 79 euro – që ishte opsioni më i lirë, por ishin në ofertë edhe ato prej 139 euro për ulëset në lozhë, 109 për parter, 99 për tribunë, dhe biletat platinum (VIP) kushtonin 486.5 euro.

Për ata që janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë për të dëgjuar këngëtaren duke interpretuar live, disa bileta platinum do të jenë sërish në dispozicion dhe do të lëshohen në shitje në mënyrë periodike.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova do të performojë për herë të parë live këngët nga albumi i saj i tretë në ardhje “Radical Optimism”, i cili do të dalë në shitje më 3 maj.

Po ashtu publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë hite si: “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe këngën e fundit të publikuar “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie”.

Lajmi se Dua do të performojë në Kroaci u publikua në janar, dhe mediat kroate pohuan se do të performonte për dy ditë me radhë. Ndërkohë, këngëtarja për momentin ka njoftuar vetëm një performancë.

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

0

Një person është arrestuar në Prizren.

Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka sulmuar nënën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

35 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

0

Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë.

Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.

Nga 190 delegatët e pranishëm në Kuvend, 10 prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, kishin votuar kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

Në demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe me kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës, ranë rreth 30 dëshmorë, qindra u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me burg.

E tërë fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në Fushë Kosovë, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, ku edhe fillon ardhja në pushtet e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Mot me diell dhe i ngrohtë

0

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-54 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C, njofton Meteo Kosova.


 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri