Home Blog Page 138

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

0

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit.

Njësiti Special ka arrestuar disa persona pas hetimeve parapraka nga Kryeziu lidhur me veprat penale fajde dhe detyrim.

Me skena si në filma nga njësiti i maskuar, Kryeziu ishte i pranishëm kur iu vunë prangat disa personave që dyshohet se janë të përfshirë në fajde./Indeksonline/

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

0

Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku është diskutuar për zhvillimin dhe zbatimin e Arsimit Dual Profesional në këtë komunë.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, menaxherja e programit, Edona Nahi, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Remzi Bajselmani, si dhe me përfaqësues të dy Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP), me fokus të veçantë në dy shkollat profesionale të komunës.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për diplomimin e gjeneratës së parë të nxënësve të Arsimit Dual Profesional në Suharekë, të cilët do të diplomojnë në profilet: automekanik, asistent i mikpritjes hoteliere, tregtar me shumicë dhe pakicë dhe rrobaqepësi.

Drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani, ka vlerësuar këtë zhvillim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat.

“Kjo është një arritje e rëndësishme për sistemin arsimor dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat”, citohet të ketë deklaruar Bajselmani./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ylli pret Apoloninë

0

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme për garën drejt Final 4, raporton PrizrenPress.

Skuadra therandase ka aktualisht dy fitore dhe dy humbje, ndërsa ekipi nga Fieri ka dy fitore dhe një humbje. Në përballjen e parë të zhvilluar në Fier, Ylli kishte triumfuar me rezultat 61:71.

Takimi do të zhvillohet të mërkurën nga ora 19:30, ku të dyja skuadrat synojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën finale të garës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen dhe vullnetarë

0

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, është duke zhvilluar një operacion të gjerë kërkimi pas raportimit për zhdukjen e viktimës Alush (Vesel) Kastrati, i cili për herë të fundit është parë me datën 7 mars në fshatin Zatriq, komuna e Rahovecit.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Përmes një njoftimi në Facebook, policia thotë se në kuadër të këtij operacioni, njësitë policore kanë dalë në terren dhe kanë zhvilluar patrullime intensive në një perimetër të zgjeruar kërkimi, duke përfshirë zona malore dhe hapësira të tjera përreth.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar: njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës, Njësia për Reagim të Shpejtë, njësia me dron për monitorim nga ajri, njësia K9 me qen kërkues. Gjithashtu në këtë operacion janë përfshirë edhe Njësia e Kërkim-Shpëtimit e FSK-së, zjarrfikësit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe qytetarë vullnetarë që kanë ofruar mbështetje në terren.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Po ashtu, në këtë iniciativë mbështetje k a ofruar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, duke kontribuar në koordinimin e institucioneve lokale dhe komunitetit, për të ndihmuar në përpjekjet për gjetjen e personit të zhdukur.

Operacioni i kërkimit po vazhdon.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fshati që pret

0

Nga Shkëlzen Çoçaj

Fshati që dikur këndonte,
tash gjumi e ka mbuluar.
Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime,
era rrëmben gjurmët e fëmijërisë.

Banorët u shpërndanë larg,
në qytete të zhurmshme, në vende të huaja,
por zemrat mbeten pezull mbi kodrat e tyre.

Dikush nuk harron,
dikush qëndron pranë rrënojave,
me dorë mbi mur, me sytë drejt horizontit,
duke pritur kthimin.

Fshati fle, ëndërron,
për ditët kur hapat e njerëzve do të kthehen,
për zërin e fëmijëve që do të këndojnë sërish,
për diellin që do ta përqafojë me ngrohtësi.

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

0

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë me thikë.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 10 mars 2026 rreth orës 08:30, pasi një person i dyshuar kishte bllokuar rrugën në këtë fshat. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin.

“Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari  ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë (thikë). Sulmi është parandaluar nga njëri prej policëve në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjatë arrestimit, një nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

0

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në një shkollë të kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se mërgimtari Jemin Kryeziu ka dhuruar këtë shumë për inventarin e sallës së mësimdhënësve në ShFMU “17 Shkurti” në fshatin Shirokë.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Mërgimtari Jemin Kryeziu nga Leshani ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2000 euro për inventarin e sallës së mësimdhënësve në ShFMU ‘17 Shkurti’ në Shirokë”, ka shkruar Muharremaj.

https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/

“E falënderojmë sinqerisht Jeminin dhe të gjithë mërgimtarët tanë, që gjithmonë mendojnë për vendlindjen dhe kontribuojnë për zhvillimin e arsimit dhe komunitetit tonë”, ka theksuar Muharremaj.

Vazhdojnë kërkimet për 80-vjeçarin e zhdukur në Rahovec, angazhohet edhe paraglajdingu

0

Operacioni për gjetjen e të moshuarit të zhdukur Alush Kastrati po vazhdon me intensitet të shtuar, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, gjatë ditës së sotme ekipet e tyre kanë vijuar operacionin në terren për gjetjen e 80-vjeçarit nga zona e Rahovec.

Për të rritur mundësitë e kërkimit, në operacion është angazhuar edhe departamenti i paraglajdingut, i cili po kontrollon zonat nga ajri në mbështetje të ekipeve që po kërkojnë në terren.

“Operacioni i kërkimit po vazhdon me intensitet të shtuar dhe me shpresën për ta gjetur sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Ndërkohë, institucionet dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për lokalizimin e të moshuarit, i cili ishte raportuar i zhdukur disa ditë më parë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

0

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës Unike për femra.

Skuadra prizrenase dominoi takimin pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, duke treguar lojë të organizuar dhe efikase në sulm, çka bëri që të krijojë epërsi të sigurt deri në fund të takimit.

Me këtë fitore, Bashkimi vazhdon formën e mirë në kampionat dhe mbetet ndër skuadrat kryesore në garën e Ligës Unike për femra, ndërsa Tirana nuk arriti të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“Sulmi i Shqiponjave” – reflektim vizual mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

0

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se piktura e mjeshtrit Esat Valla, me titull “Sulmi i Shqiponjave”, përbën një reflektim të fuqishëm vizual mbi periudhën historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sipas QRTK-së, përmes një kompozimi dinamik, artisti arrin të shpërfaqë dramën dhe qëndresën e një epoke përcaktuese për trashëgiminë tonë kombëtare.

Në këtë pikturë, Valla përshkruan përplasjen mes dy forcave antagoniste: në anën e djathtë shfaqet një shtazë e egër si simbol i pushtuesit, e cila tenton të asgjësojë dokumentin e Lidhjes, ndërsa në anën e majtë, shqiponja e plagosur por e pamposhtur merr rolin e mbrojtëses së ideologëve dhe figurave si Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Ismail Qemali dhe Pashko Vasa, duke simbolizuar sakrificën për liri.

QRTK Prizren bën të ditur se kjo vepër gjendet në sektorin e Galerisë së Arteve, brenda Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit./PrizrenPress.com/