19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 1222

Mbappe është gati të prezantohet si lojtar i Real Madridit

0

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është gati të prezantohet si lojtar i Real Madridit gjatë verës.

Kapiteni i Francës informoi kolegët e tij javën e kaluar se ai është gati të largohet nga klubi si agjent i lirë në fund të sezonit në vazhdim.

Që nga zbulimi i tij, Mbappe është lidhur me një lëvizje në disa klube, duke përfshirë admiruesit e vjetër të Real Madridit dhe gjigantët e Premier League, Liverpool dhe Manchester City.

Por Marca raporton se 25-vjeçari tashmë ka një marrëveshje me Los Blancos dhe do të zbulohet zyrtarisht nga klubi në verë, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.

Përfituesit e bujqve ankohen për ndarjen me vonesë të granteve

0
Ministria e Bujqësisë akoma nuk e ka shpallur listën e përfituesve të granteve për vitin 2023. Nga kjo ministri kanë thënë se listat përfundimtare do të shpallen deri në qershor. Përfaqësues të bujqve vonesat për shpalljen e përfituesve të granteve i shohin si të pa arsyeshme e që ndikojnë negativisht në zhvillimin e bujqësisë.  Për këto grante janë regjistruar 1 mijë 887 aplikime.

 

Ndryshe nga vitet e më hershme, thirrja për aplikim për grante në bujqësi për vitin 2023, u hap në nëntor e u mbyll në mes të dhjetorit. Ishte planifikuar ndarja e mbi 24 milionë eurove mbështetje për bujqit, por kjo akoma nuk ka ndodhur teksa përfituesit ende nuk dihen.

Radio Kosova ka pyetur në Ministrinë e Bujqësisë se kur pritet të shpallet lista e përfituesve të granteve për vitin 2023 dhe cilat janë arsyet e mos publikimit të listës. Nga kjo ministri është thënë se listat përfundimtare të përfituesve do të shpallen kohë pas kohe, muajve në vijim.

“Më 7 shkurt të këtij viti në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë është publikuar Lista e Vlerësimit preliminar për nënmasën e pemëve manore. Listat e Vlerësimit për nënmasat e tjera do të publikohen sapo vlerësimi i projekteve përkatëse të jetë përfunduar dhe marrë parasysh numrin e madh të aplikuesve, listat përfundimtare të të gjithë përfituesve do të shpallen kohë pas kohe dhe pritet që i tërë procesi i vlerësimit të zgjasë deri në qershor të vitit 2024”, thuhet në përgjigjen me shkrim të MBPZHR-s.

Vonesa në shpalljen e përfituesve të granteve është e pa arsyeshme, thotë Tahir Tahiri, kryetar i Federatës së Bujqve.

“Vonesa e publikimit të listave të përfituesve dhe dhënia e të drejtës për granate në fund të prillit apo në maj është dështim total, sidomos për ata që aplikojnë për pemishte apo ndërtimin e stallave. Në këtë mënyrë në njëfarë forme është çrregulluar në tërësi metoda e organizimit për dhënien e granteve”, tha ai.

Ndërsa kryesindikalisti i bujqve thekson se vonesa në ndarjen e granteve ka efekte negative për zhvillimin e bujqësisë.

“Vonesa po ndikon që bujqit të dështojnë. Për shembull, aplikuesit për ngritjen e pemishteve edhe nëse përfitojnë grantin nuk mund të realizojnë projektet, sepse pemët nuk mbillen në qershor e korrik. Për ne kjo është keqpërdorim i buxhetit të shtetit, pasi bujqit kanë telashe e nuk mund të përfitojnë nga ato investime”, tha Tahiri.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje në kuadër të masave të Programit të Zhvillimit Rural 2023, janë dërguar 1 mijë 887 aplikime./Radio Kosova/

Hasani për mungesën e bashkëluftëtarëve në festë:Janë njerëzit që dalin protagonist kryesor të kësaj lufte

0

Luftuan për liri, kontribuan në paqe, morën pjesë në shtetndërtimin e Kosovës, por në këtë përvjetor nuk festojnë në Kosovë.

Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, flet ish- bashkëluftëtari dhe bashkëpunëtori i tyre, Nait Hasani.

16 vjet përpara, Hashim Thaçi ishte protagonisti kryesor në Kosovë. Shpallja e Pavarësisë ditën e 17 shkurtit, ishte kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri.

Në 16-të vjetorin e Pavarësisë ish-krerët e UÇK-së dhe kontribuuesit e shtet ndërtimit fizikisht i mungojnë Kosovës.

Nait Hasani e Rexhep Selimi ishin njohur që nga periudha e studimeve. Ai i kujton aktivitetet e ndryshme që kishin me bashkëveprimtarët për liri e pavarësi.

“Janë njerëzit që dalin protagonist kryesor të kësaj lufte. Njëri nga ata që është më i qëndrueshmi më i vendosuri, më i angazhuari i fillimit të luftës së UÇK-së, është Rexhep Selimi. Kam pasur fatin që si student të njihemi edhe si pjesë e luftës së UÇK-së. Si pjesë e familjes, Rexha ka qenë pjesë e çdo etape të shtetndërtimit të Kosovës”, tha Nait Hasani, bashkëveprimtar.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Osmani: E nderuar që shumë aleatë na u bashkuan në festën e Pavarësisë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ndihet e nderuar nga prezenca e miqve dhe aleatëve të cilët u bashkuan për festën e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Osmani kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë.

“Të forcojmë aleancat tona dhe të ndërtojmë premtimin e vendit tonë të madh dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë”, shkroi ajo.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

40 aksidente brenda 24 orëve

0

40 aksidente janë raportuar në Kosovë, brenda 24 orëve.

22 nga to janë me të lënduar, ndërsa 18 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 570 gjoba trafiku, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: Me vranësira dhe diell, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara pritet të jenë në orët e mëngjesit.

Siç raporton Meteo Kosova, në disa vende mund të ketë edhe mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14 Celsius.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-22 kilometër në orë.

Gazetarja Alketa Gashi-Fazliu, lexon shumë

0

Gazetarja e njohur, Alketa Gashi-Fazliu, është nga Prizreni. Fillimet në fushën e gazetarisë i ka nisur në “Radio Prizren”, kur ishte e re.

Por, qe sa e sa vjet është në RTK, në cilësinë e moderatores dhe e prezanton me kënaqësi emisionin e mëngjesit në “Radiotelevizionin e Kosovës”.

Alketa është edhe shkrimtare –poete.

Shumë herë ka thënë se gjithmonë e ka pasur në shpirt shkrimin, madje ka botuar qysh në fëmijëri të hershme.

Megjithatë, pasioni i saj i vërtetë është leximi.
Lexon shumë…/Kosovarja/

Trondit mes lotësh Meri Shehu: Një grup burrash më kapën, më çuan në pyll dhe më futën…

0

Meri Shehu, edhe pse ishte personazh i spikatur në Big Brother Vip, u tregua e rezervuar sa i përket jetës së saj personale.

E ftuar sot në “Mos i bjer me Top”, Meri tregoi mes lotësh një histori të dhimbshme që ka kaluar kur ishte studente, ku disa persona tentuan ta rrëmbenin dhe e dhunuan.

“Kur Shqipëria ishte në vitet e tranzicionit, desh kam rënë viktimë rrëmbimi. Isha studente shoqërova një shoqen që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Ajo iku thash a do vish dhe ti të kalosh kufirin, thash do kthehem të vazhdoj studimet. Unë marr autobusin që shkonte deri në Fier. Duhet të shkoja në Elbasan në universitet. Aty po kërkoja një autobus, pash disa burra që rrotulloheshin, thash këtu diçka nuk po shkon. Thash po marr një taksi, hipa një taksi aty hipi dhe një burrë i moshuar thash të lutëm më ço në Elbasan. Sa bën 3-4 kilometra, një ta ndaluar, hapën dyert dhe më tërhoqën me zor. Dy tre meshkuj më futën me forcë në një makinë tjetër. Me çojnë drejt një pylli, para meje ishin një makinë me ushtarak që po futeshin në atë zonë. Ata e panë skenë por u dëgjua që kur këta njerëz ndaluan makinën. Më goditën me grusht në turinj, ata bërtitën lëshoje. Kam shpëtuar nga ushtarët dhe jam kthyer në Elbasan. Më lanë në një çezmë, lava hundët e gjakosura, sa herë më del gjak nga hundët më kujtohet kjo gjë”-tregoi Meri.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj shpërndan pamje të bukura nga shënimi i Pavarësisë së Kosovës në Prizren

0

Ky postim i kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, është një shprehje e krenarisë dhe përkushtimit ndaj Pavarësisë së Kosovës.

Ai na sjell pamje të bukura nga shënimi i përvjetorit të Pavarësisë, ku flamujt dhe ngjyrat shënojnë një moment të rëndësishëm në historinë e Kosovës.

Postimi i Totajt

Ju përshëndes me këto pamje nga shënimi i përvjetorit të Pavarësisë dje, me shumë aktivitete gjatë gjithë ditës, që me krenari kujtuam heronjtë tanë dhe festuam në rrugët e qytetit që u vërshua nga qytetarët dhe vizitorë të shumtë.

Vikend të këndshëm!

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Kush duhej ta shpallte Pavarësinë e Kosovës?

0

Ndër vite, kam parë shumë njerëz duke thënë se pavarësia do të duhej të shpallej nga Presidenti Sejdiu apo Kryekuvendari Krasniqi, e jo nga Hashim Thaçi. Kjo për shkak që sipas hierarkisë shtetërore dhe sipas Kornizës Kushtetuese të UNMIK-ut, Presidenti dhe Kryekuvendari qëndrojnë mbi Kryeministrin në hierarkinë institucionale.

Mirëpo,” thonë ata, “Thaçi e përmbysi këtë hierarki moderne përmes forcës, kërcënimit dhe dinakërisë fisnore. Të drejtën që ligji modern i UNMIK-ut ua dha Sejdiut e Krasniqit, ia mori pushteti mesjetar e primitiv i Thaçit”.

Edhe këtë përvjetor të pavarësisë pamë një valë të re të sulmeve mbi të vërtetën.

 

 

Për t’i rënë shkurt, kjo është një gënjeshtër e kulluar, e tillë çfarë vetëm bodrumet e Vetëvendosjes mund ta inxhinierojnë.

Sa për fillim, shpallja e pavarësisë nuk është bërë as nga Kuvendi, as nga Presidenca e as nga Qeveria.

Kjo për shkak që këto institucione kanë qenë të themeluara dhe kanë funksionuar në kuadër të Rezolutës 1244.

Sipas kësaj rezolute, para se të hynte në fuqi, çdo vendim i këtyre institucioneve duhej të miratohej nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i njohur ndryshe edhe si Krye-Administratori i Kosovës.

Në atë kohë, ky funksion ushtrohej nga Joachim Rucker.

Në bazë të Kornizës Kushtetuese, Përfaqësuesi Special kishte pushtetin të mbikëqyrë dhe, në rrethana të caktuara, të anulojë vendimet e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes.

Në disa raste, veçanërisht në periudhën ndërmjet viteve 2002 dhe 2005, kur Kuvendi i Kosovës ndërmori iniciativa për të shtyrë përpara pavarësinë e Kosovës, Përfaqësuesi Special i kishte shpallur si të papajtueshme me Kornizën Kushtetuese me argumentin se ato “dilnin përtej fushëveprimit të kompetencave [të Kuvendit]” (Dosja e Kombeve të Bashkuara nr. 189, 7 shkurt 2003) dhe rrjedhimisht jashtë kompetencave të Kuvendit të Kosovës.

Për ta shmangur këtë, udhëheqësit politikë të Kosovës nuk e shpallën pavarësinë përmes institucioneve.

Normalisht, kjo ishte bërë edhe me rekomandimin dhe këshillat e partnerëve ndërkombëtarë në krye me ShBA-në.

Disa veçori të tekstit të deklaratës dhe rrethanat e miratimit të saj janë dëshmi për këtë.

E para, askund në tekstin origjinal shqip të deklaratës (që është teksti i vetëm autentik) nuk përmendet se shpallja është vepër e Kuvendit të Kosovës. Fjalët “Kuvendi i Kosovës” shfaqen në krye të shpalljes vetëm në përkthimet në anglisht dhe frëngjisht, të përfshira në dosjen e dorëzuar në emër të Sekretarit të Përgjithshëm.

Gjuha e përdorur në deklaratë ndryshon nga ajo që përdorej në vendimet e Kuvendit të Kosovës. Ky dallim vëerhet qysh në paragrafin e parë, që fillon me frazën “Ne, udhëheqësit e popullit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike…”. Në anën tjetër, në vendimet e mëhershme të Kuvendit të Kosovës përdorej veta e tretë njëjës.

Për më tepër, procedura e përdorur në lidhje me shpalljen ndryshonte nga ajo për miratimin e legjislacionit nga Kuvendi i Kosovës. Në veçanti, deklarata është nënshkruar nga të gjithë të pranishmit në shpallje, duke përfshirë edhe Presidentin e Kosovës, i cili nuk ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Prandaj, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, ndryshe nga herat e kaluara, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm heshti. Kjo sugjeron se ai nuk konsideronte se shpallja ishte një vendim i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes i krijuar për të hyrë në fuqi brenda Rezolutës 1244, për të cilën ai ishte përgjegjës.

Gjithashtu, deklarata nuk i është përcjellë Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm për publikim në Gazetën Zyrtare, siç ndodhte me vendimet tjera të institucioneve të Kosovës nën UNMIK.

Si përmbledhje, gjuha e deklaratës tregon se autorët e shpalljes nuk kanë synuar të veprojnë brenda kornizës standarde të vetëadministrimit të përkohshëm të Kosovës, por kanë synuar krijimin e Kosovës “si shtet i pavarur dhe sovran”.

Kështu, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pra, në opinionin e saj më 22 qershor 2010 arriti në përfundim se: “Duke marrë parasysh të gjithë faktorët së bashku, autorët e deklaratës së pavarësisë të 17 shkurtit 2008 nuk kanë vepruar si një nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes brenda Kornizës Kushtetuese, por më tepër si persona që kanë vepruar së bashku, në cilësinë e tyre si udhëheqës të popullit të Kosovës, jashtë kornizës së administratës së përkohshme”.

Këtë ajo e precizon në Kapitullin e saj të Katërt, Pika B, Paragrafët 104, 105, 106, 107, 108 dhe 109, në faqet 46, 47, 48 dhe 49.

Jo që fjalët e Marc Weller, këshilltari i Kryeministrit Albin Kurtit, i japin fund këtij diskutimi, por gjithsesi mund t’i përdorim për të elaboruar atë që veçse dihet:

Më thelbësisht, Gjykata pranoi se deklarata e pavarësisë del gjithmonë dhe domosdoshmërisht nga rendi juridik nga i cili kërkon të ndajë subjektin shpallës. Prandaj, vendimi nuk mund të vlerësohet në mënyrë të arsyeshme sipas atij rendi juridik: Gjykata vlerëson se autorët e asaj deklarate nuk kanë vepruar, e as nuk kanë synuar të veprojnë, në cilësinë e një institucioni të krijuar dhe të autorizuar për të vepruar brenda atij rendi juridik, por përkundrazi, vendosën të miratonin një masë, rëndësia dhe efektet e së cilës do të binin jashtë këtij urdhri.

Nga kjo mund të kuptojmë se më 17 shkurt nuk u përdor as protokolli, as procedura e as formalitetet e Rezolutës 1244. Pavarësinë nuk e shpalli Kuvendi, prandaj nuk ishte nevoja të përdorej Rregullorja e tij që favorizonte Kryekuvendarin.

Nuk e shpalli as Presidenca, prandaj nuk pati protokoll të saj.

Nuk e shpalli as Qeveria.

E bënë thjesht udhëheqësit e popullit, me Hashim Thaçin në krye.

Kredencialet e Thaçit si Drejtori Politik i UÇK-së, si Udhëheqësi i Delegacionit Kosovar në Rambuje, si politikani më i votuar dhe figura më e pushtetshme ishin bindëse edhe për qytetarët e Kosovës, edhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Vetëm Ibrahim Rugova mund të kishte argument përballë tij, por tanimë ai veçse kishte vdekur. Poashtu, ish-Kryeministri Haradinaj ishte në Hagë.

Në anën tjetër, pasardhësit e tyre Sejdiu (Rugova) dhe Kosumi e Çeku (Haradinaj) nuk kishin peshën e duhur politike për të qenë kandidatë për një gjë të tillë.

Për më tepër, një ngjarje kaq e rëndësishme nuk mund të mbahej peng i protokolleve të një protektorati ndërkombëtar.

Më e keqja, bash ata që e kanë denoncuar UNMIK-un si mision neokolonial, thonë që protokollet, ligjet dhe formalitetet e tij duhet t’i mbivendosen vullnetit politik të popullit të Kosovës për vetëvendosje.

Prandaj, edhe sikur shpallja të bëhej me rregullore të UNMIK-ut, ajo do të duhej t’i subordinohej realitetit politik në Kosovë.

Kështu, emri i Hashim Thaçit ishte përgjigja e pakontesueshme dhe e merituar rreth pyetjeve se kush duhej ta shpallte pavarësinë e Kosovës.

Për vite me radhë, kjo ishte temë e pakontestuar, derisa Albin Kurti dhe Vetëvendosje filluan të gatuanin teorinë se Thaçi e kishte uzurpuar privilegjin për shpalljen e pavarësisë.

Sigurisht, kjo nuk është vetëm një arritje e tij jetësore, por mbi të gjitha momenti kulmor i aspiratave të Kosovës për Republikë.

Shpallja e pavarësisë ishte bërë derisa në sfond dëgjoheshin të rrahurat e zemrave të gjyshërve e stërgjyshërve tanë që sakrifikuan për këtë ditë, ndërkohë që rrugëve të Kosovës qytetarët me entuziazëm kishin vërshuar rrugët për të festuar.

Vetëm Vetëvendosje ishte e mërzitur dhe e mllefosur që gjithë çfarë kishin thënë ishte demantuar.

Kosova arriti të drejtën e vetëvendosjes kur shpalli pavarësinë dhe Vetëvendosja mbeti pa kauzën që mbante emrin e saj.

E pikërisht për shkak të kësaj zilie, ajo sot përfaqëson kundër-projektin e të vërtetës dhe po mundohet që nipërit, mbesat, stërnipërit dhe stërmbesat e së sotmes dhe nesërmes t’i indoktrinojnë, t’i mashtrojnë e t’i rrisin nën diktatin e rrenës, mashtrimit dhe propagandës.

Mirëpo, zemra e shpirtrave të lirë, integritetit dhe lirisë vazhdon të pulsojë edhe sot dhe nuk ka aparat në botë që e ndalë atë.

Prandaj, në fund e vërteta dhe luftëtarët e saj do të fitojnë, kurse luftuesit e saj do të turpërohen.