13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kurti e rikthen në qeveri ish-ministrin Mehaj

Armend Mehaj është rikthyer sërish në qeveri.

Ish-ministri i Mbrojtjes është emëruar këshilltar i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti rreth gjashtë muaj pasi dha dorëheqje nga pozita e shefit të dikasterit të mbrojtjes në ekzekutiv.

Mehaj është angazhuar si këshilltar i jashtëm në Qeverinë Kurti, në kuadër të Grupit Ballkanik në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”. Projekti implementohet me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë.

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, e ka konfirmuar sot se Mehaj është i angazhuar në këtë projekt si këshilltar i jashtëm i kryeministrit Kurti.

“Po, këshilltar i jashtëm”, ka thënë Rashiti për Telegrafin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Disa ditë më parë ish-ministri Mehaj ka pranuar “Medaljen për Shërbim të Shquar”, nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Mehaj e kishte bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Jashtëzakonisht i nderuar që në përvjetorin e ditëve më të lavdishme të historisë kombëtare ‘Epopesë së UÇK-së’, të pranoj ‘Medaljen për Shërbim të Shquar’ nga ministri i Mbrojtjes Maqedonci. Në shenjë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe fuqizimin e Ushtrisë së shtetit tonë”, ka shkruar Mehaj.

Armend Mehaj kishte ardhur nga Norvegjia për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila u votua në mars të vitit 2021.

Ai, dha dorëheqje më 8 gusht të vitit të kaluar për arsye familjare.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Real Madrid, klubi i parë me të hyra një miliard brenda një stinori

Real Madridi është bërë klubi i parë që e ka kaluar një miliardshin në të hyra. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi mbretëror përmes një...

Rreth 60 aksidente trafiku për 24 orë

Brenda 24 orëve në Kosovë u shënuan 59 aksidente trafiku. Kështu bën me dije raporti i policisë. Po ashtu u regjistruan 24 aksidente me të lënduar...

Lajmet e Fundit