17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

LDK pritet t’i shpallë sot zgjedhjet e brendshme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në vitin e tretë të saj në opozitë, dhe si duket në të kanë nisur disa zhvillime. Nacionale merr vesh se në këtë parti sot do të shpallen zgjedhjet e brendshme.

Sot gjatë ditës, dha dorëheqje anëtari i kryesisë Faton Bislimi nga ky pozicion. Ai shprehu edhe kritika ndaj lidershipit duke lënë të nënkuptohej se ishte injoruar.

Nacionale ka marrë vesh ndërkohë se një zhvillim tjetër dramatik pritet të ndodhë në partinë më të vjetër parlamentare në vend.

Në orën 15:00 të ditës së sotme, e mërkurë 24 maj, do të mblidhet kryesia e kësaj partie.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Nga burime të saj Nacionale ka kuptuar se në këtë mbledhje do të shpallen zgjedhjet e brendshme. Lumir Abdixhiku ishte zgjedhur kryetar i kësaj partie para jo më shumë se dy vitesh, në muajin mars të vitit 2021 pas një gare të brendshme kundër Lutfi Hazirit.

Abdixhiku i kishte marrë në atë kohë 191 vota të 328 delegatëve, përmes një procesi me vota të fshehta.

Nuk dihet nëse z. Abdixhiku do ta kërkojë edhe një mandat tjetër si kryetar i kësaj partie politike, por me shumë gjasë një gjë e tillë do të mësohet më vonë gjatë ditës.

Kujtojmë se LDK-ja ka kaluar në një proces elektoral pas zgjedhjes së Abdixhikut, zgjedhjet lokale të vitit 2021, dhe ku mori një rezultat shumë më të favorshëm se sa në zgjedhjet e parakohshme qendrore që ishin mbajtur në shkurtin e atij viti.

Çka tha pas dorëheqjes Faton Bislimi?
Faton Bislimi ishte një prej figurave të reja të LDK-së dhe dorëheqja e tij sot e zuri në befasi opinionin publik.

Ai u shpreh kritik ndaj lidershipit të LDK-së, duke i thënë mes tjerash edhe këto fjalë:

“Fatkeqësisht, kjo LDK që unë zgjedh dhe e dua – sepse besoj fuqishëm që i shërben vendit e kombit – vetëm sa po tkurret konceptualisht nën qasjen e kreut të tanishëm. Sikur shumë të tjerë, edhe unë personalisht kam qenë shpresëplot në këtë lidership; nuk e mohoj. Jam përpjekur të bëj punën time, kam shpreh shqetësimet në forumet e partisë (qoftë edhe në rastet e rralla që një mundësi e tillë na është dhënë). Moskonsiderata e personalizimi i skajshëm i udhëheqjes së partisë ka vazhduar. Jo më! Jo me mua, të paktën!” – tha ai.

Nuk besohet që të ketë ndërlidhje mes shpalljes së zgjedhjeve të brendshme dhe dorëheqjes së z. Bislimi, ngjarje që erdhën në po të njëjtën ditë.

Më herët nga LDK-ja kishte dhënë dorëheqje edhe nënkryetarja Shqipe Mjekiqi nga ky pozicion.

Sidoqoftë, kjo parti përgjatë këtyre dy viteve kishte marrë një numër të madh figurash nga shoqëria civile e nga bota e politikës si Visar Azemi, Berat Rukiqi, Sibel Halimi, Jehona Lushaku e të tjerë.

Më Shumë

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Lajmet e Fundit