15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 18

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

0

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec.

Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekoligjore.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Këto mbetje, sipas njoftimit dyshohet se i përkasin së paku një individ, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.

“Nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse janë vazhduar punimet në vendin e cekur, dhe gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi/personi, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në raportin e Policisë.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

0

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.

27 vjet më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.

Për kriminelët serbë masakra ishte diçka e zakontë, diçka që sipas tyre duhej të ndodhte vetëm me qëllimin të eliminimit të popullsisë shqiptare në Kosovë.

Në përkujtim të shënimit të kësaj date të dhimbshme pritet të mbahen homazhe dhe akademi përkujtimore, ku do të marrinë pjesë qytetarë e liderë politikë.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Ky është programi i Komunës së Rahovecit, për mbajtjen e tubimeve përkujtimore, për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në fshatrat: Brestoc, Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Retijë, Opterushë, Pastasel, Nagac dhe Hoçë e Vogël:

Mund të jetë një imazh i teksti

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

0

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina.

Prizrenaset triumfuan bindshëm në ndeshjen e dytë me rezultat 54:92, duke dominuar plotësisht takimin dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fazë të garës, raporton PrizrenPress.

Pas fitores së parë të thellë 109:66, Bashkimi tashmë kryeson serinë 2:0 dhe i duhet edhe një fitore për të siguruar kualifikimin në finale.

Në anën tjetër, Prishtina ndodhet nën presion dhe do të kërkojë reagim në ndeshjen e radhës për të mbetur në garë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat në Krushë të Madhe?

0

Sot u shënua një nga masakrat më të mëdha të luftës ë fundit në vend, ajo e Krushës së Madhe, ku forcat serbe vranë e masakruan 241 qytetarë të këtij vendi, në mesin e tyre pleq, gra e fëmijë. Në 27 vjetorin e masakrës, të mbijetuarit tregoj tmerrin e atyre ditëve të pranverës me 1999.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Kulmi i kësaj shtëpie u bë strehë për mbijetesë.

Milazim Duraku mori 7 nipat e tij dhe u fshehën këtu me 25 mars të vitit 1999.

E gjithë ngjarja ndodhi kur forcat serbe, hynë në Krushë të Madhe.

27 vjet pas kësaj ngjarje, vet Milazim Duraku për Tëvë1, tregoi se si i kaluan 4 ditë pa bukë e ujë.

Krejt kjo, për t’i shpëtuar vdekjes.

“Menjëherë mbrapa shtëpisë, 7 nipa dhe unë vetë i teti, jemi fsheh në njëfarë muri 1.5 metra ka qenë iu thashë, uluni krejt. E para pushkë ka qenë prej bregut, i vranë 5-6. Nipat e mi u ftohën aty de nisën mos me marr frymë, dhe kqyrshin me një vend, thash kuku për mu që donë me vdes për ngjall, dhe kom shku kom marrë ujë, për 4 ditë as ushqim as asgjë”, tregon Duraku.

Nga kulmi i shtëpisë, Duraku me të miturit, doli pasi forcat serbe u larguan nga fshati.

Pas kësaj, u bashkuan me pjesën tjetër të familjes, ku mori lajmin se forcat serbe ia vranë dy vëllezërit.

E fatin e njëjtë, e kishte edhe Bedri Fejzullahu.

Të vetmen gjë nga ai që e ka kujtim familja, është kjo xhaketë që tani ruhet në muzeun e Krushës.

“Paramilitarët serb i kanë ndalë dhe i kanë nda grupe grupe, dy grupe për me i pushkatu dhe një e kanë dërgu në xhami. Prej grupeve kanë shpëtu 4 persona, kanë qenë të plagosur. Vëllain tim atë ditë nuk e kanë mbyt, e kanë qu në xhami, e mandej e kanë mbyt”, thotë Sami Sejfullahu i mbijetuar i masakrës.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur vetëm një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Na 241 viktimat e masakrës së Krushës së madhe, 155 ishin civil, 22 dëshmorë, 64 të zhdukur ndërkaq nga ta mbi 100 ishin djegur, 7 ishin fëmijë dhe 5 gra, njëra shtatzënë.

Pavarësisht kësaj, deri më tani nuk ka persona të dënuar për këtë masakër.

“Nuk është bërë mjaftueshëm për faktin se jo vetëm kapitulli i të zhdukurve por edhe si kapitull i luftës nuk është mbyllë, dëshmitarët po vdesin, kjo po prolongohet”, thotw Selami Hoti, kryetar i fshatit.

Ndryshe, dëshmitë nga ajo që ngjau në pranverën e marsit 1999 në këtë fshat të Rahovecit, tani ruhen në muzeun e Krushës.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj pret delegacionin portugez në Prizren, diskutohet për bashkëpunim në teknologji dhe energji

0

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito, kryetarin e Shoqatës së Dhomave Mesdhetare të Tregtisë dhe Industrisë, Luis Roby, si dhe ish-ambasadorin e Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si teknologjia, planifikimi urban dhe energjia e ripërtëritshme.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si teknologjia, planifikimi urban dhe energjia e ripërtëritshme, me ç’rast shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e projekteve konkrete në Komunën e Prizrenit, e cila është destinacion tërheqës për investime dhe partneritete afatgjata me ndërmarrës ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Gjatë qëndrimit në qytet, mysafirët portugezë vizituan edhe Innovation and Training Park (ITP), ku u njohën nga afër me infrastrukturën, hapësirat dhe mundësitë që ofron ky park për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

0

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të Rahovecit, gjatë luftës në Kosovë.

Familjarë të viktimave, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë u mblodhën për të nderuar kujtimin e të rënëve dhe për të rikujtuar sakrificën e tyre në një nga ngjarjet më të dhimbshme të luftës.

U theksua se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë së vendit dhe një obligim i përhershëm për kujtesë, respekt dhe përkushtim ndaj së vërtetës historike.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve./PrizrenPress.con/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

0

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike në komunitet.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe komunitetin, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës sportive në fshat.

Sipas komunës, ky objekt do të shërbejë si hapësirë moderne për stërvitje, aktivitete sportive dhe organizimin e ngjarjeve komunitare, duke kontribuar në promovimin e jetës së shëndetshme dhe edukimit fizik./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

0

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Sipas njoftimit të komunës, donacioni përfshin shtretër, joga ortopedike, karroca për pacientë dhe pajisje të tjera ndihmëse, të cilat do të vendosen në institucionet shëndetësore të komunës.

“Këto pajisje do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët në QKMF, QMF dhe AMF ‘Dr. Fahredin Hoti’ në Rahovec”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Në Prizren hapet ekspozita me veprat osmane në Hungari

0

Ambasada e Hungarisë në Kosovo, në bashkëpunim me Komunën e Prizren, organizoi mbrëmë ekspozitën fotografike “Veprat osmane në Hungari” në Galerinë e Shtëpisë së Kulturës Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Ekspozita u hap nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, dhe ambasadori hungarez në Kosovë, László Dux, në praninë e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Turkey në Prizren, Fatih Topçu, si dhe të mysafirëve dhe pjesëmarrësve të tjerë.

Ekspozita paraqet monumente të periudhës osmane në Hungari përmes fotografive të fotografit Béla Fazekas. Ajo është prezantuar më herët edhe në Islamabad, Tetovo dhe Gostivar.

Ndër monumentet e paraqitura spikat edhe Tyrbja e Gyl Babës, e cila konsiderohet një qendër e rëndësishme kulturore dhe një urë bashkëpunimi ndërmjet Hungarisë dhe Turqisë./PrizrenPress.com/