Home Blog Page 23

Rreth 5.700 nxënës i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në Prizren, Totaj viziton shkollën “Gani Saramati”

0

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

0

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në rrjedhën e ndeshjeve.

Te Bora, më i dalluari ka qenë Cheese, i cili ka mbajtur mesatare prej 19 pikësh për ndeshje. Ai ka realizuar 27 pikë, 13, 19 dhe 17 pikë, duke qenë konstant në çdo takim.

Mbështetje e rëndësishme për Cheese te Bora në play off ka ardhur edhe nga Jordan Dingle, i cili ka pasur një mesatare prej 13.5 pikësh për ndeshje. Performanca e tij ka qenë me ulje-ngritje, me 4 pikë, për të shpërthyer me 23, ndërsa më pas ka shtuar 11 dhe 16 pikë.

Në anën tjetër, te Bashkimi, apsolutisht protagonisti kryesor ka qenë Shanon Shorter, i cili ka qenë lider absolut me 25 pikë për ndeshje. Ai ka realizuar 30, 23, 19 dhe 28 pikë në katër përballjet, duke qenë kërcënimi kryesor për mbrojtjen kundërshtare.

Ndërkohë, Jalen Riley ka kontribuar me një mesatare prej 15 pikësh për ndeshje, duke shtuar 17, 15, 11 dhe 17 pikë në këtë seri.

Këto statistika tregojnë qartë se seria është udhëhequr nga performanca individuale e lojtarëve kryesorë, ku çdo ndeshje është ndikuar drejtpërdrejt nga forma e tyre. Dueli mes lojtarëve kryesorë pritet të mbetet vendimtar edhe në ndeshjen e sontme. /AsistiOnline.com/

Marketing

Beteja vendimtare për finale: Bashkimi dhe Bora sonte për një vend ndaj Trepçës

0

Sonte zhvillohet ndeshja vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në “Play-off”-in e elitës së basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret Borën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Seria mes dy skuadrave është e barabartë 2:2, ndërsa përballja e sontme do të përcaktojë finalistin e dytë që do t’i bashkohet Trepça në luftën për titull, raporton PrizrenPress.

Në këtë duel nuk ka vend për gabime, pasi humbësi eliminohet nga gara, ndërsa fituesi siguron finalen.

Seria ka qenë tejet e luftuar dhe e balancuar: Bashkimi fitoi ndeshjen e parë 73:70, Bora u kundërpërgjigj me fitore 76:75, ndërsa prizrenasit rikthyen epërsinë me triumf 88:73. Në ndeshjen e katërt, Bora fitoi pas vazhdimeve 104:99, duke barazuar gjithçka.

Ndeshja vendimtare zhvillohet sonte nga ora 19:30, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe një duel i fortë deri në sekondat e fundit./PrizrenPress.com/

Marketing

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

0

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u konstatuan mospërputhje midis deklarimit të subjektit dhe gjendjes faktike, me një diferencë vlerësore rreth 6,000 euro.

“Sipas Kodit Doganor Nr. 08/L 247, ky veprim përbën kundërvajtje doganore (deklarim i pasaktë i sasive dhe përshkrimit të mallrave). Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurat përkatëse administrative dhe riafirmon angazhimin e saj në parandalimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e tregtisë së ndershme”, thuhet në njoftim.

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

0

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji – Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë e dedikuar vlerësimit të rolit të mamive në kujdesin shëndetësor dhe mbështetjen e nënave.

Me këtë rast, drejtoresha e Infermierisë në spital, Burbuqe Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e mamive.

“5 Maji – Dita Ndërkombëtare e Mamive! Falënderim dhe mirënjohje për punën, përkushtimin, durimin dhe ngrohtësinë që jepni për secilën grua që është në pritje të ëmbël për më të voglin e saj… Gëzuar 5 Majin”, ka shkruar Gashi./PrizrenPress.com/

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

0

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga “Halil Berisha” (pas Gjimnazit “Gjon Buzuku”) do të jetë e bllokuar për qarkullim.

Sipas njoftimit, bllokimi i përkohshëm i kësaj rruge bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve për rehabilitimin e kanalizimit, raporton PrizrenPress.

Nga komuna kërkohet që qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion ta shmangin këtë aks rrugor gjatë kohës së punimeve, me qëllim që ato të realizohen sipas planit dinamik dhe të përfundojnë në kohë.

Komuna e Prizrenit u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe./PrizrenPress.com/

Marketing

Haxhi Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

0

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT te Fidani”.

Ai ka treguar se deri në momentet e fundit para kandidimit të Glauk Konjufcës, kishte besuar se bëhej fjalë për një strategji politike të Albin Kurtit.

Sipas tij, kishte menduar se Kurti nuk do ta kandidonte Konjufcën dhe se mund të kërkonte mbështetje nga LDK-ja përmes nënshkrimeve.

“Unë mendoj që deri ditët e fundit kur është kandiduar Glauku, akoma ne e kemi pasur një bindje që Albin Kurti është duke e bërë një politikë, është një taktikë e Albinit. Unë kam menduar që nuk e kandidon as Glaukun dhe shkon i thotë LDK-së “mi jep ato 15 nënshkrime”.

“Konkretisht një ditë apo dy para se të nominohet Glakuku, na është thënë që kandidat do të jetë Glauk Konjufca dhe një kandidat tjetër formal, që më vonë doli që është Fatmirja. Normalisht unë nuk isha i bindur pse nuk po bën Vjosa”, tha ai.

Avdyli ka theksuar se një ose dy ditë para nominimit, ishte bërë e ditur se kandidat do të ishte Konjufca, së bashku me një kandidat tjetër formal.

Sipas tij, zakonisht mosnominimi i një figure lidhet me performancë jo të mirë, por në rastin e Osmanit, sipas tij, ajo e kishte përfaqësuar Kosovën në mënyrë shumë të mirë.

“Zakonisht kur dikush nuk nominohet ose shkarkohet, bëhet kur nuk ka punuar mirë, askush në grup parlamentar, por as qytetarët nuk e kam hasur që kanë thënë që kjo nuk po punon mirë, kjo është shkarkuar që lka punuar shumë, e ka prezantuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

Avdyli ka përshkruar edhe atmosferën në momentin e nominimit, duke thënë se shumë deputetë dukeshin të pakënaqur.

“Në momentet e nominimit unë edhe i kam parë fytyrat e deputetëve që kanë qenë të ngrysura, deputetëve të tjerë, jo të Guxo-s, të gjithë janë ndjerë keq, sepse ata kanë besuar dhe akoma e di që shancat më të mëdha për t’u bërë kryetare e shtetit, me vazhdu, i ka pasur Vjosa Osmani, asnjëri tjetër nuk i ka pasur”, tha ai.

Ai ka treguar gjithashtu se kishte komunikime me disa deputetë që nuk ishin të informuar për zhvillimet dhe që shprehnin mbështetje për Osmanin.

Megjithatë, ai u shpreh i habitur që disa prej tyre më pas dolën publikisht me qëndrime kundër saj.

“Shumë më kanë thirrur çka po bëhet, as ata nuk kanë qenë të informuar çka po bëhet, “a po bëhet Vjosa, mirë është me shku Vjosa”, shumë deputetë 3-4 e di që kam komunikuar edhe përmes telefonit. Ata po ndihen shumë keq, por tash po çuditem kur të njëjtit po dalin e po bëjnë video kundër Vjosës”, tha ai.

Në fund, Avdyli theksoi se, sipas tij, në vitin 2021 ishte Vjosa Osmani ajo që ndikoi në ardhjen e Albin Kurti në postin e kryeministrit.

“Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin, jo Albin Kurti, Vjosa Osmanin, po flasim për vitin 2021”,  u shpreh ai./Klankosova.tv

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

0

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri, ndërsa me këtë rast është përkujtuar edhe heroi i Kosovës, Pal Paluca, në 27-vjetorin e rënies së tij.

Familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë vendosën lule dhe bënë nderime pranë varrit të tij, duke rikujtuar veprën dhe sakrificën për çlirimin e Kosovës.

Vëllai i tij, Kastriot Paluca, mes dhimbjes dhe krenarisë kujtoi jetën dhe rënien heroike të Palit, duke theksuar se sakrifica e tij mbetet frymëzim për brezat e rinj. Ndërkaq, kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së, Isa Berisha, u shpreh se liria e Kosovës është arritur falë gjakut të dëshmorëve.

Pal Paluca ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili iu bashkua radhëve të saj në periudhën më të vështirë të luftës për çlirim. Ai njihej për përkushtimin, guximin dhe vendosmërinë në mbrojtje të atdheut.

Ai ra dëshmor gjatë luftimeve në fshatin Piranë, duke u bërë simbol i rezistencës dhe sakrificës për liri./TV Prizreni/

Marketing

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

0

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Prizrenit.

Dokumenti është në konsultim publik nga data 27.04.2026 deri më 12.05.2026.

Sipas njoftimit të komunës, qytetarët kanë mundësi të dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre deri më 12.05.2026, në ora 10:00./PrizrenPress.com/

Marketing

Prizreni diskuton rishikimin e Grantit të Performancës Komunale me partnerët ndërkombëtarë

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot konsulentin ndërkombëtar për rishikimin e Grantit të Performancës Komunale, Gerhard Van’t Land, si dhe zëvendësmenaxheren e projektit DEMOS, Majlinda Jupolli.

Gjatë takimit u diskutua në detaje për procesin e rishikimit të këtij granti, duke përfshirë aspektet teknike dhe financiare, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi përvojën, prioritetet dhe reflektimet e Komunës së Prizrenit lidhur me këtë proces.

“Takime të këtilla synojnë avancimin e mëtejmë të performancës komunale dhe përmirësimin e menaxhimit të financave publike”, theksohet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se Komuna e Prizrenit ka fituar Grantin e Performancës Komunale për vitin 2025 nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët, bazuar në performancën e vitit 2023, në vlerë totale prej 2,047,132.85 euro./PrizrenPress.com/

Marketing