Familja e Isni Kilajt e mbështet Limajn: Idenë e projektit të përbashkët e kemi nisur me Isniun

“Falënderim e mirënjohje të thellë për mbështetjen që na dha sot familja e bashkëluftëtarit tim, z. Isni Kilaj”, kështu ka thënë sot lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit që ka pasur me familjarët e Isni Kilajt, ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Limaj ka thënë se idenë e projektit të përbashkët e kanë nisur me Isni Kilaj, por, sipas tij, fatkeqësisht për shkak të rrethanave që tani janë të njohura, Kilaj nuk është sot këtu me ta.

“Ne besojmë dhe presim që sa më parë t’i kthehet familjes e Kosovës. Bashkë me familjarët e z. Kilaj ne sot e konkretizuam idenë që bashkë e nisëm. Çdo herë kur jemi bashkuar vetëm të mira i kemi sjellë Malishevës e Kosovës, prandaj, ky bashkim le të paraprijë për bashkime të tjera, të të gjithë atyre që i përkasin këtyre vlerave. Mbështetja e familjes së nderuar të bashkëluftëtarit Kilaj është vlerë e shtuar për ne dhe shpresojmë e besojmë fuqishëm që Isni Kilaj me shokë, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, do të kthehen sa më parë në vendlindje”, ka theksuar Limaj.

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Lajmet e Fundit