33.8 C
Prizren
E martë, 16 Korrik, 2024

Situata e sigurisë në Rahovec, e qetë

Situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit është e qetë. Kështu u tha të mërkurën në takimin e gjashtë për këtë vit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku mori pjesë edhe kryetari Smajl Latifi.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Në këtë takim u diskutua për digjitalizimin e ndriçimit publik, sigurinë në trafik, lirimin e trotuareve, shënjimin e rrugëve, për raportimin e shkeljeve ligjore, për masat parandaluese për dhunën në familje dhe siguria në shkolla.

Komandanti i stacionit policor në Rahovec, Fazli Morina, ka folur rreth situatës së sigurisë në këtë komunë, duke theksuar se kanë ndodhur 81 vepra penale, 5 incidente jopenale, 8 lëndime të lehta, 4 raste të dhunës në familje, 2 raste i armëmbajtjes pa leje dhe janë arrestuar 20 persona.

Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor, ai ka thënë se janë shqiptuar 1 398 gjoba, 52 raste pa patentë, 204 për parking joadekuat, 22 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 20 aksidente me dëme materiale dhe 18 aksidente me lëndime trupore.

Ndërkaq rreth sigurisë në shkolla, ai ka bërë me dije se janë raportuar dy raste të incidentit në shkollë, që kanë rezultuar me dëme materiale.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Programi special i DokuFestit kushtuar filmit sivjet vjen me tre dokumentarë

Programi special i DokuFestit që i dedikohet vetëm filmit, në edicionin e 23-të të festivalit, vjen me një përzgjedhje të tre dokumentarëve të veçantë,...

Dogana kap 1 kilogram kanabis, ishte nisur me postë nga Amerika

Dogana e Kosovës ka njoftuar dje se gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga ShBA-të, në një pako është hasur substancë narkotike kanabis sativa me...

Lajmet e Fundit