2.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Rënia e numrit të nxënëseve, shkollat në fshatra rrezikojnë të mbyllen

Gjatë viteve të fundit në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë ka rënie të numrit të nxënëseve, që si pasojë e kësaj disa shkollë në fshatra rrezikojnë të mbyllen. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se rënia e numrit të nxënësve është si pasojë e rënies së natalitetit, migrimit fshat-qytet dhe emigrimit.

Numri i nxënësve në arsimin parauniversitar vit pas viti po shënon rënie, ku kjo dukuri është më shumë e shfaqur në shkollat e viseve rurale në komuna të ndryshme të vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit krahasuar më vitin shkollor 2021/22 në këtë vit shkollor janë afër 14 mijë nxënës më pak.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në një përgjigje më shkrim për Radio Kosovën kanë bërë të ditur së njëri ndër faktorët që po ndikon në rënien e numrit të nxënësve është rënia e natalitetit.

“Në vitin shkollor 2021/22 në arsimin parauniversitar ishin gjithsej 327 mije e 676 nxënës. Në vitin shkollor 2022/23 ka një rënie të numrit të nxënëseve ku gjithsej ishin 318 mije e 947 nxënës. Ndërsa, në këtë vit shkollor është vërejtur edhe një rënie e numrit të nxënëseve në shkollat e nivelit parauniversitar, ku në këtë vit shkollor mësimin e ndjekin gjithsej 314 mijë e 006 nxënës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Arsimit.

Se njëri ndër faktorët që po ndikon në rënien e numrit të nxënësve është rënia e natalitetit e thonë edhe njohës të fushës së arsimit.

Dukagjin Pupovci në një përgjigje për Radio Kosovën tha së faktorët të cilët po ndikojnë në rënien e numri të nxënësve në nivel vendi janë rënia e natalitetit, migrimi dhe emigrimi që viteve të fundit ka shënuar rritje.

“Pikë se pari është rënia drastike e natalitetit. Marrë parasysh që vitin e kaluar kanë qenë vetëm 22 mije lindje në Kosovë, ku së fundi Agjencia e Statistikave të Kosovës po numëron edhe lindjet e shtetasve të Kosovës jashtë vendit , thjesht po zvogëlohet numri i fëmijëve. Një faktor tjetër është migrimi fshat-qytet dhe faktori tjetër është emigrimi”, thekson ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas Pupovcit, si pasojë e migrimit fshat- qytetet, shumë shkolla në viset rurale po rrezikojnë të mbyllen.

“Rënia e numrit të nxënësve po bën që shumë shkolla të fshatrave t’u vihet dryni. Edhe tash ne e shohim që në zona rurale numri i banorëve është shumë më i vogël, sepse kanë lëvizur që atje dhe numri i fëmijëve gjithnjë është më i vogël”, tha ai.

Dhjetëra shkolla në Kosovë, kryesisht në zona rurale, janë mbyllur viteve të fundit dhe shumë shkolla të tjera në Kosovë po funksionojnë me më pak se 10 nxënës në klasë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

 

Më Shumë

Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore

Përderisa në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren punimet kanë përfunduar, në dy asete të Kamenicës ka nisur restaurimi. Kështu bëri të ditur ministri...

Ish-lojtari i Valencias vdiq nga përmbytjet katastrofike në Spanjë

Numri i viktimave nga përmbytjet në Valencia ka kaluar 160. Një nga njerëzit fatkeq që vdiq ishte Jose Castillejo, një ish-student i akademisë së Valencias...

Lajmet e Fundit