13.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Aktakuzë ndaj babë e bir për vrasjen e ndodhur në shtator të vitit të kaluar në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka ngritur aktakuzë kundër E.S., dhe E.S., (babë e bir), lidhur me vrasjen e N.V.,  më 19 shtator 2023 në Rahovec.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasoj e plagëve të marra ndrron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Kurse, thuhet se i akuzuari i dytë me dashje ka shtyrë djalin e tij për të kryer veprën “Vrasje e rëndë” dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, tani të ndjerit N.V., duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V”, thuhet në njoftim.

Me këtë, E.S., ngarkohet për “Vrasje të rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të KPRK-së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa ndërsa i akuzuari i dytë E.S., për veprën penale “Vrasje e rëndë në shtytje”, nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 32, par.1 të KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Superliga e basketbollit rikthehet sot me dy sfida interesante

Superliga e Kosovës në basketboll, rikthehet sot me dy ndeshjet e para të javës së katërt. Sfida e parë e kësaj xhiro është dueli ndërmjet...

Kapiteni i Lirisë pëson lëndim të rëndë gjatë stërvitjes

FC Liria e Prizrenit ka njoftuar se kapiteni i skuadrës, Drilon Hodaj, ka pësuar një lëndim të parakrahut gjatë stërvitjes së sotme, duke rezultuar...

Lajmet e Fundit