Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme.
Në rend dite është shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.
Seanca nis nga ora 10:00.
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme.
Në rend dite është shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.
Seanca nis nga ora 10:00.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 32 aksidente trafiku.
Sipas njoftimit, 15 prej tyre kanë qenë me të lënduar ndërkaq 17 me dëme materiale.
Brenda kësaj periudhe kohore janë shqiptaur 2 mijë e 154 tiketa trafiku.
Ndërjaq habë arresrtuar 14 persona.
4 janë dërguar në mbajtje ndërkaq 4 të tjerë në vuajtje të dënimit./Arbresh.info/

Edmond Mustafa është vrarë dy ditë më parë në Tivar. Si i dyshuar për vrasjen e tij është arrestuar Dino Ibrahimoviq më të cilin viktima ka qenë shumë i afërt. Përmenden dy motive të mundshme.
Siç raportojnë mediat malazeze, vrasësi i maskuar i është afruar Mustafës nga mbrapa derisa ai po i afrohej veturës nën shoqërinë e motrës së tij. I dyshuari ka qëlluar dhjetëra herë në drejtim të Mustafës ndërkohë është larguar me vrap.
Sipas mediave malazeze, janë zbuluar edhe lidhje të fshehta dashurie që kanë ndodhur brenda klaneve. I vrari dhe vrasësi dyshohet se kanë qenë shokë.
Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa Nurkoviq.
Mustafa prej vitesh njihej si pjesëtar i klanit kriminal të Skaljarit. Sipas raportimeve, ai ka kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit për të ekspozuar vrasje të rënda dhe krime të tjera të kryera nga anëtarët e Shkaljar dhe të klanit Kavac.
Sipas këtyre raportimeve, Edmond Mustafa, më 27 mars 2022, është dëgjuar në ambientet e Departamentit për Krime të Rënda të Drejtorisë Policore të Malit të Zi dhe në atë kohë ka kërkuar statusin e dëshmitarit bashkëpunes në zbardhjen e vrasjeve të rënda dhe krimeve të tjera të kryera nga anëtarët e bandës së Skaljar dhe të klanit Kavac.
Siç raporton portali “M” në Mal të Zi, pavarësisht se edhe atëherë policia e dinte se Mustafa ishte një person me interes, i cili pranoi pjesëmarrjen e tij në disa vrasje dhe përshkruan në detaje shumë vrasje të tjera dhe emërtoi autorët dhe porositësit e tyre, ai nuk u arrestua kurrë, as nuk i është caktuar statusin që ai kërkonte.
Për këtë, Komuna e Rahovecit, ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për shqyrtimin e gjendjes aktuale të sigurisë në këtë komunë.
Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka thënë se duhet të rritet prezenca e ekipeve patrulluese në çdo cep të Rahovecit.
Ai ka theksuar se adresa kryesore e këtij problemi janë organet policore dhe ato komunale, dhe se të dyja duhet të kenë një bashkëpunim të plotë mes vete dhe në bazë të angazhimit të tyre qytetarët të ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre.
Për rastet e fundit të plaçkitjeve, komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, Fazli Morina, ka thënë se i kanë marrë të gjitha masat dhe se janë rrugës për t’i zgjidhur.
Morina ka theksuar se angazhimi i policisë është maksimal dhe se ka shtim te patrullave në çdo zonë të prekur nga këto raste të plaçkitjeve.
Sipas tij, në vitin 2024 në këtë komunë janë regjistruar 63 vepra penale në këta dy muaj, dhe se në krahasim me vitin e kaluar janë 30 për qind raste më pak.
Morina ka thënë se janë të gatshëm të hetojnë rastet dhe të dënojnë secilin person për çdo vepër penale të kryer.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve A.K dhe I.H, të cilët kanë kanosur me vrasje pjesëtarë të KFOR-it italian në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.
Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i Personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i Personelit në marrëdhënie me to në bashkëkryerje”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K dhe I.H dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1,1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në komunikatën për media.
Të pandehurit A.K dhe I.H dyshohen se në bashkëkryerje, me datë 26.02.2024 rreth orës 10:00, në një kafiteri në fshatin Lubiqevë, në Komunën e Prizrenit, kishin ofenduar dhe pastaj kishin kanosur seriozisht pjesëtarët e KFOR-it Italian se do t’i vrasin, e të cilët janë në mision paqeruajtës në Kosovë me mandat të OKB-së.
“Dhe duke marr për bazë faktin se vepra penale për të cilën dyshohen ka ndodhur ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët veprojnë në Kosovë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, andaj ekziston rreziku real se me qëndrimin e tyre në liri, të njëjtit mund të përsërisin veprën penale apo të përfundojnë veprën e kanosur dhe sipas vlerësimit të gjykatës caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë fazë të procedurës penale është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zbatim me sukses dhe efektiv të kësaj procedure penale dhe sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka uruar Valon ef. Ibrahimi për emërimin në postin e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.
Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të Prizrenit.
“Mesazhi i kryetarit Selmanaj ishte që së bashku të punojmë më shumë për tolerancë, mirëkuptim dhe harmoni në mes të popullit tonë kudo që jetojnë”, njofton LDK-ja në Prizren.
Selmanaj dhe Ibrahimi u pajtuan që takime të tilla të ketë më shpesh.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 7 aktakuza kundër 11 personave.
Dy aktakuza kundër 6 personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Dy aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Prizren.
Ai ka kërkuar aktivizim nga anëtarët e partisë në këtë qytet.
Limaj, ka biseduar me djem dhe vajza në “Shatërvan” tw Prizrenit, të cilët nuk kanë dalë së besuari në vizionin e tij.
“Diskutimi u përqendrua te gjendja aktuale politike dhe sfidat e rinisë. U dakorduan se më shumë se kurrë duhet të ketë aktivizim të përbashkët dhe këmbëngulje në ndërtimin e shtetit, veçanërisht në kohën kur shteti po izolohet dhe kontestohet nga të gjitha anët”, shkruan Nisma nw Facebook.
Projekti për rregullimin e rrugës “Shuaip Spahiu” në Prizren është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të hapësirave publike.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, ka njoftuar se së shpejti do të bëhet prerja e 20 drunjve të dëmtuar në këtë rrugë. Këto drunj do të zëvëndësohen me drunj të madhësisë së njëjtë. Projekti synon të rikonstruojë dhe përmirësojë këtë hapësirë publike, duke e bërë atë më të sigurt dhe funksionale për qytetarët.
Në kuadër të realizimit të projektit, janë zhvilluar takime publike me banorët e rrugës, të cilët nuk kanë pasur vërejtje për çështjen e largimit të drunjve të dëmtuar. Kjo rrugë do të shndërrohet në një shëtitore drejt Shatërvanit, duke e bërë atë më tërheqëse për qytetarët/ tv Prizreni/
Rrëfimi i kolonel Sulo Gradecit, shefi i Sigurimit të Sekretarit të Parë të PPSH-së, njeriun që i qëndroi pranë dhe u përkujdes për jetën e Enver Hoxhës, tridhjetë vjet me radhë, me rastin e 101 vjetorit të lindjes së Tij
Sulo Gradeci (Dalipi) ish-shoqëruesi, e më pas shefi i grupit të sho qërimit të Enver Hoxhës ka lindur në 17 shkurt të vitit 1922, në Gradec të komunës Gjerbës të Skraparit. Në vitin 1942, Sulo Gradeci ishte efektiv i çetës së Skraparit dhe më vonë partizan iBrigadës VII. Askush tjetër përveç Sulo Gradecit nuk ka qenë më pranë Enver Hoxhës, me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë. Kështu, një nga njerëzit që ka punuar më gjatë me Enver Hoxhën, të paktën për 30 vite me radhë, është ish-shefi i Sigurimit të tij, Sulo Gradeci. Që prej vitit 1956 ai është ngarkuar me detyrën e sigurimit të udhëheqjes së Partisë së Punës, e kryesisht në drejtimin e sigurimit të jetën së njeriut të parë të kësaj partie. Është po ky njeri, i cili ka qenë pranë Enver Hoxhës deri në çastet e fundit të jetës së tij. Por Sulo Gradeci kujton se me Enver Hoxhën njihej qysh prej Luftës Nacionalçlirimtare, ose më saktë prej demonstratës së madhe të 28 nëntorit të vitit ‘41. Ndërsa takimi i parë i tyre do të ndodhte, pasi vetë Sulo ishte inkuadruar si partizan në Çetën e Skraparit. Ishte marsi i vitin 1944. Por që nga ajo ditë kanë kaluar plot 65 vjet. E ndërsa sot Enver Hoxha ka 101 -vjetorin e lindjes së tij, ish- shoqëruesi i tij besnik Sulo Gradeci rrëfen për gazetën “Telegraf”…:

Ju e keni shoqëruar për 30 vjet rresht. Mund të na thoni diçka për Enver Hoxhën?
Në Shqipëri vështirë se mund të flitet e të shkruhet e vërteta për Enver Hoxhën dhe në përgjithësi për epokën socialiste. Madje, edhe përfaqësuesit e partive, në themel të të cilave është Ai (si Partia e Punës) nuk e zë shpesh në gojë togfjalëshin “Enver Hoxha”.
Pse ndodh një gjë e tillë sipas jush?
Sepse, sipas mendimit tim, mbisundon mendimi tabu se po të flitet për jetën e Enver Hoxhës, vetvetiu do të shprehet dyshimi në ekzistencën e demokracisë, të sistemit të ri. Duke mos e zënë në gojë (natyrisht me përjashtim, kur i duhet politikës për të mbuluar diçka tjetër) do të mund të krijohet përshtypja se ai i takon harrimit. Heshtja, gjithashtu, arsyetohet me kushtet e praktikave të reja shoqërore, kulturore të ashtuquajtura properëndimore. Për më qartë sjell në vëmendje atë çka thoshte dikur Bodleri, se me kohë është bërë dallimi mes “lirive për të marrin dhe lirive për gjeniun” (që tingëllon në mënyrë shumë elitiste), tek ne, mendime me të tilla ngjyra nuk ka pasur dhe nuk ka.

Ende nuk jemi të qartë. Ndaj duhet ta përsëris pyetjen: pse?
Sepse tek ne, tanimë përafërsisht njëzet vjet, edhe në sferën shpirtërore, vendoset si të thuash me një të rënë të shkopit! Nuk ka arsye për t’u çuditur (unë nuk çuditem) prandaj realizimet e mëdha të kohës para viteve 90-t, jeta e vepra e Enver Hoxhës është tematikisht tepër e kufizuar, në mos e ndaluar. Bën dallim nga sa thashë në disa raste “Ora News” (kujtoni dokumentarin e transmentuar para ca ditësh për heroizmin e popullit në mënjanimin e shkatërrimeve të tërmetit në Dibër), “Vizion plus” në emisionin “Zonë e ndaluar”, natyrisht në vështrim kritik, por edhe realist. Nuk mund të merret me mend të shkruhet, e lëre më të botohen materiale të ndryshme çfarë në vende të tjera shpërblehen!
Ju keni botuar një libër: “30 vjet pranë shokut Enver”. Më pas ke heshtur?
Unë nuk mund të hesht kurrë. Ndoshta e ka radhën libri i dytë: “25 vjet pa shokun Enver”. Por për të qenë i saktë, me këmbënguljen dhe me dëshirën e lirive intelektuale kam shprehur mendimet në disa artikuj në raste përvjetoresh si rasti i sotëm. Enver Hoxha ka qenë dhe mbetet një Shqiptar i Madh. Ndërsa jeta ime ka qenë e lidhur ngushtë me mbrojtjen dhe përkujdesjen e jetës së tij. Natyrisht, s’kam bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, sepse që nga vitet e ilegalitetit e më pas, për vite me radhë atë e donte dhe e ruante populli. Për atë, popull, si i thonë fjalës, kishte vend edhe nën gjuhë.
Më bëri përshtypje fakti që nuk përmendet gazetën “Zëri i Popullit”, kryeredaktor i së cilës gjithashtu për ca kohë ka qenë Enver Hoxha?
Pa dashur të bëj ndonjë karshillëk, kam vite që nuk e lexoj. Ky pohim më dhëmb, por përsëri them se sot ka shumë gazeta që plotësojnë dhe ushqejnë opioninin publik me gjysmë të vërteta, me gënjeshtra, me shpifje, por edhe me të vërteta. Të parat më zemërojnë të dytat më relaksojnë. Këtë të fundit ma kërkon edhe mosha.
Tanimë përmendorja e Ahmet Zogut po lartësohet, madje kërkohet që t’i sjellin eshtrat në Shqipëri. Ndiheni xheloz, që të paktën Enver Hoxha nuk është më në varrezat e Dëshmorëve të Kombit?
Këto çështje, si njëra, si tjetra, nuk më përkasin mua për zgjidhje, por për ta thënë mendimin tim, përderisa më pyetët, s’kam arsye të mos i përcjell reagimet e mia. Edhe në këtë mes, si në shumë probleme të tjera, është politika, metoda klasike e shout. Kështu, vetvetiu mund të nxirret lehtë përfundimi edhe nga e djathta dhe nga e majta. Por një numër intelektualësh nuk kanë heshtur, sepse këto janë çështje që i përkasin dinjitetit shqiptar. Mendimi im është kundër. Do të më thoni ju që nuk thashë ndonjë gjë të re. Natyrisht, nga unë (dhe shumë si unë) nuk duhet të presin kurrë të them: “Rroftë mbreti!” Këmbët e poltroneve të mbretit janë thyer dhe ai është bërë i padëshirueshëm që në Kongresin historik të Përmetit. Gjithnjë, sipas meje, i falënderoj lexuesit që më mirëkuptojnë, Ahmet Zogu nuk i fshehu, por i demonstroi qëllimet e veta antishqiptare, herë duke ekzekutuar patriotë si Bajram Curri, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi, Riza Cerova dhe Muço Kapinova herë duke shitur toka siç ishte perla e Shën Naumit e, më në fund, duke e grabitur dhe duke e lënë Shqipërinë në duart e të huajve. Ekzistojnë shumë arsye për ta lënë Ahmet Zogun atje ku ishte. Mua nuk më shtanget dora të shkruaj se ai e shiti Shqipërinë. Në këtë kuptim, më afrohet rasti t’i kritikoj ato qarqe që e kanë frymëzuar dhe mbështetur burokracinë anacionale. Të vlerësosh Ahmet Zogun do të thotë të flijosh historinë e kulturës shqiptare. Një dëshirë e tillë krijon tendosje morale. Në qoftë se nuk e shohim arsyen për t’u angazhuar në një kohë të këtillë, kjo do të thotë se si marrëzia fiton mbi kuptimin e jetës.
Sforcimet: Mbingarkesa në turneun e Veriut
Në librin e tij, “30 vjet pranë shokut Enver”, Sulo Gradeci perifrazon se: “Në procesin e një lufte të madhe, plot “zikzake”, “maja” dhe “kthesa”, shoku Enver ka treguar një optimizëm të shkëlqyer. Por ishin një sërë rrethanash që gjatë viteve ’60 ne nuk e “shihnim” sëmundjen e tij. Ai ishte ditë e natë në punë, i shëndetshëm, me një organizëm të mrekullueshëm, me një forcë të habitshme për të përballuar ngarkesa të mëdha”. Pikërisht në majqershor të vitin 1970, Enver Hoxha, në moshën 62-vjeçare, ndërmerr një turne në veri të vendit, ku viziton rrethet e Kukësit, Tropojës, Pukës, Shkodrës e ku ndalet dhe në Dukagjin, Malësi të Madhe, Shtoj, Bajzë, Zadrimë e Vaun e Dejës. “Kujdesi dhe preokupimi nuk munguan asnjëherë e në këtë kuadër, i gjithë shërbimi intim ishte përherë në lartësinë e detyrës dhe nuk lejohej asnjë teprim në shërbimet ndaj udhëheqësit. Gjithçka, që nga mënyra e ushqimit, nga mëngjesi në mëngjes, e tek veprimet e tjera, bëheshin në baza rigorozisht shkencore”, shkruan Sulo Gradeci. Madje në kujtimet e tij ai thotë se sa herë që Enver Hoxhës i ofrohej ndonjë frut jashtë rregullave, ai pyeste duke qeshur: “Të mira janë, por a jeni konsultuar me (infermieren) Konstandinën?”
Infarkti i miokardit: Si u godit Enveri në 65 -vjetorin e tij
Duke pasur një kujdes rigoroz, shërbimi pranë Enver Hoxhës ka mundur të çojë jetën e tij pa probleme shqetësuese deri në tetor të vitit 1973. Pikërisht gjatë këtij muaji, kur sapo kish in përfunduar pritjet festive me rastin e 65- vjetorit të lindjes, Enver Hoxhës iu shfaq një kolaps i rëndë. Mjekët ekspertë diagnostikuan me shpejtësi: infarkt i miokardit. “Infarkti ishte i rëndë e shqetësues, por falë kujdesit shëndetësor dhe aftësisë së mjekëve tanë, goditja e parë dhe më e rrezikshmja u përballua”, shkruan në kujtimet e tij Sulo Gradeci. Pikërisht pas kësaj gjendjeje u vendos që për gjendjen e shëndetit problematik të Enver Hoxhës të kujdesej një grup mjekësh të përbërë nga: Fejzi Hoxha, Petrit Gaçe, Isuf Kalo si dhe Nikolla Shurbani, Ylli Popa, Ahmet Kamberi, Hajro Shyti, Panajot Boga, Arben Fino, Gjergji Cepa, Ylli Shtylla, Bajram Preza, Skënder Sinoymeri, Xhavit Gjata etj.. Në këtë mënyrë Enver Hoxha nuk mund të ishte vetëm nën vrojtimin e një mjeku të quajtur “personal”.

Ç’farë u sugjeroni mediave në demokraci ?
– Rroftë Shqipëria, rroftë rinia, i paharruar Komandanti. Pranoni ju dhe stafi juaj respektin e një veterani, të shokëve, të miqve të mi që na bashkon dashuria për Atdheun.
Arkiva personale 45 mijë fotografitë e udhëheqësit
Sulo Gradeci vazhdon të jetë potencialisht një arkivë e vërtetë. Nga duart e tij kanë dalë 45 mijë shkrepje aparati fotografik. Në këtë celuloid është fiksuar Enver Hoxha në të gjitha aktivitetet e tij. Gjithashtu, Sulo Gradeci ka fokusuar mbi shiritin elektronik të kamerës, të paktën 50 orë film nga jeta dhe veprimtaritë e Enver Hoxhës. Të gjitha këto ai i ka dorëzuar me procesverbal të rregullt në Arkivin Qendror të Shtetit, ndërsa shprehet se në shtëpinë e tij tanimë nuk ka pothuaj asgjë nga kjo “pasuri”. Për veten e tij Sulo Gradeci ka ruajtur si të shtrenjta, të paktën 2000 fletë ditari, në të cilat janë përshkruar qindra detaje nga jeta në shërbim të udhëheqësit komunist.
Detyra e ngarkuar
Hysni Kapo më caktoi të mbroja Enver Hoxhën

Sulo Gradeci kujton se ka qenë Hysni Kapo ai që e ka emëruar në detyrën e re: “Partia ka menduar të të ngarkojë një detyrë të rëndësishme e delikate…” Dhe Sulo ka treguar gatishmërinë e plotë në qëllimin për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, duke u shprehur pas vitesh se një gjë e tillë ishte dhe ëndrra e tij e vjetër. Që prej asaj kohe, Sulo Gradeci u vu në krye të shërbimit që përgjigjej drejtpërsëdrejti për jetën e numrit një të shtetit shqiptar. Por siç shprehet vetë ai, në vitin 1973, kjo detyrë u inkuadrua në dy fronte: Së pari jeta e Enver Hoxhës dukej siguruar nga gjithçka kishte të bënte me ndonjë eliminim të mundshëm fizik të tij, ndërsa detyra e dytë kishte të bënte me përkujdesjen e shëndetit. “Por nëse në detyrën e parë ne ndihmoheshin sinqerisht edhe nga masa e madhe e popullit, në rastin e dytë vështirësitë ishin më të mëdha, sidomos pas problemeve me zemrën që iu shfaqën në atë vit”, kujton Sulo Gradeci.
Rreziku nga duhani. Gjatë luftës pinte gjethe fiku

Deri në fillim të viteve ’70 Enver Hoxha njihej si një konsumues i rregullt i cigareve. Megjithë kërkesën dhe presionet që i bëheshin nga ana e ekipit mjekësor, Enver Hoxha dukej se nuk kishte ndër mend ta linte këtë zakon të vjetër. “Në vitet e luftës, kur ndodhej i rrethuar mes maleve, ai ka pirë dhe gjethe fiku në mungesë të duhanit. Por, ndër ata që këmbëngulnin më tepër për ta lënë duhanin ishte edhe shoku e miku i tij i fëmijërisë, profesor Fejzi Hoxha. Dhe pas shumë përpjekjesh, një ditë shoku Enver vendosi që të mos e ndezë më”, kujton Sulo Gradeci.
PUNA E TEPËRT
Gjithçka e regjistruar në diktofon
Në kujtimet e tij Sulo Gradeci shkruan se Enver Hoxha nuk e njihte pushimin, madje, edhe kur i duhej të pushonte apo të shëtiste, ai mbante me vete gjithmonë një diktofon, ku e kishte më të lehtë të shprehte mendimet apo kujtimet e tij. Këto shirita më pas zbardheshin nga punonjëse të veçanta dhe daktilografoheshin. “Në një rast, në Vlorë, po na shqetësonte fakti që ai qëndronte thuajse gjithë ditën e gjithë natën duke punuar në kabinet dhe kjo, kur sapo ishte larguar nga puna e lodhshme në Tiranë”, kujton Sulo Gradeci. Ai shton se një gjë e tillë ishte biseduar me infermieren, Konstandina Nauni, e cila e bindi se, përveç punës, i duhej dhe të pushonte apo të shëtiste.
https://telegraf.al/dosier/sulo-gradeci-ju-rrefej-enver-hoxhen-si-e-mbrojta-per-30-vjet-3/