Home Blog Page 223

Fillon procesi mësimor në Suharekë, kryetari Muharremaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit

0

Sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në Komunën e Suharekës, duke rikthyer nxënësit dhe mësimdhënësit në bankat shkollore pas pushimit dimëror.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka uruar të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor, duke u dëshiruar suksese dhe punë të mbarë.

“Sot ka filluar procesi mësimor. Të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve ju uroj suksese dhe punë të mbarë”, ka shkruar Muharremaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Komuna e Malishevës hap afatin për raportimin e dëmeve nga vërshimet

0

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët, si dhe personat fizikë dhe juridikë të kësaj komune, që kanë pësuar dëme si pasojë e reshjeve atmosferike – vërshimeve, se mund të paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve.

Krijojmë webfaqe për biznese

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë të dëmtuarit duhet t’i lajmërojnë dëmet pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

Plotësimi i formularit përkatës bëhet në zyrën e pritjes në objektin e ri të Komunës së Malishevës.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është 16 janar 2026, deri në ora 16:00.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin e caktuar, në mënyrë që të mundësohet trajtimi dhe vlerësimi i dëmeve në kohë.

Njoftimi është bërë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, përkatësisht nga ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Sektorit për Emergjenca, Halit Mazreku.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nëna e dy binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Pleskoviqin

0

Krijojmë webfaqe për biznese

Pas përfundimit të seancës, nëna e dy binjakëve të vrarë, kërkoi burgim të përjetshëm për Pleskoviqin, transmeton Klankosova.tv.

“Burg përjetë, se mi ka mbyt dy djem. Përjetë. Mi ka mbyt dy djem në mal, pa kurrfarë…, mi ka dërrmu djemtë, s’kam pas me çka mi shti në tokë”, tha ajo.

Ndërsa avokati Gent Gjini, theksoi se është diskriminuese se si Pleskoviq është gjykuar me ligjin e ish-Jugosllavisë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Gjykata e Apelit e ka mundësinë me i vërtetu gjërat sepse kemi të bëjmë me një kriminel tipik i grupit. Zonjës Mihrije ia ka mbyt dy djemtë të rinj mu në qendër të qytetit, afër Kalasë së Prizrenit, dhe ai krim ka qenë makabër. Dënimi prej 15 vjetësh është i vogël e diskriminimi më i madh është se po dënohet me ligjin e ish-Jugosllavisë. E në pse ta dënojmë një kriminel me ligj të Jugosllavisë kur kemi ligjin e Tribunalit të Hagës ku këta kriminel duhet të dënohen me dënim përjetshëm sepse krimi është makabër dhe për këtë zonja Mihrije kërkon drejtësi”, tha ai.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rruga Prizren-Tetovë, projekt që do të afrojë dy qytete shqiptare |VIDEO

0

Afaristët nga Maqedonia e Veriut, që ushtrojnë bizneset e tyre shumë vite më parë në Kosovë, presin me padurim finalizimin e projektit të rrugës Prizren-Tetovë. Nga pjesa e Kosovës, një projekt i tillë ka nisur në gusht të vitit 2024, janë trasuar kilometrat e parë, por ende nuk ka nisur zyrtarisht pjesa tjetër nga institucionet e vendit fqinj, Maqedonisë së Veriut.

Gëzim Alimani, me prejardhje nga Tetova e Maqedonisë së Veriut, punon prej 17 vitesh në Prizren, me një biznes familjar që e ka trashëguar nga të parët. Ata kanë treguar se marrëdhëniet me Kosovën dhe tregtia kohë më parë kanë qenë me vështirësi për shkak të terrenit që i ka ndarë këto dy qytete të populluara me shqiptarë, që kanë tradita e kulturë të ngjashme.

“Sikur tregojnë të moshuarit, ka pas shumë që me kuaj e kanë bërë rrugën nëpër fshatrat mbrapa Opojës, deri te Mali Sharr që i ndante, nga pjesa tjetër e Malit Sharr,” tha Gëzim Alimani, afarist nga Tetova.

Edhe Eniz Shabani vjen nga Tetova, ndërsa biznesin e ka trashëguar nga stërgjyshi, i cili ka punuar në Kosovë që nga viti 1963. “Flasim para 63-tës, ka qenë stërgjyshi im në Pejë, pastaj në Gjakovë, jemi edhe këtu në Prizren, në fillim kemi nisur me kafe, me qaja, me fara, pastaj e nisëm me e zgjeruar me gjëra të tjera,” tha Eniz Shabani, afarist nga Tetova.

Projekti i rrugës Prizren-Tetovë ka shtuar shpresat e këtyre afaristëve të rinj për një komunikim më të lehtë e më të shpejtë me të afërmit e tyre.

“Besoj që do të jetë mirë për të dy qytetet, do të lidhet shumë si komunikimi, si vizitat e ndërsjella,” tha Alimani.

“Shumë e favorshme, për shembull, për tetovarët, për Maqedoninë gjithashtu, e Prizrenin. Në këto dy vende mund të zhvillohet tregtia, por ka edhe shumë studentë që prej Prizrenit, prej Kosovës shkojnë shumë në Shkup ose në Tetovë,” tha Shabani.

“Shumë i nevojitet, pikë së pari lidhen trojet shqiptare, së dyti tregtia, bëhen martesat, gjithçka, do të thotë ofrohen shumë edhe popujt, sepse jemi të ndarë me vite e vite, kështu që është gjë më e mirë që i ndodh këtij populli,” tha Cen Bytyqi, qytetar i Prizrenit.

Projekti i rrugës Prizren-Tetovë ka nisur në gusht të vitit 2024, është bërë trasimi i disa kilometrave të parë, por nga institucionet maqedonase ende nuk ka ndonjë lëvizje pozitive për të filluar punën edhe në anën tjetër të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Civil War” nga Guns N’ Roses kënga e të gjitha luftërave

0

Guns N’ Roses kishin një rif të thjeshtë kitare që e ekzekutonin gjatë kontrollit të zërimit në studio. Gjatë një seance të tillë në Melbourne të Australisë, gjatë provës me atë rif, këngëtari Axl Rose doli me vargjet e para, ndërsa basisti Duff kujtoi një kohë kur iu bashkua një marshimi për paqe pas vrasjes së Martin Luther King, së bashku me nënën e tij, kur ai ishte vetëm katër vjeç. Ky kujtim frymëzoi një pjesë të tekstit, veçanërisht vargun për mbajtjen e shiritit të zi në krah.

Axl Rose këtë përvojë të basistit e shndërroi në vargjet: “A mban shirit të zi në krah kur vritet njeriu që tha: ‘Paqja mund të zgjasë përgjithmonë?” Kështu lindi kënga “Civil War”, e cila në 7 minuta e 40 sekonda përshkruan të gjitha tmerret e luftës: dhimbjen, pikëllimin, dëshpërimin dhe hidhërimin. Një nga këngët më ikonike dhe një protestë kundër luftës, që i referohet çdo lufte si “luftë civile” dhe pohon se lufta vetëm “i ushqen të pasurit, ndërsa varros të varfrit”. Në fund të këngës, nën tingujt trishtues të kitarës, Axl Rose pyet: “Çfarë ka kaq civile në lidhje me luftën, gjithsesi?”

Kënga hapet me një citat të famshëm nga filmi Cool Hand Luke“Ajo që kemi këtu është një dështim për të komunikuar…”. Kjo përcakton tonin për një këngë që trajton çështje të mëdha, si lufta, paqja dhe të drejtat civile. Figura e Luke-ut, nga filmi i të cilit i referohen vargjet e para, ishte gjithmonë në kundërshtim me ligjin dhe përputhej me frymën e të kënduarit të Axl Rose-it, vokali i të cilit, i dëshpëruar dhe i hidhëruar, tingëllonte sikur të kishte përplasje të përhershme me autoritetet.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj nderon me mirënjohje pronarin e restorantit “Beska”

0
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë një mirënjohje të veçantë për ndërmarrësin e njohur prizrenas, Besim Shkreli, pronar i restorantit “Beska”, i cili vepron në qendër të qytetit.
Sipas tij, restoranti “Beska” ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e biznesit lokal, duke u shndërruar në shembull suksesi dhe përkushtimi, si dhe ka qenë mbështetës i vazhdueshëm i aktiviteteve sportive në Prizren.
“Beska ka qenë dhe mbetet një histori suksesi për Prizrenin. Përveç zhvillimit të biznesit lokal, ky restorant dhe pronari i tij kanë kontribuar vazhdimisht edhe në përkrahjen e sportit dhe aktiviteteve të tjera me rëndësi për qytetin,” ka deklaruar kryetari Totaj.

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

0

10 mijë euro dëme po llogarit që ka njëri nga banorët në fshatin Carallukë, të Malishevës. E nga komuna thotë se nuk i kanë vizituar për të parë dëmet e shkaktuara.

“U konë tu u kallë krejt shtëpia, instalimi poshtë është djegë krejt”

Këtë rrezik të shtunën mbrëma e shmangu familja Hoti.

Kjo pasi në shtëpinë e tyre në fshatin Carallukë të Malishevës, uji i hyri në katin përdhesë.

E këtu ndodhej i gjithë instalimi i shtëpisë.

Kjo bëri që uji të fillojë të rrjedh edhe nga prizmat.

“Nuk kena mujt me dalë hiq, s’ka pas as kush me ardh me na ndihmu me na qitë anej. Jena mbet mbrenda shpie mshel, deri në mbramje, prej orës 5 të mëngjesit deri në mbramje jena mbet mshel, deri sa u thy ura… U konë tu u kallë krejt shtëpia, instalimi poshtë është djegë krejt, po për fat e ka gjujtë slloboka, do me thonë tash e mas mirë jemi, po çka me bo, kryetarit s’i ka interesu për neve”, thotë Miftar Hoti – banor.

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Hoti thotë se kapin vlerën 100 mijë eurove.

“Dëme na ka shkaktuar kogja shumë, janë në vlerë 10 mijë euro. Dëme me instalim: ma ka kallë frigoriferë, me kaldaja, me bojlera, me çdo send, m’i ka prish; me fasadë m’i ka prish. Nja 10 mijë euro dëme janë të bome”, shprehet ai.

Shkaktar për gjithë këtë situatë, banori nga Caralluka po e sheh urën e këtij fshatit.

E për kryetarin e komunës, Hoti thotë se e ka vetëm një lutje.

“Kryetarit ju kisha lut me ardh me kqyr gjendjen qysh është këtu, edhe me kqyr çka më është dëmtu, edhe me mu përgjegj që tre vjet nuk mu ka përgjigj hiq, të paktën ksaj here me mu përgjigj, se boll mo, se mbaruam”, shprehet ai.

E nga Komuna e Malishevës, tregojnë se si vepron komuna në rastet e dëmvë nga vërshimet.

“Për vitin e kalum nuk mund të flasë pasi që nuk i di dëmët sa kanë qenë por sido që të jëtë situata është kjo komuna i viziton të gjitha rastet, dhe gjithë ata që kanë pas dëme nga shiu dhe vërshimet duhet të lajmërohen në komunë të bëjnë kërkesën e tyre të bëjnë vlerësimin e tyre ose komisioni për vlërsimin e dëmëve të shkojë në vendngjarje dhe të shohë vlerësimin e dëmëve. Ne kemi shkuar të disa raste ndoshta jo të të gjithë sepse ka qenq e pamundshme”, shprehet Artan Paqarizi, zëdhënës i komunës.

Rreth 20 shtëpi në këtë fshat pësuan dëme si shkak i vërshimeve të ndodhura ditëve të fundit./tëvë1/

“Hidroregjioni Jugor”: Uji në Prizren i sigurt për pije, përjashtohet burimi në Muradem

0

Kompania Regjionale  e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar për gjendjen aktuale të furnizimit me ujë në zonën e shërbimit në Prizren, bazuar në analizat më të fundit laboratorike dhe monitorimin e vazhdueshëm të burimeve të ujit.

Sipas njoftimit, në Njësinë Operative Prizren, uji i furnizimit i plotëson standardet e plota për përdorim dhe konsum për pije. Përjashtim bën vetëm burimi i ujit në fshatin Muradem, për të cilin po vazhdon monitorimi i situatës.

Nga kompania bëhet e ditur se ekipet teknike janë vazhdimisht në terren dhe po përcjellin nga afër gjendjen e furnizimit me ujë, me qëllim garantimin e sigurisë dhe cilësisë për konsumatorët.

“Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se për çdo ndryshim apo zhvillim të ri, konsumatorët do të njoftohen me kohë.