2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shtëpia ku lindi Hitleri tani do të shndërrohet në qendër policësh

Shtëpia në Austri në të cilën lindi Adolf Hitleri do të përdoret për trajnimin e oficerëve të policisë mbi të drejtat e njeriut.

Qeveria bleu ndërtesën në Braunau am Inn pranë kufirit gjerman me një urdhër blerjeje të detyrueshme më 2016 pas një mosmarrëveshje të gjatë.

Diktatori gjenocidal lindi në një dhomë me qira në katin e fundit më 1889.

Punimet ndërtimore për konvertimin e shtëpisë pritet të nisin në vjeshtë.

Por planet kanë nxitur debat. Disa austriakë duan ta rrënojnë shtëpinë e po ashtu një komitet ekspertësh kishte vendosur ta prishë atë për të mos u shndërruar në një pikë qendrore për neo-nazistët.

Megjithatë, kritikët thonë se kjo do të ishte një mohim i së kaluarës së Austrisë, ndërsa të tjerë kanë thënë se duhet të përdoret si një shtëpi pajtimi ose si ambient për një bamirësi.

 

 

Sipas skemës së fundit, punimet e ndërtimit pritet të përfundojnë deri në vitin 2025 me forcën policore që të hyjë brenda vitit të ardhshëm, sipas transmetuesit austriak ORF.

Gjatë sundimit nazist, shtëpia u shndërrua në një vend të shenjtë për Hitlerin – i cili jetoi në shtëpi vetëm për disa muaj – pasi qyteti tërhoqi një valë turistësh.

Për dekada, qeveria austriake e mori me qira shtëpinë nga ish-pronarja e saj, Gerlinde Pommer, në një përpjekje për të ndaluar turizmin e ekstremit të djathtë.

Në vitin 2016, qeveria miratoi një ligj që lejonte sekuestrimin e shtëpisë nga ajo në këmbim të mbi 800,000 eurove kompensim.

Tre vjet më vonë, ministria e brendshme njoftoi planet për ta kthyer shtëpinë e shekullit të 17-të në një stacion policie.

Austria u aneksua nga Gjermania naziste në vitin 1938 dhe për dekada u paraqit si një nga viktimat e para të regjimit.

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Lajmet e Fundit