14.1 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026
Home Blog Page 140

Krijojmë webfaqe për biznese

0

Ne krijojmë webfaqe moderne dhe funksionale për biznese në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, të dizajnuara për të sjellë rezultate reale.

Më shumë klientë potencialë
Renditje më e lartë në Google (SEO)
Dizajn modern & i personalizuar
Në çdo gjuhë që ju nevojitet
Për të gjitha industritë dhe fushat e biznesit

Webfaqja juaj është përshtypja e parë që klientët krijojnë për ju – ne sigurohemi që ajo të jetë profesionale, bindëse dhe efektive.

Na kontaktoni tani:

WhatsApp:
+49 151 43286754
+383 49 308 546

Email: [email protected]
Web: www.inoweb-agentur.de

Liria ndahet me Bislimin dhe Elshanin

0

Liria e Prizrenit ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e bashkëpunimit me futbollistët Gentrit Bislimi dhe Egzon Elshani, duke i falënderuar për kontributin e dhënë gjatë kohës së tyre në klub.

“Faleminderit për gjithçka, Gentrit Bislimi! Suksese në rrugëtimin tënd të radhës”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Ndërkohë, Liria ka shprehur mirënjohje edhe për Egzon Elshanin: “Faleminderit Egzon Elshani për përkushtimin, energjinë dhe kontributin tënd për FC Liria. Suksese në çdo hap të radhës!”./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Liria zyrtarizon Florian Iljazin

0

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar sot afrimin më të ri në skuadër, futbollistin me perspektiv Florian Iljazi, raporton PrizrenPress.

Iljazi ishte pjesë e Drinit të Bardhë, ekip që garon në Ligën e Dytë të Kosovës, me të cilin u nda disa ditë më parë, për të vazhduar karrierën te bardhezinjtë e Prizrenit.

Klubi prizrenas ka bërë të ditur se Iljazi tashmë do të mbrojë ngjyrat bardhezi, duke u konsideruar si një përforcim me perspektivë për fazën e ardhshme të garave.

Ndërkohë, Liria ka qenë aktive edhe në afrime të tjera gjatë këtyre ditëve, duke zyrtarizuar më herët edhe Theo Solomon, Muhamed Useini dhe Vigan Ademin, në kuadër të përforcimit të ekipit për objektivat sezonalë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Gjendet Riza Thaqi, 42-vjeçari i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pas më shumë se dy jave 42-vjeçari, Riza Thaqit nga Prizreni.

Ai ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij që nga 23 dhjetorit i vitit që lamë pas, teksa i njëjti tanimë gjendet pranë familjes.

“Pas publikimit të fotografive të tij, me autorizim të Prokurorisë, në faqen zyrtare si “Person i Zhdukur”, falë informacioneve të ofruara nga qytetarët u arrit të lokalizohej vendndodhja e tij. Personi është marrë nga ana e Policisë dhe i është dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren falënderon të gjithë qytetarët për ndihmën dhe informatat e ofruara lidhur me rastin”.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Keqpërdorimi i Mazrekut dhe Berishës, shkaktuan dëm BKS-së në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu ka treguar se dëmi i shkaktuar ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) nga ish drejtori ekzekutiv Sami Mazreku dhe ish drejtori i Financave i BKS-së,  ka tejkaluar vlerën e 1 milion eurove.

Në një konferencë për media pas aksionit ku cak ishin 47 persona, Kryeziu ka treguar se Sami Mazreku e Valon Berisha Berisha kanë keqpërdorur autorizimet që iu janë besuar nga BKS, duke ua mundësuar personave të ndryshëm dhe përmes tyre edhe vetvetes transaksionet.

“Rast ku ne sot kemi marrë urdhëresat e gjykatës për bastisjen e shtëpive dhe lokacioneve të 47 personave, mes tyre edhe një person juridik. Mund të konfirmojmë që këtij aksioni i ka paraprirë edhe aplikimi i masave të veçanta hetimore. Fjala është për keqpërdorimet që janë bërë në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Cak i hetimeve është ish-drejtori ekzekutiv dhe ish-drejtori i financave të BKS-së, të cilët, duke keqpërdorur autorizimet që iu janë besuar nga BKS, iu kanë mundësuar personave të ndryshëm dhe vetvetes që të realizojnë transaksione, ku kanë arritur përfitime të mëdha për vete dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së. Po ashtu, kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, ku ne deri në këtë fazë kemi vlerësuar se ato dokumente të dyshuara i kanë përdorur për përfitime personale dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro”, tregoi Kryeziu.

Deri më tani kanë siguruar 166 transaksione.

“Deri në këtë fazë ne kemi arritur që të sigurojmë 166 transaksione të dyshimta. Në mesin e tyre 25 transaksione kanë të bëjnë me 12 persona, me të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore, kinse si përfaqësues të personave që më herët kanë pasur aksidente në komunikacion dhe i kanë kompensuar  në vitin 2022 dhe 2023 përderisa personat tjerë kanë qenë të kompensuar në 2016 dhe 2017”, shpjegoi ai.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Uji i pijshëm ende i papërdorshëm në Studenqan dhe Dobërdëlan të Suharekës

0

Në njësinë e Suharekës, konkretisht në fshatrat Studenqan dhe Dobërdëlan, pas ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijes për më shumë se 48 orë, e shkaktuar nga turbullira e ujit si pasojë e reshjeve atmosferike, është filluar lëshimi i ujit vetëm për nevoja sanitare.

“Uji nuk është i përshtatshëm për pije dhe nuk duhet të përdoret për konsum, deri në një njoftim të radhës, pas përmirësimit të cilësisë dhe analizave përkatëse. Lusim konsumatorët për mirëkuptim dhe respektim të këtij njoftimi, në interes të shëndetit publik”, njofton KRU Hidroregjioni Jugor Sh.A./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ndërpritet furnizimi me ujë të pijes në fshatin Muradem të Prizrenit për shkak të turbullirës

0

Fshati Muradem i Prizrenit është përballur me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, si pasojë e paraqitjes së turbullirës në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit të KRU “Hidroregjioni Jugor” ShA, masa është marrë për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve, derisa uji të përmbushë standardet e nevojshme për përdorim, raporton PrizrenPress.

Për të mos lënë banorët pa furnizim, kompania ka vënë në dispozicion cisternë me ujë, e cila është e stacionuar në qendër të fshatit dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë konsumatorët e kësaj zone.

“Ekipet tona janë duke e monitoruar situatën dhe furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë sapo të sigurohet cilësia e kërkuar e ujit për konsum”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Nga kjo kompani u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në normalizimin e plotë të gjendjes./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Besim Bytyqi i bashkohet P.C Prizrenit

0

Proton Cable Prizreni ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në skuadër, duke angazhuar basketbollistin e ri dhe premtues Besim Bytyqi.

Talent i dalluar i basketbollit kosovar, Bytyqi konsiderohet si një investim i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e klubit prizrenas, raporton PrizrenPress.

Së fundmi, ai është shpërblyer nga Federata e Basketbollit e Kosovës me çmimin “Shpresa e Vitit 2025” në kategorinë e djemve, vlerësim që konfirmon potencialin e tij dhe progresin e vazhdueshëm në karrierë.

Bytyqi është pjesë e Përfaqësueses U18 të Kosovës, me të cilën ka marrë pjesë në FIBA U18 EuroBasket 2025 – Division B, ku ka treguar paraqitje solide dhe nivel konkurrues në arenën ndërkombëtare.

Basketbollisti i ri i bashkohet Proton Cable Prizrenit si lojtar i huazuar nga KB Bashkimi, ndërsa gjatë këtij sezoni do të aktivizohet me licencë të dyfishtë, duke pasur mundësi të paraqitet për të dy klubet.

Nga klubi prizrenas kanë shprehur besimin se angazhimi i Besim Bytyqit do të sjellë energji, freski dhe cilësi shtesë në skuadër, ndërsa lojtari pritet të vazhdojë zhvillimin e tij në një ambient konkurrues dhe profesional./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fillon regjistrimi i dëmeve nga përmbytjet në Rahovec, afati deri më 14 janar

0

Komuna e Rahovecit ka njoftuar fillimin e procesit të regjistrimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit dhe përmbytjet.

Sipas njoftimit, të gjithë qytetarët e prekur ftohen që kërkesat e tyre t’i paraqesin pranë komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve, në administratën komunale të Rahovecit, më së largu deri më 14 janar 2026.

“Pas paraqitjes së kërkesës, komisioni komunal do t’ju kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga Komuna bëhet e ditur se qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, i cili përfshin kërkesën me fotografi me ngjyra, kopjen e letërnjoftimit dhe konfirmimin e llogarisë bankare.

Komuna e Rahovecit ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që kërkesat të paraqiten brenda afatit të caktuar./PrizrenPress.com/