Home Blog Page 225

Robert Gjeraj shpallet trajner i dalluar i vitit nga LRF në Prizren

0

Kryetrajneri i klubit Drini i Bardhë, Robert Gjeraj, është shpallur Trajner i Dalluar për vitin 2025 nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren (LRF).

Ky vlerësim është një njohje për punën e tij të palodhur, përkushtimin dhe profesionalizmin gjatë këtij sezoni.

“Është një nder i veçantë për klubin që kryetrajneri ynë të shpallet Trajner i Dalluar për vitin 2025”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Gjeraj ka shprehur falënderimet e tij ndaj LRF-së, në krye me kryetarin Mirsad Çollaku, dhe gjithë ekipit për besimin dhe vlerësimin e dhënë. Ai ka theksuar se ky çmim është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me futbollistët dhe mbështetjes së Kryesisë së Klubit.

Si trajner i Drinit të Bardhë, Robert Gjeraj mbetet i motivuar për të vazhduar punën me seriozitet, duke synuar që skuadra të arrijë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Bora ngrin Bashkimin në Prizren

0

Në një dramë të vërtetë të zhvilluar në Prizren, Bora fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 83:85 (20:18, 21:22, 23:25, 19:20), në javën e 14-t të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress.

Përballja ka qenë mjaft interesante, duke u vendosur në sekondat e fundit. Çerekun e parë për një nuancë e fituan vendasit, 20:18, derisa lojë e baraspeshuar u zhvillua edhe në periudhën e dytë dhe të tretë. Prishtinasit katër minuta nga fundi ishin duke fituar 76:81, kur Portokallezinjtë me një seri të suksesshme përmbysën shifrat në 83:81, por skuadra prishtinase nuk u dorëzua, derisa Alex Hunter shënoi trepikësh dhjetë sekonda nga fundi për 83:85.

Te vendasit Shannon Shorter ishte më i miri me 23 pikë, derisa te mysafirët Hunter e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, aq sa edhe Shaquan Jules, kurse Tyler Cheese kishte 24 pikë.

Bashkimi ka nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa Bora gjashtë fitore e tetë humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kryeprokurori i Prizrenit, Kryeziu: Në kohën e fundit kemi të bëjmë me raste të shumta të kokainës

0

Në periudhën janar-tetor 2025, Prokuroria Themelore në Prizren ka 260 lëndë aktive lidhur me veprat penale të narkotikëve.

Nga këto raste nën hetime apo të akuzuar janë 333 persona, prej tyre për shitje të narkotikeve janë akuzuar 58 persona, ndërsa 10 të tjerë janë ende në hetime.

Kryeprokurori Kryeziu thotë se në 80 përqind të aktgjykimeve për narkotik, bëjnë ankesa për rritje të dënimit në Gjykatë të Apelit.

Mirëpo, thotë se në shumë raste, shkallën e ulët e dënimit e vërteton Apeli.

“..dihet narkotikët kohën e fundit kanë pushtuar tërë globin dhe janë në rritje, dhe në vendim tonë përveç transit që shfrytëzohet kufiri me Shqipërinë për të kaluar në vendet tjera të Evropës, duket që ka gjetë vend dhe shitja në masë të madhe. Në veçanti kohën e fundit kemi të bëjmë me raste të shumta të narkotikëve që kanë të bëjnë me kokainë si njëra ndër 5 drogat më të rrezikshme. Ajo që vlen të theksohet është që kur jemi të posedimi i narkotikëve kemi llojllojshmëri të dënimeve nga gjykata në gjykatë, por edhe brenda vet gjykatës. Ka gjykatës që për rrethanat krejtësisht pothuajse të ngjashme sepse identike vështirë se mund të gjenden por duke marrë parasysh peshën e veprës penale, modus operantin, të ardhurat financiare, të dhënat personale pothuajse të njëjta me sasi të njëjtë të posedimi shkojnë nga 200 deri në 2 mijë euro, për fat të keq të dyja kalojnë në Apel, ne parashtrojmë ankesa po shpesh jemi të ballafaquar me refuzime. Përkundër asaj vazhdojmë të parashtrojmë ankesa dhe nuk do të ndalemi asnjëherë sepse vlerësojmë që ka politikë ndëshkimore të ulët”.

Bazuar në një analizë të bërë nga IKD, rezulton se Apeli i ka kontribuar praktikës së dënimeve të ulëta, ani se në rastet e gjykatëses Krusha, i ka rritur ato.

“Por, këtë praktikë, përderisa e ka konfirmuar Gjykata e Apelit, asaj i takon përgjegjësia më e madhe në këtë fushë. Bazuar në analizën e IKD, edhe në rastet kur Apeli ka aprovuar ankesat e prokurorisë, me përjashtime, dënimet kryesisht kanë mbetur nën minimumin ligjor ose nuk kanë reflektuar peshën e recidivizmit, përfshirë raste me recidivistë të shumëfishtë. Kështu, edhe Apeli e ka konfirmuar politikën këtë politikë ndëshkimore të shqiptimit të dënimeve me burgim rreth një viti”, ka thënë Krasniqi nga IKD.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i dorës së butë të gjykatëses Krusha, ani se kjo qasje nuk përjashtohet dhe nga gjykatës të tjerë në nivel vendi. BetimipërDrejtësi

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ylli fiton ndaj ‘Vreshtarëve’

0

Golden Eagle Ylli shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me shifrat 94:80 (22:16, 31:16, 17:33, 24:15), në javën e 14-t të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, pasi më pas vendasit filluan shkëputjen, ku çerekun e parë e fituan 22:16, derisa edhe më bindës ishin në periudhën e dytë, që e dominuan, për të shkuar në pushim me rezultat 53:32.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë interesante, me mysafirët që në periodën e tretë afruan shifrat në 68:65, derisa në atë të fundit në 78:77, por në momentet vendimtare, therandasit ishin më të mirë për të fituar 94:80.

Te vendasit u dalluan Brandon Huffman me 25 pikë e dhjetë kërcime dhe Trevon Allen me 21 pikë e gjashtë kërcime, derisa Isiah Umipig u dallua me 24 pikë për mysafirët.

Tani të dy skuadrat kanë nga pesë fitore e nëntë humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Junior 06 mposht Trepçën në Prizren

0

Junior 06 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 72:66 (22:14, 22:18, 22:18, 6:16), në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Femrave në basketboll, raporton PrizrenPress.

Skuadra vendase dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke qenë superiore për rreth 30 minuta lojë. Trepça tentoi rikthimin në çerekun e fundit, ku arriti të ngushtojë diferencën, por pa arritur ta shmangë humbjen.

Më e dalluara te Junior 06 ishte Lauren Carter me 28 pikë dhe 17 kërcime, ndërsa Ky’leo Worriels kontribuoi me 11 pikë, 16 kërcime dhe shtatë asistime. Te mysafiret, paraqitje të mirë patën Isabella Mauricio me 29 pikë dhe nëntë kërcime, si dhe Miyu Mizukawa me 22 pikë dhe shtatë asistime.

Pas kësaj fitoreje, Junior 06 ka bilanc prej katër fitoreve dhe shtatë humbjeve, ndërsa Trepça mbetet me një fitore dhe nëntë humbje në këtë edicion./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Agim Ademi merr pjesë në ceremoninë “Laureatët 2025” në Prizren

0

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit, ku janë shpërblyer më të mirët e garave që zhvillohen gjatë gjithë vitit në këtë regjion.

Me këtë rast, Ademi ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në shërbim të futbollit, duke theksuar se ceremonia ishte e mbushur me emocione, krenari dhe respekt për kontributin e dhënë nga të gjithë akterët e sportit.

Krijojmë webfaqe për biznese

Ai ka nënvizuar se Prizreni edhe një herë dëshmoi se është një vatër e vërtetë e futbollit, qytet që jeton me sportin dhe që vazhdimisht nxjerr talente të reja. Sipas tij, fëmijët dhe të rinjtë e shpërblyer sot përfaqësojnë të ardhmen dhe shpresën e futbollit kosovar.

“Urime të gjithë laureatëve për sukseset e arritura. Le t’ju shërbejnë këto çmime si motiv shtesë për të punuar edhe më fort dhe për të ndjekur ëndrrat tuaja”, ka shkruar Ademi.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në fund, presidenti i FFK-së u ka uruar të gjithë pjesëmarrësve shumë suksese në vitin 2026, me sa më shumë fitore, përparim dhe momente krenarie për Prizrenin dhe futbollin e Kosovës.

Kryetari i LRF-së, Mirsad Çollaku, foli për rrugëtimin dhe sakrificat e futbollit kosovar nga pavarësimi e deri te sukseset e mëdha të Kombëtares sonë, duke shprehur mirënjohje për të gjithë kontribuuesit ndër vite – nga i ndjeri Agim Bytyqi, legjenda Fadil Vokrri, e deri te udhëheqja aktuale me Presidentin Agim Ademi./PP/

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Restaurohet ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren

0

Ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren është restauruar, duke u shtuar listës së aseteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në qytet.

Objekti, që i takon shekullit XIX, përfaqëson një shembull të arkitekturës tradicionale të ndërtesave publike të asaj periudhe, raporton PrizrenPress.

Ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për përfundimin e restaurimit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave historike: “Ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren është restauruar. Ky aset që i takon shekullit XIX, shembull i arkitekturës tradicionale të ndërtesave publike të asaj periudhe, do të ruajë vlerat e saj dhe do të jetë pasqyrë e trashëgimisë së pasur kulturore të vendit tonë”.

Restaurimi i këtij objekti synon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e identitetit historik të Prizrenit, si një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në Kosovë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ndërroi jetë profesori dhe studiuesi i njohur, Enver Batiu

0

Ka ndërruar jetë profesori dhe studiuesi i historisë, Enver Batiu, një emër i njohur i arsimit dhe i hulumtimeve shkencore në Opojë dhe më gjerë.

Prof. Enver Batiu u shqua si mësimdhënës në trevën e Opojës gjatë viteve ’70, para se të shpërngulet në Prizren, ku vazhdoi me përkushtim të japë kontribut të çmuar në arsim dhe kulturë në institucionet ku punoi.

Përveç veprimtarisë së tij si pedagog, Batiu la gjurmë të rëndësishme edhe në fushën e studimeve historike. Ai është autor i disa punimeve shkencore, disa prej të cilave janë përfshirë në librin “Opoja – aspekti historik”, ndër to punimet: “Opoja trevë e lashtë shqiptare” dhe “Qasje antishkencore e Jastrebovit për Opojën e Gorën”.

Megjithëse nuk kishte titull formal magjistrature, Enver Batiu njihej dhe respektohej si mr. për nivelin e lartë shkencor dhe seriozitetin akademik të punës së tij.

Një pjesë e konsiderueshme e veprimtarisë së tij shkencore i është kushtuar figurës së Ymer Prizrenit. Ai botoi punime si: “Trashëgimia e Haxhi Myderriz Ymer Sylejman Prizrenit, kryetarit të parë të shtetit shqiptar”, “Dritë e re mbi gjenealogjinë e Ymer Prizrenit” dhe “Veprimtaria e Ymer Prizrenit”. Po ashtu, Batiu ishte autor i recensionit për librin e dr. Muhamet Pirrakut “Ymer Prizreni – Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

Ai ka prezantuar gjithashtu punimin “Eshref Krusha – veprimtari trim dhe i papërkulshëm para presioneve të kohës” në tribunën shkencore “Roli i personaliteteve nga Gora në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”. Të gjitha këto punime janë botuar në libra të ndryshëm dhe janë ribotuar edhe në revistën Sharri.

Vepra e fundit e prof. Enver Batiut ishte libri “Shtrembërimet e Jastrebovit për Opojën e Gorën”, një temë me të cilën ai ishte marrë për një periudhë të gjatë kohore. Në këtë kuadër, ai fillimisht përktheu materialet e Jastrebovit mbi Opojën dhe Gorën, të botuara në librin “Serbia e vjetër dhe Shqipëria” (Beograd, 1904), duke i analizuar dhe kundërshtuar ato në mënyrë argumentuese.

Me ndarjen nga jeta të Enver Batiut, komuniteti akademik dhe kulturor humbi një studiues të përkushtuar dhe një zë të rëndësishëm në mbrojtje të historisë shqiptare.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

39 të pandehurve në Prizren u caktohet masa e sigurisë, Gjykata sqaron qëndrimin pas seancës

0

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale. Katër të pandehur, S.M., V.B., F.S. dhe Y.Ç., janë dërguar në paraburgim për një (1) muaj, ndërsa 35 të tjerët kanë masa të paraqitjes dhe ndalimi për t’u afruar tek viktima dhe të tjerët.

Gjykata sqaron se këto vendime janë marrë me qëllim parandalimin e arratisjes, sigurimin e prezencës së të pandehurve dhe mbrojtjen e dëshmitarëve dhe provave, duke vepruar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, raporton PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Prizren:

Caktohet masa e sigurisë ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale

Prizren, 09 Janar 2026. Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm Penal gjyqtari i procedurës paraprake – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për të pandehurve S.M., V.B., F.S., dhe Y.Ç., e cila mund të zgjasë deri më datën 08.02.2026 për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale si në vijim:

S.M., dhe V.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i besimit, në vazhdimësi, nga neni 330, par. 2 lidhur me par.1, e lidhur me nenin 31 dhe 77 të KP-së, dhe veprën penale Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, nga neni 284, par. 2 lidhur me par. 1, pika 1.2 në lidhje me nenin 31 të KP-së.

V.B., (së bashku me të pandehur të tjerë), veprën penale Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje në vazhdimësi nga neni 390, par. 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KP-së.

F.S, veprat penale Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje në vazhdimësi nga neni 390, par. 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KP-së. Keqpërdorimi i besimit, në vazhdimësi, nga neni 330, par. 1 lidhur me nenin 33 dhe 77 të KP-së.

Y.Ç., veprën penale Keqpërdorimi i besimit në vazhdimësi, nga neni 330, par. 1 lidhur me nenin 33 dhe 77 të KP-së.

Kurse, 35 (tridhjetepesë) të pandehurit e tjerë, dyshohen për veprat penale Keqpërdorimi i besimit, në ndihmë, nga neni 330, par. 1 lidhur me nenin 33 të KP-së.

Ndaj 35 (tridhjetepesë) të pandehurve, është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor, si dhe masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë mund të zgjasë deri më datë 08.02.2026, ashtu që obligohen të pandehurit një (1) herë në javë të paraqiten në Stacionin Policor përkatës ku e kanë vendbanimin, dhe i ndalohet të pandehurve që t’iu afrohen të dëmtuarës BKS, si dhe të pandehurve të tjerë.

Nëse të pandehurit nuk e respektojnë masën e paraqitjes në stacion Policor, si dhe masën e ndalimit, ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së sigurisë për secilin të pandehur veç e veç, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Caktimi i paraburgimit për katër (4) të pandehurit në këtë fazë të procedurës është i domosdoshëm me qëllim të parandalimit të arratisjes apo të pengojnë zhvillimin e procedurës hetimore.

Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i masës së sigurisë për të pandehurit është oportune dhe e nevojshme, për mbarëvajtjen e procedurës hetimore, sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë hetimore, parandalimin që të pandehuri të arratisen apo të ndikojë në dëshmitarët dhe provat e rastit.

SHËNIM: Referuar kërkesave të mediave për deklarim, Gjykata Themelore në Prizren ju njofton, se me rastin e përfundimit të seancës dëgjimore për caktimin e masë së sigurisë ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve, Gjyqtari i procedurës paraprake, në përfundim të seancës (ora 22.10), ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e ndalimit në mënyrë që Gjykata do t’i njoftojë lidhur me aktvendimin për propozimin/kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ky vendim i Gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë konform neni 162 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 8 ku thuhet se: *“Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim (në rastin konkret brenda 48 orësh është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore Prizren), dhe në vazhdim të paragrafit thuhet se: ‘Në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet nën ndalim’”, çka edhe Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal në rastin konkret.

Gjithashtu paragrafi 11 i këtij neni përcakton se: “Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se pas dyzet e tetë (48) orëve nga seanca dëgjimore (në rastin konkret ende nuk kanë kaluar 48 orë nga mbajtja e seancës e cila është mbajtur me datë 08.01.2026), sipas paragrafit 8 të këtij neni, gjyqtari i procedurës paraprake e nxjerr një vendim i cili përcakton nëse të pandehurit i caktohet njëra nga masat nga neni 171 i këtij Kodi”, e që neni 171 parasheh të gjitha masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit, jo vetëm për paraburgimin.

Vendimi nga ana e Gjyqtari të procedurës paraprake për ndalim deri në marrjen dhe përpilimin e vendimit është marrë edhe konform nenit 19 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 1.2, ku përcaktohet çështja e ndërlikuar, çdo rast që përfshin më shumë se 10 (dhjetë) të pandehur, e që në rastin konkret kanë qenë 39 të pandehur. /PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mbajtja në ndalim e 35 të dyshuarve në rastin BKS, gjykata u reagon avokatëve”: U bë në përputhje me ligjin

0

Gjykata Themelore në Prizrenit ka reaguar ndaj avokatëve që po pretendojnë se35 të ndaluarit në rastin BKS po mbahen kundërligjshëm.

Përmes një reagimi, kjo gjykatë ka kundërshtuar pretendimet e avokatëve së të dyshuarit po mbahen kundërligjshëm.

Sipas gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vepruar në përputhje me ligjin.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Gjyqtari i procedurës paraprake, në përfundim të seancës (ora 22.10), ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e tyre të ndalimit në mënyrë që Gjykata do t’i njoftojë lidhur me aktvendimit për propozimin/kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren. Ky vendim i Gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë konform neni 162 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 8 ku thuhet se “ Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim (në rastin konkret brenda 48 orësh është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore Prizren), dhe në vazhdim të paragrafit thuhet se “Në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet nën ndalim”, çka edhe Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal në rastin konkret”, është thënë në reagimin e gjykatës.

Gjatë disa shumë avokat kanë reaguar në lidhje me rastin, duke thënë se 35 të dyshuarve në rastin BKS po mbahen në mënyrë të kundërligjshme.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Avokati Faton Fetahu ka bërë me dije se 35 persona në procedurë penale vazhdojnë të mbahen të privuar nga liria në mënyrë tërësisht kundërligjshme.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ndonëse afati ligjor prej 48 orësh i ndalimit të urdhëruar nga Prokuroria ka skaduar në ora 12:00, ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

“35 persona në procedurë penale vazhdojnë të mbahen të privuar nga liria në mënyrë tërësisht kundërligjshme, ndonëse afati ligjor prej 48 orësh i ndalimit të urdhëruar nga Prokuroria ka skaduar në ora 12:00. Ata po mbahen pa asnjë vendim gjyqësor të shkruar dhe pa asnjë bazë ligjore. Ky nuk është thjesht devijim procedural, por cenim i rëndë i së drejtës themelore kushtetuese për liri. Në seancën dëgjimore të mbajtur mbrëmë lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj 39 të pandehurve në rastin e BKS-së, në emër të 35 avokatëve mbrojtës, parashtrova kundërshtimet tona të plota dhe kërkesën për lirimin e menjëhershëm të 35 të pandehurve në procedurë të rregullt. Ky qëndrim u mbështet shprehimisht nga të gjithë mbrojtësit. Edhe vetë Prokuroria kishte propozuar vetëm masa të buta, të cilat nuk kufizojnë lirinë e lëvizjes”, ka shkruar Fetahi.

Ai e ka kritikuar gjyqtarin e procedurës paraprake të këtij rasti.

“Pavarësisht kësaj, gjyqtari i procedurës paraprake Fatmir Krasniqi, në vend që të ushtrojë autoritetin e tij gjyqësor dhe të marrë një vendim të ligjshëm në sallën e gjyqit, zgjodhi rrugën e heshtjes. Ky mosveprim, i maskuar si pritje për vendim të shkruar, dëshmon mungesë të theksuar guximi profesional për të marrë përgjegjësi gjyqësore dhe mungesë serioze të dijes profesionale mbi natyrën, qëllimin dhe kufijtë e masës së ndalimit. Mbajtja e 35 të pandehurve në qendrat e mbajtjes pas përfundimit të seancës dëgjimore dhe, më keq akoma, pas skadimit të afatit ligjor të ndalimit, pa asnjë vendim gjyqësor në fuqi, përbën shkelje flagrante të parimit të ligjshmërisë dhe sigurisë juridike. Ky veprim krijon një precedent të rrezikshëm, zhvleftëson rolin kushtetues të gjykatës dhe e shndërron një masë të jashtëzakonshme në praktikë arbitrare”, ka shkruar Fetahi.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Edhe avokati Yll Zekaj, ka reaguar ndaj mbajtjes së 35 të pandehurve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, për të cilët Prokuroria Themelore në Prizren kishte propozuar masa alternative.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor.

Sipas tij, në Kosovë ndodh qe institucionet shkelin Kushtetutën dhe ligjin, si ne rastin e zyrtarëve të Burgut te Lipjanit.

“Ne Kosove ndodh qe Institucionet shkelin Kushtetuten dhe ligjin, si ne rastin e zyrtareve te Burgut te Lipjanit, duke pritur veprimin e nje institucioni tjeter ne kete rast Gjykates Themelore ne Prizren. Dje ne seance per vendosje lidhur me masen e sigurise per 39 personat e ndaluar ne rastin BKS, e cila filloi ne ora 16:00 ne dhe perfundoi ne ora 22:30, edhe pse Prokuroria per 35 te ndaluar kerkoi masen e paraqitjes ne stacionin policor, Gjykata ne vend se ti liroj menjehere me procesverbal, vendosi t’i ktheje ne ndalim (pa vendim te vecante), ne pritje qe aktvendimi per mase te merret jashte seances edhe pse gojarisht gjyqtari e tha qe vendimi do te merret sot ne ora 10:00”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.