14.9 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 1348

Milani i vendos një afat Stefano Piolit

0

Edhe pse Stefano Pioli aktualisht nuk përballet me një rrezik të menjëhershëm shkarkimi, pozicioni i tij si trajner i Milan-it është nën vëzhgim të ngushtë.

Në 30 ditët e ardhshme, performanca e tij do të përcaktojë bilancin përfundimtar dhe rrjedhimisht vazhdimësinë në “San Siro”.

Milan-i, i etur për sukses dhe përmirësim të vazhdueshëm, do të vëzhgojë nga afër rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe. Menaxhimi i Pioli-t do të shqyrtohet në aspektin e performancës së ekipit, strategjive taktike dhe aftësisë për të kapërcyer sfidat.

Pasiguria për vazhdimësinë krijon një skenar në të cilin çdo ndeshje bëhet e rëndësishme dhe çdo pikë e fituar ose e humbur ka peshë të konsiderueshme.

Pioli, i vetëdijshëm për situatën, përballet me detyrën për të provuar veten në një afat të shkurtër. Tifozët dhe bordi i Milan-it presin përgjigje pozitive që përforcojnë besimin në udhëheqjen e tyre.

Kjo periudhë e vlerësimit intensiv do të përcaktojë jo vetëm fatin e afërt të Pioli-t, por edhe drejtimin e Milan-it, duke gjeneruar pritshmëri të dukshme për reagimin e skuadrës në përballjet e ardhshme.Albanian Post

Sot varroset Fitore Zenelaj

0

Sot i jepet lamtumira infemieres Fitore Zenelaj, e cila vdiq pas përballjes me kancerin.

Varrimi i saj do të bëhet në ora 14:00 në fshatin Savrorë të Suharekës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Njoftimi u bë nga familjarët e saj.

“Ju njoftojmë se varrimi i më të dashurës sonë Fitores, bëhet nesër më datë 16.11.2023, në orën 14:00, në varrezat e fshatit SAVROVË”, thuhet në njoftim.

Ajo ishte një nga gratë që udhëhoqi përpjekjet për vetëdijesim mbi luftën ndaj kancerit.

Në shumë raste ajo ka shkruar për betejën, dhe fitoren ndaj kancerit.

Infermierja Fitore Zenelaj, vdiq para disa ditësh gjatë trajtimit në Francë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Buxheti prej 3 miliardë e 314 milionë euro sot në Kuvend

0

Kuvendi Kosovës sot do të shqyrtimin e parë të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024. Buxheti i Kosovës për vitin 2024, do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti në ditën e miratimit të buxhetit nga qeveria tha se buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë buxhet që do të ndahet për të gjithë është më shumë është fokusuar në disa fusha.

Në këtë buxhet vlera monetare e koeficientit për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik është 110 euro, raporton RTKlive.

Po ashtu me autorizim, ministri që sipas nevojës me vendim të bëjë ngritjen e tavanit të shtesave dhe kompensimeve të përcaktuara me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, për vitin fiskal 2024.

Kurse opozita ka kritikuar këtë buxhet, duke e vlerësuar si buxhet të varfërimit.

Sot mbledhja e Qeverisë së Kosovës, këto janë pikat e rendit të ditës

0

Sot mbahet mbledhja e 173-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në rend dite janë disa pika.

Do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 per Procedurën e Përgjithshme Administrative, Faza e Dytë (MPB)

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës së pozitave për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës (MFPT) si dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Sh. A. Gjilan.

Qeveria do të bëj shqyrtimin e Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme ish shoqërore P. Shy IGK Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

0

Të enjten në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndyshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë lehtësisht më të ulëta.

Minimalet 2 dhe 4 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsiusm njofton IHMK-ja

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për vjedhje

0

Dy persona janë kapur duke vjedhur portofolin e një të moshuari në tregun e Prizrenit.

Ata janë ndal për 48 orë.

Njoftimi i policisë

Ju njoftoj se sot me date 15/11/2023 në orët e paradites në kuadër të masave shtese ,,dita e tregut’’ dy hetues të Stacionit Policor Prizren, në tregun e plaçkave përball Qendrës Sportive ,,Sezai Surroi’’ në Prizren , kanë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë zënë në kryerje të veprës penale “Vjedhje nga xhepi”, konkretisht pas një punë të mirë operative – hetimore, duke mbikëqyrur dhe vëzhguar arrijnë qe ti kapin ne flagrancë dy të dyshuar të cilët sapo ia kishin vjedhur portofolin një të moshuari.

Pas arrestimit dy të dyshuarit janë sjellë në Stacionin Policor Prizren ku është hapur rasti.
Të dy të dyshuarit, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, në konsultim me prokurorin kujdestar janë ndaluar për 48 ore.

Angazhimi profesional I dy ZP hetues ka sjell rezultat konkret, për çka nga stafi komandues janë falënderuar e inkurajuar të vazhdojnë me angazhim profesional e vigjilent.

Quni: Ne si LDK i jemi drejtuar Kurtit me një letër për të pasur qasje në dokumentin e draft statutit

0
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Anton Quni në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se deputetët e LDK-së, i janë drejtuar kryeministrit Kurti më një letër për të pasur qasje në dokumentin e draft – statutin të Asociacionit.

Para pak ditësh, ne si deputetë të LDK-së i jemi drejtuar kryeministrit me një letër për të pasur qasje në dokumentin e draft – statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që kryeministri tashmë përveçse e ka pranuar, e ka bërë edhe obligim ndërkombëtar. Mirëpo, deri me tani ne ende nuk e kemi në dispozicion këtë dokument”, tha Quni për Gazeta Blic.

Në mungesë të këtij dokumenti, Quni u drejtohet me pyetje Kurtit: A i referohet ky draft i Asociacionit marrëveshjes së vitit 2013?

Në mungesë të këtij dokumenti, unë më duhet të bëj një pyetje, praktikisht të njëjtën pyetje që kryetari Abdixhiku i ka bërë kryeministrit në seancë parlamentare: A i referohet ky draft i Asociacionit marrëveshjes së vitit 2013? “, shtoi Quni.

Ai thotë se në këtë process ka pasur vetëm një draft, dhe ai është i kryeministrit aktual.

“Me sa di unë, në krejt këtë proces ka pasur vetëm një draft, dhe ai është i kryeministrit aktual. Dhe, nëse ky draft është aq i mirë, nuk e kuptoj se pse po e mban të fshehur! Pse një draft i mirë duhet të fshihet? Mendoj se duhet të publikohet gjithsesi, aq më tepër nëse kryeministri po e vlerëson si të mirë”, tha Quni për Gazeta Blic.

Hajdari rikthehet te Prizreni

0

Basketbollisti i njohur Arti Hajdari është rikthyer në KB Proton Cable Prizreni. Hajdari pas një edicioni të suksesshëm në KB Peja kaloi në KB Sigal Prishtina për një periudhe të shkurt, derisa tash është rikthyer në klubin nga Prizreni.

Arti Hajdarti do të huazohet deri në dhjetor në skuadrën shqiptare Teuta nga Durrësi e me pas do t’i bashkohet Prizrenit.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

“Shumë dëshira, një zgjedhje! Arti Hajdari pas një edicioni është rikthyer sërish në skuadrën që luajti për dy edicione. Arti është duke stërvitur me ekipin ndërsa kemi huazuar në kampionatin e Shqipërisë tek skuadra e Durrësit, Teuta të cilët edhe i falënderojmë për mundësin e transferimit dhe trajtimin e Artit. Nga fillimi i muajit dhjetor, Arti do fillon zyrtarisht t’i mbroj ngjyrat bardh e zi. Ju rikujtojmë se Arti Hajdari ka qenë MVP i finales së Superkupës të fituar, kampion i stinorit të rregullt 2020-21”, thuhet në njoftimin e KB Proton Cable Prizreni.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Situata e sigurisë në Rahovec, e qetë

0

Situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit është e qetë. Kështu u tha të mërkurën në takimin e gjashtë për këtë vit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku mori pjesë edhe kryetari Smajl Latifi.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Në këtë takim u diskutua për digjitalizimin e ndriçimit publik, sigurinë në trafik, lirimin e trotuareve, shënjimin e rrugëve, për raportimin e shkeljeve ligjore, për masat parandaluese për dhunën në familje dhe siguria në shkolla.

Komandanti i stacionit policor në Rahovec, Fazli Morina, ka folur rreth situatës së sigurisë në këtë komunë, duke theksuar se kanë ndodhur 81 vepra penale, 5 incidente jopenale, 8 lëndime të lehta, 4 raste të dhunës në familje, 2 raste i armëmbajtjes pa leje dhe janë arrestuar 20 persona.

Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor, ai ka thënë se janë shqiptuar 1 398 gjoba, 52 raste pa patentë, 204 për parking joadekuat, 22 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 20 aksidente me dëme materiale dhe 18 aksidente me lëndime trupore.

Ndërkaq rreth sigurisë në shkolla, ai ka bërë me dije se janë raportuar dy raste të incidentit në shkollë, që kanë rezultuar me dëme materiale.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Së shpejti fillon projekti për rregullimin e infrastrukturës në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit

0

Së shpejti fillon realizimi i projektit për rregullimin e komplet infrastrukturës në sheshin “Shatërvan” tw Prizrent.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kryetari i Komunws, Shaqir Totaj në takimin që pati të mërkurën me përfaqësuesit e KEDS-it, të udhëhequr nga zyrtari i pajtueshmërisë në KEDS, Avni Alidemaj, ka diskutuar për shtrimin e rrjetit të kabllove nëntokësore të rrymës, përfshirë dhe ato të operatorëve të furnizimit me internet e shërbime të tjera teknologjike.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Në takim u theksua se punimet do të realizohen me dinamikë të përshpejtuar duke pasur parasysh numrin e madh të bizneseve që operojnë në qendër të Prizrenit.

Gjithashtu u tha se projekti do të përmbyllet me rregullimin e kalldrëmit, i cili do ta rikthej pamjen e merituar të kësaj zone të qytetit të Prizrenit.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri