15.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026
Home Blog Page 139

FBK-ja dënon ashpër incidentin në Prizren

0

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Go+ Peja, e zhvilluar mbrëmë në Prizren në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Gjatë minutës së tretë të çerekut të dytë, lojtari i KB Go+ Peja, Dardan Berisha, është goditur nga tribuna me një shkrepëse, një akt i rrezikshëm, i turpshëm dhe absolutisht i papranueshëm në një ngjarje sportive. Po ashtu, gjatë ndeshjes janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj ekipit mysafir, të cilat cenojnë rëndë imazhin e basketbollit dhe çdo normë të sportivitetit.

“FBK njofton publikun dhe opinionin sportiv se ka hapur menjëherë procedurë disiplinore dhe se organizatori do të përballet me masa të rënda ndëshkuese, sipas akteve normative në fuqi. Toleranca për dhunë, sulme fizike apo sjellje fyese në palestrat tona është ZERO”, thuhet në njoftimin e federatës.

Federata kërkon nga klubet që të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë në tribunat e tyre dhe paralajmëron se çdo përsëritje e incidenteve të kësaj natyre në të ardhmen do të sjellë masa drastike, përfshirë gjoba të larta, mbyllje palestrash dhe/ose humbje të ndeshjeve me rezultat zyrtar.

FBK u bën thirrje të gjithë tifozëve të vërtetë të basketbollit që të mos tolerojnë individë apo grupe që e njollosin sportin tonë. Ata nuk e përfaqësojnë basketbollin kosovar dhe nuk do të lejohen ta shkatërrojnë atmosferën sportive./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Sindikata e Policisë: Familjet e policëve të rënë nuk janë paguar gjatë muajit dhjetor

0

Kjo sindikatë, përmes një njoftimi për media, tha se edhe pse nga Drejtoria e Financave është bërë kërkesa zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 290,000 euro, deri më tani këto mjete nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave.

Si pasojë, thekson SPK, familjet e policëve të rënë në detyrë, kanë mbetur pa pagesë edhe pas përmbylljes së vitit.

Sindikata u bëri thirrja institucioneve përgjegjëse që të gjejnë zgjidhje sa më parë.

“Kjo situatë është e papranueshme dhe e dhimbshme, duke marrë parasysh sakrificën sublime të këtyre familjeve, të cilat kanë dhënë bijtë dhe bijat e tyre për sigurinë e vendit tonë, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e SPK-së.

“Sindikata e Policisë së Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Ministrisë së Financave, që sa më parë të gjejnë zgjidhje dhe të realizojnë pagesat e mbetura, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve. Sakrifica e policëve të rënë në detyrë nuk duhet dhe nuk guxon të harrohet”.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Teuta Gashi Kryeziu emërohet zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Dragash

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar dje Teuta Gashi Kryeziun në pozitën e Zyrtares për Marrëdhënie me Publikun, në kuadër të mandatit të ri katërvjeçar.

Sipas tij, ky emërim pasqyron besimin në profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e Gashi-Kryeziu, duke synuar forcimin e transparencës institucionale dhe përmirësimin e komunikimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe qytetarëve.

“Ky emërim synon të forcojë transparencën dhe komunikimin efektiv ndërmjet Komunës së Dragashit dhe qytetarëve të saj”, ka theksuar Xheladini, duke i uruar Gashi-Kryeziut shëndet dhe suksese në detyrën e saj të re./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vdes një grua në Rahovec

0

Ka vdekur një grua në Rahovec, ku në raportin e policisë thuhet se të njëjtës i kishte rënë të fikët pasi është dërguar në QKMF.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima femër kosovare, të cilës i kishte rënë të fikët pasi është dërguar në QKMF-Rahovec, është konstatuar se është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj: Ka dëme nga vërshimet në Prizren, qeveria qendrore ka qëndruar anash

0

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqit Totaj ka deklaruar se gjashtë familje janë evakuar për shkak se lumi “Drini i Bardh”, ka dal nga shtrati dhe ka depërtuar në shtëpitë e tyre.

Në këtë komunë nuk ka viktima, por dëme materiale iu janë bërë disa familjeve, të cilave komuna nuk ka mundësi t’i ndihmojë.

Krijojmë webfaqe për biznese

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, Totsaj thotë se dje ka pasur pak më shumë probleme.

“Lumi Drini i Bardhë ka dalë prej shtratit edhe në disa zona, vende pak më të ulëta, ka hyrë nëpër shtëpia edhe banorët ka qenë dashtë me i evakuuar. Nja pesë, gjashtë familje janë evakuuar, kanë shkuar te familjarët e tyre, mirëpo ka bërë dëme materiale nëpër shtëpitë e tyre dhe nëpër disa biznese. Sot kam informacione që niveli i ujit të lumit Drini i Bardhë ka rënë për nja 1 metër e gjysmë afërsisht, edhe ngadalë po tërhiqet uji, edhe po besojmë që për shkak se nuk do të bie shi më, problemet do të jenë më të vogla. Po tash kemi probleme të natyrës tjetër, në mirëmbajtjen e rrugëve për shkak të borës. Përndryshe dëmet janë në kufijtë e asaj që mund të quhet e menaxhueshme. Edhe mund të them se qeveria qendrore ka qëndruar anash, nuk është kyç, sikur ata të ishin kyç, ata kanë resurse më tepër, kanë kapacitete më të mëdha dhe do të mund t’i ndihmonim më tepër, jo neve, po qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmën e tyre”, tha ai.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Sipas tij, deri më tani, andej ka lëviz lumi Drini i Bardhë, konkretisht zona e Hasit, ka qenë më e dëmtuar, po edhe zonat periferike të qytetit të Prizrenit.

Ai shtoi se në qytet nuk ka pasur shumë probleme, kurse këto pjesë periferike dje kanë ndërmarrë masa për t’i zbutur pasojat.

“Në mesnatë diku afërsisht, kanë dalë ekipet emergjente në qytetin, në fshatin Lubinjë, ku ka pasur rrëshqitje të dheut dhe e kanë deblloku rrugën. Pra, zona e Hasit”, tha ai.

Komuna e Prizrenit, sipas Totajt, vazhdon t’i ketë në gjendje gatishmërie ekipet emergjente, të cilat vazhdojnë të jenë në terren, por se dëmet nuk mund të vlerësohen derisa të qetësohet gjendja në terren.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

“Dëme, apo viktima, nuk ka pasur. Për sa i përket kompenzimit të dëmeve, komuna nuk do të ketë mundësi me i bë ato gjëra, mirëpo pasi të bëhet vlerësimi i dëmeve, do t’iu rekomandojmë që të drejtohen qeverisë, sepse qeveria ka resurse, ka kapacitete, ka buxhet edhe mundet me u kompenzu ato. Tek e fundit, atë qeveri që e kanë votuar, nga ajo duhet të kërkojnë ndihmë”, tha ai.

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përfundon numërimi i të gjitha votave, ky është rezultati përfundimtar

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kjo pasi në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka përfunduar edhe numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.

KQZ-ja ka bërë me dije se grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, numërimi i të cilëve përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka vlerësuar se me përfundimin e numërimit të këtyre votave, përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të fletëvotimeve.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 57 ulëse, me 51.11 për qind të votave, apo gjithsej 486,994 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 22 ulëse, duke marrë 20.19 për qind të votave, apo 192,407 vota.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 15 ulëse, me 13.23 për qind të votave, përkatësisht 126,102 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 6 ulëse, me 5.50 për qind të votave, apo 52,370 vota.

Lista Serbe (Srpska Lista) ka siguruar ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi nis Kupën me fitore

0

Bashkimi e ka nisur me fitore garën në Kupën e Kosovës, duke triumfuar ndaj Go+ Pejës me rezultat 96-90 në ndeshjen çerekfinale.

Takimi u zhvillua me ritëm të lartë dhe rivalitet të madh, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm në minutat e fundit, me diferencë të ngushtë pikësh, raporton PrizrenPress.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta pas hedhjes së gjësendeve nga tifozët vendas, por loja u rikthye dhe u përmbyll pa incidente të tjera.

Te Bashkimi më të dalluarit ishin S. Shorter me 27 pikë, I. Cousins me paraqitje të gjithanshme prej 17 pikësh dhe 10 asistimesh, si dhe T. Bickerstaff me 16 pikë dhe 9 kërcime.

Në anën tjetër, për Go+ Pejën u dalluan D. Berisha me 20 pikë, C. Eswards me 15 pikë dhe J. Johnson me 14 pikë.

Me këtë fitore, Bashkimi hedh hapin e parë drejt synimeve për trofeun e Kupës së Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fetah Rudi akuzon udhëheqjen e LDK-së në Malishevë: Më bojkotuan dhe më futën thikë pas shpine

0

Kandidati i LDK-së, Fetah Rudi, i cili mori mbi 8 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit por nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit, ka lëshuar akuza të rënda drejt strukturave të partisë së tij në Malishevë. Rudi thotë se kandidimi i tij synonte të parandalonte një koalicion “me figura me të kaluar të rëndë”, ndërsa shton se dega në vendlindjen e tij e bojkotoi hapur, shkruan Insajderi.

Fetah Rudi, një nga figurat emblematike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thyer heshtjen pas përfundimit të procesit zgjedhor. Përmes një reagimi publik, Rudi ka falënderuar mbi 8 mijë qytetarë për besimin, por ka shprehur zhgënjim të thellë për rezultatin, duke drejtuar gishtin nga brenda partisë.

Rudi ka qenë i ashpër veçanërisht me udhëheqjen e degës së LDK-së në Malishevë, duke i akuzuar ata se punuan kundër kandidaturës së tij.

Sipas tij, ky nuk është rasti i parë që tradhtohet nga strukturat lokale.

“Kjo nuk ishte hera e parë që njerëzit që janë në krye të degës së LDK-së në Malishevë më futën një thikë pas shpine. Por, siç thotë populli, marrja nuk e ka mbytur askënd,” ka shkruar ai, duke përjashtuar nga kjo kritikë vetëm Gëzim Hazrollajn.

Sipas Rudit, kjo qasje e udhëheqësve lokalë tregon pse LDK-ja pati rezultat të dobët: “Njerëzit e këtij lloji nuk e kanë ‘luftën’ me partitë e tjera; këta e kanë ‘luftën’ me njerëzit brenda LDK-së.”

Rudi ka zbuluar prapaskenat e kandidimit të tij, duke theksuar se hyri në garë për të mbrojtur identitetin e LDK-së nga një përfshirje e mundshme në koalicione me figura që dikur e kishin luftuar partinë.

Ai tregoi se për këtë kishte pasur një takim “kokë më kokë” me kryetarin Lumir Abdixhiku: “Ekzistonte një tendencë reale që LDK-ja të shtyhej drejt një koalicioni të papranueshëm, me figura politike të larta, të cilat bartin një të kaluar të rëndë… I jam falënderues kryetarit Lumir Abdixhiku për besimin dhe vlerësimin që tregoi ndaj fjalëve dhe kundërshtimit tim.”

Pavarësisht se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit, Rudi ka deklaruar se do të mbetet aktiv në jetën politike.

Ai bëri thirrje për një “pastrim të brendshëm” në LDK dhe reflektim pas rezultatit të 28 dhjetorit.

“Besoj se LDK-ja ka kapacitet për reflektim të thellë, për pastrim të brendshëm dhe për rikthim te vlerat që e kanë bërë atë një parti shtetformuese,” tha ai.