10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 1196

Filluan punimet në “Shatërvan” të Prizrenit

0

Sot, kanë filluar punimet në sheshin historik “Shatërvan” të Prizrenit.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj tha se,  ky projekt, do ta rikthejë pamjen e merituar dhe funksionalitetin e sheshit që e karakterizon zonën e vjetër të qytetit.

“Filluan punimet e shumëpritura për renovimin e sheshin historik “Shatërvan” të Prizrenit, që shënon fillimin e një transformimi që do ta rikthej pamjen e merituar dhe funksionalitetin e sheshit që e karakterizon zonën e vjetër të qytetit”, shkruan Totaj në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, teleferik dhe teksti

“Faza fillestare përfshin heqjen e një pjese të kalldrëmit të vjetër që e ka zbukuruar sheshin deri tani, duke i hapur rrugë një infrastrukture moderne nëntokësore, gjithmonë duke e ruajtur shkëlqimin arkitektonik të Prizrenit, si dhe do ta rrisë joshjen vizuale të sheshit “Shatërvan”, por, edhe do ta sigurojë qëndrueshmërinë e tij për brezat që do të vijnë”./PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ish-zyrtari i lartë i DASH-it: Kosovës i duhet një burrështetas si Ibrahim Rugova, e jo një i mllefosur

0

Raportet e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në pikën e tyre më të ulët, kjo pas rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e valutës shtetërore serbe, Dinarin, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës.

Kur në pyetje janë këto marrëdhënie ish-zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, sugjeron që liderët aktual të Kosovës të marrin shembullin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Në vlerësimin e ish-ambasadorit të SHBA-ve në Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Bosnje e Hercegovinë, Kosova në këtë fazë ka nevojë për një burrështetas, e jo një person të mllefosur.

“Kur fillova të punoj për herë të parë me Kosovën mbi 30 vjet më parë, ishte mjeshtëria e Ibrahim Rugovës që solli vëmendjen e botës në Kosovë. Në vitin 2024, Kosova ka nevojë për një burrështetas – jo për mllef”, thotë Moore në një intervistë për Albanian Post.

Marrë për bazë konsolidimin e munguar të shtetësisë së Kosovës dhe nevojës së saj për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për t’i arritur qëllimet e saj në arenën ndërkombëtare, diplomati i karrierës merr si shembull procesin e anëtarësimit të Suedisë e Finlandës në NATO, për të pasqyruar rëndësinë e bashkëpunimit me Perëndimin.

“Shikoni procesin që Suedia dhe Finlanda sapo kaluan për t’u anëtarësuar në NATO – dhe të dyja këto vende kanë demokraci të mirë-konsoliduar dhe sovrane. Ka anëtarë të BE-së dhe NATO-s që nuk e njohin Kosovën. Për këtë çështje, Kosova nuk është afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”, shton ai,

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

I pyetur se çfarë ndikimi do të kenë zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe në SHBA-të në mbarëvajtjen e procesit të dialogut, ish i ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Bjellorusi dhe ish-zëvendës-shefi i misionit në ambasadat e SHBA-së në Namibi, Bjellorusi dhe Bosnje e Hercegovinë, potencon se askush në Kosovë nuk duhet të presë që bota t’i zgjidhë problemet e tyre.

Meqë në vlerësimin e tij ajo çfarë duhet të bëjë Kosova është të ndërmarrë hapa pozitivë dhe të tregojë aftësi për të menaxhuar politikat në atë mënyrë për të fituar mbështetje pozitive në këmbim.

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Shkodrani që i ktheu orën gjermanit pas 30 vitesh

0

AFRIM IMAJ/ “Ngjarja ka qarkullu deri në Baçallëk. Matanë është tregu si legjendë. Të dy herët, historia ka kenë e njëjtë, me të njëjtin personazh: Shkodrani që i ktheu orën gjermanit pas 30 vitesh…”

 

 

Pastaj njeriu që rrëfen ndalon paksa, si për të mbledhur fillin e kujtimeve. E kemi zënë disi në befasi e me sa duket e ka vështirë ta ngrejë ngjarjen aty për aty. Megjithatë, orientohet shpejt dhe rikthehet në bisedë, duke ndalur në momentet që gjykon se janë më të rëndësishme. Më parë kemi komunikuar në telefon dhe kemi lënë takim te lokali i tij afër Radio Shkodrës. Në kioskën e thjeshtë ku është shkruar me germa të vogla, si në një tavolinë restoranti, “Besnik Sahatçia”, kishte hapur një orë dhe po punonte i përqendruar, si një kirurg mbi trupin e pacientit.

Pas përshëndetjes së rastit, e ftojmë për një kafe. Burri matanë dritares së kioskës heziton. “Nuk kam kohë,- thotë. -Pas pak vjen nji klient prej Vaut Dejës me marrë orën që i kam premtu. Më vjen keq. Nuk kam se si t’ia ha fjalën”. Dhe vazhdoi pa e ngritur kokën, sikur të ishte i vetëm. “Po ne kemi ardhur që nga Tirana, pastaj kemi lënë dhe takim!!!” “Aaaaa, ju kekeni, a? Po, po, ju kam dhanë fjalën.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Erdha!” Pastaj me shoferin e Gazetës “Panorama”, të katërt zëmë vend te “Tullat e Kuqe”, dhe shkodrani si na pyet këmbëngulshim se çfarë do pimë, nis të rrëfejë shtruar… -Ju jeni djali i Nuh Sahatçisë, atij orëndreqësit të legjendës… -Jo, nuk jam djali. Axha Nuh nuk ka pasë fëmijë kurrë. Tamam – tamam jam nipi i tij. Mua axha Nuh më ka dashtë fort, thonë se i kam ngja shumë. E kam dashtë mjeshtërinë e tij. E kam ushtru si ai. Në fakt, den baba den, jena fis orëndreqës, që nga stërgjyshi. Nji këtë mbiemër mbajmë prej disa brezazh. Bahena nji armatë Sahatçi që jena marrë me rregullim orësh.

 

Qe për shembull disa emna: Lutfi Sahatçia, Muhamet Sahatçia, Ali Sahatçia, Beqir Sahatçia, axha Nuh. Të njohun edhe matanë Shkodre, jo vetëm për si mjeshtër sahatësh, por edhe zanatçi korrektë. Kjo asht një tipar burrniet; mbajtja e fjalës. Me u mbajtë burri mbas fjalës që ka dhanë. Unë kam në raft mbi 70 orë, që m’i kanë pru me ia rregullue, e nuk kanë ardhë me i marrë hala. Pse nuk kanë ardhë? Punë e tyne.

Por una ua kam ruejtë dhe kam me ia dhanë të rregullueme, sa t’i kërkojnë… -Krejt orëndreqësit e Shkodrës paskan qenë Sahatçi.. -Shkodra ka pasë orëndreqës shumë të mirë, mjeshtra të vërtetë. Që t’ju përmendi disa prej tyne: Mustaf Sula, Shefik Kotrri, Hysni Kadia, Zef Gurashi – nipi i atij kangëtarit, Kolë Gurashit, Ferid Kadia, Tonin Kuka… Ka pasë bile edhe disa gra, Hydajete Zhabiaku, Shpresa Spahia, Minire Kuka… Në kohën e komunizmit kanë punu në kooperativë. Axha Nuh ka vazhdue me punue vetëm. Njatje, afër çinarit (rrapit – shën.), e ka pasë dugajën (dyqanin- shën.). E kanë falë axhën me punue njashtu, edhe kur të tjerët i mblodh bashkë.

Axha ka kenë vetëm, por delte e punonte për zakon; ma shumë me kalu kohën se sa me fitue. U ulte mbi postiqe kambturqisht, e vente tavolinën e vogël përpara. Gjithnjë i veshun me kostum kombëtar. Vinin nga ana e anës me rregullu sahatin. Porositë nuk mbaronin kurrë. I kanë pas sjellë edhe sahatin e Ramiz Alisë. Ka kenë i premë: Ban – s’ban. Ka kenë i rregullt fort axha Nuh. Çdo ditë delte në të njëjtën orë prej shtëpie. Pinte çajën në të njëjtën kohë. Punonte në të njëjtin orar e kthehej prej pune si në të njëjtën orë, fiks. Nuk ka ditë me shkrue e këndue. Ka kenë analfabet. Komunikonte me klientët me mënyrën e vet. Pagesën e shënonte me vija në një letër që mbate stampën e dyqanit të tij. Për shembull ti u dote me pague 550 lekë. Ai bate 5 viza të gjata e nji përgjysë…

-Thonë se axha nuk ka qenë besimtar… -Posiiii. U falte pesë herë në ditë, raki e venë nuk shtinte në gojë, agjinonte për Ramazan dhe e mbante lokalin pastër – pastër, si me kenë laborator. Edhe vetë mbahej shumë pastër. I shëndrisnin teshat gjatë punës. Dhe i kish hije shtati, njashtu si ka kenë, i gjatë e i dobët. Besonte fort dhe nuk diskutohej me i shkelë kujt në fjalë. Ishte shumë i kandshëm në muhabet – ndigjonte me vëmendje, përgjigjej mbasi mendohej mirë, dhe, po ta merrte diçka për sipër, ta kryente patjetër. Veçse fëmijë, nuk i dha Zoti, të shkretit. Desh me marrë vajzën e të vëllait, që e kishte me një turkeshë, nga e cila u pat divorcue, por nuk pranoi nëna e vet me ja dhënë.

Kështu që e mbylli i vetëm… -Ajo puna e orës që i ktheu gjermanit ka qarkullu si legjendë.. -Ka qarkullu si legjendë përtej Baçallëkut, se këtu në Shkodër e kanë dit si ngjarje të gjithë. Ka kenë një përvjetor i Skënderbeut (më duket qershor 1968), kur ai gjermani erdhi me një grup turistash dhe u interesua për orën e lënë që prej lufte. Fillimisht pyeti te sporteli i hotelit. “Kam pas një shok të ngushtë që në kohën e luftës ka kenë në Shkodër. Ka lënë këtu nji orë të vetën që e ka dashë si sytë e ballit. E ka pasë kujtim nga gjyshi. Kur mori vesh se do vija në Shqipni, më asht lut me ardh në Shkodër, mu interesue për orën. Ia kam pasë lanë një mjeshtri, më tha, e, në qoftë se e ka ruejtë, me ma marrë. Ai orëndreqësi ka kenë nji burrë që punonte ulë mbi postiqe si një turk.” Hotelxhiu i tha se po interesohet, por kishte kalue kaq vjet e ishalla nuk ka hupë ora.

I tha se ishalla ishte gjallë orëndreqësi. E mori vesh hotelxhiu se ishte fjala për axhën Nuh. E dinte bile se ishte si molla, por, gjithesi, donte me e mbrojtë, merr vesh ti. Sa iku gjermani, kah darka vjen përkthyesi me një të sigurimit e bisedojnë si me ia ba. Nji të ardhë në shtëpi. E kena pasë njatje – dhe, dang – dang në derë. Urdhnoni, hajde bujrum. Ia diftojnë përkthyesi me atë të sigurimit tanë punën axhës Nuh. Njishtu e njishtu. I thanë axhës Nuh që, nëqoftëse nuk e ke orën, gajle e madhe. I thojmë që ka dekë ai orëndreqësi, ose ia kanë prishë dyqanin lufta; i thojmë se ia kanë plaçkitë, ia kanë vjedhë… luftë, more. Nuk duhej të sikletosej Nuh Sahatçia.

Ai i sigurimit e njifte, se qe shkodran dhe e dinte se sa burrë korrekt, i ndershëm e sedërli ishte axha Nuh. Veçse i thotë axha: “Orën e kam. E kam në dugajë. Të vijnë e ta marin nesër prej kësaj ore e deri në këtë orë”. -Të nesërmen pastaj… -Të nesërmen nadje, si hangrën bukë në turizëm, i vijnë axhës Nuh në dyqan. Ai gjermani, përkthyesi, edhe do të tjerë. Kishin kalue kaq vjet, mor burrë i dheut. Qysh në katërdhetekatërshin e tash ishte gjashtëdhetetetë. Çohet në kambë axha Nuh dhe, si e sheh me kujdes gjermanin, e pyet: “Më thuaj për ç’orë bëhet fjalë”. Tjetri shqiptoi aty për aty: “Ka kenë “Erberhard”, një markë e rrallë zviceriane”. I hedh dhe një herë sytë axha, dhe i thotë:

– Prit pak. E nxjerr prej kasafortës, ia kurdis në sy dhe uron me përzemërsi “Ta gëzojnë!”. Veçse kur e ka pa orën, ai gjermani asht shtangë. Dhe nji të xjerrë paret prej xhepit, alamet tufet, e i drejtohet axhës Nuh: “Sa marka të detyrohet miku im? Do t’i paguej vetë e, kur të shkoj me ia çue, m’i nep paret menjiherë” Axha i diftoi ato vizat e dreja mbi letër dhe i tha: “E ka pague qysh atëherë!” “Atëherë, më lejoni të paguaj për…” “Kurrgjë s’ke me pagu. Asht amanet”. Gjermani e ftoi për kafe, por axha Nuh me dorën në zemër i kujtoi se ishte agjinueshëm. Dhe u çue me i dhanë dorën.

Fap gjermani heq sahatin prej dorës së vet me ia dhanë hedije. Axha Nuh refuzoi prerë. Iu vunë edhe të tjerët me pranue peshqeshin, por nuk qe burrë me ia mbushë mendjen. “Nuk ka kuptim kjo dhuratë, asnji kuptim. Nuk ban vaki me e pranue”, shtoi ai. Atëherë, duke dalë, tek dera, gjermani i ka hedhë sahatin që donte me ia falë në prehën dhe ka ikë…” -Iku gjermani me orën e rrallë…

-Nji të shkue në Gjermani, e nji të shkrue një artikull për Shkodrën e për axhën Nuh. E kush e dinte, more? Revista kishte ardh në Universitetin e Tiranës e aty e kish gjet një nipi jonë. Çfarë nuk shkruhej në të. “Më shumë se një orë të harrume, në Shkodër gjeta një virtyt të rrallë”, thoshte gjermani i sahatit dhe kujtonte nji për nji historinë e axhës Nuh. Dugajën e tij e quante një strehë xhevahiresh. Xhestin e orës, një legjendë të padëgjume. U fol ato ditë në Shkodër për mesazhin e gjermanit. Dikush tha se edhe ai nuk pati fëmijë si axha Nuh. Pati të tjerë që kujtuan një vrasje të tij në Koplik. Ajo revistë dhe shkrimi rikthyen edhe një herë pas disa vitesh ngjarjen e sahatit. Po axhës Nuh s’i bani pështypje. Bile ndjehej ngusht… -Me kaq dhe gjermani i orës nuk u kthye më në Shkodër…

-Nuk ka ardhë asnjëherë, po historia nuk asht fashit. Nji shkodran e ka taku atë gjermanin, te shtëpia e vet në Noistrasse Kasel–Trier. Ka folë gjatë e ka mësue boll nga kujtimet e tij në Shqipëri. Është ai shkodrani qi ka mujtë me ngulë flamurin shqiptar në Polin e Veriut. I ka dëftu edhe orën e axha Nuhit dhe ka ba fotografi me të … -Po axha Nuh e ka taku? Axha Nuh ka vdek në fundin e viteve ‘80. Sa ishte gjallë nuk ia vuni veshin kësaj historie. E ka përcjellë krejt Shkodra. Tash së voni, e kanë shpallë Nderi i Qytetit, por hala nuk e kam marrë dokumentin. Sa të ma bijnë këta që drejtojnë bashkinë, kam me e varë në lokal; në bash të vendit.

Shkodra dhe Nuh Sahatçia në një dokumentar gjerman

Në pranverën e vitit 1995 është dukur në Shkodër një grup xhirimi me kineastë e gazetarë nga Berlini. Kujtim Shllaku, mësuesi që ka bërë përkthyesin, thotë se kishin ardhur aty për kalanë e Rozafës dhe Nuh Sahatçinë. Më saktë,shpjegon ai,- për të ekranizuar legjendën e murimit dhe historinë e mjeshtrit të sahatëve. Ditët e para filmuan mjediset e kështjellës, mandej u interesuan për orëndreqësin e famshëm.

Fakti që Nuh Sahatçia kishte vdekur, i stepi disi, por nuk i zbrapsi. Kërkuan bashkëkohësit, kolegët e familiarët e tij. U ulën e biseduan shtruar me ta. Njohën nga afër jetëshkrimin e Nuh Sahatçisë. Shkuan pastaj tek vendi ku kishte qënë dyqani i tij, afër Radio Shkodrës. Filmuan aty çdo gjë me detaje. Më në fund u ndalën te kodrina ku pushon përjetësisht mjeshtri duarartë. Mbi këtë “lëndë” ngritën në Berlin dokumentarin, në formën e një guide për Shqipërinë.

JOHANN ARENDT

JOHANN ARENDT

Johann Arendt, kapiteni gjerman që la orën për ta rregulluar te mjeshtri Nuh Sahatçia, ishte efektiv i Brigadës 999, Batalioni i XX, kompania e III që mori pjesë në luftime në zonën veriore të Shqipërisë. I lindur në Noistrasse Kasel – Trier, djalë i vetëm një çifti gjermano-polak, Arendt, kishte kryer studimet universitare në Zvicër dhe në vazhdim ishte diplomuar ushtarak kariere në Berlin. Fundi i luftës e gjeti në Shkodër, ku mbeti rob i forcave partizane, për t’u riatdheusuar në vitin 1947. Vdiq në moshën 90 vjeçare në vitin 1996. Për herë të parë pas luftës e vizitoi Shqipërinë në vitin 1968.

Kurti e rikthen në qeveri ish-ministrin Mehaj

0

Armend Mehaj është rikthyer sërish në qeveri.

Ish-ministri i Mbrojtjes është emëruar këshilltar i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti rreth gjashtë muaj pasi dha dorëheqje nga pozita e shefit të dikasterit të mbrojtjes në ekzekutiv.

Mehaj është angazhuar si këshilltar i jashtëm në Qeverinë Kurti, në kuadër të Grupit Ballkanik në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”. Projekti implementohet me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë.

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, e ka konfirmuar sot se Mehaj është i angazhuar në këtë projekt si këshilltar i jashtëm i kryeministrit Kurti.

“Po, këshilltar i jashtëm”, ka thënë Rashiti për Telegrafin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Disa ditë më parë ish-ministri Mehaj ka pranuar “Medaljen për Shërbim të Shquar”, nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Mehaj e kishte bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Jashtëzakonisht i nderuar që në përvjetorin e ditëve më të lavdishme të historisë kombëtare ‘Epopesë së UÇK-së’, të pranoj ‘Medaljen për Shërbim të Shquar’ nga ministri i Mbrojtjes Maqedonci. Në shenjë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe fuqizimin e Ushtrisë së shtetit tonë”, ka shkruar Mehaj.

Armend Mehaj kishte ardhur nga Norvegjia për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila u votua në mars të vitit 2021.

Ai, dha dorëheqje më 8 gusht të vitit të kaluar për arsye familjare.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Totaj në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Barazia gjinore, objektiv i Komunës së Prizrenit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj , në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, tha se barazia gjinore është objektivi kryesor i Komunës.

“Në këtë ditë të rëndësishme, nderojmë arritjet, kontributet dhe qëndrueshmërinë e grave, në të gjitha etapat e në të gjitha fushat e jetës. Një nga objektivat kryesore të Komunës së Prizrenit është barazia dhe përkushtimi për trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve. Le të përpiqemi për një të ardhme ku të drejtat e barabarta nuk festohen vetëm sot, por çdo ditë”,  u shpreh Totaj./PrizrenPress.com/

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Përfshihet nga zjarri një objekt në Mamushë

0

Një objekt është përfshirë nga zjarri në Mamushë.

Zjarrfikësit arritën të fiknin zjarrin.

Sipas dyshimeve, shkaktari i zjarrit mund të jetë energjia elektrike.

Fatmirësisht, nuk ka pasur humbje të jetës.

Vetëm dëme materiale u shkaktuan.

Autoritetet po hetojnë rastin për të zbuluar më shumë detaje /PP/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Leonora Jakupi publikon fotosesionin me veshje kombëtare të realizuar për Epopenë e UÇK-së

0

Këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi, ka shënuar periudhën përkujtimore të “Epopesë së UÇK-së” me një fotosesion simbolik. Në shenjë respekti dhe nderimi ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, ajo ka zgjedhur të fotografohet me veshje kombëtare shqiptare.

Sesioni fotografik u realizua në ambientet e studios së fotografit të njohur Norik Uka, i cili me lente ka kapur esencën e krenarisë kombëtare që simbolizon kënga dhe figura e Leonorës.

“Epopeja e UÇK-së” përkujton sakrificën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët ranë në luftën për lirinë e Kosovës.

Leonora Jakupi (Foto: Norik Uka)

Kjo periudhë tre ditore është reflektim dhe nderim i të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve që sakrifikuan jetën për të realizuar ëndrrën shekullore të lirisë.

Leonora ka shprehur ndjenjat e saj në një postim në Instagram: “‘Epopeja e UÇK-së’ është periudha më e ndritshme në të cilën, për tre ditë, përkujtojmë sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për lirinë e Kosovës”.

Leonora Jakupi (Foto: Norik Uka)

“Gjatë kësaj kohe, nderojmë me respekt të thellë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët që dhanë jetën për të bërë realitet ëndrrën shekullore të lirisë që na është trashëguar brez pas brezi”, ka shkruar ajo.

Leonora Jakupi (Foto: Norik Uka)

Fotografitë e saj shprehin një ndjenjë të thellë atdhetarie dhe përkujtimi, dhe janë pritur me entuziazëm nga ndjekësit dhe fansat e saj.

Me këtë veprim, Leonora Jakupi kontribuon në ruajtjen e kujtesës kombëtare dhe në theksimin e rëndësisë së të mbajtur gjallë vlerat e sakrificës për liri dhe pavarësi. /Telegrafi/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Konfirmohet zyrtarisht koha e nisjes së meçit të shumëpritur mes Joshua dhe Ngannou

0

Tifozët e boksit duhet ta presin mesnatën e sotme pasi tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht koha e fillimit të meçit të Anthony Joshua kundër Francis Ngannou.

Federata e Sporteve të Arabisë Saudite ka konfirmuar se shëtitjet në ring për meçin e shumëpritur mes dy gjigantëve do të fillojnë në orën 23:20 me orë të Britanisë së Madhe, ndërsa me orën tonë lokale i bie të fillojnë nga ora 00:20.

Shëtitjet do të fillojnë pas një shfaqje muzikore të vendosur nga shteti saudit e ndjekur nga himni kombëtar saudit.

Mega përballja mes Joshuas dhe Ngannou do të fillojë pas meçit mes Zhilei Zhang me Joseph Parker, e cila sheh është e vlefshme për kampionin e përkohshëm të peshave të rënda të WBO.

Meçi Zhang-Parker do të zhvillohet me rregulla standarde të boksit prej 12 raundesh nga tre minutash, ndërsa Joshua-Ngannou do të ketë vetëm 10 raunde.

Ndryshe kjo përballje do të zhvillohet në ‘Kingdom Arena’ të kryeqytetit saudit, Riad. /Telegrafi/

 

Për këtë shenjë të horoskopit marsi është muaji perfekt

0

Është koha të filloni të mendoni për dashurinë në një mënyrë shumë serioze.

Ujori

Energjia e Peshqve është në shumicë gjatë marsit të vitit 2024, dhe ju ndodh që jeni dikush që mund ta shfrytëzojë atë lloj superndjeshmërie. Ju ndiheni të frymëzuar dhe krijues gjatë kalimeve të shumta të Peshqve që ndodhin këtë muaj. Ndërsa i afroheni Hënës së Plotë dhe Diellit te Dashi, do të ndiheni sikur ju është dhënë dhurata e vërtetë e dashurisë në formën e një personi që ju adhuron absolutisht.

 

Uau, pra është e vërtetë, apo jo? Nuk po veçohesh si i vetmuari që duhet ta durojë rrugën i vetëm përgjithmonë. Oh jo, jo këtë herë, Ujori. Muaji juaj ka të bëjë me ju që të hapni rrugën që dashuria të vijë tek ju. Më në fund besoni se është e mundur dhe jo thjesht një ëndërr. Ju jeni në lojë tani, dhe e mendoj, është shumë e natyrshme që të jeni këtu. Ju kurrë nuk jeni përjashtuar prej saj. Në fakt, ju vetëm mendonit se jeni.Ajo që është fantastike për Marsin e 2024 është se ju jep idenë të besoni në veten tuaj si një lojtar i qëndrueshëm në botën e dashurisë dhe romancës.

Një moment i vogël njohjeje këtu kthehet në një top bore me ide të mrekullueshme dhe shpresëdhënëse. Po, mund të jesh i dashuruar, dhe po, dikush mund dhe është i dashuruar me ty. Marsi hap portat për ju dhe ju bën të ditur se pjesa tjetër e vitit ka po aq shanse sa edhe këtë muaj. Gëzoni të gjitha, Ujor!

Vendet nga rajoni i Prizrenit ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 08.03.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

www.flybileta.com
Për shkak të këtyre punimeve në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.Nga NS 110/35/10 [kV] Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Rahoveci (kodi: 30000015) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: rrugët: 13 Liqeni i Hasit, 15 Faik Çabrati (një pjesë), 451 Hysni Morina (një pjesë), 462 Qenë Qenaj (një pjesë), Arban (një pjesë), Atmagjë (një pjesë); fshatrat: Krajk, Landovicë dhe Tupec.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

2.Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të nderprehet:

Dalja 10kV Shiroka (kod: 32000019)prej orës 09:00 deri në orën 11:00

Vendet: Fshati Shirokë, një pjesë e rrugës 560 Brigada 123,Sopije,Dubrave

Arsyeja: Ndërprerje emergjente,, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve 10 kV. – shtimi i vajit në transformatorët 10/04.kV.

3.Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Mushtishti (kodi: 32000002) prej ores 09:00 deri në ora 11:00

Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve 10 kV. – shtimi i vajit në transformatorët 10/04.kV.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve