13.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 1209

Dusan Vlahovic i gatshëm për të rinovuar kontratën me Juventusin

0

Sulmuesi i Juventus-it, Dusan Vlahovic është i etur për të qëndruar te “Zonja e Vjetër” dhe ai është i gatshëm të refuzojë lëvizjet në Premier League për të nënshkruar një marrëveshje të re me bardhezinjtë.

Gazetarja italiane, Fabiana della Valle ka raportuar për situatën e serbit, i cili tashmë është gati të zgjasë qëndrimin te bardhezinjtë.

Ai aktualisht është i lidhur me “Zonjën e Vjetër” deri në verën e vitit 2026, por është i gatshëm të zgjasë qëndrimin e tij edhe për dy vjet. Vlahovic dëshiron të jetë njeriu që e kthen Juve-n në krye.

Tashmë, Vlahovic beson se ai është në një klub të lartë dhe ai dëshiron të dëshmojë se ia vlenin paratë që Juve pagoi për ta nënshkruar nga Fiorentina.

Ai nuk është i shqetësuar nga ndonjë interes nga Anglia dhe sulmuesi tashmë i ka dhënë një miratim agjentit të tij për një marrëveshje të re. Dusan-i gjithashtu beson se nënshkrimi i një marrëveshjeje të re me Juventus-in do ta ndihmonte klubin të balanconte financat e tyre.

Drejtori sportiv i Juve-s, Cristiano Guintoli i ka shtyrë bisedimet për kontratën deri në fund të pranverës, por kontaktet me agjentin e Vlahovic-it mbeten të vazhdueshme. Bisedimet u zhvilluan gjithashtu shumë kohët e fundit dhe ka optimizëm se marrëveshja do të arrihet.

Albanian Post

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e parkut në Mirushë

0

Punimet në ndërtimin dhe rregullimin e parkut në fshatin Mirushë të Komunës së Malishevës, janë duke vazhduar, përkatësisht është duke u realizuar faza e parë e këtij projekti. Punimet në këtë park, sot i ka inspektuar drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, i cili u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ky park është në afërsi të liqenit, dhe të rrjedhës së lumit Mirusha, prandaj edhe rëndësia e rregullimit të parkut ka rëndësi të madhe.

Sipas drejtorit Morina, punimet janë duke u realizuar sipas planifikimit, ndërsa ndërtimi i këtij parku realizohet në bashkëfinancim nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Malishevës.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka sqaruar se kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti, ndërsa parku do të jetë i lidhur me shëtitoren përgjatë lumit Mirusha, duke filluar nga qendra e qytetit në Malishevë, e deri në Mirushë, ku është parku dhe liqeni, e që lidhet edhe me rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe me projektin madhor, Malisheva Urbane.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Osmani: Momenti i njohjes së Kosovës do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn e kanë pritur presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në kuadër të samitit për Ukrainën.

Osmani u prononcua më pas për mediat duke thënë se do ta mbështesin Ukrainën.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

E para e shtetit të Kosovës kur u pyet nëse do e kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga presidenti Zelensky, ajo u shpreh e bindur se ky moment do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës.

“Do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës. Këto janë çështje bilaterale, ne gjithmonë e kemi bërë një kërkesë të tillë, me mirëkuptimin e plotë se Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme duke luftuar për lirinë e saj, jam e bindur se ai moment do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës”, u shpreh Osmani.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Hoxha: Mosmbajtja e seancave të Asamblesë, shumë e dëmshme për Prizrenin

0

Ish-drejtori i Drejtorisë sw Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Edmond Hoxha ka shprehur mendimin se mosmbajtja e seancave të planifikuara mujore të Asamblesë Komunale për dy muaj me rradhë është shumë e dëmshme për Prizrenin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai thekson se pushteti duhet të tejkalonte arrogancën dhe të ofronte frymë bashkëpunimi në asamblenë komunale, duke mos shfrytëzuar metoda klandestine për të piketuar asambleistët që nuk i përgjigjen subjektit politik dhe qytetarëve.

Hoxha beson se krijimi i një klime besimi dhe nisja e mbajtjes së seancave të asamblesë komunale në mënyrë normale do të ishin në favor të qytetarëve të Prizreni/PrizrenPress.com

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

47 aksidente dhe mbi 2200 tiketa për kundërvajtje në 24 orë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë shqiptuar 2273 tiketa për kundërvajtje.

Ndërsa, janë regjistruar 47 aksidente trafiku, ku 13 prej tyre janë më të lënduar, ndërkaq 34 më dëme materiale.

PK-ja gjithashtu ka njoftuar se ka arrestuar 10 persona, ku 7 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Haaland për bashkëpunimin me De Bruyne: Ne po vijmë, jemi gati të sulmojmë

0

Dyshja e Manchester Cityt, Erling Haaland dhe Kevin de Bruyne shkëlqyen në fitoren e Qytetarëve ndaj Luton Town, duke kaluar në çerekfinale të Kupës FA.

Haalandi nga gjashtë golat e këtij takimi, pesë i shënoi vet, teksa u asistua katër herë nga De Bruyne.

Sulmuesi norvegjez ka reaguar pas ndeshjes duke thënë:“Po vjen, po vijmë… Jemi gati të sulmojmë!”.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Haaland ka qenë i pandalshëm këtë sezon, duke shënuar 27 gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime në 30 ndeshje.

Ndërkohë, belgu edhe pse ishte i lënduar për gjysmën e sezonit është kthyer me një eufori të madhe, pasi vetëm në 12 takime, ka asistuar 12 herë dhe ka shënuar dy të tjerë. /Klankosova.tv.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Moti sot me vranësira dhe me intervale me diell

0

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 17-52 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Dy burra përballen me 15 vjet burg për shkatërrimin e aeroplanit më të madh në botë

0
Dy burra përballen me 15 vjet burg për shkatërrimin e avionit më të madh në botë, ka thënë Shërbimi i Sigurisë i Ukraine.

Ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë ukrainase të prodhimit të avionëve Antonov dhe ish-shefi i departamentit të sigurisë së aviacionit janë lënë në paraburgim si pjesë e hetimit, shtoi ai.

Avioni AN-225 Mriya u shkatërrua nga forcat ruse gjatë betejës për Aeroportin Hostomel më 27 shkurt 2022.

Shërbimi i sigurisë kishte hetuar sulmin që atëherë dhe ka thënë sot se ka mbledhur “prova të padiskutueshme” që tregojnë përfshirjen e të dyshuarve.

Ai pretendoi se dy burrat ndaluan ushtarakët ukrainas të hynin në Aeroportin Hostomel për t’u “përgatitur për mbrojtjen e tij” në prag të pushtimit rus.

“Veprimet kriminale të autorëve çuan në kapjen e përkohshme të një aeroporti të rëndësishëm strategjik gjatë betejave për Kievin dhe shkatërrimin e avionit AN-225 Mriya”, tha ai, raporton Sky News,

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Takimi i fundit me Hanën

0
Enver Sulaj
Hana kishte fshehun fytyrën e përtrime
Fresku i vonuem i stinës së gurit
Më binte në krye si zjarrmi
-si kangë fillimi
-si lot zhgënjimi.
Pastaj kaluen shumë net
Me hanë e pa hanë
Por ty kurrë ma s’të pashë.
26.02.2024

Mish dhe ndryshk

0

Asgjë nuk ishte më absurde, sureale, e paarsyeshme, e kotë, e tepërt, se ushtria, shkolla, puna, shoqëria, arti, kultura, ekonomia, partia, ideologjia, të gjitha ishin të turpshme, të neveritshme, të frikshme. Por, të gjitha bashkë nuk ishin aq të pakuptimta, aq paradoksale, sa ushtria. Ushtria Popullore ishte bashkësia prej mishi dhe ndryshku nën urdhrat e 1 përbindëshi, që komandonte gjithçka në varësi të humoreve, tekave, dalldive të tij. Ushtria e “gjithë popullit ushtar” ishte një rrenë e madhe, që nuk u besua kurrë prej askujt. Ushtria e rregullit dhe disiplinës ishte një babylon i cilësive më të fëlliqura, më hileqare, më djallëzore. Ushtria e dëshpërimit ishte ushtria e ngjarjeve kriminale të paimagjinueshme. Gjatë tri viteve të shërbimit ushtarak në një repart kundërajror, 4 fatzinj vranë veten.

Shkruan: Edison Ypi

Të gjithë për të njëjtën arsye: nga pamundësia për të përballuar dëshpërimin e papërballueshëm që shkaktonte të qenët ushtar. Ushtria e frikës ishte ushtria e oficerëve, që tmerrin e kotësisë së jetës me të cilën s’dinin ç’të bënin, e shkarkonin me ftohtësi dhe egërsi të skajshme mbi inferiorët dhe ushtarët. Shumica e oficerëve ishin si shumica e ushtarëve: fshatarë që nga kazma dhe balta vinin, te shati dhe prashitja do shkonin. Për këta, vitet e ushtrisë ishin periudha më e ndritur e jetës. Meseletë banale të përjetuara gjatë ushtrisë ia tregonin dhe ia tregojnë sot e kësaj dite të zbukuruara njëri-tjetrit gjatë netëve të dimrit rrotull vatrës. Ushtria e rraqeve mburrej me armatime “moderne”, që bota i kishte mbyllur me kohë nëpër muzeume. Ushtria e hekurishteve mbante në ruajtje nëpër kapanone ose tunele qindra, a ndoshta mijëra, kamionë ZIL tre diferencialë.

Thoshin se kishin nam të mirë në Rusi dhe nëpër vende të tjera të ftohta. Por këtu që ishte vend i ngrohtë, pasi difektoheshin një herë, nuk ndreqeshin më kurrë. Sistemet e ushqimit me benzinë ishin një tmerr pafund. U bllokoheshin xhiglerët e karburatorëve. U këputeshin vazhdimisht prixhionierët e semiakseve. Kur, më të rrallë, mezi i ndiznin me kavo dhe gërdallat i nxirrnin nga kapanonët “për stërvitje”, kohën më të madhe e kalonin si ulokë të ngathët reumarikë, duke u zvarritur nga një ofiçinë në tjetrën. Ushtria e budallallëkut mbante për të aftë budallenj surratshtrembër, që gjoja kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik, askush nuk e dinte për çfarë.

Një hajvan i tillë na vuri mua dhe një ushtar tjetër të bënim punën më absurde dhe më të skëterrshme mbi dhè. Të shthurnim një kavo çeliku për t’i marrë fijet e holla që s’u mor vesh pse i duheshin. Por halli ynë me kavon që përdridhej dhe na çante duart s’ishte kurrgjë para halli mbi hall që e kishte zënë atë. Kur shkonte gjatë dimrit në Karaburun ose Sazan, sa herë që dhiste, i dilte zorra e trashë nga bytha. Për ta ndrequr këtë defekt, merrte me vete një kapter që zorrën e trashë dalë jashtë ia fuste brenda me gishta. Ushtria e urisë që do të mbronte vendin nga armiqtë e egër me ushtarë të shëndetshëm, të cilët do të jepnin edhe jetën për ta mbrojtur atdheun, ushqehej me këtë menu ditore:

-Mëngjes, një garuzhde fasule me nja 200 gramë bukë si baltë.

-Drekë, një garuzhde supë, copën e bukës, një garuzhde pilaf ose makarona.

-Darkë, një garuzhde çaji me ca kokrriza sheqeri brenda një gote alumini dhe copën e bukës që shpesh shkaktonte sherre.

Po të thanë se ushtarët e diktaturës kanë ngrënë sadopak më tepër se kaq, dije se ke fol me horrin, hasmin, budallain. Oficerët i kishin qafat e trasha, faqet e skuqura, sytë e zgurdulluar, sepse hanin makarona dhe pilaf nga menuja e ushtarëve në sasi të pakufizuara. Ushtarët ngordhalaqë të ushtrisë së uritur që pritej t’i derdhte plumb në gojë monarkofashistëve grekë, si dhe të shkatërronte flotat detare dhe ajrore të armiqve imagjinarë, nga frika se mos vdisnin urie, arratiseshin pasditeve nëpër ullishta dhe vreshta për ca kokrra ullinj a ndonjë vile rrush, nëse do shpëtonin gjallë nga dajaku i rojave. Një malësor që ecte i kërrusur me lëkundje parambrapa si kalë hante çdo ditë nga një kovë me zarzavate të pagatuara, të gjalla, siç i merrte atje ku i vidhte. Ushtria e pisllëkut kujdesej për higjienën e zhulsave. Për ta ruajtur qaforen e bardhë nga pisllëku i qafës së zezë, qepte mbi qaforen e bardhë një shirit celofani. Pecet e këmbëve që binin era përç, i hiqte fare si të tepërta. Ushtria e spiunllëkut ishte sy e veshë e hundë e tëra. Një herë na erdhi një prokuror ushtarak nga Tirana për ta dënuar dhe për t’ia marrë erzin një ushtari rom nga Manza që iku katër ditë në një dasmë pa i thënë askujt. Mblodhën kompaninë ulur në bar para kapanoneve. Sazexhiun Lym Rinxhi e dënuan dhe i hodhën hekurat për 4 ditë ikje pa leje, 5 vjet burg. Në fund, kur sapo u ngritëm në këmbë dhe do shpërndaheshim, u dëgjua zëri i një ushtari që iu drejtua Lym arixhiut duarlidhur:

“Mbahu Lym. Burgu për burra është”! U tmerruan të gjithë. Si guxoi ky?! E llafosa këtë çudi me një mik ushtar më i vjetër. Ulëritësi që mbrojti Rinxhin kishte qenë provokator. E kishin vënë të bërtiste ato fjalë për të parë cili nga ushtarët do ta hante atë karrem, do pajtohej me atë thirrje. Ushtria e pathyeshme kishte ca raketa kundraajrore. Halli se rusët dhe kinezët nuk e dhanë kurrë kodin apo “password”-in e aktivizimit të tyre. Gjatë atyre pak provave “pa kod” që u bënë, raketat fluturuan në drejtim të paditur. Nga Divjaka ranë në malet e Martaneshit dhe prapa maleve të Krujës. Kur dëgjoi këtë tmerr, miku im disidenti Sofokli Karpuzi tha: “Ah që s’ranë te Blloku, te Kryeministria, te Komiteti Qendror, a të paktën te sheshi ‘Skënderbej’”. Ushtria e gjumit kishte një numër të pabesueshëm somnambulash mbledhur me batanije zgëqeve duke gërhitur me jargë që u rridhnin te cepi i gojës. Ushtarë e oficerë flisnin si në ëndërr, ecnin si në gjumë. Ushtria e rrenave pëshpëriste vesh më vesh:

“Kemi bombën atomike. Ndodhet prapa kodrave te Ura e Beshirit. E kam parë me këto sy në Skrapar. Ma tha një kosovar që ia kishte thënë një vëlla kinez. Bombën e kemi, por aman qepe se na dëgjon armiku”. Ushtria e zboreve nuk ua mësoi dot kurrë zboristave as gjërat më elementare: pjesët funksionimin dhe mirëmbajtjen e Karabinës, apo përdorimin korrekt të kundragazit. Reparti me rreth 40 topa kundërajrorë nuk kishte asnjë ekspert për radiolokatorë. Një mirditor i pashkollë, që kishte qenë ushtar në atë repart luante atë rol. Një ditë ia behën ca kinezë ekspertë për radiolokatorë. Ndenjën nja një javë. Shefi i tyre ishte një idhnak, nervoz, surratspec, që luante bixhoz tërë natën te hotel “Turizmi” i Vlorës dhe të nesërmen andej nga mesdita vinte syskuqur në ofiçinë. Ushtria e dallamangove kishte tmerrësisht shumë të pagdhendur, të pashkolluar. Isha 19. Për të rrotulluar tabelat e qitjes në distancë me anë të shkeljes së një butoni, improvizova diçka të thjeshtë. Më erdhi turp që e quajtën “shpikje”. Gjashtë bateri kundraajrore, dy në Karaburun, dy në Zvërnec, dy në Sazan s’kanë qenë kurrë në gatishmëri. Me llafe po.

Me vepra jo. Ushtria qesharake të mahniste me qyfyre. Sapo kisha nisur të punoja në torno, mu vërsulën një nga një disa oficera me gëzhoja 37 mm për t’ua bërë mullinj kafeje. Ua bëra disave. Mirëpo një ditë më del përpara komandanti i repartit që s’po ia përmend emrin se, në dallim nga komisari që ishte komplet idiot, komandanti s’ishte aq i keq. –”Ç’janë ata mullinj kafeje që bën në torno?! Do të të fus në burg po mora vesh se do vazhdosh të bësh të tjera. Ja ku i ke gëzhojat. Bëmë një mulli mua”. Ushtria e fukarallëkut me shumicën e ushtarëve të ardhur nga zonat e thella, s’di pse dhe si bartte mendësi llogoresh si të Luftës së Parë Botërore. Të tillët, duke qenë thellësisht të bindur se ushtari shkon në luftë për plaçkë dhe për asnjë arsye tjetër, kursenin këpucët dhe gjimnastorkat, dhe në rastin më të parë i çonin në fshat. Ushtria karikatureske e diktaturës së disiplinës së hekurt kishte për komisar një idiot faqekuq dhe një komandant bablok, dinak, injorant, që kishte qenë ca kohë në Rusi ku kishte lënë nam me aftësitë e tij të jashtëzakonshme prej strategu lab në luftërat për liri. E të tjera e të tjera, e ashtuquajtura ushtri popullore me copa mishi dhe male ndryshku s’ishte asgjë tjetër përpos një det me rrena, spiunllëk, gomarllëk, horrllëk, pisllëk.