13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 1610

Qeveria del me sqarim: Nga 100 euro janë ndarë vetëm për rastet e ankesave dhe gabimeve, jo për të gjithë

0

Qeveria e Kosovës ka dalë me sqarim lidhur me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me ndarjen e mjeteve buxhetore në kuadër të masës 3.6 të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Lidhur me këtë, Qeveria ka sqaruar se nuk janë ndarë 100 euro shtesë për zyrtarët publikë, por se 32 mijë euro janë ndarë për rastet e ankesave dhe gabimeve për punëtorët e Ndërmarrjeve Publike për masën 3.6.

“Sqarim në lidhje me keqraportimin se Qeveria ka ndarë 100 euro shtesë për zyrtarët publikë. Në mbledhjen e sotme nuk ka pasur një vendim të tillë. Sot janë ndarë vetëm mjetet shtesë prej 32 mijë euro për rastet e ankesave dhe gabimeve për punëtorët e ndërmarrjeve publike për masën 3.6, e cila ishte ekzekutuar në vitin e kaluar në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike. Ftojmë të gjitha ato medie që të përmirësojnë lajmin e dhënë.”, ka shkruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë gjithashtu vendim lidhur me mbështetjen e bizneseve private që rrisin pagat e punëtorëve në shumën prej 100 euro.

Për çdo biznes që rrit pagën e punëtorit prej 100 euro, Qeveria do t’ia subvencionojë 50 përqind të shumës për 3 muajt e parë. /Paparaci.com/ 

 

==================

Qeveria merr vendim: Ndahen 100 euro shtesë për punëtorët e ndërmarrjeve publike me pagë deri në 1000 euro

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e ndërmarrjeve publike në Kosovë që kanë pagë deri në 1000 euro.

Shuma totale e ndarë për këtë është 32,300 euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se masat janë në vazhdimësi ose kanë rezultuar nga procedurat ankimore.

“Siç e theksuar kemi të bëjmë me dy masa që janë në vazhdimësi, pra kemi të bëjmë me pagesa që kanë të bëjnë me vazhdimin ose që kanë rezultuar nga procedurat ankimore. Shuma është 32,300 euro dhe mbahet në kuadër të MFPT.”, tha Murati.

 

Pika 1.4 e këtij vendimi parasheh ndarjen e 100 eurove shtesë në pagat e punonjësve të shtetit.

“Në kuadër të masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar, të gjithë punonjësit në ndërmarrjet publike që marrin pagë primare deri në njëmijë (1,000 €) e që kualifikohen për përfitim, mbështeten me shumen e njëhershme prej njëqind euro (100 €)”, thuhet në pikën 1.4 të masës 3.6 të pakos.

E kërkon MIlani

0

Milan vijon “gjuetinë” në kërkim të talenteve për të përforcuar sulmin e tij dhe emri më i fundit që është përfolur se mund të transferohet në “Milanello” është 23-vjeçar belg Ikoma-Loïs Openda.

Ai luan me skuadrën e Lens në League 1 (Francë).

Openda ka realizuar 19 gola në 36 ndeshje të kampionatit këtë sezon dhe është pjesë e kombëtares së Belgjikës.

Një futbollist që konsiderohet një talent, ndërkohë që vlera e kartonit të tij është rreth 25 milionë euro.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 me Lens.

Prizren, 10 aktakuza kundër 11 personave

0

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Kanye West paditet nga “Gap” me afro dy milionë euro

0

“Gap” po kërkon mbi dy milionë dollarë (1.8 milionë euro) nga Kanye West në mënyrë që të mbulojë kostot që mund të pësojnë në një proces gjyqësor që i akuzon ata se kanë modifikuar një dyqan me qira të Yeezy pa leje.

Gjigandi i shitjes me pakicë është paditur nga kompania komerciale e pasurive të paluajtshme, Art City Center, e cila zotëron ndërtesën e vendosur në qendër të Los Angelesit, për gjoja se ka bërë ndryshime ‘të shumta, domethënëse, të pamiratuara’.

“Gap” e dha pronën me qira nga prilli 2021 deri në shtator 2022 – që është kur West ndërpreu papritmas partneritetin e tij me markën – dhe pagoi mbi 104,000 dollarë(96.4 mijë euro) qira në muaj, sipas RadarOnline.

Si pjesë e marrëveshjes së tyre, “Gap” nuk u lejua të modifikonte ndërtesën pa kërkuar miratimin nga kompania, shkruan DailyMail

Në një padi të paraqitur në tetor 2022, Art City Center kërkoi që “Gap” t’i dorëzonte 1.5 milion dollarë (1.3 milion euro) për të rivendosur vendin.

Por marka e veshjeve këmbëngul se të gjitha ndryshimet u bënë nga West pa miratimin e tyre dhe ngriti një padi të veçantë në prill kundër reperit për të mbuluar çdo dëmtim të mundshëm si dhe tarifat e avokatëve.

“Gap” pretendon se kontrata e tyre me West thotë se ata nuk do të mbahen përgjegjës për “asnjë pretendim të ngritur për shkak të veprimeve ose mosveprimeve të Yeezy”.

“Kryerja e punës jo vetëm që ka shkelur Marrëveshjen Strategjike, por mënyra e përgatitjes dhe kryerjes së punës ka shkaktuar nevojën për riparime dhe restaurim të pretenduara në ankesë”, thuhet në dosjen e gjykatës.

Ata sugjerojnë më tej se West kishte shkelur kontratën duke ‘bërë dhe jo riparuar ose restauruar ndryshimet e mësipërme’ të cilat më pas ‘drejtpërsëdrejti dhe afërsisht shkaktuan që “Gap” të kryente shpenzime për riparimin dhe restaurimin e ambienteve’.

West nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me “Gap” në 2020, por e shkëputi partneritetin e tyre në fund të vitit të kaluar, duke pretenduar se marka shkeli marrëveshjen e tyre duke mos lëshuar veshje siç ishte planifikuar ose duke hapur dyqane.

Menjëherë pas kësaj, mallrat e “Yeezy Gap” u tërhoqën nga raftet dhe në internet.

Një letër e lëshuar nga avokatët e artistit për kompaninë u nda nga West në Instagramin e tij më 15 shtator.

Ajo pretendoi se kompanisë “Gap” iu kërkua të shiste 40% të mallrave “Yeezy Gap” në dyqane gjatë pjesës së fundit të 2021.

Vetëm një artikull nga koleksioni doli në shitje vjeshtën e kaluar, dhe ai ishte i disponueshëm vetëm në internet dhe jo në një dyqan.

Asnjë dyqan “Yeezy Gap” nuk është hapur ende, kompanisë iu kërkua të hapte pesë dyqane me pakicë deri më 31 korrik 2023.

Tregtia “Yeezy Gap” nga “Balenciaga” debutoi në dyqane në korrik 2022 dhe në letër sugjerohej që mallrat e prodhuara në bashkëpunim me “Balenciaga” për “Gap” nuk do të prekeshin.

Kanye ka pohuar se “Gap” e ndërpreu atë nga takimet si dhe nga procesi krijues dhe nuk e promovon koleksionin.

Tre muaj pasi nënshkroi marrëveshjen, Kanye kërcënoi se do të ndalonte linjën e tij nëse nuk merrte një vend në bord.

Gushtin e kaluar, Kanye e kritikoi “Gap”-in dhe foli drejtpërdrejt me drejtuesit e tij: “Duhet të më jepni vërtet pozicionin që të jem Ye dhe të më lini të bëj atë që mendoj, ose duhet të mendoj diku tjetër”.

Reklama

Po atë muaj, Kanye u kritikua pasi mori vendimin për të shfaqur linjën e tij të re Yeezy në thasë plehrash në dyqanet “Gap” pasi kritikët u ankuan se ai po tallte njerëzit e pastrehë.

Babai i katër fëmijëve gjithashtu ndezi polemika pasi tha në llogarinë e tij në Instagram se frymëzimi pas labelit të tij të modës, Yeezy, ishin ‘të pastrehët’.

Padia e “Gap” kundër West vjen vetëm një muaj pasi kompania zbuloi se kishte planifikuar të reduktonte qindra punonjës nga fuqia e saj punëtore globale për të ulur kostot dhe për të përmirësuar kompaninë mes planeve për të hequr 350 dyqane në të gjithë SHBA deri në fund të vitit.

Raundi i fundit i reduktimit të punonjësve janë pjesë e një ristrukturimi për ta bërë markën ikonë të modës amerikane ‘më të shkathët dhe më pak burokratike’.

“Gap” pushoi rreth 500 punonjës të korporatës kryesisht në zyrat e saj në San Francisko dhe New York në shtator, si pjesë e përpjekjeve për të kursyer 250 milionë dollarë në vit (232 milionë euro). /Telegrafi/

LDK pritet t’i shpallë sot zgjedhjet e brendshme

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në vitin e tretë të saj në opozitë, dhe si duket në të kanë nisur disa zhvillime. Nacionale merr vesh se në këtë parti sot do të shpallen zgjedhjet e brendshme.

Sot gjatë ditës, dha dorëheqje anëtari i kryesisë Faton Bislimi nga ky pozicion. Ai shprehu edhe kritika ndaj lidershipit duke lënë të nënkuptohej se ishte injoruar.

Nacionale ka marrë vesh ndërkohë se një zhvillim tjetër dramatik pritet të ndodhë në partinë më të vjetër parlamentare në vend.

Në orën 15:00 të ditës së sotme, e mërkurë 24 maj, do të mblidhet kryesia e kësaj partie.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Nga burime të saj Nacionale ka kuptuar se në këtë mbledhje do të shpallen zgjedhjet e brendshme. Lumir Abdixhiku ishte zgjedhur kryetar i kësaj partie para jo më shumë se dy vitesh, në muajin mars të vitit 2021 pas një gare të brendshme kundër Lutfi Hazirit.

Abdixhiku i kishte marrë në atë kohë 191 vota të 328 delegatëve, përmes një procesi me vota të fshehta.

Nuk dihet nëse z. Abdixhiku do ta kërkojë edhe një mandat tjetër si kryetar i kësaj partie politike, por me shumë gjasë një gjë e tillë do të mësohet më vonë gjatë ditës.

Kujtojmë se LDK-ja ka kaluar në një proces elektoral pas zgjedhjes së Abdixhikut, zgjedhjet lokale të vitit 2021, dhe ku mori një rezultat shumë më të favorshëm se sa në zgjedhjet e parakohshme qendrore që ishin mbajtur në shkurtin e atij viti.

Çka tha pas dorëheqjes Faton Bislimi?
Faton Bislimi ishte një prej figurave të reja të LDK-së dhe dorëheqja e tij sot e zuri në befasi opinionin publik.

Ai u shpreh kritik ndaj lidershipit të LDK-së, duke i thënë mes tjerash edhe këto fjalë:

“Fatkeqësisht, kjo LDK që unë zgjedh dhe e dua – sepse besoj fuqishëm që i shërben vendit e kombit – vetëm sa po tkurret konceptualisht nën qasjen e kreut të tanishëm. Sikur shumë të tjerë, edhe unë personalisht kam qenë shpresëplot në këtë lidership; nuk e mohoj. Jam përpjekur të bëj punën time, kam shpreh shqetësimet në forumet e partisë (qoftë edhe në rastet e rralla që një mundësi e tillë na është dhënë). Moskonsiderata e personalizimi i skajshëm i udhëheqjes së partisë ka vazhduar. Jo më! Jo me mua, të paktën!” – tha ai.

Nuk besohet që të ketë ndërlidhje mes shpalljes së zgjedhjeve të brendshme dhe dorëheqjes së z. Bislimi, ngjarje që erdhën në po të njëjtën ditë.

Më herët nga LDK-ja kishte dhënë dorëheqje edhe nënkryetarja Shqipe Mjekiqi nga ky pozicion.

Sidoqoftë, kjo parti përgjatë këtyre dy viteve kishte marrë një numër të madh figurash nga shoqëria civile e nga bota e politikës si Visar Azemi, Berat Rukiqi, Sibel Halimi, Jehona Lushaku e të tjerë.

Ronaldo do të kthehet në Evropë

0

 

Ylli portugez Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi Al-Nassr gjatë kësaj vere.

Portugezi thuhet se është lodhur nga koha e tij në Arabinë Saudite dhe do të donte të kthehej në Evropë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se ai u largua nga Manchester United në janar.

Shtëpia ku lindi Hitleri tani do të shndërrohet në qendër policësh

0

Shtëpia në Austri në të cilën lindi Adolf Hitleri do të përdoret për trajnimin e oficerëve të policisë mbi të drejtat e njeriut.

Qeveria bleu ndërtesën në Braunau am Inn pranë kufirit gjerman me një urdhër blerjeje të detyrueshme më 2016 pas një mosmarrëveshje të gjatë.

Diktatori gjenocidal lindi në një dhomë me qira në katin e fundit më 1889.

Punimet ndërtimore për konvertimin e shtëpisë pritet të nisin në vjeshtë.

Por planet kanë nxitur debat. Disa austriakë duan ta rrënojnë shtëpinë e po ashtu një komitet ekspertësh kishte vendosur ta prishë atë për të mos u shndërruar në një pikë qendrore për neo-nazistët.

Megjithatë, kritikët thonë se kjo do të ishte një mohim i së kaluarës së Austrisë, ndërsa të tjerë kanë thënë se duhet të përdoret si një shtëpi pajtimi ose si ambient për një bamirësi.

 

 

Sipas skemës së fundit, punimet e ndërtimit pritet të përfundojnë deri në vitin 2025 me forcën policore që të hyjë brenda vitit të ardhshëm, sipas transmetuesit austriak ORF.

Gjatë sundimit nazist, shtëpia u shndërrua në një vend të shenjtë për Hitlerin – i cili jetoi në shtëpi vetëm për disa muaj – pasi qyteti tërhoqi një valë turistësh.

Për dekada, qeveria austriake e mori me qira shtëpinë nga ish-pronarja e saj, Gerlinde Pommer, në një përpjekje për të ndaluar turizmin e ekstremit të djathtë.

Në vitin 2016, qeveria miratoi një ligj që lejonte sekuestrimin e shtëpisë nga ajo në këmbim të mbi 800,000 eurove kompensim.

Tre vjet më vonë, ministria e brendshme njoftoi planet për ta kthyer shtëpinë e shekullit të 17-të në një stacion policie.

Austria u aneksua nga Gjermania naziste në vitin 1938 dhe për dekada u paraqit si një nga viktimat e para të regjimit.

8 mijë nxënës me pak në Rahovec, shkak migrimi dhe rënia e natalitetit

0

Anduena Bajraktari edhe pak javë përfundon klasën e 8 të fillores.

Ajo ndjek mësimet në shkollën e mesme të ultë “Sulejman Vokshi” në Polluzhë të Rahovecit.

Por klasa e saj dallon shumë me ato të shkollave të tjera, pasi Anduena ka vetëm 5 shokë e shoqe të klasës, raporton Kiks Kosova.

Shoku i gjashtë i saj me të cilin kishte ndjekur mësimet që nga klasa e parë, u largua nga vendi këtë vit.

Dhe për këtë ajo thotë se ndjeu një boshllëk të madh.

Të ndjekurit e mësimeve në një klasë të vogël, ajo thotë se mund t’i shkaktojë probleme në të ardhmen, pasi atë e mundon fakti nëse do të ia arrijë të adaptohet në një klasë normale me shumë nxënës, kur të nisë shkollën e mesme.

Polluzha është një nga fshatrat malore të Rahovecit, dhe në të kaluarën e afërt shkolla e fshatit kishte shumë nxënës – numri i tyre arrinte në 230.

Por aktualisht aty ndjekin mësimin vetëm 77 filloristë.

E zvogëlimi i numrit të nxënësve për pothuajse 4 herë më pak, i ka shkaktuar jo pak probleme menaxhmetit të shkollës.

Drejtori i kësaj shkolle, Sinan Bajraktari, për KIKS-in tha se bashkë me uljen e numrit të nxënësve, u përballën edhe me një buxhet më të vogël financiar.

Mësimdhënësi i gjuhës shqipe në këtë shkollë, Eqerem Bajraktari, mungesën e konkurrencës e cilëson si pikën kryesore negative që sjell numri i vogël i nxënësve.

E si faktor që po ndikon edhe në këtë fshat për uljen e numrit të nxënësve ditë pas dite, Bajraktari e cilëson migrimin.

Por jo vetëm fshatrat kanë probleme më zvogëlimin e numrit të nxënësve. Me këtë dukuri po ballafaqohen edhe komunat e vogla, si Rahoveci.

Për pak vjet numri i nxënësve në këtë komunë u përgjysmua.

Drejtori i DKA-së në Komunën e Rahovecit, Avni Morina, tha se si komunë kanë rreth 8 mijë nxënës më pak.

Për KIKS-in, Morina tha se rënia e numrit të nxënësve po sjell probleme edhe në punët menaxheriale të komunës, e sidomos me sistemimin e mësimdhënësve – qofshin ata të ri apo të vjetër.

Me ulje të numrit të nxënësve nëpër shkolla po përballen shumë komuna të Republikës së Kosovës, pasoja këto që po vijnë pas migrimit të madh të kosovarëve jashtë vendit. /Klankosova.tv

‘DokuFest’ bëhet pjesë e festivaleve për nominimet “Doc Alliance Awards 2023”

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “DokuFest” është përfshirë në mesin e shtatë festivaleve kryesore të dokumentarëve në Evropë për të nominuar një film të metrazhit të gjatë dhe një film të shkurtër për çmimet “Doc Alliance 2023” (Aleance e Dokumentarëve).

Përmes një njoftimi, “DokuFest” bën të ditur se përzgjedhja e nominimeve për këtë çmim do të bëhet gjatë edicionit të 22-të të këtij festivali  (4-12 gusht), në Prizren.

“Çdo vit, programuesit dhe drejtorët artistikë të të shtatë festivaleve nominojnë një film të shkurtër dhe një film me metrazh të gjatë. Një juri e përbërë nga gazetarë dhe profesionistë të filmit kryesorëe evropianë më pas përzgjedh filmat fitues në të dyja kategoritë nga lista e filmave të nominuar” – thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, dy filmat që “DokuFest” ka nominuar janë “Disturbed Earth” (2021) me regji të Kumjana Novakova dhe Guillermo Carreras-Candi – si kandidati për filmin më të mirë të gjatë, dhe ‘Adjusting’ (2021) me regji të  Dejan Petrovi? – si kandidati për filmin më të mirë të shkurtër.

Fituesit e çmimit “Doc Alliance” do të fitojnë 5,000 euro (për çmimin e filmit më të mirë të gjatë) dhe 3,000 euro (për çmimin e filmit më të mirë të shkurtër).

“Aleanca Doc” (Doc Alliance) u themelua në vitin 2008 si bashkëpunim mes shtatë festivaleve evropiane të filmit dokumentar: CPH:DOX, Doclisboa, Docs Against Gravity FF, DOK Leipzig, Festivali i Filmit Dokumentar në Marsejë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar “Jihlava” dhe Visions du Réel, me seli në Pragë.

Konkursi vjetor i “Doc Alliance” fokusohet në filmat e parë dhe të dytë me metrazh të gjatë nga filmbërësit në zhvillim për të mbështetur karrierën e tyre filmike.

KËTU mund ta gjeni listën e plotë të filmave të nominuar për “Doc Alliance Awards 2023”.

Guardiola: De Zerbi është një nga trajnerët më të mirë në 20 vitet e fundit

0

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka lavdëruar trajnerin e Brighton-it, Roberto de Zerbi-n.

Guardiola tani ka fituar 11 tituj të ligës në tre shtete të ndryshme pas triumfit të pestë të Manchester City-t në Premier League në gjashtë sezonet e fundit.

Por, disa thonë se çmimi i menaxherit të vitit në Premier Leauge duhet t’i përket De Zerbi-t, i cili ka shkëlqyer që nga largimi i Graham Potter në fillim të sezonit.

“Roberto është një nga menaxherët më me ndikim në 20 vitet e fundit”, tha Pep Guardiola.

 

Nën 43-vjeçarin italian, Brighton-i është kualifikuar në Evropë për herë të parë në historinë e tyre dhe Guardiola shtoi: “Nuk ka asnjë ekip që luan në mënyrën se si ata luajnë – është unike”.

“Kisha ndjenjën kur ai mbërriti, ndikimi që do të kishte në Premier League do të ishte i madh – nuk e prisja që ai ta bënte atë në këtë hapësirë ??të shkurtër kohore”.

“Ai krijon 20 ose 25 raste për çdo lojë, shumë më mirë se shumica e kundërshtarëve. Ai e monopolizon topin në një mënyrë që nuk ka qenë për një kohë të gjatë”.

“Ata e meritojnë plotësisht suksesin që kanë”, vazhdoi Guardiola duke folur fjalë të mëdha për trajnerin italian.

De Zerbi iu bashkua Brighton-it nga skuadra ukrainase Shakhtar Donetsk pas periudhave në krye të klubeve italiane Palermo, Benevento dhe Sassuolo.

43-vjeçari e ka drejtuar skuadrën angleze në 37 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka marrë 19 fitore, 10 humbje dhe nëntë barazime.

Vlen të ceket se Brighton në këtë edicion ka arritur t’i mposhtë të paktën nga njëherë skuadrat e mëdha në angli, por vetëm Manchester City-n jo, kundërshtar me të cilin do të përballet të mërkurën për herë të dytë në këtë sezon.

Ata gjithashtu arritën deri në gjysmëfinale të FA Cup, ku më pas u eliminuan pas ekzekutimit të penalltive nga Manchester United. Albanian Post