Home Blog Page 240

Rahovec: Babë e bir rrihen nën ndikimin e alkoolit

0

Policia e Kosovës gjatë ditës së premte në Rahovec ka arrestuar dy persona të dyshuar, babë e bir, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Sipas njoftimit zyrtar, të njëjtit dyshohet se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dhjetë dëshirat e mia për vitin 2026

0

Nga: Jonathan Hargreaves

Viti 2025 ishte një vit i humbur për Kosovën. Viti 2026 është një mundësi për t’i siguruar si udhëheqësit politikë ashtu edhe ata të biznesit se ia vlen të investohet në Kosovë si një partnere dinamike në sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët evropian
Kur isha shumë i ri, në Britani ekzistonte një traditë e vjetër sipas të cilës kushdo që gjente monedhën “gjashtëpensëshe” të fshehur në pudingun e tyre të Krishtlindjes mund të shprehte një dëshirë dhe ajo do t’i plotësohej. Këtë vit unë festova Krishtlindjen me familjen time këtu në Kosovë, dhe megjithëse nuk gjeta monedhën gjashtëpensëshe, shpreha dhjetë dëshira të rëndësishme për Kosovën për vitin 2026. Këto janë dëshira me rëndësi për Mbretërinë e Bashkuar, si edhe për popullin e Kosovës. Viti 2025 ishte një vit i humbur për Kosovën. Viti 2026 është një mundësi për t’i siguruar si udhëheqësit politikë ashtu edhe ata të biznesit se ia vlen të investohet në Kosovë si një partnere dinamike në sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët evropian.

Qeveri vendimtare dhe stabile. Tani që kanë përfunduar zgjedhjet, Kosovës i nevojiten urgjentisht një Kuvend dhe një Qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe të zgjedhë një president/e pa pasur nevojë edhe për një palë zgjedhje të tjera. Politikanët duhet të kapërcejnë mosbesimet e ndërsjella dhe të përshtatin ambiciet e tyre personale. Buxheti i Kosovës dhe marrëveshjet kyç ndërkombëtare me vlerë qindra miliona euro duhet të miratohen urgjentisht. Një qeveri funksionale, që zbaton në praktikë Kushtetutën gjithëpërfshirëse dhe shumetnike, e cila mbetet baza e mbështetjes ndërkombëtare për shtetin e Kosovës, do t’u dërgonte sinjale të besueshmërisë dhe pjekurisë politike partnerëve dhe investitorëve.

Marrje e iniciativës për dialogun. Do të doja shumë të dëgjoja politikanët e Kosovës të premtojnë se do të bëjnë gjithçka që munden për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese me Serbinë. Qeveria e re në Kosovë duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciativën dhe për të punuar nën lehtësimin e BE-së për të sjellë paqe të qëndrueshme me fqinjin e saj. Ne do vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë që të bëjë të njëjtën gjë. Në vitin 2025, Mbretëria e Bashkuar konfirmoi angazhimin e saj në KFOR për të paktën deri në dhjetor 2028, duke vazhduar të vërë ushtarët e saj në shërbim të sigurisë së këtij rajoni. Por siguria e vërtetë – ajo lloj sigurie që një ditë do t’ua mundësojë ushtarëve tanë të kthehen në shtëpi – qëndron në një marrëdhënie të normalizuar dhe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Ripërtëritje e respektit për demokracinë. Gjykatat, mediat e larmishme, organet e pavarura si Komisioni i Pavarur i Mediave, të gjitha mund të forcojnë ekonominë e Kosovës, të drejtat themelore të njerëzve dhe rrugën drejt integrimit ndërkombëtar. Dhe ato janë mbrojtja më e mirë kundër atyre që ia duan të keqen. Në mbarë Evropën e vërteta, drejtësia dhe liria për të marrë vendime të informuara janë nën sulm. Ata që janë armiqësorë ndaj Kosovës do të shfrytëzojnë përçarjet e brendshme, gënjeshtrat, sulmet politike dhe përpjekjet për të minuar institucionet e pavarura. Kjo është beteja e sotme.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Nëse Qeveria e re e Kosovës ka vullnet, viti 2026 mund të jetë viti kur kjo më në fund do të ndodhë. Mbretëria e Bashkuar dëshiron që Kosova të jetë pjesë e institucioneve të fuqishme që forcojnë rendin juridik të Evropës, në një kohë kur modelet autoritare janë në rritje. Dhe ne duam të shohim Kosovën të përkushtuar ndaj kornizës së saj ligjore dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, përfshirë edhe formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Një shtet, shumë komunitete. Kosova ka nevojë për sovranitet dhe siguri në tërë territorin e saj. Duhet të shohim drejtësi për krimet e kryera në territorin e saj në vitet e fundit, përfshirë sulmet në Banjskë dhe në “Ibër-Lepenc”. Sovraniteti i vërtetë nënkupton pëlqim: ndërtimin e një shteti të cilit duan t’i përkasin të gjitha komunitetet. Kohët e fundit vizitova dy nga kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut. Atyre u bëra thirrje që të punojnë së bashku me Qeverinë e Kosovës për të gjetur zgjidhje praktike në të mirë të të gjithë qytetarëve të tyre. Kjo do të thotë ofrim të shërbimeve në mënyrë transparente, pa diskriminim dhe me respektim të identitetit, projekte që përmirësojnë jetën e përditshme, si dhe siguri që garanton komunitete të sigurta për të gjithë.

Një diskutim i ri për NATO-n. Në vitin 2025 pata nderin të kaloja ca kohë me oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët trajnohen sipas standardeve të NATO-s, shumë prej të cilëve kanë shkëlqyer gjatë shkollimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar mbështet ambicien e Kosovës për anëtarësim të ardhshëm në NATO. Siguria e Kosovës është element thelbësor i sigurisë së Evropës. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe do të nevojiten vendime të vështira politike – mjaftueshëm të forta për t’ua ndryshuar mendjen atyre që ende nuk e njohin Kosovën.

Menaxhimi i flukseve të njerëzve. Në vitin 2025, gjatë Procesit të Berlinit të kryesuar nga Mbretëria e Bashkuar, Kosova u pajtua të punojë me vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor në një Task Forcë të Përbashkët për Migracionin me Mbretërinë e Bashkuar. Bashkëpunimi në fushën e migracionit është pjesë e një partneriteti më të gjerë të sigurisë në Evropë: mbrojtja e rrugëve të ligjshme, ulja e shfrytëzimit të njerëzve dhe luftimi i grupeve të organizuara kriminale që dëmtojnë shoqëritë dhe ekonomitë tona.

Biznesi me Mbretërinë e Bashkuar. Shpresoj që viti 2026 të jetë viti kur tregtia dhe investimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës do fillojnë të lulëzojnë. Së bashku mund të bëjmë shumë më tepër, veçanërisht për të shfrytëzuar potencialin e partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë dhe energjisë së ripërtërishme. Por investitorët tanë kanë nevojë për siguri dhe për një strategji të qartë për rritje dhe reforma. Ata nuk kanë nevojë as për dramë politike, as për ngecje.

Gratë në qendër të gjithçkaje. Asnjë nga këto gjëra nuk mund të arrihet pa përfshirjen aktive të gjysmës së popullsisë së Kosovës. Dua të shoh gratë të kenë mundësi të lënë fëmijët e tyre në çerdhe të shkëlqyeshme dhe të shkojnë në punë, qoftë në biznes ose si kryetare të ardhshme të komunave të tyre. Dua të shoh vajzat e sotme të bëhen udhëheqëset, sipërmarrëset, krijueset dhe profesionistet e së nesërmes – nga policia dhe siguria te biznesi dhe financat, në sektorin publik dhe atë privat.

Lavdi në Kupën e Botës për Kosovën! Kam një ëndërr që në një ditë korriku do të shohim Kosovën duke luajtur kundër Anglisë ose Skocisë në Kupën e Botës. Ti mund t’ia dalësh, Kosovë!

Ndërsa ngre gotën me verë të gazuar angleze për Vitin e Ri, dua të uroj që viti 2026 të jetë më i mirë për Kosovën – sepse populli i saj e meriton dhe se kjo është ajo që i duhet edhe Mbretërisë së Bashkuar. /Autori është ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

https://www.koha.net/autori/jonathan-hargreaves/articles

Aksident në Llazicë të Malishevës – një i lënduar nga përplasja mes veturës dhe kamionit

0

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe veture në fshatin Llazicë të Malishevës.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot, rreth orës 12:30, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Llazicë, komuna e Malishevës, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Sipas informatave fillestare, dyshohet se shoferi i veturës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me kamionin i cili ishte jashtë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai teksa shtoi se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke trajtuar rastin.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vikendi me mot të vranët dhe reshje shiu, borë e dobët në viset malore

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vikendi i parë i janarit do të karakterizohet me mot të vranët dhe reshje të herëpashershme.

Sipas parashikimit të IHMK-së, dita e shtunë do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa vende-vende priten riga shiu. Në zonat malore, vranësirat mund të shoqërohen me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 4 deri në 6 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Edhe dita e diel parashikohet me mot kryesisht të vranët, me reshje të dobëta shiu në disa pjesë të vendit. Në viset e larta malore parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

0
Akademikut, njëherësh ish-kryetarit të Kuvendnit të Kosovës, Nexhat Daci, sot me nderime shtetërore, ju dha lamtumira e fundit, në varrezat e kryeqytetit në Arbëri.
Në varrim morën pjesë familjarë, krerë të shtetit, miq e qytetarë të shumtë.
Veprën e akademik, Nexhat Daci me homazhe, akademi përkujtimore e nderuan presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit në detyrë, Dimal Basha, kreu i PDK-së Bedri Hamza, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e shumë figura tjera politike, akademike.

Raportohet për radhë të gjata në Vërmicë, shtetasit e Shqipërisë ua mësyjnë pikave turistike të Kosovës

0

Një fluks i lartë mjetesh, kryesisht me targa të Shqipërisë, është regjistruar gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, në kufirin Shqipëri–Kosovë. Ky fluks ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, të cilat shtrihen deri në fshatin Morinë.

Qytetarë të shumtë nga Shqipëria po shfrytëzojnë pushimet e festave të Vitit të Ri për të udhëtuar drejt Kosovës, kryesisht për të pushuar në zonat turistike malore si Prevalla dhe Brezovica, të cilat aktualisht janë të mbuluara nga bora dhe ofrojnë kushte të favorshme për turizmin dimëror.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Autoritetet kosovare të Doganës në Vërmicë po punojnë me të gjitha sportelet e hapura, megjithatë fluksi i lartë i mjeteve mbetet i vështirë për t’u përballuar.

Në radhë ka edhe automjete me targa të huaja, të cilat, ndryshe nga mjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, i nënshtrohen kontrolleve më të detajuara, çka ndikon në zgjatjen e pritjes në kufi./Panorama/

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizren: Bombola merr flakë brenda lokalit, reagojnë shpejt zjarrfikësit

0

Zjarrfikësit e Prizrenit shmangën sot një incident që mund të kishte pasoja të mëdha.

Ata intervenuan me shpejtësi duke nxjerrë jashtë bombolën e gazit që kishte marrë flakë nga një lokal në rrugën “Beteja e Pashtrikut”. Puna e zjarrfikësve mundësoi që ngjarja të kalonte pa dëme për biznesin dhe pa rrezikuar sigurinë e qytetarëve. Kjo u konfirmua  nga Brigada e Zjarrfikësve të Prizrenit.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Aktualisht nuk mund të japim më tepër detaje, për shkak se rasti është duke u hetuar dhe ende nuk dihet shkaku i këtij rast. Por, ka qenë një intervenim i suksseshëm. Ne në vazhdimësi japim maksimumin në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre”, deklaruan nga kjo brigadë.

“Pas hetimeve do të mund të japim detaje tjera lidhur me rastin”.

Mediat mësojnë deri tek kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e pakujdesisë në përdorimin e bombolës.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Plumbi qorr godet veturën në Suharekë

0

Një incident serioz që rrezikoi sigurinë publike është regjistruar në orët e para të Vitit të Ri në Suharekë.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 01.01.2026 rreth orës 02:00, në rrugën “Bedri Pejani”, ankuesi K. K, afro 41 vjeçar, ka vërejtur se xhami i pasmë i veturës së tij VW Jetta, të cilën e kishte parkuar një natë më parë para banesës, ishte thyer nga një predhë plumbi.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BiCred?t DEGA: PRIZREN KONKURS pune 1x ANALIST ANALISTKREDITOR KREDITOR 1x PRAKTIKANT/E TE TEINTERESUARIT TEINTERESUARITTEDERGOJNECVNE: TE INFO@BICREDIT-KS.COM"

Predha, sipas deklarimit, ka depërtuar në brendësi të automjetit dhe është gjetur në ulësen e pasme, çka tregon qartë rrezikun e madh që ka paraqitur ky veprim për qytetarët përreth.

Rasti është raportuar zyrtarisht në Stacionin Policor Suharekë më 01.01.2026 rreth orës 12:20, ndërsa njësitë policore kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin e personit apo personave përgjegjës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e armëve dhe mjeteve të rrezikshme, pasi veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë publike.