14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Dosja e Prokurorisë, tre të arrestuar- krejt çka dihet për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Pamjet nga momenti i vjedhjes së argjendarisë “Diakos” lanë të tronditur opinionin publik. Disa persona me maska dhe me armë të gjata të tipit “kallashnikov” po realizonin një vjedhje në vlerë prej 250 mijë eurove. Në vend të ngjarjes mbeti i plagosur një polic. Deri më tani, janë arrestuar tre persona.

Albin Beqirit dhe Fatmir Tahirit iu është përcaktuar të dielën masa e paraburgimit, të cilët po dyshohen për veprën penale “dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Gjatë së dielës u raportua edhe për arrestimin e një personi të tretë, ndonëse më shumë detaje nuk u dhanë.

Në dosjen e Prokurorisë që siguroi dje Gazeta Insajderi, thuhet se Albin Beqiri ka blerë dhjetë numra të telefonit për Fatmir Tahirin, me qëllim që ky i fundit ta telefonojë pronarin e automjetit të markës “Shervolet” që u përdor gjatë grabitjes në Suharekë.

“Të pandehurit Albin (Bastri) Beqiri dhe Fatmir Tahiri me dashje ndihmojnë kryerësit e veprës penale të Grabitjes, e cila ka ndodhur në Suharekë në argjendarinë “Diakos” me dt. 22.11.2023, ashtu që i pandehuri Albin (Bastri) Beqiri duke prezantuar letërnjoftimin e tij, nga Kompania “Ipko” në Mitrovicë blen dhjetë (10) numra të telefonit për të pandehurin Fatmir Tahiri, të cilat numra të telefonit ia dorëzon të pandehurit Fatmir Tahiri, e nga këto numra të telefonit pikërisht numri i telefonit përdorët për tu kontaktuar me pronarin e automjetit nga të cilit grabitësit e blejnë automjetin, i cili është i markës “Shervolet” dhe përdoret në Suharekë gjatë grabitjes së bërë, e grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër, komunikojnë në mes veti nga dy numra të telefonisë mobile “Ipko”, gjatë dhe menjëherë pas grabitjes me dt. 22.11.2023, e me të gjitha këto veprime të pandehurit kanë pasur për qëllim fshehjen e identitetit të kryerësve të veprës penale të Grabitjes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Një polic i Kosovës është plagosur dhe një tjetër është lënduar gjatë përballjes me katër persona të maskuar që dyshohet se grabitën argjendarinë “Diakos” në Suharekë.

Arbër Bytyqi, pronari i argjendarisë ka shpjeguar momentin e grabitjes, teksa ka thënë se të dyshuarit ia drejtuan armën atij.

“Ka hyrë nga dera është afruar, unë kam qenë prapa, e ka kapërcyer tezgën këtu, më është drejtuar me armë, ‘Duart lartë, plaçkitje’, jam shtrirë për tokë, është ardhë më ka marrë nga prapa, mi ka lidhë duart, kokën poshtë më thoshte ta mbajë, pastaj kanë vazhduar të thejnë të marrin gjëra. I kanë marrë të gjitha çka kanë qenë të ekspozuara, të arit”, tha ai.

“Ma kanë drejtuar direkt armën, ka hyrë me shpejtësi të madhe edhe vetëm jam dorëzuar, nuk kam reaguar, kokën poshtë ma kanë mbajtë, nuk kam parë më shumë”, deklaroi më tej Bytyqi.

Për kapjen e personave të tjerë, Policia e Kosovës kishte lëshuar thirrje për ndihmë nga qytetarët në ditën kur ndodhi grabitja.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Ftojm gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojn policinë”, u tha në njoftimin e PK-së. /Insajderi.org/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

“Ec për qytetin” – nismë e re e buxhetimit me pjesëmarrje në Komunën e Rahovecit, takimi me qytetarët më 30 korrik

“Ec për qytetin”  është nisma  më e re për t’i përfshirë sa më shumë dhe drejtpërdrejt qytetarët e komunës së Rahovecit në procesin e...

1 mijë e 698 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

1 mijë e 698 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë.   Kështu ka bërë të ditur policia përmes statistikave të përgjithshme në raport,...

Lajmet e Fundit