Home Blog Page 184

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë ndaj gruas, lëndohen dy policë gjatë intervenimit

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë arrestimit i dyshuari ka shfaqur sjellje të dhunshme, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në repartin e psikiatrisë.

Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar edhe prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

0

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes, prift, politikan, historian dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, Noli mbetet një nga figurat që ndikoi fuqishëm në jetën politike, kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

Fan Stilian Noli lindi në një fshat shqiptar në Trakë, pranë Edrenesë, dhe që herët tregoi prirje për dijen dhe kulturën. Ai studioi në Universitetin e Harvardit për arte, ndërsa më herët kishte punuar edhe si mësues në Egjipt. Gjatë jetës së tij, Noli u shqua për njohjen e disa gjuhëve të huaja, si greqishtja, anglishtja dhe frëngjishtja, aftësi që e ndihmuan të pasuronte dhe ta rafinonte gjuhën shqipe përmes përkthimeve të shumta, shkruan KultPlus.

Ndër veprat më të njohura të tij janë “Albumi” dhe “Historia e Skënderbeut”, që mbeten gurë themeli të letërsisë dhe historiografisë shqiptare. Vepra e tij e parë ishte drama me tre akte “Israilitë dhe Filistinë”, e botuar në Boston në vitin 1907, e bazuar në historinë biblike të Samsonit dhe Dalilës. Edhe pse nuk la një krijimtari shumë të gjerë letrare, Noli konsiderohet një stilist i jashtëzakonshëm i gjuhës shqipe. Bashkë me Faik Konicën, ai vlerësohet si një nga mjeshtrit më të mëdhenj të stilit në dialektin toskë.

Përmes përkthimeve të autorëve të njohur amerikanë dhe europianë të shekullit XIX, Noli arriti të ruajë ritmin dhe ngjyrimin stilistik të veprave origjinale, duke treguar një ndjeshmëri të veçantë artistike dhe gjuhësore.

Kontributi i tij nuk u kufizua vetëm në kulturë dhe letërsi. Fan Noli luajti rol të rëndësishëm edhe në jetën politike shqiptare. Ai vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1913 dhe u rreshtua përkrah Ismail Qemalit dhe qeverisë së tij. Noli shërbeu si deputet i kolonisë shqiptare të Amerikës në legjislaturën e dytë të shtetit shqiptar (1921-1923).

Ai u bë një nga kundërshtarët më të fortë politikë të Ahmet Zogut. Pas kryengritjes së vitit 1924, Noli mori drejtimin e qeverisë shqiptare, por pushteti i tij zgjati vetëm disa muaj. Në dhjetor të po atij viti, Zogu u rikthye në pushtet, duke e detyruar Nolin të largohej nga vendi. Përplasjet politike mes tyre u shoqëruan edhe me vendime ekstreme, ku të dy liderët dënuan njëri-tjetrin me vdekje.

Fan Noli kaloi pjesën më të madhe të jetës në emigrim, ku vazhdoi aktivitetin fetar, kulturor dhe politik në shërbim të çështjes shqiptare. Ai ndërroi jetë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1965, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në historinë kombëtare.

Figura e Fan Stilian Nolit mbetet simbol i intelektualit të angazhuar, i cili i shërbeu kombit me penë, me ide dhe me veprim. Përvjetori i lindjes së tij është një moment reflektimi për rolin e mendimit, kulturës dhe patriotizmit në formësimin e identitetit shqiptar./

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

0

Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i parë i një qeverie palestineze ishte Ahmed Hilmi Pasha, një figurë politike me rrënjë nga administrata osmane dhe me rol kyç në ngjarjet e vitit 1948.

Ahmed Hilmi Abd al-Baqi Pasha u emërua më 22 shtator 1948 si kryeministër i Qeverisë së Përgjithshme të Palestinës, e njohur edhe si All-Palestine Government, e formuar në Rripin e Gazës pas shpërthimit të luftës arabo-izraelite dhe shpalljes së shtetit të Izraelit.

Kjo qeveri u krijua me mbështetjen e Ligës Arabe dhe kishte për synim të përfaqësonte politikisht palestinezët në një periudhë tejet të trazuar historike. Megjithëse autoriteti i saj ishte i kufizuar dhe nuk u njoh ndërkombëtarisht si shtet i pavarur, ajo shënon përpjekjen e parë formale për vetëqeverisje palestineze.

Ahmed Hilmi Pasha ishte më parë administrator i lartë osman, përfshirë edhe postin e guvernatorit të Jerusalemit, një pozitë me rëndësi të veçantë në Perandorinë Osmane. Pas rënies së Perandorisë, ai mbeti aktiv në jetën politike arabe dhe palestineze.

Ai ndërroi jetë në vitin 1963 dhe u varros në Jerusalem, duke mbetur një figurë simbolike në historinë politike të Palestinës, edhe pse emri i tij shpesh anashkalohet në debatet moderne.

Arrestohet një person në Prizren, e bëri për spital një tjetër

0

Një person është arrestuar në Prizren të enjten pasi i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër.

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, kurse i dyshuari në mbajtje.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Policia ka gjetur edhe një armë në shtëpinë e të dyshuarit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

0

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë proces si të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët e Kosovës.

Krijojmë webfaqe për biznese

Protesta do të mbahet duke filluar në ora 13:00, me grumbullim pranë ndërtesës së KEDS, ndërsa marshimi do të përfundojë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në reagimin e tyre publik, organizatat theksojnë se që nga viti 2022 qytetarët janë përballur me rritje të vazhdueshme të faturave të rrymës, të cilat, sipas tyre, janë aprovuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në favor të kompanisë KEDS dhe në dëm të interesit publik.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Sipas deklaratës, konsumatorët nuk po paguajnë vetëm çmimin e energjisë, por edhe humbjet dhe keqmenaxhimin e kompanisë private. Organizatat kritikojnë edhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë, mungesën e ngrohjes gjatë muajve të dimrit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që shtrenjtimi i rrymës ka në rritjen e kostos së jetesës.

Ato rikujtojnë se vitin e kaluar është miratuar një rritje prej 16.1%, ndërsa këtë vit po paralajmërohet një tjetër rritje rreth 20%, të cilën e konsiderojnë të papranueshme. Sipas tyre, KEDS përfiton duke blerë energji me çmime të ulëta nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe duke ua shitur qytetarëve me çmime shumë më të larta.

Express Kredi nga BiCredit

Organizatat u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se mobilizimi qytetar është thelbësor për mbrojtjen e interesit publik dhe përballjen me, siç e quajnë ata, praktikat shumëvjeçare dhe të dëmshme në sektorin e energjisë.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj merr pjesë në “Morning Prayer Breakfast” në Washington DC

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast”, e cila është mbajtur në Washington DC, duke mbledhur personalitete të larta politike dhe institucionale nga mbarë bota.

Totaj ka bërë të ditur se në këtë ngjarje morën pjesë mysafirë të zgjedhur ndërkombëtarë, ndërsa me fjalime u prezantuan senatorë dhe kongresmenë amerikanë. Sipas tij, kulmi i ceremonisë ishte fjala e presidentit amerikan, Donald J. Trump.

“Kënaqësi dhe privilegj të marr pjesë në ceremoninë ‘Morning Prayer Breakfast’ që tradicionalisht mbahet në Washington DC. Kishte mysafir të zgjedhur nga e tërë bota. Disa personalitete të nivelit të lartë, senatorë e kongresmenë u prezantuan me fjalimet e tyre. Kulminacioni ishte fjala e presidentit amerikan Donald J. Trump. Event i jashtëzakonshëm dhe rikonfirmim i sistemit të vlerave dhe influencës amerikane. Zoti e bekoftë miqësinë Amerikano–Kosovare”, ka njoftuar Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

0

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.

Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945). Do të kalonin 19 vjet deri kur Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974.

Fatmir Nushi, Masar Murtezai, Vera Gjevori, Faik Hima, Antigona Nimani, janë disa nga pjesëtarët e ekipit të Radio Televizionit të Prishtinës, në fillimet e tij.

Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë. Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë.

Në fillim të vitit 1974, RTP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e pastaj dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim.

Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 bëhej nga TV Beogradi. Ndërkaq, në verën e vitit 1974 nga Anglia pati ardhur autoreportazhi (OB Van) i parë me 4 kamera bardhë-e-zi. / KultPlus.com

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej 2.7% e numrit të veprave penale krahasuar me vitin 2024.

Ndërkohë, thuhet se Policia në këtë rajon ka realizuar gjithsej 914 operacione policore dhe ka sekuestruar 152 armë, duke shënuar, siç thonë, një rritje prej 23.6% krahasuar me vitin paraprak.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Rezultatet e arritura përfshijnë ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, sigurinë në shkolla, komunikacion, parandalimin e veprave penale dhe menaxhimin e situatave emergjente. Duhet të theksohet se gjithashtu kemi pasur një ngritje të zbulueshmërise së veprave penale dhe incidenteve, duke arritur një zbulueshmëri prej 86 % në vitin 2025 nga 81.8 % sa ishte në vitin 2024”, thotë Policia e Kosovës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Gjatë prezantimit të këtij raporti u tha se gjatë vitit 2025 në rajonin e Prizrenit janë regjistruar dy raste vrasjesh, për dallim nga viti 2024 kur nuk ishte shënuar asnjë rast i tillë.

“Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se në rajonin e Prizrenit prej vitesh nuk ka pasur asnjë rast vrasjeje të pa zbuluar, duke dëshmuar efikasitetin e Policisë në ndriçimin e rasteve të rënda”, thuhet në njoftim.

I pranishëm aty ishte edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha i cili ka përgëzuar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren për punën dhe angazhimin e treguar.

Express Kredi nga BiCredit

“Ai rikujtoi se pavarësisht sfidave me mungesë stafi dhe pajisjesh, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime profesionale në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftim, derisa bëhet e ditur se falënderime Policia e këtij rajoni kanë marrë edhe nga Kryeprokurori dhe Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nikprelaj te Ballkani

0

FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, i cili transferohet nga Deçiçi i Tuzit.

21-vjeçari, me gjatësi 1.94 metra, vjen për të përforcuar repartin defensiv të skuadrës suharekase, duke sjellë siguri në lojën ajrore dhe forcë fizike.

Klubi i uron mirëseardhje Arben Nikprelajt dhe shumë suksese me fanellën portokalli./PrizrenPress.com/