Home Blog Page 1242

Mësuesja nga Suhareka paralajmëron kthimin në Kosovë pas një periudhe në Gjermani

0

Mësuesja e shkollës “Dëshmorët e Greikocit” në Suharekë, Qëndresa Çelaj, e cila para Vitit të Ri la procesin mësimor e bashkë me dy fëmijët e saj shkoi në Gjermani, tashmë po kthehet në Kosovë. Lajmin për kthimin e saj e ka dhënë kolegu i punës, Fikret Ramaj.

“Mësuesja e shkollës sonë, Qëndresa Çelaj, e cila para Vitit të Ri la procesin mësimor e bashkë me dy fëmijët e saj shkoi në Gjermani, tashmë po kthehet në Kosovë përfundimisht. Vërtet lajm i gëzueshëm! Përsëri po kthehen nxënësit tanë për të vazhduar rrugën e dijes aty ku e lanë në gjysmë. Pra, gjatë kësaj periudhe në shkollën tonë janë kthyer 4 nxënës. Inkurajojmë që këto raste të kthimit të nxënësve t’i ndjekin edhe familjet e tjera. Nxënësve të kthyer u urojmë shëndet e mësime të mbara! Vërtet na gëzuat!”, shkruan Ramaj në Facebook.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Çdo ditë po marrim lajme se nxënësit tanë që janë larguar nga shkolla për t’ju bashkuar familjeve të tyre për jetuar në botën e jashtme po kthehen përsëri në vendlindjen e tyre. Lajme të tilla po dëgjojmë gjithandej Kosovës. Kjo na bënë që të ndihemi mirë, ngase Kosova më shumë se kurrë ka nevojë që t’i kthehen nxënësit, që dikur i kishte në gjirin e saj. Siç thotë proverbi popullor: “Guri i rëndë peshon në vend të vet!” / PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Liria përforcohet me nigerianin Ekpai

0

Liria ka transferuar futbollistin nigerian, Ubong Ekpai. Për përforcimin ka njoftuar vetë skuadra prizrenase.

 

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Puna për qëllimet tona është duke vazhduar intensivisht dhe me këtë rast duam të informojmë publikun që kemi arritur marrëveshje me nigerianin Ubong Ekpai. Ekpai me prejardhje nga Nigeria, luan në pozitën sulmues i djathtë dhe është prurje shumë cilësore i cili do na ndihmojë në pjesën e mbetur të sezonit me aftësitë e tij sulmuese. Ekpai vjen në Prizren pas eksperiencës në Maccabi Haifa, Viktoria Plzen dhe në fund ishte pjesë Slavia Pragës së Çekisë. Karrierën e tij futbollistike, Ekpai e ka pasuruar edhe me dhjetë paraqitje në Europa League dhe gjashtë të tjera në Conference League”, ka shkruar Liria.

Në tabelën e Superligës të kryesuar nga Ballkani, Liria gjendet në pozitën e fundit.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Totaj ka marrë pjesë në një ceremoni ku janë nënshkruar kontratat për 12 praktikantë në fushat e Dizajnit Grafik dhe Programimit

0

Kryetari Shaqir Totaj ka marrë pjesë sot në ceremoninën e nënshkrimit të kontratave për 12 praktikantë, të cilët do të punojnë në fushat e Dizajnit Grafik dhe Programimit.

Kjo ndodh në kuadër të programit “PowerUp: Digital Career”, i cili është një iniciativë e përbashkët e Komunës së Prizrenit dhe Organizatës “HELP”, dhe implementohet nga Makerspace Innovation Center – Prizren.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjithashtu, 41 të trajnuar të rundit të dytë, të cilët kanë përfunduar trajnimet në fushat e Programimit dhe Dizajnit Grafik, janë certifikuar. Në vazhdim, ata që kanë treguar më shumë sukses do të vazhdojnë me fazën e mentorimit dhe më pas do të praktikojnë në kompanitë partnere vendore.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Për të vazhduar me sukses këtë projekt, Komuna e Prizrenit, Organizata HELP dhe Makerspace Innovation Center – Prizren kanë nënshkruar një marrëveshje të re për vazhdimin e realizimit të programit “Programi i trajnimit për punësim – shkathtësi digjitale”.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, mjekër, persona duke studiuar dhe teksti që thotë "R"

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kryetari i Malishevës mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon angazhim maksimal në realizimin e projekteve

0

Nën drejtimin e të parit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve komunalë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në këtë mbledhje ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari Vesel Krasniqi, përveç raportimit që është bërë nga ana e drejtorëve lidhur me realizimin e planeve të punës së drejtorive përkatëse, është diskutuar edhe lidhur me performancën komunale, me theks të veçantë për disiplinën në vendin e punës.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kryetari Kastrati ka kërkuar nga drejtorët angazhim edhe më të madh në funksion të realizimit të politikave të qeverisjes komunale, dhe gjithashtu ka theksuar se administrata komunale duhet të jetë edhe më e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zyrtare/ Largohet nga Turqia, mbrojtësi nga Prizreni firmos në Kazakistan

0

David Domgjoni me skuadër të re. Mbrojtësi nga Prizreni është larguar nga Turqia duke u transferuar në Kazakistan.

26-vjeçari ka firmosur deri më 31 dhjetor të vitit 2024 me Tobol. Domgjoni ka luajtur me Tiranën, Laçin dhe Kastriotin në Superiore.

Lojtari shtatlartë kaloi një sezon në Kosovë te Liria e Prizrenit, ndërkohë që është aktivizuar edhe në Turqi (Menemenspor, Manisa), Zvicër (Luzern) dhe Poloni (Nieciecza).

Domgjoni ka luajtur me kombëtaret e moshave të Shqipërisë, ndërkohë që në qershorin e vitit 2021 debutoi me Kosovën. Fanellën e së cilës e ka veshur tri herë deri tani.

Lirohet pas intervistimit personi që e goditi me veturë bashkëshortin e Shkurte Fejzës

0

Personi që që goditi me veturë Hajrush Behlulin, bashkëshortin e këngëtares Shkurte Fejza, është liruar pas intervistimit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka thënë Bytyqi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas Bytyqit, viktima është goditur nga vetura derisa po kalonte rrugën, ku ka marrë lëndime të rënda.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Bytyqi.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Gjendja shëndetësore e burrit të Shkurte Fejzës, flasin nga spitali i Prizrenit

0

Një veturë e ka goditur bashkëshortin e këngëtares, Shkurta Fejzës, Hajrush Behlulin.

Por gjendja e Hajrush Behlulit është stabile. Kështu ka thënë shefi i emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti për Gazetën Insajderi.

Ai ka treguar se Behluli është dërguar në spital rreth orës 11:15 për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti, por gjendja e tij për momentin është stabile.

“Pas kryerjes së ekzaminimeve, terapionit dhe konsultave, pacienti është pranuar në repartin e ORL-së”, tha Veçgishti.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Burri i Shkurte Fejzës u godit në Prizren nga vetura- Policia thotë se është jashtë rrezikut për jetë – detaje tjera

0
Policia e Kosovës ka konfirmuar se Hajrush Behluli, burri i këngëtares Shkurte Fejza është goditur sot nga një veturë në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren.
Sipas policisë, në momentin kur ai është goditur nga vetura, kishte qenë duke e kaluar rrugën.
Ai është jashtë rrezikut për jetën.
“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka konfirmuar për Express, Shaqir Bytyqi nga policia e Kosovës në Prizren.

Gresa tregon për gjendjen shëndetësore të babait të saj pasi u godit nga vetura

0

Një veturë e ka goditur bashkëshortin e këngëtares, Shkurta Fejzës, Hajrush Behlulin. Për gjendjen e tij është deklaruar vajza e tyre, Gresa Behluli, shkruan Insajderi.

Gresa ka bërë me dije se gjendja e tij është e mirë.

 

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo shkurt për Telegrafin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndërkohë, në media janë publikuar pamje ku ai shihet i gjakosur derisa pranë tij ndodhet këngëtarja.

Theksojmë se familja Behluli ka qenë në fokus të mediave ditëve të fundit, krejt kjo pas një deklarate të lëshuar nga hoxha, Shefqet Krasniqi.

“Shkurta tekstet i ka të mira, por më dhimbet shumë se nuk është shumë fetare”, thoshte Krasniqi.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Goditet nga vetura burri i Shkurte Fejzës /FOTO

0

Para pak çastesh një veturë po raportohet se e ka goditur Hajrush Behlulin, bashkëshortin e Shkurte Fejzës.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Një fotografi është publikuar nga Indeksonline, ku bashkëshorti i këngëtares shihet i gjakosur teksa është mbështetur tek Shkurte Fejza.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren