18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

‘DokuFest’ bëhet pjesë e festivaleve për nominimet “Doc Alliance Awards 2023”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “DokuFest” është përfshirë në mesin e shtatë festivaleve kryesore të dokumentarëve në Evropë për të nominuar një film të metrazhit të gjatë dhe një film të shkurtër për çmimet “Doc Alliance 2023” (Aleance e Dokumentarëve).

Përmes një njoftimi, “DokuFest” bën të ditur se përzgjedhja e nominimeve për këtë çmim do të bëhet gjatë edicionit të 22-të të këtij festivali  (4-12 gusht), në Prizren.

“Çdo vit, programuesit dhe drejtorët artistikë të të shtatë festivaleve nominojnë një film të shkurtër dhe një film me metrazh të gjatë. Një juri e përbërë nga gazetarë dhe profesionistë të filmit kryesorëe evropianë më pas përzgjedh filmat fitues në të dyja kategoritë nga lista e filmave të nominuar” – thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, dy filmat që “DokuFest” ka nominuar janë “Disturbed Earth” (2021) me regji të Kumjana Novakova dhe Guillermo Carreras-Candi – si kandidati për filmin më të mirë të gjatë, dhe ‘Adjusting’ (2021) me regji të  Dejan Petrovi? – si kandidati për filmin më të mirë të shkurtër.

Fituesit e çmimit “Doc Alliance” do të fitojnë 5,000 euro (për çmimin e filmit më të mirë të gjatë) dhe 3,000 euro (për çmimin e filmit më të mirë të shkurtër).

“Aleanca Doc” (Doc Alliance) u themelua në vitin 2008 si bashkëpunim mes shtatë festivaleve evropiane të filmit dokumentar: CPH:DOX, Doclisboa, Docs Against Gravity FF, DOK Leipzig, Festivali i Filmit Dokumentar në Marsejë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar “Jihlava” dhe Visions du Réel, me seli në Pragë.

Konkursi vjetor i “Doc Alliance” fokusohet në filmat e parë dhe të dytë me metrazh të gjatë nga filmbërësit në zhvillim për të mbështetur karrierën e tyre filmike.

KËTU mund ta gjeni listën e plotë të filmave të nominuar për “Doc Alliance Awards 2023”.

Më Shumë

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm...

Përfundon ndërtimi i fushës sportive në shkollën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Planejë

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Adem Morina, ka vizituar sot fshatin Planejë, me rastin e përfundimit të tërësishëm të ndërtimit të...

Lajmet e Fundit